-
Hjedhim valle e Lobojme..
Lobimi i hareshėm para sundimtarit Gadafi
Publikuar: Sot, mė 01 nėntor 2010
Prishtinė, 31 tetor
- Tenda e presidentit libian, Muamer Gadafi, e ngritur nė Sirt, ėshtė pushtuar nga mesi i tetorit nga tingujt e kėngėve qytetare dhe ritmi i valleve shqiptare. Nuk kanė qenė anėtarė tė estradės muzikore ata qė e kanė krijuar atmosferėn e ahengjeve shqiptare pikėrisht nė vendlindjen e diktatorit tė kėtij vendi veriafrikan, por kanė qenė pėrfaqėsues politikė, profesorė, analistė nga shoqėria civile, studentė dhe gazetarė. Kėrcyesit dhe valltarėt kanė qenė pjesė e njė delegacioni 128-anėtarėsh, i cili ishte nisur me mision lobimi nė Libi, nėn drejtimin e presidentit tė Aleancės Kosova e Re, Behgjet Pacolli.
E kujt i ka shkuar mendja se lobimi ynė do tė manifestojė me kėngė e valle para Gadaffit, tregon njė nga anėtarėt e delegacionit, pa dashur ti pėrmendej emri nė gazetė.
Dikush thotė se gjithēka ka rrjedhur spontanisht, e dikush tjetėr e shpjegon si detyrim kėtė sjellje tė delegacionit kosovar.
Versionin e parė e jep Selami Shkodra.
Ai rrėfen momentet e veēanta qė nga nisja e delegacionit nga hoteli nė Tripoli, ku ka qenė i akomoduar delegacioni kosovar, e deri tek pėrfundimi i takimit me presidentin libian nė Sirti.
Para nisjes, ai thotė se anėtarėt e delegacionit kanė marrė porosi qė tė mos i merrnin me vete telefonat dhe aparatet fotografike, pėr faktin se pėrdorimi i tyre nuk ishte i lejuar brenda tendės sė presidentit libian. Kur kemi mbėrritur nė vendqėndrimin e Gadaffit, tė gjithė i jemi nėnshtruar kontrollit tė zakonshėm nga detektorėt, tregon Shkodra.
Tenda, ku ishte planifikuar tė ndodhte takimi, sipas tij, nuk ishte pėrgatitur pėr njė numėr aq tė madh tė tė pranishmėve, sa kishin shkuar nga Kosova, kėshtu qė stafit tė kabinetit tė liderit libian i ishte dashur tė sillte karrige shtesė pėr ti sistemuar tė gjithė pjesėmarrėsit.
Karriget, sipas tij, kanė qenė tė plastikės, ashtu siē ka qenė edhe karrigia e vetė Gadaffit. Gjatė kohės sė pritjes pjesėmarrėsit ishin shėrbyer me ujė dhe me lėngje.
Kur Gadaffi ka hyrė nė tendė, tė gjithė tė pranishmit janė ngritur nė kėmbė dhe i kanė duartrokitur. Kjo ka zgjatur nga momenti i hyrjes e derisa ėshtė ulur nė karrigen e tij, rrėfen Shkodra.
Nė tė dy krahėt e Gaddafit ishin pozicionuar dy gardiane me veshje ceremoniale.
I pari qė ka folur para tij, sipas Shkodrės, ka qenė Pacolli.
Gjatė fjalimit, lideri i AKR-sė fillimisht ka bėrė njė kronologji tė zhvillimeve historike nė Kosovė, e mė pas ėshtė fokusuar nė tė arriturat e vendit, nė nevojėn pėr konsolidim sa mė tė mirė tė shtetit, si dhe nė rėndėsinė qė kanė njohjet pėr tė ardhmen e Kosovės. Nė kėtė kontekst, ai ka kėrkuar nga koloneli Gadaff qė ta shqyrtojė mundėsinė e njohjes sė Kosovės, kėrkesė tė cilėn ia kishte bėrė edhe para njė viti, rrėfen ai.
Fjalimi i Pacollit, sipas tij, ėshtė pėrcjellė me njė aplaudim nga Gadaffi.
Kreu i shtetit libian nuk i kishte kursyer duartrokitjet as kur kishte folur zėvendėspresidentja e AKR-sė, Mimoza Kusari-Lila, si dhe njėra nga pėrfaqėsueset e grupit tė studentėve. Pas mbarimit tė fjalimeve, lideri i AKR-sė i kishte kėshilluar pjesėmarrėsit qė tė ndiheshin tė lirė.
Dhe, pasi nė delegacion ka qenė edhe Elizabeta Musliu-Qarri, dikush prej tė pranishmėve ka shprehur dėshirėn pėr tė kėnduar kėngė tė lehta dhe kėngė popullore shqiptare. Bile njė nga to, me sa kujtoj,ka qenė edhe Xhamadani vija-vija, shpjegon Shkodra.
Nė njė atmosferė tė tillė, sipas tij, dikush ka propozuar qė tė hidhej valle. Krejt kjo ka ardhur prej dėshirės dhe entuziazmit tė tė pranishmėve, tė cilėt kryesisht kanė qenė tė rinj. Dhe, kjo ėshtė pritur shumė natyrshėm nga stafi i presidentit libian. Nė valle janė pėrfshirė djem dhe vajza, por jo tė gjithė, tregon Shkodra.
Gjatė kėsaj kohe, sipas tij, Gadaffi ka valėvitur nė duar njė flamur tė vogėl tė Kosovės e herė pas here ka aplauduar.
Flamurin ia kam dhuruar unė personalisht, thotė ai.
Dhe tek pas mbarimit tė showt kishte filluar tė fliste Gadaffi.
Jam mik i Jugosllavisė, por e njoh mirė problemin e Kosovės. E di qė e keni shpallur pavarėsinė dhe e di se nėpėr ēfarė vėshtirėsish keni kaluar. Kemi qenė kundėr asaj qė ka ndodhur nė vendin tuaj vite mė herėt, ashtu siē jemi kundėr shumė veprimeve tė tjera qė po ndodhin nėpėr botė. Me jugosllavėt jemi miq, por juve ju kemi vėllezėr, parafrazon Shkodra fjalimin e Gadaffit.
Lideri libian, sipas tij, ka uruar forcimin e shtetit tė Kosovės, sidomos nė aspektin ekonomik.
Krejt nga fundi Gadaffi ka bėrė thirrje pėr anėtarėsim sa mė tė shpejtė tė Kosovės dhe Shqipėrisė nė Bashkimin Evropian. Njėherėsh ka premtuar se do tė merret me ēėshtjen e Kosovės nė njė tė ardhme tė afėrt, thotė Shkodra.
Mbarimi i fjalimit tė Gaddafit, i cili thuhet se ka zgjatur rreth 20 minuta me gjithė pėrkthimin, ishte pasuar me ceremoninė e dorėzimit tė dhuratave.
Njė anije e vjetėr me vela, e punuar nga druri, njė shqiponjė e kristaltė, njė flamur i madh i Kosovės dhe njė Kuran, kanė qenė dhuratat qė i janė dhėnė Gadaffit, tregon ai.
Pas kėtij akti, Gadaffi ishte larguar dhe delegacioni nga Kosova ishte lėnė i lirė pėr tė vazhduar sipas agjendės sė tij.
Por, sipas dy anėtarėve tė tjerė tė delegacionit, jo gjithēka qė ishte zhvilluar brenda tendės sė Gadaffit ishte bėrė nė frymėn e disponimit. Kur ka filluar kėndimi, vajzat nuk kanė mundur ta ndėrprisnin atė, pa e ndėrprerė Gadaffi aplaudimin, ka thėnė njėri nga ta.
Pas mbarimit tė kėngės Si dukat i vogėl je dhe Eja, eja luleborė, sipas tij, ėshtė insistuar qė tė ndėrpritej kėndimi, mirėpo njė shef i kabinetit tė Gadaffit kishte thėnė se kėnga duhej tė ndalej tek atėherė kur Gadaffi tė jepte shenjė pėr ndalim.
Mė pas, sipas tij, kėngėtarėt kishin filluar tė ēakordoheshin, pasi jo tė gjithė i kishin ditur tekstet e kėngėve qė silleshin nėn tingujt e pianos sė vjetėr tė Gadaffit.
Telashi tjetėr ėshtė krijuar gjatė vallėzimit. U kėshilluam qė tė vallėzonim, por pa ia kthyer shpinėn Gadaffit, rrėfen pjesėmarrėsi tjetėr. Si njėri ashtu edhe tjetri thonė se ka pasur pakėnaqėsi mes anėtarėve tė delegacionit pėr kėtė veprim.
Kishim shkuar pėr tė lobuar e jo pėr tė vallėzuar. Kurrkush nuk na kishte thėnė mė herėt se do tė ngjante njė gjė e tillė nė tendė, dhe pėr ēudi as stafi i protokollit tė Presidencės libiane nuk e merrte veprimin tonė si diēka tė pazakontė, shprehet pjesėmarrėsi anonim.
Edhe zėvendėspresidentja e AKR-sė, Mimoza Kusari-Lila e pranon se delegacioni i Kosovės nuk kishte shkuar nė Libi pėr tė performuar muzikė, mirėpo ajo thotė se gjėrat kishin rrjedhur spontanisht, nga ndjenja e afėrsisė qė kishte krijuar presidenti libian me anėtarėt e delegacionit nga Kosova.
Ne nė fakt nuk kemi shkuar atje pėr tė performuar, por kemi pasur nė njė formė njė prezantim kulturor nė kuptimin e muzikės tradicionale kosovare. Ka filluar me muzikė tė lehtė popullore dhe mė pas u lidh me valle, ka thėnė ajo nė KTV, tė premten.
Kusari-Lila ka mohuar qė dikush ti ketė obliguar pjesėmarrėsit qė tė kėndonin e vallėzonin. Kėto sjellje, sipas saj, nuk kanė qenė tė kushtėzuara as nga protokolli i shtetit nikoqir.
Nga delegacioni kosovar ka pasur disponim pėr faktin se lideri libian u ka aplauduar debatit dhe fjalimeve tė kosovarėve, ka shpjeguar Kusari-Lila.
Pavarėsisht nga ajo qė mund tė thuhet rreth gjithė kėsaj, ajo ėshtė e sigurt se vizita nė Libi ka shėnuar njė hap shumė tė madh dhe tė sigurt drejt pėrafrimit tė pozicioneve nė kuadėr tė njohjes sė Kosovės.
Kusari-Lila e ka cilėsuar tė rėndėsishėm faktin qė vetė lideri libian i ka pritur studentėt e Kosovės.
Dihet se (Gadaffi v.j) ėshtė lider shteti mjaft enigmatik dhe ka raste kur nuk pret as liderė shtetesh, edhe pse ka takime tė paracaktuara. Dhe, pėr mė shumė se njė orė ai ka kaluar me studentėt dhe me delegacionin kosovar, ka folur me ta, ka shkėmbyer idetė e tij, ka treguar se ėshtė shumė i vetėdijshėm pėr realitetin e krijuar nė Kosovė, ka shtuar ajo.
Koloneli Muammer Gadaffi drejton Libinė qe 41 vjet. Ai njihet si njė udhėheqės diktatorial dhe kontrovers, i cili pėr shumė vjet e ka mbajtur vendin larg ndikimit nga kultura perėndimore.
Mirėpo, vitet e fundit ai ka filluar ta bėjė vendin mė tė hapur dhe tė lejojė investime tė kompanive tė ndryshme evropiane dhe amerikane.
Vitin e kaluar Gadaffi kishte realizuar njė vizitė nė Romė tė Italisė, me ērast ishte pėrfshirė nė njė skandal. Mediat italiane patėn raportuar se kolonel Gadaffi kishte ftuar qindra zonjusha tė bukura italiane nė njė vilė nė Romė, duke i nxitur ato qė tė konvertoheshin nė islam, dhe duke u thėnė se krishterimi ėshtė i bazuar nė tė pavėrteta. Lideri libian, i cili po qėndronte nė Itali pėr tė marrė pjesė nė njė samit tė Kombeve tė Bashkuara pėr urinė botėrore, thuhej se u kishte kėrkuar kėshilltarėve tė tij qė ta telefononin njė agjenci italiane pėr organizmin e ndejave me zonjusha, tė cilat mė pas do ta kryenin detyrėn e mikpritėseve tė ngjarjes. Agjencisė i ishte kėrkuar ti dėrgonte 500 bukuroshe tė moshės ndėrmjet 15 dhe 35-vjeēare.
Ato qė i janė pėrgjigjur ftesės sė liderit kundėrthėnės kanė marrė nga 60 euro pėr shkėmbim tė disa opinioneve dhe njė dhuratė libiane, qė mė vonė u kuptua se ishte njė libri i shenjtė Kurani.
Paola Lo Mele, njė gazetare e cila ėshtė futur nė vilėn e ambasadorit libian, ishte prezantuar si mikpritėse e ndejės, duke parė nga afėr ndejėn nė haremin e Gaddafit. Ajo kishte theksuar se tė pranishme kishin qenė mė shumė se 200 femra, tė cilat e kishin pritur ardhjen e vonuar tė Gaddafit, i cili kishte qėndruar nė mes tė mysafireve, i shoqėruar nga dy gardianet e tij.
koha ditore
.
lol
.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt