Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Dita e te gjithë shenjtërve!

    "Prandaj, nuk jeni më të huaj e mërgimtarë, por jeni bashkëqytetarë të shenjtërve dhe anëtarë të familjes së Hyjit"!


    Kush beson, nuk është kurrë i vetëm!


    Kisha katolike kremton diten e të gjithë shenjtërve!
    Jemi në prag te dites së te gjithë shentërve, ditë kjo qe kujtohet dhe festohet në shekuj me radhë ne Kishen - Popullin e Zotit - besimit katolik.

    Pra, me 1 nëntor [/B]kremtojmë diten e të gjithë shenjtorëve, Festa e të Gjithë Shenjtorëve u përhap në mbarë Evropën, duke filluar nga shekulli VIII, për t'i kujtuar tërë të krishterëve thirrjen e tyre: të jetojnë sipas mësimeve të Krishtit, të synojnë shenjtërinë e të kenë si ideal, përsosurinë.E rrugët e shenjtërisë janë të panumërta, në përkim me thirrjen e secilit besimtar, ndërsa vetë shenjtëria është masa më e lartë e jetës për çdo të krishterë.


    Çthot Bibla? A shkruam diçka në Bibel lidhur me "shenjtërit apo të gjithë shenjtërit? Po disa her, por ne këtë rast kujtojmë se Shën Pali apostull disa her ka folur lidhur me "të gjithë shenjtërit":

    "Prandaj edhe unë, duke dëgjuar për besimin mes jush në Zotin Jezus dhe dashurinë për të gjithë shenjtërit, (Ef 1; 15)

    dhe t’ju ndriçojë sytë e zemrës, që ta merrni vesh se cila është shpresa me të cilën ju ka thirrur, cila është pasuria e lavdisë së trashëgimisë së Tij ndër shenjtërit, (Ef 1; 18)

    Kështu pra, ju nuk jeni më të huaj, as të ardhur, por jeni bashkëqytetarë me shenjtërit dhe pjesëtarë të familjes së Perëndisë, (Ef 2; 19)

    ..të jeni në gjendje të kuptoni bashkë me të gjithë shenjtërit sa e gjerë, e gjatë, e lartë dhe e thellë është dashuria e Krishtit, (Ef 3; 18)

    Lutuni në Frymë, duke përdorur çdo lutje dhe përgjërim në çdo kohë dhe, me këtë në mendje, qëndroni syhapur duke u përgjëruar me ngulmim për të gjithë shenjtërit. (Efesianeve 6:18)


    Pra Kisha katolike kremton shenjtorët me besim se shenjtorët janë ata që kanë guximin të lenë gjithçka, për t’u bërë 'miq të Jezusit’. Janë pikërisht ata që na bëjnë të shikojmë se feja nuk është një grumbull ndalimesh, një seri ‘jo’-shë ose predikimesh të trishtuara moralistike. Në të vërtetë, feja është rrugë e zgjedhur me vullnet të plotë e me gëzim; lihet diçka, sepse është gjetur diçka më e mirë. Shitet gjithçka, për të blerë një thesar me vlera të pakrahasueshme; e ky thesar është takimi me vetjen e Jezusit; është takimi i syve tonë njerëzorë me sytë plot dashuri të Krishtit, që i hapin jetës horizont të ri, që tregojnë rrugën vendimtare të shenjtërisë e të amshimit.

    Shenjti është ai që mahnitet nga bukuria e Zotit e nga vërtetësia e tij e përkryer aq, sa dalë-nga-dalë, shndërrohet plotësisht. Për këtë bukuri e vërtetësi, është gati të heqë dorë nga gjithçka, edhe nga vetvetja. I mjafton dashuria e Zotit, të cilën e provon në shërbimin e përvujtë e pa interes ndaj të afërmit, posaçërisht ndaj atyre prej të cilëve nuk pret kurrfarë shpërblimi.

    Të bëhesh shenjt në të vërtetë do të thotë të realizosh plotësisht atë që jemi, d.m.th bij të Zotit: në saje të vdekjes e të ngjalljes, Jezusi bëri shndërrimin më të madh që është vërejtur ndonjë herë, duke na krijuar mundësitë që, përmes hirit, të marrim pjesë në vetë jetën e Zotit. Nuk jam më unë që jetoj - thotë Shën Pali - por është Krishti që jeton në mua!

    Shenjtorët nuk mund ta mbajnë për vete gëzimin e madh të takimit me Zotin, por dëshirojnë t’ua transmetojnë edhe të tjerëve bukurinë e fesë: e këtë e bëjnë me përvujtëri e paqe, me mëshirë e vërtetësi e me atë forcë plot butësi, që buron nga bashkimi me Krishtin, duke dëshmuar kështu se kush beson, nuk është kurrë i vetëm.
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 31-10-2010 më 08:44
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •