Pas nje debati me nje shoqen time vendosa te hap kete teme pasi jam shume kurioze te di mendimet tuaja.
Para se te fejohej kujdesej per pamjen e jashtme, bente pak tualet, i vinte rendesi kombinimit te rrobave etj. Kohet e fundit e ka lene vene teresisht pas dore. Disa here ja kisha bere te ditur nje gje te tille por justifikohej duke thene qe : s'kam shume kohe, aty ku punoj nuk me lejohet te bej tualet etj..... por sot, me se fundi, pas insistimit tim, me tha te verteten : i fejuari im nuk do qe une te mbaj veten ?!
Tani dua te di, sidomos nga djemt, si e mendoni nje gje te tille? Ju jep bezdi nese e dashura /gruaja juaj ben tualet, vishet elegante, perdor bizhuteri etj etj apo eshte e kunderta, dmth jeni te kenaqur nese femra qe keni ne krah kujdeset per pamjen e jashtme te saj?
Personalisht kam qene gjithmone e idese qe nje femer qe kujdeset per veten e saj do jete e afte te kudjeset dhe per te dashurin/ burrin e saj... por ja qe jo te gjithe e mendojne ne gje te tille.
Krijoni Kontakt