Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123

    Meditime rreth Kryqezimit te Krishtit



    Zoti yne Jezus Krishti eshte ne Kryq. Gjithe Trupi i Tij eshte mbuluar me plage. Duart dhe kembet e Tij jane mberthyer ne Kryq; Koka e Tij e Shenjte eshte kurorezuar me gjemba; i kane dhene per te pire uthull dhe tembel. Ndonese vuajti aq shume, Ai e di se shume njerez do te mbeten indiferente ndaj kesaj. Dhimbja qe sjell ky mendim, ja shtona akoma me shume vuatjen fizike.

    Perendia vuajti kaq shume per mua. Perse valle dhe une nuk jam ne gjendje te heq dore nga disa kenaqesi te botes dhe te pranoj pak vuajtje ne kete jete? Une e di qe Jezusi vuajti kaq shume per shpagimin e mekateve te mia dhe akoma shkoj kunder vullnetit te Tij dhe vazhdoj te mekatoj? Si valle mundem ta hedh poshte hirin e Tij dhe te shtoj dhimbjen e Tij?

    Jezusi pranoi vuajtjen e shkaktuar nga cdo lloj personi. Apostujt e braktisen, Judenjte e akuzonin me akuza te rreme, Paganet e mallkonin dhe Kryeprifterinjte, Zyrtaret, Ushtaret dhe gjithe te tjeret ishin te vendosur per ta vrare. Per arsyen se Jezusi vuajti qe te shpetoje te gjithe llojet e njerezve, Ai e pranoi vuajtjen nga te gjithe llojet e njerezve, duke na perfshire ketu dhe ne. A nuk e rrit vuajtjen e Tij mungesa jone e besimit, mekati yne dhe mungesa e dashurise per zemren e Tij te shenjte?

    Ku ishte Nena jone e Bekuar ne ate kohe? Ajo po vajtonte prane Kryqit, duke e pare Birin e Saj te vuaje. Kjo nuk ishte thjesht nje dashuri njerezore mes nje nene dhe birit te saj. Ajo e bashkoi dashurine e saj per Jezusin me dashurine per te gjithe njerezimin, duke e ofruar kete si nje sakrifice para Atit Perendi per shpetimin e te gjithe botes. Zonja jone eshte me te vertete Nena e Shpetimit tone.

    Secili nga ne duhet ta imitoje Zonjen tone te bekuar, duke e pare Jezusin ne Kryq. Ne duhet te ofrojme vuajtjet tona per shpagimin e mekateve tona dhe ato te te tjereve, duke kerkuar meshire dhe falje dhe te mos deshtojme per t'ju pergjigjur hireve te Jezusit qe Ai na i siguroi permes Pasionit te Tij.

    (Shkruar nga Kardinali Kung, gjate 30 viteve te burgimit per shkak te besimit te tij, ne burgjet komuniste te Kines)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 05-11-2010 mė 08:01
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    04-07-2010
    Postime
    227
    Pse or burre e fshine postimin, do te thuash qe nuk eshte e vertete ajo qe thashe?? nese ke arbumente kundershtoe ,e jo te fshish postimet.Gjithe kohen beni gjera te tilla ,kur nuk ju shkojne per shtati i fshini censure komuniste i thone kesaj,apo censure krishtere

  3. #3
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Te falenderoj Matrix per temen...
    Mjafton besimi dhe te kryejme misteret tona, qe te shpetohemi. Kjo rruge eshte e hapur per te gjithe ne, sepse gjaku i Tij ka lare gjithe fajet tona, se pari ato te Adamit, mbi kafken e te cilit rane pikat e para te gjakut..
    Duaje te afermin tend si veten

  4. #4
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Citim Postuar mė parė nga Muhamer
    Pse or burre e fshine postimin, do te thuash qe nuk eshte e vertete ajo qe thashe?? nese ke arbumente kundershtoe ,e jo te fshish postimet.Gjithe kohen beni gjera te tilla ,kur nuk ju shkojne per shtati i fshini censure komuniste i thone kesaj,apo censure krishtere
    Muhamer, para Kryqit te Krishtit mund te besh vetem dy gjera: 1-) Te akuzosh 2-) Te vajtosh per mekatet e tua

    Ti cilen nga keto te dyja ben?
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  5. #5
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    04-07-2010
    Postime
    227
    Matrix ,dy gjerat mund te i beni ju krishteret ,edhe akuzat edhe shperlarjen e mekateve , e keni ngarkuar Krishtin plot me mekate.
    Perse nuk jep pergjigje A VDES ZOTI ??.

    Ilia a thua Krishti e njihte Adamin , apo Adami besonte ne kryqin e krishtit??

  6. #6
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Citim Postuar mė parė nga Muhamer
    Perse nuk jep pergjigje A VDES ZOTI ??.
    Zoti nuk vdes ne natyren e Tij Hyjnore por Ai mori natyren njerezore dhe vdiq per ne per te na dhene Jeten e Tij.
    Mrekulli nuk eshte kur vdes nje i vdekshem apo kur nuk vdes nje i pavdekshem, por I Vetmi i Pavdekshem u be i vdekshem per shkakun tone qe ne te vdekshmit te behemi te pavdekshem ne Te.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  7. #7
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    04-07-2010
    Postime
    227
    goxha pergjigje , flm.

  8. #8
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Jo, ka nje problem tek pergjigja e Matrix.

    Nqs thuhet se mrekullia eshte kur i vetmi i pavdekshem behet i vdekshem, prape duhet mbajtur parasysh se ne rastin e Krishtit, e pavdekshmja nuk u be kurre e vdekshme. Pavdekshmeria eshte atribut i natyres hyjnore, e cila nuk mund te behet kurre e vdekshme.

    Ne Krishtin vdiq e vdekshmja, natyra njerezore. Keshtu qe nqs Matrix thote se nuk eshte mrekulli kur vdes nje i vdekshem, atehere eshte njesoj sikur po thote se vdekja e Krishtit ne natyren e tij njerezore nuk eshte mrekulli!!!!!


    Keshtu qe Matrix, sikurse ti Muhamer, ngaterron atributet hyjnore me ato njerezore ne Krishtin.

    Ti Muhamer i ngaterron duke ia veshur natyres hyjnore atributet njerezore, sikurse kur pyet se si vdiska Zoti, dmth se si mundet te pushoje se ekzistuari hyjnorja, gje qe doktrina kristiane nuk e thote.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 06-11-2010 mė 08:31

  9. #9
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Une jam dakord me kete qe thua Seminarist, por konteksti i asaj qe kam thene eshte:
    "Nqs Krishti do ishte thjesht nje njeri dhe do te ishte kryqezuar, ku do te ishte mrekullia ketu?
    Por dhe nqs Krishti do te ishte thjesht Perendi dhe do i kishte mbijetuar vdekjes, ku do te ishte mrekullia?
    Mrekullia qendron pikerisht ne faktin qe Perendia mori natyren njerezore dhe vdiq ne Kryq per ne.

    (Ngjashem me thenien e Shen Athanasit: Perendia u be njeri, qe njeriu te behej Perendi,
    (-Sigurisht qe kjo nuk nenkupton se Perendia ndryshoi natyre, por mori natyren njerezore)
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  10. #10
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Dakord, dakord, por Mrekullia qendron pikerisht tek bashkimi (pa perzierje, te pandashme) i natyrave, hyjnore dhe njerezore, ne NJE person, Birin e Perendise.

    Funksionimi i tyre, pra pa u perzier me njera tjetren, pa mare njera rolin e tjetres, por dhe ne menyre te pandashme, ben te mundur mrekulline qe megjithese Biri i Perendise eshte i pavdekshem, po i njejti eshte edhe i vdekshem (ne natyren e tij njerezore), vdekje te cilen Ai e mori me vullnet te lire, ne funksion te ekonomise se shpetimit, dhe jo i ishte nenshtruar asaj dhe ligjeve te saje.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 06-11-2010 mė 09:03

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •