http://sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-..._2314124_n.jpg
Dita e shamisë rozë, ditë botrore muslimane për përkrahjen e luftës kundër kancerit të gjirit,
për herë të parë u mbajt edhe në Maqedoni me një sërë aktivitetesh nga ana e shoqatës për femra "Edu Nisa".
http://sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-..._2069694_n.jpg
Në qendër të qytetit u organizua një tendë nga e cila u shpërndanë broshura informative për slmundjen e kancerit të gjirit, me qëllim që të rritet vetëdija e femrave muslimane në lidhje me këtë sëmundje dhe u nënshkrua peticion për përmirsimin e kontrollave mamografike.
http://sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-..._5334887_n.jpg
http://sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-..._7788965_n.jpg
U mbajt edhe ligjeratë me temë "Kanceri i gjirit- informohuni me kohë" e cila ishte mjaft edukuese dhe zbavitëse.
http://sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-..._3168636_n.jpg
Allahu i shpërbleftë motrat të cilat janë angazhuar me këtë akcion,
është koha që edhe muslimanet të angazhohen më haptazi me aktivitete të ndryshme, sidomos kur bëhet fjalë për shëndetin e tyre, edukatën qoftë atë fetare apo profesionale dhe të dalin nga guaska e formuar prej keqkuptimeve dhe keqinterpretimeve të islamit që shpesh na i servojnë disa njerëz.
Me anë të këtij akcioni dhe me aktivitetin e femrave muslimane, luftohen edhe paragjykimet që eksistojnë në shoqëri për robrimin e femrës muslimane si dhe i ndihmohet davetit për të cilën kemi detyrë.
Femrat muslimane kanë qenë aktive në kohën e Muhamedit alejhi selam, kanë luftuar në fushbetejë bashkë me burrat, kanë qenë të zëshme për të drejtat e tyre dhe e kanë ruajtur nderin dhe dinjitetin...
E tillë duhet të jetë femra muslimane.
Krijoni Kontakt