-
Albi
Jani Vreto
Pėrshėndetje tek tė gjithė
Kėrkoj literaturė pėr biografinė e shkrimtarit shqiptarė JANI VRETO, mundėsisht tė postoni diēka pėr kėtė shkrimtarė.
ju faleminderit.
-
-
Jani Vreto
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirė
•
Vreto.jpg
Jani Vreto (1822-1900) ishte atdhetar dhe mendimtar i shquar i Rilindjes Kombėtare.
Kreu shkollėn e “Zosimea“ tė Janinės. Mė 1854 u vendos nė Stamboll. Qė mė 1864 mori pjesė sė bashku me Ismail Qemalin, Hoxha Tahsinin, Kostandin Kristoforidhin, Pashko Vasėn etj. nė mbledhjet e para pėr caktimin e njė alfabeti tė shqipes dhe pėr botimin e librave nė gjuhėn shqipe. Ishte anėtar i Komitetit Qendror pėr mbrojtjen e tė drejtave tė kombėsisė shqiptare. Dha ndihmesė pėr komisionin qė miratoi mė 1879 Alfabetin e Stambollit.
Jani Vreto hartoi Kanonizmėn e “Shoqėrisė sė tė Shtypurit Shkronja Shqip“. Pas shtypjes sė Lidhjes sė Prizrenit u dėrgua pėr tė organizuar degė tė shoqatės nė Rumani dhe Egjipt. Nė Budapest Jani Vreto organizoi botimin e veprave tė rilindėsve nė shtypshkronjėn qė drejtonte ai vetė.
Jani Vreto shkroi njė varg veprash e artikujsh: “Apologjia“ (1878), “Pėr tė vėrtetėn dhe pėr tė shkruarit e sė vėrtetės“ (1883), “Mirėvetija“ (1886). Nė kėto vepra, e sidomos nė “Pėr tė vėrtetėn dhe pėr tė shkruarit e tė vėrtetės“ ai u kushtoi njė vėmendje tė veēantė problemeve filozofike qė i zgjidhi pėrgjithėsisht nė frymėn e iluminizmit. Filozofinė ai e konsideronte si degėn mė tė rėndėsishme tė dijeve njerėzore, por botėkuptimi filozofik i tij ishte dualist. Jani Vreto prirjet e tij filozofike materialiste i mbėshteste nė parimin se “nga tė paqenėt nuk mund tė bėhet gjė dhe tė qenėt nuk mund tė bėhet tė paqenė kurrė“. Por ngaqė nuk kishte ide tė qartė pėr ligjet objektive tė natyrės, Jani Vreto kalonte nė pozitat e idealizmit, duke pohuar se krahas botės materiale ekziston dhe “mendja e madhe“ jolėndore, qė vendos ligjet nė natyrė.
Jani Vreto kishte bindje tė thella nė pėrparimin e shkencave dhe rolin e tyre tė madh pėr zhvillimin e shoqėrisė njerėzore. Shkencat, sipas tij, zbulojnė ligjet, shkaqet e lindjes e tė zhvillimit tė sendeve, ato duhet “tė gjejnė psenė dhe qyshjen“.
Gjithashtu, ai u kushtoi njė vėmendje tė madhe problemeve tė zhvillimit shoqėror. Ka dhėnė mjaft mendime interesante mbi moralin, fenė, jetėn shoqėrore dhe zhvillimin e saj. Karakteristika kryesore e doktrinės sė tij mbi moralin qė parashtrohet nė veprėn e tij “Mirėvetija“ ėshtė fryma demokratike, pėrparimtare dhe lidhja e ngushtė e moralit me detyrat e lėvizjes pėr ēlirim kombėtar.
Jani Vreto, megjithėse nuk ishte ateist, duke u nisur nga dėmi i madh qė i sillnin fetė e ndryshme ēėshtjes kombėtare shqiptare, mbajti ndaj tyre qėndrim kritik. Nė pėrputhje me pikėpamjet e veta iluministe. Jani Vreto mendonte se nė atė kohė veprimtaria pėr shkrimin e gjuhės shqipe, pėr ēeljen e shkollave shqipe, pėr pėrhapjen e diturisė pėr gjuhėn shqipe ishte mjet i rėndėsishėm i luftės sė popullit pėr liri e pavarėsi.http://www.google.com/url?sa=t&sourc...fCPxyK-Ejq_q8w
http://www.google.com/url?sa=t&sourc...TW72V8wxvrrebg
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 01-11-2010 mė 13:48
-
-
Albi
Fegi, tė faleminderit pėr mundin dhe kohen.
pėrshendetje
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt