Kodra e Trimave thyen Qafėn
Protesta e tė rinjve nga Kodra e Trimave si njė sadomazohizėm politik dėshmonte mė sė miri se nė ēfarė shkalle vazhdon tė jetė politizimi i qytetarit tonė. Kjo ėshtė e keqja qė na detyron tė merremi edhe kaq dendur me Sejdiun
Fatmir Sejdiu bėri harakiri politik kur prishi Qeverinė dhe shkriu postin e tij tė liderit tė LDKsė, duke u shfaqur si i vendosur se me kėtė post nuk do tė mund tė luajė kush si me postin e Presidentit tė Kosovės. Kjo gjė zemėroi jo vetėm anėtarėsinė dhe simpatizantėt, por qytetarėt e Kosovės nė pėrgjithėsi. Sigurisht qė kjo u pėrjetua mė me vrer nė bastionin e LDKsė, pėrkatėsisht nė lagjen mė tė varfėr tė kryeqendrės, e cila nė saje tė pėrpjekjeve tė vazhdueshme nė kohėrat mė tė vėshtira mori epitetin - Kodra e Trimave.
Djemtė nga Vranjevci humbėn durimin dhe thyen qafėn e LDKsė. Nė kėtė mėnyrė ia ndėrruan kahen vullnetit tė tyre politik, duke e deleguar atė nė njė listė nė Velani, ku trashėgimtari prej gjaku i liderit tė tyre historik, Ukė Rugova, ka hapur gjoksin pėr tu pėrballur nė njė garė tė ashpėr me ata tė listės nga Qafa. Kėsisoj, Sejdiu u bė shkaktari kryesor pėr promovimin e njė sadomazohizmi politik nė rrugėt e kryeqendrės. E tillė ishte protesta e simpatizantėve tė LDKsė nga Kodra e Trimave.
Fatmir Sejdiu me veprimet e tij politike i ndėrtoi favore tė mėdha liderit tė mazhorancės, pėrkatėsisht Hashim Thaēit, i cili doli fitues nė luftėn e drejtpėrdrejtė me Sejdiun. Me prishjen e Qeverisė dhe me bunkerizimin e LDKsė nė Qafė, Sejdiu dėshmoi se kuptimin e tij politik e ka mbėshtetur nė teori makiaveliste, e njohur me maksimėn: Mjeti e arsyeton qėllimin. Sejdiu nuk i zgjodhi mjetet pėr ta ruajtur postin e njeriut tė parė tė partisė, me shpresė se sėrish do ti kthehet majave tė pushtetit nė Kosovė. Kjo sjellje e tij ndikoi qė nė taborin rival tė PDKsė tė krijohet njė atmosferė ekzaltuese, e cila mė sė miri u shpreh nė Kuvendin e Partisė, kur delegatėt, nėpėrmjet duartrokitjeve me aklamacion, ngritėn nė qiell liderin e partisė sė tyre. Tashmė u bė e qartė se Sejdiu e humbi edhe pozitėn nė hapėsirėn e trashėguar eterike. I mbetur as nė tokė e as nė qiell, tash pėrpėlitet mes iluzionesh duke qenė i detyruar tė pėrdorė njė leksik nga njė kohė qė ka mbetur pėr tė keq nė kujtesėn tonė. Sejdiu tekstualisht u pėrgjigj kėshtu nė protestat e djemve nga Kodra e Trimave: Do tė fitonim atė qė e dėshirojnė ata qė e duan destabilizimin e LDKsė. Edhe ata qė kanė dalė kėto ditė, qė unė i pashė se janė shumė tė rinj nė moshė, do ta kuptojnė shumė shpejt kėtė gjė. Ky ishte leksiku qė u pėrdor nga viti 81 deri nė vitin 90.
Nė stil tė ngjashėm, Sejdiu u prononcua edhe pas takimit tė drejtpėrdrejtė me Ukė Rugovėn, i cili i kishte shkuar nė zyrė pėr tia kėrkuar dorėheqjen, nė mėnyrė qė ta shpėtonte LDKnė nga procesi i shpėrbėrjes ku e ka futur Sejdiu.
Por, ēka e bėn tė veēantė protestėn e tė rinjve nga Kodra e Trimave. Ata kėrkuan largimin e Sejdiut nga Qafa dhe vendosjen e Isa Mustafės nė krye tė partisė. Sado qė kjo kėrkesė e simpatizantėve tė LDKsė duket krejt e arsyeshme dhe krejt logjike, megjithatė ka shijen e njė sadomazohizmi politik. Simpatizantėt partiakė kanė njė argument tė fuqishėm nė dorė, tė cilin e kanė shprehur edhe nė pankartat e tyre. Ndėrsa LDKja humbi dy palė zgjedhje nėn drejtimin e Fatmir Sejdiut, Isa Mustafa i fitoi dy palė zgjedhje pėr kryetar tė kryeqendrės, duke ia shpėtuar nderin partisė sė parė tė shqiptarėve tė Kosovės. Simpatizantėt e LDKsė, pėr tė cilėt thuhet se janė nga armata e Plisave, me tė drejtė besojnė se nė bankėn e LDKsė nuk mund tė qėndrojė si rezervė lojtari i saj mė i mirė, Isa Mustafa. Ata kanė tė drejtė qė Mustafėn ta konsiderojnė si Ronaldon nė raport me Fatmir Sejdiun, i cili nė kėtė kuptim nuk ėshtė mė shumė se njė lojtar i Hysit.
Por, nuk kanė tė drejtė qė nėpėrmjet rrugės ta bėjnė njė gjė tė tillė. Madje reagimi i tyre bėn njė shembull tė pazakontė pėr shtetet me njė pluralizėm partiak. Nė anėn tjetėr reagimi i simpatizantėve dėshmon se partia perceptohet si shtet. Pra, logjika e partisė shtet nuk funksionon vetėm tek liderėt politikė, por ajo ėshtė bartur edhe tek anėtarėsia dhe simpatizantėt. Protesta e tė rinjve nga Kodra e Trimave dėshmonte mė sė miri se nė ēfarė shkalle vazhdon tė jetė politizimi i qytetarit tonė. Kjo ėshtė e keqja qė na detyron tė merremi edhe kaq dendur me Sejdiun.
Ndryshe, tė kėrkosh qė nėpėrmjet presionit ta detyrosh dikė qė tė ta pranojė vullnetin politik pėr tė tė udhėhequr, nuk mund tė kuptohet ndryshe pos si njė sadomazohizėm politik. Madje kjo gjė mund tė shpjegohet vetėm nėpėrmjet teorive tė Erich Frommit pėr logjikėn e robit dhe sjelljen e tij. Edhe populli thotė se ēdokujt mund ti merret njė gjė me zor, por ti jepet njė gjė me zor ėshtė e pamundur. Nė kėtė rast edhe u dėshmua kjo. Isa Mustafa nuk ngurroi tė prononcohet pėr kėtė rast duke thėnė se nė kėtė mėnyrė unė nuk e dua postin e tė parit tė LDKsė. Nė kėtė mėnyrė doli tė jetė mė e lehtė marrja e postit Sejdiut sesa dhėnia e postit Mustafės. Mustafa nxitoi tė vihet nė mbrojtje tė liderit tė partisė sė tij, pėr ēka e pėrgėzoi Sejdiu.
Sigurisht qė Isa nuk ka llogaritur qė me kėtė rast simpatizantėt ti shpėtojė nga sadomazohizmi politik, meqė ka llogaritur interesin e grupeve brenda partisė.
Kėta simpatizantė partiakė, tė ardhur nga lagjja mė e varfėr e kryeqendrės, kanė pasur dhe kanė arsye tė protestojnė pėr njėqind probleme qė kanė nė jetėn e tyre. Por, ata kanė zgjedhur qė tė protestojnė nė rrugė kundėr liderit tė partisė sė tyre. Njė gjė kjo krejt e pazakontė qė bėnė njė dėshmi shumė dėshpėruese pėr nivelin e zhvillimeve demokratike tek ne. /express/
Krijoni Kontakt