Azem Syla e Kadri Veseli synojnė pushtetin
Publikuar: Sot, mė 31 tetor 2010
sylakadri4.jpg
AKR lidhi koalicion parazgjedhor me PD-nė Prishtinė, 31 tetor – Azem Syla e Kadri Veseli do tė kėrkojnė votėn e qytetarėve pėr tė qenė pjesė e Kuvendit tė Kosovės, shkruan sot gazeta Koha Ditore.Sipasm gazetės, Emrat e tyre PDK-ja ėshtė e gatshme t’i fusė mė lart nė listėn e kandidatėve pėr deputetė. Kjo informatė e bėrė publike nėn kushtin e anonimitetit nga udhėheqės tė kėsaj partie, zyrtarisht nuk ėshtė konfirmuar, por as nuk mohuar nga PDK-ja. Kontakti telefonik me Sylėn dhe Veslin ka qenė i pamundshėm tė arrihej gjatė tėrė sė shtunės.
Megjithatė, burime tė gazetės brenda PDK-sė kanė treguar se pėrfshirja e Sylės dhe Veselit nė listė, tashmė, ėshtė ēėshtje e kryer.
“Ka ardhur koha qė tė dytė tė jenė nė institucione dhe PDK-ja do ta bėjė kėtė. EULEX-i nuk ka gjetur diēka nė rastin e Azem Sylės. Shumė ėshtė folur pėr tė. Deri tash nuk ka dashur tė inkuadrohej nė politikė, por tash ka ndėrruar mendje. Edhe Kadri Veseli do tė jetė pjesė e institucioneve”, ka thėnė njė nėnkryetar i PDK-sė, nė kushte anonimiteti. “Tė dytė do tė jenė nė dhjetėshen e parė tė listės sė kandidatėve”.
Dy zyrtarė tė PDK-sė nuk kanė mohuar mundėsinė qė Syla e Veseli tė jenė nė listė, por kanė thėnė se nė kėtė parti akoma nuk ka nisur tė diskutohet pėr emrat.
Bajram Rexhepi, njėri nga nėnkryetarėt e PDK-sė, ka thėnė se lista do tė pėrpilohet nė Kryesi, pasi tė mbėrrijnė edhe propozimet nga degėt.
“Askush deri tash nuk ka folur pėr emrat qė duhet tė jenė nė listė. Ne do tė mbajmė njė mbledhje tė Kryesisė, ku do tė vijnė kandidaturat nga degėt, mirėpo edhe niveli qendror ka tė drejtė njė kontingjent tė tyre ta propozojė”, ka thėnė Rexhepi. “Tash pėr tash ėshtė herėt tė flasim pėr emrat”.
(Gjėrėsisht nė gazetėn e sotme Koha Ditore)
http://www.koha.net/repository/images/sylakadri4.jpg
Tė martėn “rrėzohet” Qeveria e shpėrndahet Parlamenti
Krijoni Kontakt