Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2010
    Postime
    5

    Kroatët për 10 vjet kanë trefishuar pasurinë

    Ndonëse bota ende i sanon pasojat e recesionit, kroatët kanë arritur që gjatë 10 viteve të shkuara trefish ta rritin pasurinë e tyre dhe për këtë sot më shumë se gjysma e qytetarëve kroatë kanë pasuri me vlerë midis 10 mijë e 100 mijë dollarë.
    Megjithatë në prag të varfërisë jetojnë tetë për qind e kroatëve.

    Mesatarisht një qytetar, as i pasur as i varfër, nga cilado pjesë e rruzullit, gjatë 10 viteve të fundit ka rritur pasurinë e vet për 72 për qind, ndërsa çdo kroat mesatar është pasuruar trefish, tregojnë të dhënat në Raportin botëror për pasurinë të cilin e ka përpunuar Credit Suisse.

    Në raportin bëhet e ditur se secili qytetar i botës në mesatare posedon pasuri me vlerë prej 43.800 dollarëve, nëse u përjashtohen borxhet. Më shumë se gjysma e njerëzve të botës nuk kanë as 4.000 dollarë pasuri të vlefshme.

    Sipas Biznis.hr, në botë ka mbi 1.000 miliarderë dhe 80.000 ultrapasanikë të cilët kanë pasuri me vlerë prej 50 milionë dollarësh.

    Ndonëse SHBA-ja konsiderohet vendi më i pasur, pasuria e një kanadezi mesatar vlen 94.700 dollarë për dallim nga pasuria e një amerikani mesatar, i cili ka pasuri e cila kushton 46.929 dollarë.

    Sipas Raportit, Kroacia u has në listën e vendeve ku qytetarët kanë pasuri të kënaqshme, për dallim prej para dhjetë viteve kur kroatët kanë pasur shumë më pak pasuri dhe kanë qenë më të varfër.

  2. #2
    Kështu është kur nuk stërzgjatet tranzicioni.
    Këshut është kur nuk merresh me të kaluarën dhe nuk e vajton të kaluarën.
    Kështu është kur për dështimet bashkëkohore nuk thotë:"sistemi i kaluar na ka lënë prapa".
    Kështu është kur zgjedhjet shkojnë në rregull dhe jo gjatë gjithë mandatit të kërkohet hapje kutish ( për vjedhje )
    Kështu është kur populli është i vetëdijësuar dhe nuk u jep votën dështakëve dhe hajnave
    Kështu është .... ka shumë kështu është.....
    Por për shqiptarët që të bëhet " kështu është " duhet që 100% të bëjnë të kundërtën nga çkanë bërë dhe po bëjnë në këtë tranzicionin e stërzgjatur mbi 2 dekada!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  3. #3
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    Kështu është kur nuk stërzgjatet tranzicioni.
    Këshut është kur nuk merresh me të kaluarën dhe nuk e vajton të kaluarën.
    Kështu është kur për dështimet bashkëkohore nuk thotë:"sistemi i kaluar na ka lënë prapa".
    Kështu është kur zgjedhjet shkojnë në rregull dhe jo gjatë gjithë mandatit të kërkohet hapje kutish ( për vjedhje )
    Kështu është kur populli është i vetëdijësuar dhe nuk u jep votën dështakëve dhe hajnave
    Kështu është .... ka shumë kështu është.....
    Por për shqiptarët që të bëhet " kështu është " duhet që 100% të bëjnë të kundërtën nga çkanë bërë dhe po bëjnë në këtë tranzicionin e stërzgjatur mbi 2 dekada!

    Keni te drejte per te gjitha, por dua te shtoj edhe nje rresht.

    Kështu është kur çlirohesh vet...

    Kjo eshte themelorja.

  4. #4
    ciao belli !!! Maska e donna76
    Anëtarësuar
    30-08-2005
    Postime
    1,491
    Njerezit aty po shfrytezojne gjer ne palce turizmin, eshte dhe vend shume i bukur ne fakt. Gjithe ish jugosllavia eshte fantastike, me natyre mahnitse.

    aty eshte segreti, ke nje gje te mire shfrytezoje sa me mire.
    "Mi dissero che per farla innamorare dovevo farla ridere. Ma ogni volta che ride, m'innamoro io."

  5. #5
    Citim Postuar më parë nga illyrian rex Lexo Postimin
    Keni te drejte per te gjitha, por dua te shtoj edhe nje rresht.

    Kështu është kur çlirohesh vet...

    Kjo eshte themelorja.
    hahahahhahaahha. edhe këtu jemi treguar të zhagitshëm. U cliruam në të 99 dhe e shpallëm në 2008!!

    Po kjo s'ka lidhje me këtë. AI që ka qenë dje hajn është edhe sot. Ai që ka qenë dje i poshtër edhe sot është. Me të lindur!! Dhe sistemi i kaluar ka faj pse dje dhe sot dikush është hajn! Këtë sistem edhe Kroacia ka pasur.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  6. #6
    Citim Postuar më parë nga donna76 Lexo Postimin
    Njerezit aty po shfrytezojne gjer ne palce turizmin, eshte dhe vend shume i bukur ne fakt. Gjithe ish jugosllavia eshte fantastike, me natyre mahnitse.

    aty eshte segreti, ke nje gje te mire shfrytezoje sa me mire.
    shqipëria ka bregdet dhe natyrë shumë më të të bukur se se Kroacia dhe ish jugosllavia.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar më parë nga donna76 Lexo Postimin
    Njerezit aty po shfrytezojne gjer ne palce turizmin, eshte dhe vend shume i bukur ne fakt. Gjithe ish jugosllavia eshte fantastike, me natyre mahnitse.

    aty eshte segreti, ke nje gje te mire shfrytezoje sa me mire.

    Dona Kroatet nuk i hedhin plerat nga kati i 11 i ndonje pallati lluksoz ,siç ndodh ne Tirane
    Kam shkuar menjehere mbas luftes dhe nuk gjeje nje bisht cigare rrugeve .
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,771
    Edhe ne kemi trefishuar komunistet me pasuri.
    Sa gjona kemi trefishuar ne...!!!!!!!!!!!.........

  9. #9
    Edhe ne i kemi trefishuar pasuritë tona.Thjesht ato Credit Suisee dhe Biznis.hr nuk operojnë në Shqipëri që të japin statistika për ne.
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  10. #10
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Edhe ne kemi trefishuar komunistet me pasuri.
    Sa gjona kemi trefishuar ne...!!!!!!!!!!!.........
    Te jene trefishuar thua???
    Me kaq pak ta kene lene?
    -

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •