Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Pano: Kisha, të bëhet shqiptare

    Nikolas Pano, histori an i njohur i çështjes shqiptare, me titullin profesor dhe dekan i Universitetit ‘Uestern’ të Ilinoisit, në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” tregon për njohjen familjare me Fan Nolin; si mund të zgjidhet çështja e pavarësisë së Kishës Ortodokse Shqiptare.

    Ju keni pasur fatin ta njihni nga afër patriotin dhe themeluesin e Kishës Ortodokse Autoqefale të shqiptarëve. Cilat janë emocionet tuaja nga kjo periudhë?
    Fan Noli bënte shpesh vizita në shtëpinë tonë. Ai vinte te ne sa herë ishin festa, si kremtimi i emrit të ndonjërit dhe kështu kishim rastin ta takonim. Noli, përveçse orator i madh, ishte dhe plot humor, dinte shumë përralla, të cilat na i tregonte kur ishim fëmijë. Më kanë bërë përshtypje të madhe fjalimet e tij mbajtur gjatë meshës për Luftën e Dytë Botërore. Jo vetëm mua, por shqiptarë të shumtë ai i nxiti që të shkolloheshin dhe të merrnin profesione.
    Duke pasur këtë afërsi me Nolin, a ju vjen keq që Kisha Ortodokse në Shqipëri është përfshirë nga debatet, madje dhe ju vetë në fjalimin e një dite më parë theksoni ndër të tjera se është problematike pavarësia e kishës në vendin tonë...?
    Babai im, Vasili ka qenë anëtar dhe mbrojtës i Kishës së Fan Nolit, ishte një besimtar i mirë. Në rastin e Shqipërisë, fatkeqësisht nuk kishte peshkopë si Noli, kishin vdekur. Kur u lejua feja këtu, duheshin peshkopë, prandaj Janullatosi erdhi nga jashtë dhe zuri kreun e kishës. Unë u shqetësova kur u emërua dhe më pas u fronëzua si kryepeshkopi i Shqipërisë. Ai erdhi si i përkohshëm.

    Tani po krijohet një sinod i shenjtë, ku janë edhe 3 peshkopë shqiptarë. Për mua, problemi qëndron te imazhi i kësaj kishe, e cila nganjëherë ka marrë pozita pro greke. Ky problem nuk qëndron vetëm te pohimet e Janullatosit, por edhe të kryepeshkopit të Gjirokastrës, i cili në ceremoninë e pranimit të kishës ortodokse serbe është shprehur, sipas mediave, kundër pozitës së Kosovës. Them edhe njëherë, unë nuk i kam parë, por siç është raportuar në gazeta. Ky është një shqetësim tjetër i imi. Sigurisht nuk mohohet fakti që Janullatosi ka bërë një punë shumë të mirë për ringritjen e Kishës Ortodokse Shqiptare, ai ka luajtur një rol kryesor në këtë periudhë. Por duket që po vjen koha për Kishën Autoqefale Ortodokse Shqiptare që të hyjë në një fazë të re, siç është faza e shqiptarizmit. Lidhjet me Patriarkanën të jenë shpirtërore, kisha të gëzojë pavarësinë e vet brenda rregullave të besimit.
    Si mund të zgjidhet një çështje e tillë, që duket se është bërë një domosdoshmëri e kohës?
    Mendoj se duhet të jenë drejtues shqiptarë të kishës, të cilët të kërkojnë udhëheqës shqiptarë në krye të saj. Vetëm në këtë mënyrë mund të gjendet zgjidhja. Kisha nuk duhet të përfshihet në politikë, por duhet të përçojë dhe mbështesë patriotizmin shqiptar, të mbështesë çështjen kombëtare.

    G.Bushati

    http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=87427
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    U tha, u bë !

    Nje dit duke lexuar ne kete forum, mendova ne vete dhe thash qe ndoshta, perderisa nuk jan duke punuar ne kundershtim me besimin e tyre, Anastasin mund ta ruajn edhe pse neve nuk na konvenon meqe kombesia e tij eshte sinonim i armiqësis son. Keshtu qe, nese besimi s'shihet me syrin nacionalist, atehere jo grek, por edhe afrikan sikur te ishte, nese eshte i afte dhe eshte i formuar qe ta dirigjon kishen apo xhamin, ai pse mos te jet edhe ne krye te saj ?
    "Shqiptar, Elhamdulilah"

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anëtarësuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    Ilirian , shqiptart ma shum se kurr sod kan nevoj qe komunitetet fetare te jen pjes e Shqiptarizmit . E jo e greqizimit arabizimit turkizimit vatikanizimit .
    We are all Aliens

  4. #4
    Citim Postuar më parë nga extreme Lexo Postimin
    Ilirian , shqiptart ma shum se kurr sod kan nevoj qe komunitetet fetare jen pjes e Shqiptarizmit . E jo e greqizimit arabizimit turkizimit vatikanizimit .
    Kush po e kerkon kete ? Njerezit qe s'besojn ne asnje fe ?! Feja ne te vertet duhet te jet universale, pra anti-nacionaliste !! Un e thash me lart, qe ne Anastasin shohim armikun, shtetin grek me gjithe komplotin anti-shqiptar, dhe eshte normale qe ta shohim me nje sy kritik ! Por nga mbrenda komunitetit ortodoks, kjo mund te jet normale dhe qe neve (qe si takojm keti komuniteti) nuk na takon te perzihemi fare. Toleranc dmth, te pranosh dhe te respektosh si eshte ani pse nuk pajtohesh ! Dhe ne si popull jemi te njohur nderkombtarisht per kultivimin e kesaj tolerance.
    "Shqiptar, Elhamdulilah"

  5. #5
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,588
    Postimet në Bllog
    1
    Si mund të zgjidhet një çështje e tillë, që duket se është bërë një domosdoshmëri e kohës?
    Mendoj se duhet të jenë drejtues shqiptarë të kishës, të cilët të kërkojnë udhëheqës shqiptarë në krye të saj. Vetëm në këtë mënyrë mund të gjendet zgjidhja. Kisha nuk duhet të përfshihet në politikë, por duhet të përçojë dhe mbështesë patriotizmin shqiptar, të mbështesë çështjen kombëtare.
    Qendrimi i N. Pano eshte i dyzuar, sepse ai e pranon rolin e pazevendesueshem qe ka luajtur Kryepiskopi si ne ceshtjen e Kishes ashtu edhe te vete shoqerise shqiptare.
    Por, ne fund te fundit, del nga guacka religjoze dhe i jep çeshtjes karakter politik, kur kjo nuk hyn fare ketu, pasi KOASH-i nuk eshte perfshire ndonjehere ne politike dhe Ajo nuk eshte ndonje "instrument" per te mbeshtetur patriotizmin, por ka rolin e vet te percaktuar ne kanonet e saj.
    Pra, kerkohet largimi i Kryepiskopit nga Shqiperia, gje qe nuk ka se si te ndodhe pa dashjen e Tij. Kete duhet ta kuptoje mire ky zoteri, qe nuk e njeh gjendjen ne Shqiperi, dhe as mbeshtetjen e gjere qe gezon Kryepiskopi ne mes te orthodhokseve dhe te popullit ne Shqiperi.
    Perseri kemi ngarerresa te ceshtjes kombetare me besimin fetar, si dhe paragjykimet e ndryshme lidhur me kete problem. Per fat te mire ne Shqiperi keto paragjykime ndaj Kryepiskopit po pakesohen, pasi faktet per ndikimin e tij pozitiv dhe rolin qe ka luajtur dhe luan ne krye te KOASH-it, si dhe ndihmesat e medha dhe investimet ne fusha te ndryshme te jetes ne Shqiperi, flasin vete.
    Dhe ne fund te fundit, kjo eshte nje ceshtje je ju takon orthodhokseve shqiptare, te cilet e duan ne krye te tyre, orthodhokset qe banojne ne Shqiperi, jo ata qe vetem emrin kane te tille dhe flasin me opinionet politike te vendit ku jane dhe as qe jane qytetare te Shqiperise.
    Duaje te afermin tend si veten

  6. #6
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Citim Postuar më parë nga Illirian
    Tani po krijohet një sinod i shenjtë, ku janë edhe 3 peshkopë shqiptarë. Për mua, problemi qëndron te imazhi i kësaj kishe, e cila nganjëherë ka marrë pozita pro greke. Ky problem nuk qëndron vetëm te pohimet e Janullatosit, por edhe të kryepeshkopit të Gjirokastrës, i cili në ceremoninë e pranimit të kishës ortodokse serbe është shprehur, sipas mediave, kundër pozitës së Kosovës.
    Nga keto fjale duket se sa pak e njeh Z.Pano realitetin e Kishes Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise.

    Ai shprehet se Mitropoliti i Gjirokastres eshte shprehur kunder Pavaresise se Kosoves.

    Vetem kjo fjali ka 2 gabime:

    1-) Ignati nuk eshte Mitropolit i Gjirokastres por i Beratit
    2-) Dhe me e rendesishmja, ky nuk eshte shprehur kunder Pavaresise se Kosoves. Vete ky Mitropolit sqaroi se gazetat serbe e kane keqinterpretuar thenien e tij.

    Per me teper KOASH asnjehere nuk ka qene faktor anti-patriotik por ka qene dhe do ngelet nje faktor patriotizmi. Nuk ka asnje deklarate apo veprimtari te vetme te Kryepeshkopit Anastas dhe drejtuesve te tjere te KOASH qe te mbeshtesin idete e Panos se KOASH nuk ka qene ne nivelin e duhur te patriotizmit.

    Kisha ne thelbin e saj sic shprehet ne Simbolin e Besimit, eshte NJE, E SHENJTE, KATOLIKE DHE APOSTOLIKE. (KATOLIKE= UNIVERSALE DHE E PLOTE).
    Kisha punon per patriotizmin ne menyren e vet, duke ndikuar ne rritjen e dashurise dhe te sherbimit te te krishtereve per te afermit e vet. Ketu fillon patriotizmi dhe jo tek deklaratat demagogjike per patriotizem. Patriotizmi ne mendjen e demagogeve eshte ireal, subjektiv dhe si i tille ngelet nje patriotizem i rreme dhe pa asnje vlere konkrete.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 25-10-2010 më 06:01
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anëtarësuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    [QUOTE=>_Ilirian_>;2904220]Kush po e kerkon kete ? Njerezit qe s'besojn ne asnje fe ?! Feja ne te vertet duhet te A universale, pra anti-nacionaliste !! Un e thash me lart, qe ne Anastasin shohim armikun, shtetin grek me gjithe komplotin anti-shqiptar, dhe eshte normale qe ta shohim me nje sy kritik ! Por nga mbrendai komunitetit ortodoks, kjo mund te jet normale dhe qe neve (qe si takojm keti komuniteti) nuk na takon te perzihemi fare. Toleranc dmth, te pranosh dhe te respektosh si eshte ani pse nuk pajtohesh ! Dhe ne si popull jemi te njohur nderkombtarisht per kultivimin e kesaj tolerance.[/QUOTEem]

    E ki gabim se na nuk ja kemi friken ortodoxise si fe ne duhet te jem te kujdeseshem ndaj keqperdorimit te ortodoxsise per greqizimin e Shqiptarve .
    We are all Aliens

  8. #8
    Citim Postuar më parë nga extreme Lexo Postimin
    E ki gabim se na nuk ja kemi friken ortodoxise si fe ne duhet te jem te kujdeseshem ndaj keqperdorimit te ortodoxsise per greqizimin e Shqiptarve .
    Po ti, ortodoks je ?
    "Shqiptar, Elhamdulilah"

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anëtarësuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    [QUOTE=_Ilirian_>;2904444 Po ti, ortodoks je ?[/QUOTE]

    Jam njeri
    We are all Aliens

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga extreme Lexo Postimin
    Jam njeri
    Ma morri mendja , por nuk e di a beson si ortodokset apo jo ? Nëse nuk je ortodoks dhe kerkon qe t'iu japesh leksione "patriotike" me duket absurde. Ata s'jan bash kaq injorant, sa mendon ti, un e tjetri.
    "Shqiptar, Elhamdulilah"

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •