Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527

    Përkrenarja dhe shpata e Skënderbeut, në Shqipëri për 100-vjetorin e pavarësisë

    Përkrenarja dhe shpata e Skënderbeut, në Shqipëri për 100-vjetorin e pavarësisë




    DUBROVNIK - Përkrenarja dhe shpata e Skënderbeut do të sillen në Shqipëri për t’u ekspozuar për kremtimin e 100-vjetorit të pavarësisë. Konfirmimi vjen nga zëvendës/kancelari dhe ministri i Jashtëm i Austrisë, Michael Spindelegger gjatë takimit me kryeministrin Sali Berisha.

    Takimi u zhvillua në Dubrovnik ku aktualisht vijon samiti i krerëve të shteteve të rajonit. Në takim u diskua gjatë për situatën aktuale politike në vend, teksa kreu i qeverisë i shprehu mirënjohjen zotit Spindelegger për mbështetjen e Austrisë ndaj Shqipërisë në rrugën e integrimit, në bashkëpunimin në projekte të mëdha e sektorë të ndryshëm si energjia hidrike apo edhe regjistri elektronik i pronave.

    Nisur nga fakti që jemi para kremtimit të 100-vjetorit të pavarësisë, kryeministri ftoi politikanin austriak të jetë i pranishëm në festime. Spindelegger garantoi gjithashtu se Austria do ta mbështesë fuqishëm Shqipërinë në hapat e mëtjeshme drejt integrimit europian dhe marrjen e statusit të vendit kandidat.

    (er.nu/BalkanWeb)
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  2. #2
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Ja nje nga palaçolleqet e lajmeve qeveritare: kjo eshte pune ndermjet muzesh, dhe jo pune politikanesh - kushedi se si eshte gjendur homologu austriak kur i eshte bere kerkesa ... mentalitet e veprim tipik punist ...

    Do ti sjellin perkohesisht sa per 100-vjetorin e Pavarsise, apo do te qendrojne perhere ne Shqiperi, ne Muzeun Historik?

    Veprim i duhur dhe i mençur "politik" do te ishte sjellja e perkrenares dhe e shpates pergjithmone ne Shqiperi, aty ku u takojne te qendrojne e te ekspozohen.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •