
Postuar mė parė nga
the admiral
Kėshtuqė prej kėsaj pikpamje duhet me e thanė se shqiptarėt gabuen, dhe gabuen randė fort, qė u ēuen aso kohe kundra Turkisė, sepse pėr ta do tė kishte qenė dam fort ma i vogėl me u vue nėn zgjedhė tė Turkisė, se sa me u gri prej kristjanėve.
Po e shoh, Zotni, se kjo fjalė nė gojėn time disi po ju a vret veshin dhe po ju duket nji paradoks nė vetvete. Janė faktet qė mė japin arsye. Nė vitin 1478 turqit marrin Shkodrėn dhe me te mundet me u thanė se u pushtue e tanė Shqipnia. Por megjithėkėtė, turku ia njohti Shqipnisė nji farė autonomie: na e la gjuhėn dhe kanunet tona, por askund nuk lexohet nė histori se ky mbyti qindra mija shqiptarė pėrnjiherė, sadoqė populli hoqi zi e si asht me zi prej tij. E tash ndini si u suell kristiani me Shqipni e me shqiptarė. Nė vjetin 1912 kėrcet lufta turko-ballkanike dhe ballkanikėt pushtojnė Shqipninė. Nji herė mbysin pak me thanė dyqindmijė shqiptarė, vrasin meshtarė katolikė sepse nuk ndigjonin me e mohue fenė; grijnė mysliman sepse edhe ata nuk duen me dalė dinit. Rrenojnė me themel qindra e qindra katunde, veēse si e si me e farue kombin shqiptar. Nė vjetėn 1914, ushtritė ndėrkombėtare, mbas sa intrigash tė poshtra, pushtojnė Shkodrėn. Nė kėto ushtri kombi shqiptar ka pasė mbėshtetė gjithė shpresėn e vet, sepse kėta ishin demek tė shprehunit e forcės qė do tė rregullonte botėn dhe, si tė thuesh, ata ishin pasqyra tė qytetnisė europiane. Por megjithėkėtė ata nuk sollėn kurrnjisend pėrsėmbari nė Shqipni. Ndrye mbrenda qarkut dhetė kilometrash nė Shkodėr, as qė e ēilėn nji rrugė, as qė e lėshuen nji urė, as hapėn nji shkollė, nji gjykatore, nji spital, nji send tė vetėm qė ti vyente pėrparimit dhe qytetnimit tė popullit shqiptar.
I gjithė kujdesi i tyne pėr Shqipni, pėrmblidhet nė kėta: kurrsesi mos me e lanė Shkodrėn me ba pjesė nė Shqipninė tjetėr dhe qė nė Statutin e Shtetit Shqiptar tu qitte nji paragraf i posaēėm me tė cilin tė njiheshin nė Shqipni ēifutnit nji tagri me shqiptarė, sadoqi aso kohe nuk kishte nė Shqipni me thanė asnji ēifut. Mandej, kur doli prej Shkodre, Komanda Nderkombėtare dogji tė gjitha aktet dhe arkivat e veta.
Nė vjetėn 1915, malazezėt pushtojnė Shkodrėn me rrethina, sadoqi Shqipnia ishte shtet neutral dhe nuk kishte shpallė luftė me kurrkend. Nė fillim tė vjetės 1915, italianėt pushtojnė Vlonėn, kinse pėr qėllim qė me u pėrkujdesė pėr shqiptarėt e sėmutė tė Shqipnisė jugore. Nė 1916, Austro-Hungaria pushton Shqipninė. Me e thanė me fjalė tė tjera, ata dojshin ta mbajshin Shqipninė si nji krahinė tė veten. Pėr ma tepėr: grekėt dogjėn 360 katunde nė Shqipninė jugore, tuj i mbytė tė gjithė ata qė dishmoheshin shqiptarė.
nga fjalimii at gjergj fishtes ne paris
une pesonalisht nuk kam ndonje simpati te madhe per turqit. turqit jane ata qe na kane lene ne varferi.
por nuk do e kishin pasur fare problem te na shuanin fare si komb. mirepo na lane gjuhen dhe zakonet tona.
po te mos kishim qene te pushtuar nga turqit, kufiri do te kishte qene vetem jugosllavi/greqi. nuk besoj se do te kishim ekzistuar sot.
Krijoni Kontakt