EHLI BEJTI
Zoti Pejgamberin e kishte urdhėruar
Nėpėrmjet Xhibrilit duke e njoftuar.
Fatimen me Aliun ta martojė
Qė Ehli - Bejtin ta formojė.
Pejgamberi i ftoi shokėt dhe farefisin
Si dasmorė ta krijojnė mexhlisin.
Gjatė dasmės i Dėrguari mbajti fjalim
Hz. Hatixhen e pėrmendi me pikėllim.
Pas dasmės Aliun dhe Fatimen i ftoi
I uli nė gjunjė pranė vetes dhe i bekoi.
Kėrkoi pasardhės tbekuar tju dhurojė Zoti
Martesėn ua uroj, rodhi njė pikė loti.
Ditėn e xhumasė nė xhami, nė minber
Tė pranishmėve u pėrcolli kėtė haber:
Para jush po i kurorėzoj nė emėr tė Zotit
E kisha urdhrin e Tij, Fuqiplotit!
Dy nipa Pejgamberit ia dhuroi Lavdiploti
Hasanin dhe Hysejnin, si deshi Fuqiploti.
Tė pėrcaktuar Prijėsa tė rinisė nė Xhenet
Nė jetėn e amshuar, atje nė Ahiret.
Muhamedi u zgjodh Prijės i profetisė
Si krijesa mė e pėrsosura e Gjithėsisė.
Fatimja ishte pėrcaktuar Prijėse e besimtareve
Ndėrsa bashkėshorti i saj, Aliu prijės i evliave.
Askujt nuk iu dhuruan kėso dhunti
Ēka ka nė Tokė dhe nė Gjithėsi.
Xhibril Emini fluturoi drejt te Pejgamberi
Ta ēojė fjalėn e Zotit, siē thoshte haberi:
Zoti ka vendosur juve tju lartėsojė
Skajshmėrisht nga mėkatet tju pastrojė.
Ju besimtarė, trashėgues tė Ahiretit
Respekt dhe dashuri ofroni Ehli - Bejtit.
Muhamedi urdhėroi shokėt dhe umetin:
Shembull ta keni Ehli - Bejtin!
Pejgamberi dy nipat i donte me shpirt
Si sytė e ballit, ma tbukrėn dritė.
Rrinte me ta, nė krah i mbante
As dita, as nata nuk i ndante.
Dhe kur nipat paksa ishin rritur
Erdhi Xhibril Emini, ashtu papritur.
Pėr tia kumtuar lajmin e zi
Pėr dy nipat, dy dritat e tij.
Hasani me helm ka pėr tu helmuar,
Ndėrsa Hysejni me gjak i mbuluar!
Pejgamberin e mbuloi pikėllimi
Por i Zotit Fuqiplotė ishte pėrcaktimi.
Dy pika loti rodhėn pa hetuar
U mėrzit edhe Xhibrili duke shikuar.
U trondit Toka dhe Gjithėsia
Tėrė krijesat i kaploi mėrzia.
Pejgamberi mblodhi gjithė umetin
La porosinė e Zotit, amanetin:
Nė Kuranin e Shenjtė e keni udhėzimin
Lumturinė e pėrhershme dhe shpėtimin.
Mos hiqni dorė prej Sunnetit[1]
Dhe ndiqni shembullin e Ehli - Bejtit.
Kjo ėshtė pėr ummetin Rruga e Drejtė
Qė tė bėheni besimdrejtė tė vėrtetė!
Porosi dhe amanet shumė i qartė
Secili nė shpirt duhet ta bartė.
Prej kėtij koncepti po u largove
Pa dyshim dhe sigurt devijove.
Shtihesh si shtinjak se je besimtar
Por nė Vėrtetėsi ti je gėnjeshtar.
Kujton se e ndjek rrugėn e Islamit
Nė fakt je nėn ombrellėn e shejtanit.
Kur Krenaria e Gjithėsisė kaloi nAhiret
U shua drita e njerėzimit, mė kush mbet?
Aliu i mėrzitur dhe i pikėlluar
E pėrgatiti trupin e tij tė bekuar.
Kur bėhej gati ta lėshonte nė varr
Lavdiplotit iu drejtua me kėto fjalė:
O Zot i Lartėmadhėruar!
Ishte krijesa Jote mė e lavdėruar!
Nė tėrė Gjithėsinė ēka i pėrket!
Pasi qė pėr njerėzimin e bėre mbret.
E bėre simbol dhe prijės tė profetisė
Shembull dhe argument tė Vėrtetėsisė.
Ti o Zot, e zgjodhe prijės pėr njerėzimin
Deri kur Bota ta pėrjetojė kataklizmin.[2]
Andaj shpirtin e tij ia beko
Dhe ummetin e tij e mėshiro!
Qysh kur linda mė ishte edukator
Prind e babė, dhe prijės shpirtėror.
Nuk mundem dot ta fshij kujtimin
Mė bashko me tė ta pėrjetoj amshimin.
E para nAhiret iu bashkangjit Fatime Zehraja
Pastaj, mė vonė, edhe Ali Myrtezaja.
I treti me radhė Hasan Muxhtebaja
I fundit Hysejni, kur ndodhi Qerbelaja.
Zoti Mėshirėplotė i mėshiroftė!
Shpirtrat e tyre nė prehje i bekoftė!
Fytyrat Ditėn e Gjykimit iu ndriēoftė!
Pėr jetė tė jetėve i bashkoftė!
Ju dashamirė tė Ehli - Bejtit
Mos kini frikė Ditėn e Kiametit.
Ndoshta pėr hir tė Pejgamberit
Do ta shijoni kėnaqėsinė e selametit.
Kush nuk i shpreh Ehli - Bejtit respekt
Myslimani i tillė nė iman ka defekt.
Nėse i mungon edhe dashuria
Fatkeqėsisht ai vuan nga hipokrizia.
Krejt dinin dhe imanin e ka nė pikėpyetje
Para Zotit Fuqiplotė do tė japė llogaritje.
Si mund ta duash Pejgamberin
Kur nuk e dashuron Ehli - Bejtin?
Kush ėshtė i pajisur ndaj Ehli - Bejtit me dashuri
Me Pejgamberin e Zotit ėshtė nė pajtueshmėri.
Nė Ditėn e Gjykimit e fiton lumturinė
Pasi qė te Zoti e ke fituar razinė.
Selam prej nesh qė ju respektojmė
Me shpirt dhe zemėr qė ju dashurojmė.
Qė ju pėrmendim dhe lavdėrojmė
Dhe para Zotit pėr ju bekim kėrkojmė.
Nė Ditėn e Gjykimit ndėrmjetėsoni
Prej Mėshirėplotit mėshirė kėrkoni.
Nė ato ēaste tė vėshtira na ndihmoni
Ndoshta bėheni shkaktarė e na shpėtoni.
Nazim JUNUKU, Gjakovė
I frymėzuar nga dashuria ndaj
Ehli - Bejtit - familjes tė Pejgamberit, s.a.v.s.
Gjakovė, 2000
[1] Veprimet dhe praktikat e Muhamedeit - Prijėsit tė profetėve dhe mbarė njerėzimit
[2] Dita e Kiametit
Krijoni Kontakt