NJĖ SHPIRT DHE NJĖ ZEMĖR E MADHE NĖ NJĖ TRUP TĖ VOGĖL E TĖ BRISHTĖ
Intervistė me zonjėn Liri Berisha
Nga, Flora Durmishi
Zonja Liri Berisha u lind nė Tiranė, mė, 5 korrik, 1948, nga prindėrit, Rexhep dhe Milica Ramaj. Diplomohet nė mjekėsi nė vitin 1971. Po kėtė vit edhe lidh kurorė me Sali Berishėn, njė nga mjekėt me tė njohur nė vend, tė asaj periudhe. Si rezultat i dashurisė dhe martesės sė tyre, ata kanė dy fėmijė, Argitėn dhe Shkėlzenin, si dhe janė gjyshėr tė Sarės, Dalilės, Amlės, Medinės dhe Lajdonit. Zonja Berisha ėshtė First Lady e parė nė historinė e Shqipėrisė Demokratike gjatė viteve 1992-1997, gjatė sė cilės kohė u dallua pėr pėrfshirjen nė jetėn publike dhe pėrkushtimin ndaj njerėzve nė nevojė.
Liri Berisha drejton dy Fondacione: Presidente e Fondacionit tė Fėmijėve Shqiptarė Domenick Scaglione, i cili ka nė qėndėr tė vėmendjes fėmijėt qė vuajnė nga probleme tė gjakut, kanceri dhe fėmijėt me nevoja tė veēanta dhe Presidente e Fondacionit Kulturor Nėna Terezė.
Dr. Berisha u emėrua Ambasadore Lokale pėr Shqipėrinė dhe Kosovėn pėr iniciativen botėrore tė UNICEF, lidhur me Eliminimin e Tetanozit Neonatal dhe Maternal nė Republiken e Afrikės Qėndrore.
Organizata prestigjioze WIN, Washington DC, i ka akorduar znj. Liri Berisha nė vitin 2009 ēmimin Gruaja e Vitit me motivacionin Pėr pėrkushtimin e saj pėr ta bėrė botėn njė vend mė tė mirė pėr gratė dhe tė gjithė qytetarėt.
Zonja Berisha shfaq interesim pėr librin, muzikėn dhe pėr tė gjitha rrjedhat artistike qė ndodhin nė kryeqytet. Ajo thotė qė sa herė viziton Kosovėn, ndjehet sikur shkon nė gjini. Bashkėshortin e saj z. Berisha nuk e konsideron njeriun mė tė fuqishėm nė Shqipėri, por si shokun e jetės me tė cilin I ndanė tė mirat dhe tė kėqijat e kėsaj jete. Duke folur pėr figurėn e Nėnės Terezė, zonja Berisha thekson se ēdo grua shqiptare gjen diēka te e Lumja Terezė. Pėr tė gjitha kėto lexoni intervistėn nė vazhdim.
Krijoni Kontakt