Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 30
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    hashimi u duhet edhe do kohe b-n-kombetare,sepse nje status special per serbet ne mitrovice mund ta nenshkruaj veq ai qe ka propozuar; here dygjuhesi e here moratoriume!!


    pra keto zgjedhje jane zgjedhje per statusin special te serbve te kosoves!!
    dhe nje status te ketill ata e fitojne vetem me hashim taqin!!

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-12-2005
    Postime
    252
    Kjo cka ka ndodhe ne Kosove osht per no coment! Mos mi besu vetes qeveria dhe me votu kunder vetes,veq ktu ndodhe!
    Por prap se prap ma mir kan bo,se kur smundesh me i shku deri ne fund ni pune,lyp ndihme qe ta kryjn tjert!
    Bravo i deshtun!

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-11-2009
    Postime
    212
    AAK, deri sot pro rrezimit te qeveris sot jo ,ja qka do te thot kur nuk je i paster dhe i drejte para qytetarev dhe vetes....
    LDK thojke mire edhe pa qeveri ,po si nuk kan fije turpi te jetoj kosova pa qeveri dhe bugjet ,shikoni se sa te drejte jana para qytetareve keta dhe partit opozitare

  4. #14
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    debilat kur nexihen ngushete cfar nuk bejen! vete e negrin veten vete e meposhetin.
    lojetar te felliqet se. populli duhet ti pasteron keto marregji njihere e pergjithemon.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  5. #15
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Manovera lapero enveriste !

    http://www.koha.net/repository/images/02demok4.jpg

    HPTSMSMVP.JPG

    Proces demokratik apo i orkestruar?!
    Publikuar: Sot, më 02 nëntor 2010





    Prishtinë, 2 nënor - I tërë procesi i votimit për rënien e Qeverisë dhe më pas shpërndarja e Kuvendit dhe shpallja e zgjedhjeve të parakohshme më 12 dhjetor, nga disa analistë kosovarë shihen si një lojë e orkestruar e jo si një proces i mirëfilltë demokratik, raporton Radio Evropa e Lirë.
    Për këtë faji i hidhet Partisë Demokratike të Kosovës si dhe Aleancës Kosova e Re, e cila paraqiti mocionin e mosbesimit për votim.
    Kuvendit të Kosovës iu deshën vetëm disa minuta pasi rrëzoi Qeverinë që të shpërndahet edhe vetë nga ushtruesi i detyrës së presidentit, Jakup Krasniqi.
    Krenar Gashi, nga Instituti KIPRED, kritikon zhvillimet e së martës.
    “Ajo që Kosova ka parë sot (të martën), ka qenë një abuzim demokratik i demokracisë, në mënyrë që të dëmtohet demokracia, në mënyrë që të dëmtohet baza themelore e demokracisë - që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme”.
    “Sot, me votimin në Parlament, është parë se Qeveria e Kosovës e ka rrëzuar veten, sepse deputetët e PDK-së e kanë votuar një mocion mosbesimi për Qeverinë...”.
    “Në të njëjtën kohë është parë se ky mocion i mosbesimit ka qenë totalisht i pavend dhe i panevojshëm, sidomos duke pasur parasysh faktin se njëherë janë caktuar zgjedhjet që të mbahen më 13 shkurt dhe nuk ka pasur nevojë që të kemi një mocion mosbesimi për Qeverinë në këtë fazë”, thotë për Radion Evropa e Lirë Krenar Gashi.
    Shpërndarjen e menjëhershme të Kuvendit dhe caktimin e datës së zgjedhjeve nga ana e ushtruesit të detyrës së presidentit, Jakup Krasniqi, publicisti Migjen Kelmendi e sheh si një shenjë që tregon se procesi ka qenë i orkestruar.
    “Ishte një lloj farse, një shembje qeverie e paralajmëruar... Ajo që ishte sinjifikative, ishte se vendimi për shpërndarjen e Parlamentit dhe për shpalljen e zgjedhjeve, ishte i shtypur dhe i gatshëm”.
    “Zoti Krasniqi, brenda pak minutave pas përfundimit të votimit, doli me të dyja vendimet e shtypura, të gatshme dhe i gatshëm t’i lexojë. Po ashtu, krejt kjo seancë, pak a shumë, tregon se gjithçka ishte e dizajnuar, gjithçka e kalkuluar dhe ne e pamë rezultatin e një kalkulimi”, shprehet Kelmendi.
    Përfaqësuesit e PDK-së, të cilët do të udhëheqin Qeverinë pa ministrat e LDK-së deri në krijimin e institucioneve të reja, u shprehën pro mocionit dhe shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme, për shkak se, siç thanë, vendi duhet të dalë nga kriza.
    Por, Krenar Gashi nuk sheh se ka ndonjë dallim të madh mes datave 12 dhjetor e 13 shkurt, kur edhe qenë përcaktuar fillimisht zgjedhjet e parakohshme.
    “Absolutisht jo, në momentin kur të shpallen zgjedhjet, qeveria është një qeveri kujdestare, e cila duhet të përkujdeset për administratën shtetërore dhe për funksionimin e shtetit deri në daljen e një parlamenti të ri, që do ta nxjerrë një qeveri te re”, thotë Gashi.
    Por, analisti tjetër, Shkëlzen Maliqi, konsideron se për Kosovën është më mirë që të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme.
    “Procesi do të jetë i shpejtë. Nuk shoh arsye për brengosje”, thotë ai.
    Por, i brengosur është Migjen Kelmendi. Ai druan se procesi zgjedhor, për shkak të kohës së shkurtër, nuk do te jetë i drejtë dhe i lirë.

    “E vetmja drojë që e kam unë, është shpejtësia. Unë po u frikësohem pasojave. Ne kemi shembullin shumë të afërt në Shqipëri, që u ngut me zgjedhje dhe nuk u njoh rezultati i zgjedhjeve”.
    “Gjithçka na anticipon se në këtë shpejtësi, ne mund të biem në aso krize kur vërtet mund ta përdorim termin krizë, që na shtyn në mosnjohjen e rezultateve të zgjedhjeve, shkaku i shumë fajtorëve: shpejtësia, paaftësia të kontrollohen mirë, mosmonitorimi...”, thotë Kelmendi.
    Vetë drejtuesja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, fillimisht pat thënë se nuk do të mund të garantonte cilësi, nëse zgjedhjet shpallen brenda 45 ditëve. Por tani, ajo thotë se zgjedhjet do të organizohen mirë. Në një mendje me të nuk janë shumë anëtarë të tjerë të KQZ-së.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Disa para kohe jan dorzue e qysh tash po i vajtoin edhe 4 vitet e ardhshe ne opozit haaaaaa
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kështu deshi Hashim Thaçi

    Parlamenti i Kosovës shkarkoi Qeverinë dhe shpërndau veten, të martën, kur votoi suksesshëm mocionin e votëbesimit të iniciuar nga AKR’ja. Por, ky epilog ishte i pazakontë. Vetë Kryeministri Hashim Thaçi insistoi të votohet për rrëzimin e Qeverisë së tij, derisa AAK’ja e LDK’ja ishin kundër mocionit. Votimi i së martës zhbllokon krizën institucionale dhe e çon vendin drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, të cilat do të mbahen më 12 dhjetor.
    Nga Valmir Klaiqi më 03 nëntor 2010 në ora 08:35

    Menjëherë pas mbarimit të votimit për rrëzimin e Qeverisë, Presidenti në Detyrë, Jakup Krasniqi është nisur drejt kabinetit të tij për të marrë dy vendime të rëndësishme- shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës dhe dekretimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, të cilat do të mbahen më 12 dhjetor të këtij viti.

    Para se të dilte para gazetarëve për t’i bërë publike vendimet e tij, Krasniqi ka zhvilluar një takim të shkurtër me Kryeministrin në dorëheqje, Hashim Thaçi.

    Pas këtij takimi, Jakup Krasniqit i kanë mjaftuar 25 minuta për të përgatitur dy vendimet, të cilat e dërguan vendin në zgjedhje të reja.

    U. D. i Presidentit tha se vendimi i tij për shpërndarje të Kuvendit bëhet duke u bazuar në Nenin 90, në Nenin 84, pika 4, në Nenin 82, paragrafi 2 dhe në Nenin 100 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, pas votimit të suksesshëm të mosbesimit ndaj Qeverisë në Kuvend.

    Ndërsa dekreti tjetër për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, Krasniqi ka thënë se e mbështetet duke u bazuar në Nenin 90, në Nenin 66, paragrafi 2, në Nenin 84, pika 3, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe në Nenin 4, paragrafët 4.5 dhe 4.6 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës.

    “Me këtë vendim, ngarkohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin e zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, në përputhje me këtë vendim dhe me ligjin në fuqi”, ka thënë Krasniqi.

    Fushata zgjedhore, sipas ligjeve, zgjat vetëm 10 ditë.

    Vendimi që zgjedhjet e parakohshme të mbahen më 12 dhjetor shfuqizon vendimin e mëhershëm të marrë nga Presidenti në Detyrë që zgjedhjet e parakohshme të zhvillohen më 13 shkurt 2011.

    Pasi lexoi dy vendimet e marra, Jakup Krasniqi ka sqaruar se deri në formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve në dhjetor, Kryesia e Kuvendit do të mbetet funksionale, ndërsa ai do të vazhdojë ta kryejë detyrën e Presidentit. Po ashtu, pas këtyre vendimeve, Qeveria Thaçi do të vazhdojë të punojë në dorëheqje deri në formimin e Qeverisë së re.

    Rrëzimin e Qeverisë së tij nga ana e Kuvendit, Kryeministri Hashim Thaçi e ka interpretuar si dalje nga kriza institucionale.

    Pas miratimit të mocionit të votëbesimit, Thaçi gjatë një konference për media vlerësoi se votimi i të zgjedhurve të popullit u ka dhënë shans veprimeve të mëtutjeshme demokratike.

    Ai tha se votimi i deputetëve është i përgjegjshëm dhe si i tillë shënon një fillim të ri për shtetin dhe për qytetarët e Kosovës.

    “Vendimi i deputetëve të Parlamentit të Kosovës është një vendim kushtetues, është një vendim që vë në sprovë veprime dhe vendime të tjera të institucioneve të Kosovës dhe gjithë spektrit politik kosovar. Unë dua të besoj që bashkërisht si spektër politik, me unitetin politik dhe qytetar edhe këtë sfidë të re demokratike do ta kalojmë me sukses dhe do të kontribuojmë në konsolidimin, forcimin e shtetit tonë dhe zhvillimin ekonomik të vendit tonë”, ka thënë ai.

    Thaçi theksoi se deri në mbajtjen e zgjedhjeve, do të vazhdojë të kryejë detyrat e përcaktuara me Kushtetutë.

    “Për mua është vendim i përgjegjshëm që do të shënojë një fillim të ri për shtetin e Kosovës, për qytetarët e Kosovës. Unë do t’i kryej të gjitha obligimet si qeveri në dorëheqje, obligimet e mia kushtetuese dhe ligjore. Do të vazhdoj t’u shërbejë të gjithë qytetarëve të vendit edhe në këtë proces deri në organizimin dhe përmbylljen e zgjedhjeve të reja, të lira, transparente dhe demokratike”, është shprehur ai.

    Në këtë konferencë, Thaçi u ka kërkuar subjekteve politike që të marrin përgjegjësinë që u takon për organizimin e zgjedhjeve të lira, transparente dhe demokratike.

    Pro mocionit votuan 66 deputetë, një kundër, dy abstenuan, derisa 35 deputetë nuk morën pjesë në votim. Deputetët e PDK’së, AKR’së, LDD’së dhe minoritarët votuan pro mocionit, derisa deputetët e LDK’së dhe AAK’së nuk morën pjesë në votim.

    Për dhe kundër mocionit
    Pak pasi ka filluar debati në Kuvendin e Kosovës për mocionin e votëbesimit ndaj Qeverisë, grupet parlamentare janë pozicionuar për mocionin.

    I pari para deputetëve është paraqitur Ibrahim Makolli, i cili ka dhënë arsyetimin pse partia e tij ka kërkuar mocion.

    “Për dalje nga kjo krizë, Grupi Parlamentar i AKR’së, i mbështetur nga 40 deputetë ngre mocion për mosbesim ndaj Qeverisë dhe kërkon nga Kuvendi ndërmarrjen e veprimeve të tjera në pajtim me Kushtetutën”, ka thënë ai,
    “Ju ftoj që ta mbështesni këtë mocion, si e vetmja mënyrë për të dalë nga kjo krizë institucionale që ka përfshirë vendin dhe për të dënuar këtë qeverisje të keqe”.

    Pas kësaj, fjalën e ka marrë Kryeministri Thaçi, i cili ka kërkuar nga deputetët votën për të rrëzuar Qeverinë që e ka drejtuar gati 3 vjet.

    “Vota juaj sot, të nderuar deputetë, është vendim i ri për shtetin e Kosovës, për ta vërtetuar përkushtimin tonë për demokraci dhe liri. Vendimi juaj sot do ta forcojë dhe konsolidojë edhe më shumë shtetin tonë dhe demokracinë. Sot besoj se do të veproni drejt duke i dhënë fund krizës institucionale dhe politike, e pastaj të dilni para qytetarëve në zgjedhje të reja për të rimarrë besimin e tyre”, ka thënë Thaçi.

    Sido që të jetë, ai ka thënë se është krenar me Qeverinë, pavarësisht kritikave që i janë adresuar.

    “Ne ishim në vlug të punës për të ndërtuar një Kosovë më krenare, më të fuqishme dhe më të mirë, më të zhvilluar”.

    Si gjithmonë, Thaçi ka gjetur kohë të flasë edhe për veten.

    “Gjatë tërë jetës sime, unë njësoj, sikur shumica e qytetarëve të Kosovës, kam ëndërruar dhe punuar për tri gjëra: e para, ishte çlirimi i Kosovës; e dyta, Kosova e pavarur, e lirë dhe unike; e treta, është integrimi i Kosovës në NATO dhe Bashkim Europian”, ka thënë ai.

    Pas Thaçit, në emër të Grupit Parlamentar të PDK’së votën për rrëzimin e Qeverisë e ka kërkuar Ramë Buja.

    “Për ta shkurtuar krizën që ka kapluar vendin, ju kërkoj që ta votoni këtë mocion të kërkuar nga AKR’ja, natyrisht të mbështetur nga shumica e deputetëve të Kosovës”, ka thënë ai

    Paraprakisht Buja ka thurur lëvdata për Qeverinë e Kosovës.

    Lidhja Demokratike e Kosovës, ndërkaq, ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në votim. Këtë qëndrim e ka paraqitur Ismet Beqiri, Shef i Grupit Parlamentar të LDK’së.

    “Sigurisht që ngritja e një mocioni për votëbesim të Qeverisë është e drejtë kushtetuese dhe e bazuar në nenin përkatës kushtetues, por LDK’ja dhe Grupi Parlamentar nuk pajtohet dhe nuk e pranon arsyetimin dhe as përmbajtjen e këtij mocioni. Dhe si të tillë, ne nuk e përkrahim dhe ne nuk marrin pjesë në votim”, ka thënë ai.

    Edhe Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Ardian Gjini, ka deklaruar se partia e tij nuk do të marrë pjesë në votim.

    Pjesën tjetër të fjalimit, Gjini e ka shfrytëzuar për të akuzuar Qeverinë Thaçi.

    Në emër të LDD’së, votimin për mocionin e ka mbështetur Lulëzim Zeneli, Shef i Grupit Parlamentar të kësaj partie.

    Në favor të votimit për mocionin janë shprehur edhe grupet parlamentare të deputetëve që përfaqësojnë komunitetet.

    Në emër të Grupit 7 Plus këtë e ka bërë deputeti Xhezair Murati, në emër të SLS’së Slobodan Petrovic, ndërsa në emër të Grupit për Integrime, deputeti Branislav Gërbic.

    Në favor të mocionit është shprehur edhe kreu i AKR’së, Behgjet Pacolli.
    “Ne e dimë se kjo qeveri de facto ka rënë, por kudo në botën moderne qeveritë rrëzohen me procedura. Ne e bëmë këtë. I falënderoj të gjithë deputetët nënshkrues të këtij mocioni. Tani kërkoj nga të gjithë të tjerët, që të votojnë këtë mocion, në mënyre që kjo Qeveri të shkojë në shtëpi”, ka thënë ai.

    Fushatë në Kuvend

    Para votimit të mocionit të votëbesimit ndaj Qeverisë, deputetët janë ballafaquar për herë të fundit në Kuvend me Kryeministrin Thaçi.

    Së pari kanë folur shefat e grupeve parlamentare të cilët para se të japin qëndrimin për mocionin nuk kanë kursyer kritikat në adresë të Kryeministrit Thaçi dhe të Qeverisë së tij. Përveç Ismet Beqirit, Shef i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili vetëm ka bërë të ditur se partia e tij ka vendosur që të mos përkrah mocionin.

    Deputetët opozitarë në paraqitjen e tyre kanë qenë të ashpër ndaj Qeverisë dhe Kryeministrit Thaçi duke i thënë këtij të fundit, “të kemi thënë se do të rrëzohesh vet”.

    Si gjithnjë, i ashpër ka qenë Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Ardian Gjini.

    “Nëse kishim përmbledh fjalën e Kryeministrit, ai sapo tha: Ju lutem shkarkomëni se a e dini sa i mirë jam kon”, ka thënë ai.

    “Ne mendojmë se kjo Qeveri është dashur që të japë dorëheqje dhe të largohet sa më parë. Qytetari i Kosovës me rrogën e vet “të rritur” blen 28 për qind më pak sesa që ka blerë më 2007. Nuk janë fjalët e mia. Kjo Qeveri duhet të shkojë, sepse Kosova është vendi më i korruptuar në rajon”, ka thënë ai.

    “Kosova krahasohet me vende të Afrikës për mos me i përmendë se i fyejmë ato shtete. Kjo Qeveri duhet të shkojë se e ka cenuar lirinë e mediave. Vendi ynë sot e ka pamjen e Ballkanit të viteve ‘90, e Ballkani i viteve ‘90 është sunduar prej partive në pushtet ku është cenuar liria e mediave, e ku janë manipuluar votat”, ka thënë Gjini.

    Ai nuk është ndalur me kaq.

    “Kosova është vend ku kërcënohet gjyqësori, ku administrata është e partisë, e jo e shtetit. Njerëzit që janë zgjedhur abuzojnë me paranë dhe drejtësia nuk guxon të merret me ta”, ka thënë Gjini

    “Kjo Qeveri duhet të shkojë se askush nuk është i lumtur në këtë vend, përveç njerëzve që janë në pushtet, familjarëve dhe klientëve të tyre”, ka shtuar ai.

    Gjini ka polemizuar edhe me AKR’në, së cilës ia ka drejtuar disa pyetje.
    “Pse nuk është kërkuar mocioni më 2008, kur vetëm dy muaj pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës, ajo është shkelur, është shkelur përmes tenderit të Rilindjes. Pse nuk është kërkuar kur është shkelur Kushtetuta në Rahovec, pse nuk është ngritur mocioni kur është vjedhur Policia dhe asnjë njeri nuk është mbajtur përgjegjës.... Kanë mujtë me kërku mocion kur është turpnu Kosova prej Zanzibarit”, ka thënë ai.

    I ashpër me Kryeministrin Thaçi ka qenë edhe Behgjet Pacolli, i cili edhe pse ka afërsi personale me Thaçin, nuk i ka kursyer kritikat për koalicionin PDK-LDK.

    “Do të jem tërësisht i sinqertë me ju: Ju keni dështuar bashkë me koalicionin tuaj”, ka thënë Pacolli.

    Gjatë fjalimit të kreut të AKR’së, deputetët kanë bërë zhurmë.

    Sido që të jetë, Pacolli nuk i ka ndalur kritikat duke bërë edhe me gisht drejt Thaçit.

    Pacolli ka thënë se edhe Thaçi e ka shkelur Kushtetutën në “Rastin Qeska”
    “Edhe shtetin nuk e integruat, sovranitetin nuk e shtritë në tërë territorin e Kosovës, nuk përmirësuat cilësinë e arsimit dhe shëndetësisë, nuk ngritët etikën dhe moralin e shoqërisë. Munguan 100 njohjet e premtuara në 100-ditshin e parë. Sot Kosova nuk është e sigurt, por këtu ndodhi krejtësisht e kundërta. Edhe kjo Qeveri dështoi ashtu sikur edhe të tjerat”, ka thënë Pacolli.

    Presidenti i AKR’së nuk ka kursyer as LDK’në.

    “Ministrat tuaj braktisën detyrën, dezertuan vendet e tyre të punës për interesa klanore duke shkelur ligjin dhe Kushtetutën. Ikja dhe moszëvendësimi i tyre e la qytetarin e Kosovës pa shërbime dhe mbikëqyrje”, ka thënë ai.

    Kritik ndaj Qeverisë ka qenë edhe deputeti Gani Geci nga LDD’ja, i cili të martën është treguar kreativ në Parlament.

    “Është një këngë e një grupi, “Troja” e kish emnin, e cila po thojke “kush janë këta njerëz që nuk kanë mësue që shpinë e vet nuk bon me vjedhë. Kush janë këta njerëz që diellin ma kanë nalë”, ka thënë ai.

    Deputeti Fatmir Rexhepi ka polemizuar me Hashim Thaçin dhe Ramë Bujën.

    “Unë e kam një pyetje për Kryeministrin. A ka dorë Kryeministri në rrëzimin e Presidentit?” ka pyetur ai.

    Kritika kundër Qeverisë kanë bërë edhe deputetët Naim Rrustemi, Driton Tali, Gjylnaze Syla. Deputeti Naim Maloku, po ashtu, ka ironizuar duke e krahasuar rrëzimin e Qeverisë me një pacient të plagosur.

    “Kjo është sikur njeriu i plagosur shkon te mjeku edhe i thotë mjekut - a mundesh me konstatu se a jam plagosur rëndë a jo”, ka thënë ai.

    Fjalën e ka marrë edhe Gani Koci i PDK’së, i cili ka kritikuar deputetët se po devijojnë nga tema.

    “Mirë është që po shprazeni, mos rrëshqitni nga tema... Nuk po flasim për suksese a mossukseset, sukseset janë të shumta, por ka edhe dështime”, ka thënë ai.

    Kritik ka qenë edhe deputeti Ahmet Isufi, i cili ka thënë e Qeveria e Kosovës e ka nisur me “pabesi” punën.

    “Fjalimi i Kryeministrit është për studim. Kjo qeveri po rrëzon vetveten, sepse e meriton. Qytetarëve duhet t’u kërkoni falje për krizën që keni shkaktuar”, ka thënë ai.

    Deputeti Gani Buçinca, ndërkaq, në fjalën e tij e ka çuar në qiell PDK’në.
    “I kisha thënë qytetarit të Kosovës që të mos hezitojë kurrë që të votojë për të, sepse ajo çka thotë, edhe e bën”, ka thënë ai.

    Deputetët e PDK’së dhe AAK’së kanë vazhduar me kritikat e ndërsjella, përderisa një qëndrim neutral e ka mbajtur deputeti Sabri Hamiti.

    “Nuk jam prej atyre qe e nxjerr gjuhën e gjatë sot. Nuk flas as mirë, as keq për askënd sot”, ka thënë ai.

    Sipas tij, me rëndësi është se kur do të mbahen zgjedhjet.

    “A do të jenë zgjedhjet e detyruara në dhjetor, a në fror?” ka thënë ai.
    Derisa deputetët kanë vazhduar të flasin kundër Qeverisë, Kryeministri Thaçi nuk ka mundur të qëndrojë indiferent.

    Një prehje ai e ka gjetur te celulari i tij.

    Ndërsa ka gjetur një rast për të akuzuar AAK’në.

    “Çfarë trajtimi i bën partia juaj biznesit të Kosovës, është parë këto tri ditët e fundit”, ka thënë Thaçi.

    Sido që të jetë, deputetët e PDK’së, kohë pas kohe, kanë ngritur disponimin partiak.

    Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Ramë Buja, duke iu përgjigjur deputetëve kritikë, ka cituar një thënie të deputetit më të vjetër në Kuvend, Mark Krasniqi.

    “Mos fol gojë pa nevojë”, ka thënë ai.

    E më pas, ai ka bërë edhe një vlerësim të çuditshëm për jetëgjatësinë e Mark Krasniqit.

    “Nuk ka jetuar kaq gjatë rastësisht ai”, ka shtuar Buja.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #18
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Tre vjetët e qeverisë Thaçi – Çka (nuk) bëri ?

    HPTSMSMVP.JPG

    http://www.koha.net/repository/images/03rexha4.jpg

    Tre vjetët e qeverisë Thaçi – Çka (nuk) bëri ?
    Publikuar: Sot, më 02 nëntor 2010





    Prishtinë, 2 nëntor - Qeveria e Hashim Thaçit ra pa i mbushur tre vjet të plota. Ajo u rrëzua në rrethana të panatyrshme, me votat e PDK-së kundër vetvetes, dhe pa ato të AAK-së që nuk e dëshiroi për asnjë moment. Pak njohje, shumë rrugë, plot polemika si dhe prishje e ndreqje të partnerëve të koalicionit, janë disa momente që përshkuan këtë qeverisje, raporton KTV “biografinë” e Qeverisë Thaçi, të shkruar nga redaktori Xhemail Rexha.
    Kur më në fund pas 8 vjetësh opozitë aktive e pasive mori pushtetin, Hashim Thaçit kurrë nuk i shkoi ndërmend se nuk do ta çonte deri në fund mandatin e tij të parë si kryeministër. Për ta bërë këtë më të besueshme, ai zgjodhi, përtej të gjitha parashikimeve LDK-në si partnere të koalicionit. Duhet të ketë menduar se me afrimin e partisë së dytë më të madhe në vend do ta siguronte krejt rehatshëm një mandat të plotë. Patën një fillim premtues, por pakkush ua besoi arsyen e lidhjes së koalicionit, që u tha të ishte shpallja e pavarësisë dhe ruajtja e stabilitetit pas saj. Siç kujtuam atëherë, duke lidhur koalicionin bashkë, Sejdiu e Thaçi akomoduan mbi të gjitha interesat e tyre dhe ambiciet personale për pushtetin. Njerëz relativisht të rinj e të paprovuar u emëruan për ministra në qeverinë që do të drejtohej nga Hashim Thaçi. Pushtetin e madh në hije do ta mbante Fatmir Sejdiu. Në letër u tha se do të kufizoheshin shpenzimet e do të ruhej paraja publike, por ajo në mënyrë të modifikuar jo që nuk u ruajt, por u shpenzua si asnjëherë më parë. Madje, kur u vendos që ministrat të mbanin vetëm njërin prej posteve, qeveria u kujdes që t’ua japë pagat retroaktivisht. Kjo qeveri premtoi furnizimin me energji elektrike 24 orë, diçka që vazhdon të mos ndodhë. Edhe qeveria Thaçi vazhdoi të japë miliona për KEK-un, që nuk kthehet në asnjë mënyrë në rritjen e shërbimeve. Në këtë qeverisje vazhdoi procesi i madh i privatizimit e i koncesionit. Ajo që u krye ishte Aeroporti. Ndërmarrja më fitimprurëse në vend, PTK-ja, vazhdon të jetë e mbuluar nga mjegulla për mënyrën dhe kohën e shitjes. Procesi u kundërshtua fuqishëm nga shumë anë, por u përkrah nga SHBA-ja, që i dha siguri kësaj qeverie ta vazhdojë procesin. Një numër shumë i vogël e i privilegjuar njerëzish e kanë parë dhe i dinë detajet e kontratës për ndërtimin e autostradës Vërmicë – Merdar. Edhe pse ajo duhej bërë publike, Ministria e Transportit kurrë nuk e ofroi një mundësi të tillë, dhe vlera fillestare e 700 milionëve mendohet se do të arrijë në 1 miliardë euro. “Simboli” i autostradës pashmangshëm u bë Fatmir Limaj. Në fillim të mandatit edhe opozita e lavdëronte për ndërtimin e rrugëve e rrugicave kudo nëpër Kosovë. Por, kur në prill të këtij viti forca të shumta të EULEX-it i hyjnë gjithçkaje që lidhej me Limajn, opozita tha se ishte vërtetim i asaj që ata thoshin kohë pas kohe: se qeveria ishte e mbushur deri në fyt nga korrupsioni. EULEX-i ishte aty, bastisi e kontrolloi gjithçka, por kurrë nuk ndërmori asnjë veprim tjetër konkret. Limaj thotë se nuk ka keqpërdorur, EULEX-i thotë se ka provat, por i duhet kohë. Gjithsesi, kjo shënon herën e parë që një qeveri bastiset! Një tjetër sektor që u përmend, ishte ai i arsimit. Gjatë këtij mandati u ndërtuan shkolla, u dhanë libra falas e u rritën rrogat e profesorëve, por u desh një raportim i “Kohës Ditore” që të ndalojë një tender të Ministrisë së Arsimit që do ta dëmtonte seriozisht buxhetin e varfër të Kosovës. Dhe, varfëria vazhdoi të mos njohë zbutje. Në këtë kohë qeverisje, varfëria e papunësia vazhduan të mbesin njëjtë, në mos më keq. Për t’u përkeqësuar ishte gjendja e medias. Raporte të ndryshme ndërkombëtare e vunë në pah se gjendja e lirisë së medias pësoi rënie të vazhdueshme. Qeveria Thaçi arriti të fusë nën kontroll shumicën e mediave të Kosovës, në forma të ndryshme dhe do të kujtohet për shpërndarjen e pabarabartë të reklamave. Edhe kur të gjitha raportet ndërkombëtare e vendëse vërtetonin shkallën alarmante të korrupsionit, kryeministri përsëriste moton bajate “Zero tolerancë kundër korrupsionit’. Ka vazhduar të mbesë thjesht një moto me fjalë. Këto dhe shumë të tjera që ndodhën në këtë kohë qeverisjeje patën gjithmonë dy protagonistë: PDK-në e LDK-në! Ministrat e PDK-së ishin gjithmonë më të privilegjuar dhe ata të LDK-së nën hije. Kur në nëntor 2009 këto nuk e duruan më njëra-tjetrën pas zgjedhjeve lokale, PDK-ja e Thaçit, në bodrumin e errët të Zanzi Barit me një SMS i dha fund qeverisjes me LDK-në. Gjithçka erdhi e u raportua si asnjëherë më parë në një mbulim special të KTV-së. Me gjithë poshtërimin publik, ajo iu kthye sërish PDK-së. Vendimin për vazhdimin e koalicionit e mori Fatmir Sejdiu, sepse donte ta vazhdonte mbajtjen e postit të Presidentit të vendit. Gati një vit më vonë, një vendim i Gjykatës Kushtetuese e detyroi Sejdiun të largohet nga posti i të parit të shtetit, dhe kur e mendoi më mirë, ai tha se tash po, janë pjekur kushtet për daljen nga koalicioni. Largimi i tij e futi vendin në krizë të pakthyeshme institucionale, por aq i bëri Sejdiut. Paraprakisht, u shpallën zgjedhjet e parakohshme më 13 shkurt, por ato nuk do të mbahen. AKR-ja e Pacollit ia bëri favorin PDK-së, duke ia dhënë mundësinë e rrëzimit te vetvetes, me qëllimin e vetëm që të mbahen zgjedhjet sa më shpejt. Aq sa PDK-ja i mëshoi vetvetes, po aq AAK-ja doli kundër vetvetes, duke mos denjuar t’i japë votat rrëzimit aq shumë të dëshiruar të kësaj qeverie. Përfundimisht, fundviti 2010 do t’i drejtojë kosovarët edhe një herë te kutitë e votimit, shumë para kohës, mbase për më mirë!
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  9. #19
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030
    Idiotizma te tilla politike vetem ne Republik of tu Kosova ndodhin!

    pikerisht dalin po te njejtit, duke shpenzuar miliona e miliona euro per fushata duke premtuar diçka qe nuk e bejne ose pjeserisht e benjne sa per sy e faqe dhe e vazhdojne duke e menagjuar pasurine e shtetit-lexo taksapaguesve me te renduar ekonomikisht ne evrope.... dhe pastaj hyp mbi kushtetute, zbrit nga kushtetuta... jo e shkele o e shtype, e ik tani.... kuptohet nje doreheqje me gjithe ate surrat para kamerave me "keqardhjen e madhe" qe po e ndjen dhe blaaaaa,blaaaaa, blaaaaa...

    Pastaj hajde prishim koalicione, e pastaj perseri del dikush tjeter heyyy a ja fusim mocion mosbesimi ? dhe shiko ti... u rrezua qeveria... eh pune e madhe qe e kane bere... dhe.... dhe do dalin ne zgjedhje kesaj i thone: nese se kupton nisja prej fillimit! kerkojne vota nga populli per ti votuar, bastardet qe pas tre vitesh do te votojne shkakrkimin e parlamentit lexo vetevehtes se tyre nga aty.

  10. #20
    Sikur Thaçi te ishte politikan i ditur, nuk do e kishte rrezuar pushtetin por do e kishte mbajtur te gjall dhe do i kishte prir e mbara !

    Ky deshtoi !
    Ky nuk meriton nje shanc te dyt !
    "Shqiptar, Elhamdulilah"

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •