Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1

    New Europe: Shqipëria, një histori suksesi në luftën antikorrupsion

    Shqipëria bëhet sërish shembull botëror për arritjet në sektore qe lidhen drejperdrejte me zhvillimin dhe integrimin europian. Kësaj here eshte fjala në luftën kundër korrupsionit. E perjavshmja Europiane New Europe, një gazetë që përcjell lajme dhe analiza nga 49 vende të botës që kanë marrëdhënie të ngushta me bashkimin europian, vlerëson se Shqipëria është një histori suksesi në betejën kundër këtij kanceri të shoqërisë. Gazeta përmend një sërë faktesh të pamohueshme dhe të lavdërueshme që tregojnë se si vendi ynë ka kapërcyer një sërë pengesash dhe ka arritur fitore të rëndësishme në këtë betejë, duke ecur e sigurt drejt së ardhmes Europiane. Shqipëria, shkruan Nju Europe, ka vuajtur shumë nga izolimi si pasojë e regjimit komunist, shembja e të cilit në vitin 1990 e la atë të zhytyr thellë në kaos. Gazeta permend faktin se në vitin 2005Kryeministri Berisha u zotua se do të ç’rrënjosë korrupsionin, , të ulë taksat, të krijojë mjedisin e duhur për investimet e huaja dhe përmirësojë infrastrukturën. Duke parë faktet e asaj që po ndodh në Shqipëri vijon ne shkrimin e saj Neë Europë, është e natyrshme të dalësh në konkluzionin se Berisha po ia del mbane me sukses. Këtë konkluzion të sajin gazeta e mbështet në disa fakte.

    1. Në nëntor të 2009, Shqipëria kapërceu mesataren e vendeve që arritën sukses në luftën kundër korrupsionit të zgjedhura nga programi i qeverise amerikane Korporata e Sfides se Mijëvjeçarit.
    2. Në qershor të 2010, Shqipëria fitoi e dyta pas Gjermanisë çmimin e Kombeve të Bashkuara për Shërbimin Publik, për përmirësimin e transparencës, përgjegjshmërisë, dhe gatishmërisë për t’i ardhur në ndihmë shërbimit publik. Ajo u përgëzua për faktin se ishte vendi i parë në botë që kishte implementuar shërbimin 100 përqind digjital të prokurimeve publike.
    3. Në 26 tetor, Shqipëria kapërceu 8 pikë në perceptimin publik për korrupsionin të Transparency International duke u rradhitur e 87-a nga 178 vendet e analizuara. Në 2005, Shqipëria rradhitej e 126-a.
    4. Në raportin e saj Doing Business 2010, Banka Botërore e rradhiti shqipërinë të 82 -tën falë tre reformave të reja, ndërkohë që vetëm një vit më parë ajo ishte e 89-ta.
    5. Banka Boterore dhe Agjensia Botërore Multilaterale e Garantimit të Investimeve, Miga në raportin e saj të 2010 e rradhiti Shqipërinë mbi mesataren europiane dhe të vendeve anëtare të organizatës për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim, per investimet dhe lehtesirat per biznesin e huaj.

    Nese një syri objektiv nuk do t’i mjaftonin këto fakte, atëherë gazeta përmend edhe disa organizata të tjerë prestigjoze globale, si Organizata Botërore e Tregëtise, që bashkë me mediat më të shquara të botës si Newseek, Wall Street Journal, dhe Euromoney njohin dhe pranojnë përmirësimet e lavdërueshme të Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit. E fundit por jo nga rëndësia është edhe fakti që vendi ka arritur të dyfishojë të ardhurat për frymë gjatë 5 viteve të fundit, një hap ky bujarisht gjigand në luftën kundër korrupsionit.

    Klan

    Artikulli

    http://www.neurope.eu/articles/Alban...ion/103506.php
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  2. #2
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anëtarësuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    nuk na duhet ca thone te huajet. shqiperia eshte vendi me i varfer ne evrope. vendi me i korruptuar, njerzit vuajne me keq se ne afrike. shumica e shqiptareve jane pro korrupsionit, ata mendojne qe te vjedhesh apo besh dallavere eshte normale.
    qeveria e mire nuk mjafton, duhen gjyksatesit, duhet opozita qe ne shqiperi nuk ekziston, duhet ndergjegje e njerezve.

  3. #3
    Korrupsioni eshte nje dukuri ne cdo vend, ku me shume e ku me pak. Po i lexuat perfundimet para disa ditesh te indeksit te transparences boterore (Transparency International), nje prej tyre thoshte se gati 3/4 e shteteve ishin nen kuoten 5. Keto jane disa nga standartet qe bota krahason te gjitha shtetet, qe me pak fjale permblidhen, ne Shqiperi po behen disa gjera ne drejtimin e duhur.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •