Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 44

Tema: E lenget

  1. #1
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086

    Gje e madhe Modestia!

    Mua
    --------------------------------------------------------------------------------
    Ty te shoh para syve tek rrufit me nge kafen tende te dyte. Ti ke kohe qe e ke lene cigaren, qekur e nisa une; tani kenaqesh vetem me rrathet e tymit te dale prej gojes sime. I numeron me ze, pasi gishtat te kane mbaruar me kohe- 27...35..49. Nuk te shoh nofullat te te levizin, veē ajrin qe qendron pezullmidis meje dhe teje ne forme numrash: 57...63...79.

    Me kerkon gjithmone te te ndjek nga pas, megjithese une gjithmone keshtu te kam pare, po ate ndryshk mbi floke, te gjashte brinjet e kercyera parpara si cfurk, te rritur e te plakur shpejt para se une te isha e vetedijshme per pranine tende.

    Ti ke vjedhur gjithe pasigurine time; e vure menjane dhe e ruan ne dollapin e sendeve qe perbejne dieten tende. E vetmja gje qe une te kam shtuar eshte krahu im i djadhte-ty te mungonte shtylla kurrizore; megjithese u mundove te me mbushje mendjen se KOHA nuk ka nevoje per shtylle kurrizore, une(kokefortesine ma bere dhurate kur kisha nxjerre rrethin e 14te te tymit nga goja) e vendosa te te vija nje shtylle. Pa mundur te tregoj se ke ke bark e kė kurriz, krahu im i djathte rri mes permes kraherorit tend-shtylle kraherore me te peste gishtat hapur-platforme ku ti mbeshtet koken pa nofulla. Mos m'i digj gishtat me ate kafe te hidhur! Nevrike!

    Je lodhur me mua? Atehere ik! Une nuk te kam lidhur akoma-Vetem me kthe krahun! Krahu nuk duhet te lere shtepine! Me nxjerr gjuhen nga zgavra, qe varet poshte e me lepin gishtat, pastaj perdridhet e lidhet gogel per te imituar ate qe une quaj ngerdheshje. Kthehesh ne pluhur te blerte e bėn drejt murit-nuk e njeh konceptin e deres qe u mundova te ta fusja ne tru per vite me rradhe. Ndjek hijen tende te paforme dhe degjoj rrapellimen e tullave tek mbyllen pas teje-pastaj krahu im roze, ende i ngrohte nga gjuha jote bie ngadale, me lekundje te lehta, si ne medyshje...103...121...

    08/05/01

  2. #2
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Hmmm, ti e fillon diten duke m'u pergjigjur mua! Gabim! Une ne ate ore isha akoma ne gjume; dy kokrrat e ilaceve qe i shkriva poshte gjuhes ne darke mbajten vetem nja dy tre ore-pjesen tjeter te kohes i ndenja nates mbi krye se po pillte diten por me shume veshtiresi. Po kelthiste aq shume nata nga dhimbjet sa jastekun qe i vura ne goje e pershkroi tejpertej dhe dhembet i ndalen vetem kur ciken radiusin tim tashme te zhveshur nga mishi e muskujt. Une sado te ulerija, nuk ia kaloja dot klithmes se nates, ndai i mora koken me krahun e lire dhe e futa ne gojen time te shqyer nga dhimbja qe e perpiu sakaq. Zeri i nates atehere filloi te kumbonte ethshem brenda gurmazit tim, e une fillova te sillja ndermend cdo te njohur qe po me mbante neper goje a ender qe te me linte lemza. Shqelmat e te qarat e mbytura te dites me sollen pernjehere ndermend se nata gjithmone e pillte diten nga goaj, e une pergjumesh si isha kisha harruar fare! Keshtu miku im, prandaj i bera nderet dites sot duke fjetur bashke me te. Kur i hapa syte prape, dita kishte filluar te me therriste mami, duke u zvarritur kemba doraz tek divani ku une isha keputur pas asaj lindje te dyfishte...

    09/26/01

    Une nuk kam qene e pire, thjesht e dehur nga dhimbja....

    E mora diten sot per dore dhe dolem per te blere nje pale sandale. Ishte rritur aq shume ato dy oret kur flija, sa s'e lija dot mė me ēorape neper shtepi dreqin, duhej ta nxirrja dhe jashte ndopak.
    Perjashta nuk kishte diell, vetem nja dy tre rreze lozonjare qe ishin veshur si djem dhe u kishin shpetuar monastirit te reve. Ua qava hallin si do hynin prape brenda te shkretat! Dita akoma me therriste mami dhe rrinte rrinte e me terhiqte mengen kur donte te ndalonim para ndonje vitrine. Seē kishte nje shije per kompiutera e lavatriēe qe s'po e merrja vesh. Kurse une kisha dale per t'i blere sandale, ndonje pale vishje te erret me nga nje luledele tek tokeza; kisha pasur edhe une nje pale te tilla dikur. M'u kujtua kur mami m'i kishte vene nje mengjes tek koka, sandalet e para per mua pasi kisha lindur ne vjeshte. Luledelet ishin te bardha, secila kishte trembedhjete petale, dy prej te cilave me vrisnin gjithmone kyēin kur i mbertheja.
    Pas njefare kohe kuptova se kishte rreth nje ore qe dita me therrriste ne emer kur donte te me tregonte per diēka; edhe s-te nuk i keqshqiptonte me. Gjate gjithe asaj kohe as nuk ia kisha hedhur syte te shihja se ē'ngjyre i kishte floket; une e kisha ndare mendjen qe femijes tim do t'ia lyeja floket te tejdukshem, qe mos te me lodhte sa here te doja t'i lexoja mendimet. Kurse kjo i kishte lidhur floket gershet, me dy gogla te vogla tek fundi. E une akoma endesha neper rruge per te gjetur nje dyqan sandalesh, gje qe po me dukej me e pamundur kur u kujtova se vjeshta kish ardhur serish e te gjitha vitrinat ishin mbushur me modelet me te reja dimerore...

    09/27/01

  3. #3
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    So
    --------------------------------------------------------------------------------
    Ai ka ardhur te me sjelle faturat e korrikut. Cdo fund muaji une i jap nje raport mbi shpenzimet dhe te ardhurat mujore-ne nje diskete qe ai e shtyp ne shtepi pasi printeri im nuk punon.

    I zgjas nje birre teksa ulet ne divan dhe e pyes per udhetimin e ardhshem. Ai transporton vepra arti nga nje shtet ne tjetrin dhe eshte ne qytet vetem per dy tre dite ne muaj. Bashke jemi njohurnga nje shoqe qe jeton ne nje ndertese me te-kafene e pijne aty tek cepi i rruges nga ku vjen nje ere cpuese kafeje qe me tharton zorret sa here i kaloj prane (mos me shiko ashtu-kam kohe qe s'e pij me kafene)

    Ai fillon e flet dhe ne momentin qe hap gojen e shoh qe vate edhe kjo bisede, e mori rrugen si te tjerat. Se Ai eshte shume i dhene pas perendise (Zotit kaur) ka qene keshtu qekur grupi me te cilin luante kitare u shperbe, vellai u martua me kengetaren kurse gruaja e la me gjithe vajzen e sapolindur. Ai e shtyu dhe ca kohe me drogera e te tilla, pastaj i thirri mendjes e hoqi dore. Vetem se i thirri mendjes ca si teper, pernjehere filloi te shkonte ne kishe e te lutej para cdo ushqimi-tani ia ka lene zotit (te tij) gjithcka ne dore.

    Une e ngacmoj duke e quajtur te dobet-duke i thene se meqe ishte aq afer vdekjes. truri i bllokoi nje pjese te mire te qelizave nga frika-paralize mendore. Prandaj Ai futi Ate-Zotin ne loje.

    Ngrihem te marr nje birre per vete dhe ve rč se fytytra i ka ndryshuar forme: FLOKET JANE THINJUR ME SHUME, VETULLAT E KRESHPERUARA, SYTE TE VERBOJNE NGA BLUJA E SHPELARE NE TO...MENDJA ME THOTE QE Ai po buzeqesh-SYTE SHOHIN VETEM NJE NGERDHESHJE QE NGE KRYE MIDIS DHEMBEVE TE DALE DHE GJUHES SE KUQE. ..ne tru me ndizet nje sirene alarmi-DJALLIIII! DJALLIIIIIIIIIII! une s'e kam pare ndonjehere me pare ndaj i besoj mendjes dhe ndiej valen e frikes si leshohet nga truri- E ETUR TE ME PUSHTOJE TE GJITHEN- me le ashtu te mpire sikur me kane pickuar nje familje e tere milingonash-nga ato te medhajat qe jane te tharta kur i ha.

    Ai vazhdon te tregoje sesi i ka vene nje mbrojtese plastike makines qe te zvogeloje ferkimin e eres keshtu dhe gaz harxhohet me pak. Duket qe nuk ka vene rč asgje nga ē'me ndodhi mua. Sforcoj veten ta shoh prape ne fytyre; mundohem te gjej nje ngjashmeri fizike midis saj dhe vegimit ne mendje- Djalli
    Shkencerisht truri fillon luhatjet kur ndonje tumorr=kerpudhe mbin nga brenda...

    08/01/01

  4. #4
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Mitet e thyer
    --------------------------------------------------------------------------------
    Isha ulur ne vendin e pare kete rradhe, pa e pare fare te arsyeshme te "vija ne dukje" se me zinte makina. Nuk dukej se Atij i pelqente shume ky kameramani qe sapo kish ardhur me gjithe te birin qe i shembellente deri ne kocke nje shtrengimi te sforcuar per jashteqitje, ndaj dhe nuk i kishte bere "nderet e duhura" per t'i ofruar vendin e pare. Norm sapo kish mberritur nga Montreali; mezi priste te shtinte duart ne negativin e filmit qe kish xhiruar gjate 5 vjeteve te fundit, i gjithi i luajtur ne veri, me vendasit indiane e netet e tyre polare. Teksa llomotiste se ēdo gje ne film ishte e paegzagjeruar qe nga therrja e asaj fokės me dhėmbė gjigande, deri tek goditjet e dy aktorėve kryesorė ne tėmtha per te vendosur kush do martohej me ēupėzėn e fshatit, Norm rrinte rrinte e permendte se kishte vite pa shkelur nė qytetin tonė.
    -Ai frenoi rėndshėm per te shmangur pėrplasjen mbi xham te nje mase te zezė nė fluturim qe krra krra-isi piskatshėm duke u ankuar qė i kishin zėnė korridorin ajror te fluturimit.
    Vetėm ateherė vura rč morinė e korbave qe fluturonin te gjithe ne nje drejtim. Deri nė atė ēast, errėsimin e ajrit perreth meje e kisha justifikuar pjeserisht me xhamat pakėz me ngjyre te makines dhe faktin qe ne kete pjese te qytetit shkoja shume rrallė. Seē kishte nje shije metalike perjashte - te ftohte dhe ēuditerisht te heshtur. E si pėr ta shtuar mė shumė dryshmerine rrethuese, Ai po i tregonte Norm se kish vite qe gjithe korbat e qytetit fluturonin ēdo mbasdite rreth orės pesė per t'u mbledhur ne nje lugine afer vendit qe sapo po linim pas. Djali i vogel po kerkonte pse-tė; Norm filloi t'i shpjegoje se ca gjera jane me te thjeshta nga sa i kujtojme, se Mitet duhen pranuar ashtu siē jane - pa u munduar t'u gjenden rrenjet e shkaku - pa te cilat ne si qenie e kemi te veshtire t'i njohim apo pranojme.
    -Korbat vazhdonin te vinin nga te gjitha anet, ndersa mundohesha me veshtrim te bashkoja drejtimet e tyre ne ate pike te vetme - luginen qe ne imagjinaten time kish veshur nje petk tė zi, prej puplash shkelqyese e butesie zogjsh. Qielli, po binte dhe ai mbi lugine, i parakenaqur per ate dyshek te rehatshem me erėn dehėse te pėrēit, aq te njohur per Qiellin sa kakerdhite e petėzuara nga pesha e Bariut Malkė sa here hidhte gunėn mbi toke e ia kepuste gjumit...
    ...Mė vone, duke kerkuar dhe une pse-te e mia, mesova se lugina dikur kish qene pika e grumbullimit te plehrave te qytetit per vite me rradhe, derisa banoret e rinj qe u shtuan pas luftes, punuan vullnetarisht qe t'i digjnin te gjitha plehrat njehere e mirė, duke varrosur perfundimisht begatine qe kish mbajtur korbat e qytetit gjalle...

    02/18/02

  5. #5
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086

    Mashkull

    ... Ajo po ma shkel hijen; po me ecen mbi supet tani dhe po i avitet kokės. Shpejtoj hapat dhe tani ēapat e saj bien mbi gjunjet e mi. Kepucen e djathte e ka te zgjidhur (lidhesen). Pernjeheresh me zė frika se do pengohet e plandoset duke ma zene hijen perposhte. Aq i prekshem eshte paniku sa ndiej dhe pluhurin nga renia e saj te me ngjitet ne fyt. Atehere i dal nė tė majte - hija ime mbi tė sajėn - dhe, sikur te mos me kishte kallur fare datėn disa ēaste me pare e rrėzoj nga mendja me nje te tundur te kokės. Megjithese duart duhet t'i kete te brishta; hija e duarve i duket e cunguar, si e tejdukshme.

    Ca njerez lexojne duart. Mua me terheqin gjunjėt.

    Njera nga llambat e vogla te dritesores qe duket nga jashtė ka perenduar. Filamenti i eshte shkerrmoqur ne qender e fundi i eshte nxire. Kur hyj ne apartamentin tim gjeja e pare qe dua eshte drita. Dhe uji. Kam ca buleza uji nen gjoks, mbase nga mallengjimi qe i lashe te lire te shkeputeshin prape sot. Gjokset e mia qe me luten te vdes e t'i shpetojne asaj varjes tejet te zgjatur ne kohe. (kete e kam thene aq shpesh sa do me duket si citim nga ndonje autor i fuqishem po e perserita mė) Dua t'i thaj gjokset per ca kohe; me mendjen tek vogelsia e tyre kur jane te thare, pergjigjen e befte me tkurrje e mornica sa here truri im a goja jote u punojne ndonje rreng. Veshin nje veshtrim pyetes, me floket lidhur pas vesheve, syte gjysem te lotuar nga ēudia sa me kaplon nje ngazellim i enderrt.

    Gjokset e mia dhe ato kane hije te brishte, te tejdukshme.

    ... Ke mbledhur manaferra sot. Dy kokrra te plota i heq menjane dhe me majen e thikes u heq tulin e brendshem. Me sheh ngultaz ne sy, se mos ta kam kuptuar trillin dhe po bej te ēuditurėn per ngazellim. M'i gozhdon syte. Thithkat e mia po perpeliten se u kane zene frymen manaferrat, nje ne ēdo krye. Perleshen thithkat e mia me pushtonjesit e tyre dhe me duken triumfante; nga ngrohtesia e lengut mavģ qe origjinon nga buzėt e shkaperdredhura te manaferrave e di qe po humbasin. Pushi i barkut me eshte lagur nga po te njejtat pikime.

    Ē'ngjyre do ma besh nje zemer tjeter?

    04/04/02

  6. #6
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086

    Ashtu

    Po ēapitem ngadale ne mes te vapes duke degjuar llokoēitjen e mendimeve ne zgavren e kokes. Te papuna siē jane ēdo vere, shumica e tyre degjenerojne komplet; fillojne rruajne kembet, vene nga nje pale syze mbi koke, sikur te duan ta mbrojne nga vershime te befta gjaku, dhe lidhin pas belit nga nje shamize te holle idiotesie. Kaq duhet qe edhe ato pak mendime qe nuk kane shkalluar kaq ne mase, te dorezohen dhe t'ia varin edhe ato. Kush e shuk se ngeli koka ime pa idera edhe nje vere tjeter? Kur kane kaluar nje karroce me verera me pare!...
    Ee, e di qe i kam lene mendimet e paperfunduara, po me se t'i perfundoj? Po filloj te flas ne veten e dyte, per mendimet e tua, atehere. Ti nuk do t'i besoje kurre njeriu tjeter mendimet e tua, megjithese ato jane te shpelara dhe pothuaj te gjtha fillojne me: "po ēapitem...", "jam ulur...", "Duke kaluar..." e keshtu me rradhe. Ti shpesh i shikon mendimet (e tua) si pjese te kulluara filozofie, megjithese ke harruar t'u hedhesh faren e kosit brenda teksa i nxjerr ne "diell" te zihen me shpejt. Ti nuk e di se edhe sikur te heqesh dore nga pija, e te vraposh perdite neper rruget e qelbura nga vapa, banoret e vegjel te mases llaēore qe ke ne koke prape do bien nje nga nje, duke bere nje "Belldung" te vogel qe as fqinjet nuk do ta degjojne. E prape ti ēapitesh ngadale neper vape, kalon anash se keta djemte e sotem nuk ta pertojne te ta ngrehin (pluhurin) mbi koke. Xha Trifoni aty ka pasur nje peme me nespulla, gjysmat e te cilave binin jashte dhe ne i fshinim pas kantjereve e i hanim shpejt e shpejt qe te arrinim tek farat.
    Farat nuk kane pasur ndonje shije te veēante; kishin nje ngjyre te zbehte por po t'i mbaje per nje kohe te gjate ne goje fillonin e skuqeshin gradualisht. Ti ishe shume e imet atehere, kercijte mezi te mbaheshin ngjitur me trupin; gjithmone u luteshe te tjereve ta mbanin nespullen tende ne goje fillimisht, se ti nuk kishe aq shume peshtyme sa te nxije nje fare te tere vete.
    ...E une gjithmone mendoja se ti do mbaje me shume mend xha Trifonin sesa nespullen, megjithate ke te drejte, nespulla eshte ketu akoma, kurse xha Trifoni ka kohe qe eshte mbuluar, fundja nuk i bie me rradha te kaloje keto verera kaq te nxehta.


    06/21/01

  7. #7
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086

    drethka

    Drethka
    --------------------------------------------------------------------------------
    Buzėt e mendimeve te mia jane te ēara e djegin. Dimri pothuaj po iken edhe kete vit; ashtu ne ato grahmat e tij te fundit m'i fshikulloi edhe nje here mendimet. Viti niset me dimrin per te mberritur po prane tij. Sa rastesore eshte qe Viti shkon nepermjet dy dimrash nuk e kam kuptuar akoma e mundet qe edhe kjo te degdiset me enigmat dhe sikur-et e mia te tjera - ato qe paketoj ēdo fundstine me rrobat qe s'me ra rasti t'i vishja e fjalet qe gjuha me la pa thene. Trupi me perpelitet ne spazma epileptike, ashtu tek nderron te gjitha lekuret e zvetenuara dhe pastron gjakun duke e ndare me pare ne ngjyra...pastaj pesha...pastaj ngjarje. Ti nuk hyn fare (fare) ketu, vetem del. Fillimisht rend - duke e ndjere liresine sapo prek ajrin jashte meje, gjithmone me i ngrohte se ai qe le pas, pavaresisht nga afėrsia apo mosafėrsia e Diellit me Token.. Pastaj ēapitesh; ajo ē'ka pershkove me nje fryme eshte tashme shume pas, aq larg sa nuk i perket as te shkuares, thjesht nanuritet ne ajėr si ekzistence jetime.
    Macja memece e sime motre ishte jetime. E nxorrem nga bunkeri tek bahēja e Julit. E vetmja qe kish mbetur gjalle e kapur fort pas trupit te ngordhur te nje nga simotrat a vellezerit e saj qe s'kishin pipėtirė mė qyshkur uji ua kish dendur mushkerite. Ish memece dhe nuk kishim per ta zbuluar po te mos qe kapur fort pas shkopit te arrės me te cilin po i ēponim qe te gjashte kotelet duke u munduar t'i zhysnim thelle pasi u hidhnim ndonje cope barģ persiper - varrim i improvizuar.
    Bunkeri ishte i mire ne pranverė - ne loznim me plloēa balte duke mėrmėritur abrakadabran e shqiperuar para ēdo plasjeje te baltės mbi beton:
    -Hu, hu huuu...Po s'kercite do haaaash Dru!
    -Pauuuu ...Paguaj!
    Po aty u mundova t'i nxirrja Julit babain nga burgu me nje kallėz si te grurit. I ndanim ne mes, vinim pjesen e lartme sa te qnedronte mbi te poshtmen pastaj gjithe kallezen e ngecnim midis gishtit te mesit dhe atij tregues, me pellemben te perballur me token. koka, e bashke me tė fytyra merrnin hijen e rende e autoritare, dhe zėri gjysem i dredhur nga serioziteti pyeste:
    -E ke babane ne burg?
    Pastaj dora e djathte godiste lehte tulin e se majtes, gjysma e siperme e kallezes shkeputej ne me te shumten e rasteve nga e poshtmja dhe ne bertisnim "Ta nxora babin nga burgu!!!"
    Vetem se babi i Julit ishte ne burg dhe ne jeten reale, ate qe pjellohej e mbarsej edhe ne kokat e prinderve te mi ēdo mengjes tek ma merrnin shpirtin me trikon vishnje me dy xhepa tek paraijet. Ndaj kur e pyeta nė e kish babain ne burg ate mbasdite nė Maj me nje halėz midis gishtash, syte jeshile te Julit u hyne e u dolen vetveteve dy tre here tek mendja i pėrshkėndriti fjaline pasuese "Ta nxoraaaaa...!"
    Babi i Julit doli nga burgu kater a pese vjete me vone, pasi te jatit i doli shpirti duke e prekur pas kangjellash ne nje nga ato perhumbjet pese gjashte minuteshe te tij-tek shkumonte e leviste krahet ne ajėr si helikopter me ujė-e qė ime gjyshe i quante "perndjekje xhindesh"
    Gjeja e pare qe bėri - te Dielen e pare serish ne shtepi- babi i Julit na hypi te gjithe pas Ziss-it te Dinit; mua Julin, Tanin, Meriten dhe shkuam tek tregu i gjėse sė gjallė, shumica e te cileve pulitjen e fundit te syve e kishin ne nje hark kohor me perpelitjen e fundit te Diellit. Ndalonte vetem tek qengjat motakė, u vinte gishtat rreth bishtit, tunde ndonjehere koken ne medyshje dhe vazhdonte me tej. Per nje grime m'u duk sikur u mori erė gishtave - me nje veshtrim idhnak e te pershpejtshem, sikur ta pergjonte njeri. Qengji qe me ne fund zgjodhi ish po aq i rendomte per syte e mi sa dhjete a dymbedhjete te tjere qe kishim kaluar para tij.
    Orė me vone, teksa gjaku i kullonte nga zgavra e qafes kokeposhte te qengjit tashme te perenduar, babi i Julit me nje goditje te mprehte i meshoi fort thikes se ngulur ne tokė. Tehu u zhyt poshte me kerkellime, teksa gervishte ndonje cope teneqeje te ndryshkur e te sajuar ne pallat tetanozi, kurse doreza e zeze mbajti koken kryeneēe lart, duke u ngulur ne dhč deri tek qafa. Une shtrengova dhėmbėt e iu luta gjithe zanave qe njihja e bijave te tyre qe tehu i mprehte te mos kish ndarė asnje nga krimbat e nendheshem ne mes.

    02/27/02

  8. #8
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086

    E lenget

    Jo, mos me nis mė letra
    po gjethe ti me nis
    qe dielli than e shkund
    qe era ējerr e grris

    Ose qe ty ne dore
    vjeshta te hedh papritur
    te nesermen askurre
    tek une kane per te mbritur

    po ngaqe me te pritur
    qyshkur qenkam mesuar
    pritja zemren e dhembshur
    s'ma paska ashpersuar

    vertet asgje mbi to
    s'do te me shkruash ti
    por une do t'i lexoj
    tamam sikur te di

    fjalet qe brenda shpirtit
    i formulon per mua
    se rrezellime flake
    me jane endrrat e tua

    Dhe ngjyrat ti t'i zgjedhesh
    ashtu si ditet ke
    e fresket qofte gjethja
    kur qielli eshte me rč

    ose e blerte e thelle
    kur eshte i zbehte qielli
    e verdhe e mbyllur qoftė
    si perdellim prej dielli

    Po kur te vije Nentori, si per te kuptuar
    gjithė ē'varros ai
    e gjithe ē'le ne vend
    nje gjethe sikomore me nis me emrin tend

    Qofte dhe prej ahu,
    a verri le te jete
    s'ka rendesi per mua,
    veē ti te jesh ne jete

    Nese diku papritmaz
    ti lumturine e ndesh
    nje gjethe karafili
    me nis qe ta marr vesh...

    (nuk ia di titullin origjinalit...)

  9. #9
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353

    Drethka

    Si shpjegohet qe kur shkruajme per gjera reale, gjuha rreshqet kaq rrjedhshem dhe kaq magjishem sa te vjen keq kur Lulka, atje ku pjesa behet me e bukur, fap fup e pret ne mes, dhe na le me gisht ne goje....

  10. #10
    kalimtare--folje Maska e Ani
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    126

    na moj ti!

    o henro! kush t'ka bere ty moj xhan? I miss Lulka now. Pse ma ndrrove nickun? Une i theva vezet e mia lol dhe mberrita ktu me ne fund pas pilafit. Keto me kane kerrnoq. Ne fakt kam nja nje jave qe i lexoj. Nuk kam c'te them vec--me kane cmendur! Ajo e nates qe pjell diten dhe vazhdimi...woa! falmenderit.

    love,
    Ani

  11. #11
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Ani, per ty una mbetem gjithmone Lulka, e dashur, vetem me thuaj ti...
    PS: Dikea, kutia e mesazheve te mia private ishte plot, nuk kam marre asnje gje keto kohet e fundit

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    Me kujtoi

    shkollen tete vjecare kjo poezia.

    Se kush ma kishte shkrujt kete 1 here te nje liber shkolle.

    E mbaj mend nga strofa e fundit.

    ehhhhhh si ikin kohet.

  13. #13
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Edhe une a kam pasur te shkruar tek blloku i kimise ne vit te pare gjimnaz. Mikja e ngushte ma lexoi para ca ditesh nga telefoni dhe m'u kujtua; mezi ma lexonte shkrimin teksa une e korrigjoja nen ze...

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    Po...

    une te pyeta gje ty???

  15. #15

    Talking

    Bingo!
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  16. #16
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086

    Krijimet e Henrit - E lėngėt

    I them vetes miremengjes
    ndersa zgjohem nga perēartjet e dites per qenėsi
    e trishtim te veses per shuarjen e tejdukshmes
    mbi fole milingonash sapogermuar...
    tund shkujdesshem barkun dhe gjymtyret.
    endrrat qe me ushqejne kapsllikun varen teposhte
    nga te perbrendeshmet gjysme pazgjuar
    vetja ime e kruspullosur, hap gojėn fort
    dhe shtriqet.

    ____________________________________________

    3000 milje e ca?

    Rruga ne njeren menge me rri varur
    ne njeren menge tė rri kapluar
    me gjunjet perthyer qe mos t'i cikin token
    rruga perkundet me ecjen tone
    e uleret ta hedhim me lart,
    qe me shume te lavjeresohet ne renie
    ka oreks lubie te marre
    per luajtje familiare ne parqe tė muzgjėt

    ___________________________________________

    Ma dha djersen sot
    me tha t'ia lidhja me peshqirė te njome
    e t'i vishja pezhishken e verdhe
    te skajit te buzes vuve
    Me tha ta thaja per te gatuar
    si kripe me shije te athet
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Henri : 06-05-2002 mė 17:06

  17. #17
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Ti te gjitha keto derdhjet qull i ke.

    3000 milje e ca?

    Rruga ne njeren menge me rri varur
    ne njeren menge tė rri kapluar
    me gjunjet perthyer qe mos t'i cikin token
    rruga perkundet me ecjen tone
    e uleret ta hedhim me lart,
    qe me shume te lavjeresohet ne renie
    ka oreks lubie te marre
    per luajtje familiare ne parqe te muzgjet
    Kete pastaj si ato shelgjet lotuese nga lendina e loteve Korce e ke bere.


    -----------
    Doli dielli, Doli dielli, Doli dielli

  18. #18
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Sot u zhvesha prape, u ula ne gjunje
    futa koken mes kembeve sot dhe pashe
    pashe thelle te ēarat e mia jargavitese
    dhe rruget e thella me ushtim pa kthim
    gjunjet m'i kaploi spazma
    qe e derdhi dufin tim jashte
    pa arritur fundin, muret me vraga
    te honit tim
    vdiqa sot, duke lepire buzet e atheta.

  19. #19
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Tragjedia

    Henri zgjohu - u degjua nje ze i embel femre.
    Henri hapi syte dhe e kafshoi.

    ...vazhdon

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Burimet e tua ku me qellon te shuaj etjen nuk jane me thjesht lejleke shtegtare te deshirave te mia. Ato jane ishuj uji ne syte e mi. Me hedh tej pafuqia per te te pasur frike, me hedh tej pafuqia per tu ndier femije.
    Lakuriqesia jote me qendron e shtrire mbi cdo cep te syve.
    Ritualet e tua perfundoje gjithmone me fillesat e furtunave te mija.
    Mi shikon dallget e syve.
    Po me rrebelohen ishujt e ujit.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Mistere
    Nga Darius nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 129
    Postimi i Fundit: 18-06-2012, 10:28
  2. Vendimi i KRRTRSH: Parku energjitik nė Fier
    Nga zeus nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 03-03-2007, 17:20
  3. Gje e madhe Modestia!
    Nga Henri nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 22-06-2002, 20:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •