Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 44

Tema: E lenget

  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    76

    Meqe u nis

    E dyzuar mes gjunjeve te mia ti vdes pershpirtshem,
    si rreke mali ne veren zhuritese. Je zhgjender zemer.
    zgjender leneshe qe me lundron neper deje si anije
    hijesh. Une jam shpirti yt dhe te vesh sic vesh
    lekuren cdo mengjes kur eshte ftohte. I mbledh buzet
    i bindur qe do te gjej ty ne frymen time dhe ti qesh
    si e cmendur kur te leshohen fjalet mbi qepallat e
    mia. Drethke gjatoshe, ti me mbulon trupin me floke,
    ul koken dhe vetem te ndiej, si te ishe era e ndonje
    dite te marrosur. Behem vorbull rreth teje dhe te
    thith te gjithen, ti hap krahet dhe leshon vetem
    psheretima kenaqesie, si te ishe fare vetem. Une jam
    shpirti jot lal’, i patrazuar nga peshperitjet e
    permotshme te detajeve plot leng. Nuk me del me fryma
    nga goja, cdo gje me ka lene me kohe, si te kish
    kerkuar aromen tende me ngulm. Ti luan me gjerat
    e mia e bindur qe te kane perkitur ty prej shekujsh
    dhe kur une kerkoj veten nder buzet e tua ti i mbush
    vetullat me habi dhe cuditesh me zbrazetine time.
    Po lahesha dhe te pashe prape sot, si me ngjiteshe ne
    trup e pashqetesuar nga kundershtimet e venave te mia
    te helmuara nga idiotesia. I ngjit buzet ne muret e
    shpirtit tim dhe varesh aty, me krahet hapur dhe
    kembet leshuar mi thith lengjet qe me rrjedhin
    zhurmshem. Oazi im kerkon vetem kohezgjatje kur ti
    kerkon te pish, ai te miklon emblel poret e hapura qe
    presin te ngopen me uje te shijshem. Je ndjesi lal’
    jo- konkrete, e pangopur, gjithnje ne kerkim te aromes
    sime, e pamunduar nga perpelitjet e mia femijerore.
    Vdis me mua sot se neser do jetojme si shije te te
    djeshmes.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga qyfyri : 06-05-2002 mė 16:10

  2. #22
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    me shkermoqesh ne duar duke u bere therrime; cdo pjese ne vetvete duke me kerkuar te te dua me shume. Me eshte shperbere kurrizi nga ndjesia, fjalet me prepeliten dhe po tripsen nga e perdorura aq shume sa kam harruar qe i kane perdorur dhe te tjere, me pare e une nuk jam "dhenesja" e tyre e vetme. Damaret e qafes, mavijosur me kohe nga pritja, e kalojne gjakun me pertese, si i panevojshem qe eshte keto dite per trurin tim te mpirte, ne braktisje te plote te zhurmave tė tė rėnėve verdalle. Me duket vetja nje spore qe u verdallis ne ajer me shekuj te tere e nuk plasi deri sa ra mbi oazin tend, aty tek te perleshen shpatullat me qafen... Verdallisur aq gjate sa harrova ē'kisha mbyllur brenda; nuk e dija ē'fare do te bulezonte nga guacka ime rehatplote. Refleksi mbi oaz me thote qe jam e bukur, dhe asnje cope e qenies sime nuk ndihet se do te te kundershtoje. Me mbart ashtu mbi shpatull dhe une ngre koken vetem per te te thithur erė, pastaj kotem prape ne afshin qe me jep jete. Nuk me vdiset sot, me thithesh zemer gjer ne palce, ēdo grime te saj dua ta pertyp e te shuaj urinė e dhembeve, djegien e fytit dhe rrjedhjet e mushkerive te ējerra nga epshi.

  3. #23
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086

    E lenget

    Ne harlisjet e kujtesave te mia
    ku era fryn e fryma s'ndal
    ka nje stacion treni te zhurmshem
    mbushur me njerez te thjeshte
    a mondanė

    Ka nje zėnkė te heshtur cinike
    dhe dy ēanta qe shtyhen me kembe
    kater kembe ne drejtime te kunderta
    qe ēapiten dyshueshem,
    rėndė

    Ka permendje njohjesh rastėsore
    dhe gjerash qe te lihen siē janė
    ka nje etje te egerr sysh
    tek shohin gjithe ē'kerkuan
    me parė

    Jane dhe ikjet e mia, te ujshme
    dhe lindje shtatanike malli
    Ne harlisjet e kujtesave te mia
    Me ze makthi...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Henri : 09-05-2002 mė 13:01

  4. #24
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086

    Vjetra

    te shoh ne heshtje tek avitesh
    e buza fjalen nuk ma le
    ta mbaj dhe sot heshtjen perbrenda
    tek ngutjen egerr e pėrze

    Po prape avitesh - me syte ndezur
    dhe ankthin shpirtit ia ke shtuar
    e une serish tek perpelitem
    me fjalet humbur a harruar

    Tani qe kembet m'i lidh era
    dhe trupin hģ e ben trishtimi
    mė ze nje gaz i marrė si reja
    ne qiell te qete a qiell mohimi

    Dhe nis kujtes' te me ngatrroje
    ka qene ketu - a ėndėrr qe?
    mbi lote te njoma thahet etja
    nen psheretima vdesim ne...

  5. #25
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086

    tjeter

    kaloj keshtu nje nate zgjuar
    tek gjumi syrin ka pulitur
    vazhdoj te dridhem, e mbuluar
    ne pragje zgjimesh agun pritur

    tek ngjyrat prishen, sa here nata
    per marrezite embel u flet
    i heqin rrobat - laskuriqe
    u duken brinjet, gjaku i zbehte

    dhe hijet rriten, te tejdukshme
    me nxjerrin gjuhet njė e njė
    me frymen time nisin luajne
    me kane ēare fytin - s'u bej dot zė

    me kembe a duar perpelitem
    t'i tremb e tut' veē per nje natė
    se syte nga dhimbja me veniten
    e gjoksi me ka mbetur thate...

  6. #26
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    henri....

    ma ke marre krejt ngarkesen e fjales e me ke bere habi, urim, kenaqesi dhe bindje,,,se je poet..me fal pse u vonova...por do te lexoj edhe nje here, dy here, tre here...deri sa te ngopem me shpirtin tend...mrekulli fare e bukur.. eshte krejt krejt e realizuar.
    i ka te gjitha mjetet . figurta, metriken...eshte me e bukura e te bukurave..urimeeeee te sinqerta! macia e pergjysem me poezine.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Alize
    Anėtarėsuar
    09-05-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    26
    me kishte marre malli per mendimet e tua!

    E.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    O Popull

    Kur te jeni ngeshem shkruani gjinine tuaj..

    Skjarim per te rinjte ne Forum..

    Henri....Eni....Arbushi....Katana...Fiori...Ani... jane vajza.


    Henri Poezia jote ishte e mrekullushme..
    Kur do ti e qan zanane..

    Dikea i kam lexuar poezite e tua te fundit.. Si gjithmon ajo mendja jote si lopa e mire prodhon qumesht pa hile..Bukur..

    Ani...mos e bej si lopa nga njiher qe ja fut me shqelm koves..lol.
    Presim Poezi te bukura nga ty..

    Macja te bukura poezit e tua..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 10-05-2002 mė 04:49

  9. #29
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086

    Alize

    Kurse mua me ke munguar ti e dashur...
    me intrigon mendimi qe te shkrepetin ne koke
    se me nje lluster te re do t'u shuash shkelqimmin te vjetrave
    dhe me nje barre te mitur do rilindesh deshtimet e harruara
    me ke munguar e dashur... po erdhe dhe tani nuk te leshoj

    Bra te kam si shpirt... macja blu, sepse te shoh ndonjehere thonjte une ty, te kreshperuar ne ajer, gati per t'u ngulur ne te tulta qullashe mendimesh, per t'i shkundur

  10. #30
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086

    "E lėgėt"

    Me kerruhen gishtat
    thelle poshte thonjve
    ne nje deshire te verber
    per gelqere e copa suvaje
    te shkulura nga muri me ofshame

    kembet me kerkojne me ngulm
    cingerrisjen e brymes
    mbi ujin e pellgut te ngrire
    perpara portes qe angullin
    ne ēdo ecejakje

    vithet zgjerohen e shtriqen
    perdellyer per gjethet e terfilit
    dhe brumbujt e fshehur
    qe zene perposhte
    tek kanali nen shtratin e dorezonjave

    truri nuk m'i thote mė deshirat
    vetem mallin ma lidh per gryke
    dhe rregjohet...

  11. #31
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086

    diku, dikur pa frike

    Kembet me gishtat
    te gjate
    nje unaze si kotke
    e ngecur ne fyt,
    S'ben as lart, as bie poshte
    pllaquriten ne pellgun e kafte.
    t'i fshihen vapes
    zhegut.
    Lene gjurme balte qe thahen
    zhvishen nga era e dheut
    grija e larvave
    shija e njelmet
    kallamishtet.
    Pellgut iu shtuan peshq te kuq
    me gudulisin shputat
    presin te mbyten

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    224

    Henri

    "...vithet zgjerohen e shtriqen
    perdellyer per gjethet e terfilit
    dhe brumbujt e fshehur
    qe zene perposhte
    tek kanali nen shtratin e dorezonjave..."


    Perfytyrimi eshte i zjarrte dhe marramendes...eshte vertet nje mrekulli kur lexon vargje te tilla.
    E di ku eshte sekreti i poezise? Kur une lexoj vargjet e tua, kur te tjeret lexojne vargjet e tua, kur ne lexojme vargjet e te tjereve...pra kur dikush lexon dicka nga dikush, pernjehere para syve ka nje perfytyrim te mire ose te keq, gjithmone sipas menyres se tij. Dhe sigurisht nese ke edhe emocion te fuqishem, atehere po, poezia ka arritur te thote ate qe do autori. Por them se gjithmone e bukura eshte e thjeshte dhe e cilter.
    Henri,
    Une shoh se ketej ka letersi. Dhe letersi shume te bukur. Dije, nuk po bej asnje kompromis, por vertet them se kjo eshte POEZIA.
    Shtepia e vjeter

  13. #33
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353

    Lulke je, Henri te thone...

    Po ma rjep lekuren pak nga pak me keto poezite e tua

    truri nuk m'i thote mė deshirat
    vetem mallin ma lidh per gryke
    dhe rregjohet...

    Kaq shume te ka marre malli ėė? Dhe ben si e forte, pale. Jam i ēike ne humor sot, nga 10, temp vajti 12. kam shume shprese qe per nja 1 muaj mund ti heqim palltot))).Andej nga ty, cfare behet. Ika, ika se e bera email fare....Di-ja

  14. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    76

    OK

    Mi le mua ato llumet poshte gishtave? se kam kohe pa i ndezur dhe me jane errur syte….

    Kur ti fillon shkruan keshtu mua me lene te gjitha, edhe fjalet edhe lengjet….

    Nejse…ti ke kerkuar dhe gjetur, po une me c’te merrem tani?

    Qyfo dykembeshi 7 thundrak

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    224

    Henri

    Eshte e kote te te them se je shume romantike. Te pakten ne keto dy poezi.
    Vazhdo keshtu.
    Shtepia e vjeter

  16. #36
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    poezise se henrit dhe reaguesve

    poezi...krejt poezi!
    poezia nuk eshte as e thjeshte, as moderne.
    eshte leximi i qiellit te secilit.
    shkrimi i qiellit te secilit
    lum ata qe kane dhe jane qiej.
    Poeti i bere duket si si qiell i arnuar
    ai i linduri duket si poet..dmth si qielli.
    ( henri embelsisht je qiell krejt i bere...)
    une jam habitur ne ty, po te numeroi yjet...
    po te numeroj diejt
    henat...ke aq shume...
    te ndjej dhe ne shi...e di ti se une e dua shiun ?)

    Po te them nje te fort; ( une jam rritur ne nje fshat te larget malor , une them i bukur, ti thua i bukur per fasht qytetin tend... te gjithe jane te bukur te bukurit tane.nejse. histori e gjate...
    por po i bie shkurt. babit i kam thirur -lale! ishte 75 vjec...une isha 19, dhe degjoja cdo dite radiotiranen ne emisionet poetike...e vetmija mundesi per te lexuar-degjuar pak me shume poezi, se ta merr mendja besoj ne fshatin tim nuk kishte librari.
    nje nate... ai flinte..radioja derdelliste poezi (derdelliste per hesape te tij kurse me mua ... tjeter gje bente.) dhe ngrihet ne berryl e me thote...-moj el...po fike radion te pakten o bij se u ba mesnate... - -i thashe...po he o lal se jane poezi....ai me kundertha---- "o ti zi e ma zi u bafsh se na nxive jeten"...(mos me thuaj se jam fshatare se ne fakt jam...po jam duke dashur te behem fshatere poete..te pakten jam ne nje perpjekje te mire... te puth macia...

  17. #37
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086

    E lenget

    Hijet mbijne ngadale
    mpleksen neper fjale
    edhe pjergullohen

    bredhin neper nate
    ne gjumin e ngrate
    hijet zene pjellohen

    fytin fort ma zene
    frymen poshte s'e lene
    as te kaperdihem

    vjen pastaj dhe zgjimi
    hijet nga vegime
    ne njerez shnderrohen...

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    224

    Henri

    Me duket se Henri eshte emer ne gjinine mashkullore, por me sa kam marre vesh nga komentet ti je nje vajze. E di se shkruan vertet bukur? Dhe poezia juaj eshte vertet e guximshme, por edhe shume e bukur njekohesisht! Besoj se nuk jam i vetmi qe kam kete mendim.
    Urime, dhe do te te ndjek me kenaqesi.
    Shtepia e vjeter

  19. #39
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353
    Edhe ti paske makthe? Vajze moj, te kane bere ndonje magji )))

    Kjo poezia eshte fiks mbas shijes sime, kam parasysh dhe ate tjetren....Ka shume aksion kjo poezi, vetem levizje, ndryshime, shnderrime. Por ajo qe me pelqeu eshte vargu ku thua se kur zgjohesh ato hijet jane njerez. Ketu eshte tragjikja....Thuaj po deshe qe se kam kuptuar tamam...Dikea

  20. #40
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    po magji i kan bere.

    ....sepse ajo ku nuk i ve mullaqet. Nuk shikon fare ku ulet , se shtyp brumbuj a grenxa a karkaleca a zhapika... Do e ken pickuar gjekundi dhe i kan bere magji..lol.
    Dikea sa bukur e ke then ti.. lulke je henri te thone....
    Talent eshte sikur te jete rritur ne bahcen e Jakov Xoxes.. E qan me gjuhen ... plot shprehje e figura....

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Mistere
    Nga Darius nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 129
    Postimi i Fundit: 18-06-2012, 10:28
  2. Vendimi i KRRTRSH: Parku energjitik nė Fier
    Nga zeus nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 03-03-2007, 17:20
  3. Gje e madhe Modestia!
    Nga Henri nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 22-06-2002, 20:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •