Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 59
  1. #11
    Citim Postuar mė parė nga PINK Lexo Postimin
    si jeni bere mer jahu. Mos ketu, mos atje. Po le ta bejne 1 stadium modern se nuk u be qameti. Si dihet, behet ndonjehere kampionati europian atje. lol
    Ēfarė ēfarė ?
    Kampionat Europian ?
    Jo po Kampionat Ndėrplanetar lol.

    Jo pėr gjė,po nuk jemi nė Europė ne .
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  2. #12
    Citim Postuar mė parė nga PINK Lexo Postimin
    si jeni bere mer jahu. Mos ketu, mos atje. Po le ta bejne 1 stadium modern se nuk u be qameti. Si dihet, behet ndonjehere kampionati europian atje. lol
    Do duken akoma me te shemtuara ndeshjet e kombetares. 12 mije veta ne stadium 20 mije vendesh, edhe duket si i mbushur plot, po ne stadium 30 mije vendesh do duket tamam qe eshte gjysma karrigeve bosh.

  3. #13
    sylar Maska e Jackie
    Anėtarėsuar
    21-10-2010
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    539
    Ps. Sa per stadiumin ,megjithse 1/2 e investimit e jep Uefa ne bashekpunim me FSHF prap shqiptari shqiptar mbetet ,pse 30.000 ,pse me harten e shqiperise , pse me ngjyre te kuqe e jo me ngjyre blu e p0rdhi kali lol. Kroacia me 4M banore ka 2 stadiume qe kalojne 40.000 vende edhe mushen vetem ne ndeshjet e kombetares ,mos jane budallenj kta? Stadiumet nuk perdoren vetem per futboll , po dhe per koncerte ,spektakle ,evenimente me rendesi te vecante ..etj etj.

    Pyteja qe duhet shtruar pse tani ,ne kohe krize? Kur kishim mundesi t'a benim nje stadium modern shume kohe me perpara.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EdiR : 04-11-2010 mė 16:57
    Against all odds..

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anėtarėsuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    Shih shih, Kaēi qenka pro bashkim. Dite te erreta e presin kombin shqiptar!
    Kantonizimi i hapėsirės shqiptare, rruga e vetme drejt zhvillimit!

  5. #15
    A ka kush ndonje pamje projekt per stadjumin e ri?
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  6. #16
    Citim Postuar mė parė nga {A_N_G_E_L_69} Lexo Postimin
    A ka kush ndonje pamje projekt per stadjumin e ri?
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=128907
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  7. #17
    Citim Postuar mė parė nga B.Jack Lexo Postimin
    Ps. Sa per stadiumin ,megjithse 1/2 e investimit e jep Uefa ne bashekpunim me FSHF prap shqiptari shqiptar mbetet ,pse 30.000 ,pse me harten e shqiperise , pse me ngjyre te kuqe e jo me ngjyre blu e p0rdhi kali lol. Kroacia me 4M banore ka 2 stadiume qe kalojne 40.000 vende edhe mushen vetem ne ndeshjet e kombetares ,mos jane budallenj kta? Stadiumet nuk perdoren vetem per futboll , po dhe per koncerte ,spektakle ,evenimente me rendesi te vecante ..etj etj.

    Pyteja qe duhet shtruar pse tani ,ne kohe krize? Kur kishim mundesi t'a benim nje stadium modern shume kohe me perpara.
    Eshte shpenzim i kote. Une jam dakort qe te behet i ri, por tani per tani nuk ka nevoje per 30 mije. Te behet me i vogel dhe te lihet mundesia per zgjerim me vone, nese ka nevoje.

    Nese Kroacia paska stadiume me 40 mije vende dhe i mbush per ndeshje nderkombetare, bravo u qofte. Por ama Shqiperia ka nje stadium me 19 mije veta qe nuk mbahet mend hera e fundit kur eshte mbushur plot. Kshuqe nuk i bie te jene budallenj kroatet, por thjesht me tifoza se ne, dhe sigurisht me te mire ne futboll.

    Te investohet njehere te fushat per kalamaj mne ato leket qe do japin shqiptaret dhe stadiumin ta bejn pak me te vogel vetem me leket qe u jep UEFA apo FSHF. Kur te rriten ata kalamaj pastaj dhe te shkojne ne kombetare, mbase jemi pretendent per tu futur ne ndonje kampionat europian dhe del nevoja per stadium 30 mije vendesh.

    Nuk fillohet futbolli nga bishti. Te rinjte luajn ne balte dhe shikojne nga jashte stadiumin modern.

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gazeta panorama

    -

    Interesant! Vetėm pėr prishjen e Stadiumit Kombėtar heshtin

    E premte, 05 Nentor 2010 11:00 . .

    Nga: BESNIK DIZDARI

    Janė ēuar peshė. Janė ēuar peshė pėr "shtėpinė" e Enver Hoxhės, e cila do tė...

    prishet pėr t'u ndėrtuar Parlamenti i Republikės sė Shqipėrisė. E ēka nuk thonė! Thonė qė ėshtė arkitekturė historike! Thonė qė ėshtė trashėgimi e diktaturės dhe duhet tė ruhet, qoftė edhe pėr t'i treguar brezit tė ri se ēka qe diktatura komuniste! Thonė se askush nė botė nuk i prish kėto objekte. Thonė se ky mermer qė kėrkon tė pushtojė qiellin, po tė prishet, prish historinė e bulevardit "Dėshmorėt e Kombit" e ndoshta tė vetė Shqipėrisė!
    E ēka nuk thonė! Thonė se ėshtė mėkat tė prishet, se po u prish, prishet dėshmia e historisė. Ndonėse ky objekt pėr atė qėllim pėr ēka u ndėrtua, nuk pati mė shumė se nja dy a tri vjet jetė, qė nė tė vėrtetė nuk qe histori. Ngaqė pėr fatin e tij tė keq, nuk arriti tė bėjė histori, mu sepse Regjimi i tė "zotit" tė kėtij objekti, ra shumė shpejt pas ndėrtimit tė tij.
    Nuk kam fort dėshirė qė tė hyj unė e tė argumentoj prishjen apo mosprishjen e kėtij objekti. Dhe nė fund tė fundit, nuk kam dėshirė tė hyj.
    Ajo ēka mė pėlqen t'i hyj paksa, ėshtė pyetja qė mė lind e fuqishme: Ē'kanė qė janė ēuar peshė kėsisoj pėr ta shpėtuar kėtė objekt, i cili edhe nga ana arkitekturore, pėrveē vetėmadhėshtisė mbytėse me tė cilėn kėrkon tė tė imponohet kur i kalon afėr, nuk tė ngjall asnjė shije estetike mbresėlėnėse? (Pėrjashto rastet kur sheh duke rrėshqitur fėmijėt e guximshėm nga lart-poshtė prej shpateve tė kėsaj trampoline tė pajetė prej mermeri). Sepse, pėrveē tė tjerave, nuk harmonizohet as me stilin zogist ministror tė ndėrtimeve tė atyshme, as me stilin musolinian, as me stilin kremlinian tė sovjetizmit tonė.
    E ēka nuk thonė, vėrtet! Duke u hedhur pėrpjetė vetėm pėr kėtė objekt qė as histori nuk arriti tė bėjė, as funksionin pėr tė cilin u ndėrtua nuk pati kohė ta luajė.
    Nuk mė pėlqen kurrsesi qė nė kėtė shkrim tė pėrshkruaj se si regjimi ka hedhur nė erė kishėn mijėvjeēare tė Vaut tė Dejės e kishėn e Zojės; ka prishur xhami e kisha tė tjera sa tė duash. Ka zhdukur pazarin e Shkodrės qė ka pasur 4 000 dyqane. Ka futur nėn dhč Pazarin e Tiranės. Ka rrėnuar Pazarin e Korēės. Ka hedhur nė erė varrin monumental tė Nėnės Mbretėreshė. Ka flakur eshtrat e At Fishtės nė Kir. Ka djegur librat mė tė vjetėr shqiptarė e tė kulturės botėrore nė oborre kishash, jo nė kohėn e Inkuizicionit, por mė 1967 tė shekullit XX.
    E ēka nuk kanė prishur ata, "baballarėt" e….
    Dhe nuk shoh tė hidhet pėrpjetė askush prej tyre pėr gjithė kėto rrėnime tė pafund tė historisė e kulturės kombėtare. Se edhe sot ia vlen tė hidhesh pėrpjetė pėr ato masakra qė u bėnė kundėr kulturės sonė tė vjetėr, tė arkitekturės sė qytetėrimit tonė tė lashtė, po dhe modern tė asaj kohe. Natyrisht, kėtė e bėn vetėm nėse je dhe ndihesh shqiptar.
    E ēka nuk thonė, vėrtet!
    Dhe prapė pyes: ēka kanė qė janė ēuar peshė pėr kėtė objekt pranė Kryeministrisė, qė pėrveē tė tjerave, edhe nė aspektin arkitektonik qe ndėr objektet e parė me tė cilin nisi shkatėrrimi i gjithė harmonisė sė ndėrtimeve dhe stilit tradicional tė "Dėshmorėve tė Kombit"?
    Mbes keq pėr tė marrė njė pėrgjigje apo njė domethėnie.

    2.
    Mirėpo, papritmas mė duket se megjithatė, e gjej pėrgjigjen dhe domethėnien e gjithė kėsaj. E gjej te vendimi pėr tė ndėrtuar njė stadium tė ri, duke shuar Stadiumin Kombėtar. Dhe po papritmas krahasoj:
    Janė ēuar peshė pėr tė mbrojtur njė objekt qė nė pėrmbajtjen e tij nuk arriti tė jetonte as tri vjet. E aq mė pak, tė ketė bėrė histori Rajshtagu dhe as histori Kremlini. Dhe heshtin, edhe pse kanė marrė vesh qė do tė prishet Stadiumi Historik Kombėtar pėr t'u ndėrtuar mbi tė njė stadium krejt i ri, modern, qė ndryshe do tė thotė se mbi shuarjen e njė historie tė vjetėr, tė ndėrtosh njė histori tė re, ose duke prishur njė histori tė vjetėr, tradicionale, tė pasur, shumėvjeēare, qė ka qetėsuar pėr rreth 70 vjet shpirtin e trazuar tė shqiptarėve, tė nisėsh nga e para njė histori tė re, qė natyrisht do tė shpaloset nė njė arenė krejt tjetėr, tė re, moderne.
    E, tash krahasoni. Hidhen pėrpjetė pėr "shtėpinė" e Enver Hoxhės, njė objekt qė nuk arriti tė bėnte histori. Dhe heshtin pėr prishjen e "shtėpisė" sė madhe sportive tė brezave tė shqiptarėve qė ėshtė Stadiumi Kombėtar, qė ka plot gati 70 vjet qė bėn histori, qysh kur me dekretin e Viktor Emanuelit tė III, tė dhjetorit 1939, nisi tė ngrejė themelet e tij!
    Ata nuk ndiejnė mall se po prishet historia. Po ta kishin vėrtet kėtė mall historik dhe apolitik, siē thonė, mė parė se pėr kėtė objekt, do tė shqetėsoheshin pėr prishjen e stadiumit qė bart mbi supet e tij njė histori tė jashtėzakonshme qė ka kapur shekullin.
    E, ai qė ka mall kėtu, ėshtė autori i pėrvuajtur i kėtyre radhėve. Dhe natyrisht jo vetėm ai.
    Si ka mundėsi qė nuk shqetėsohen se do tė prishet kujtesa historike e tribunave tė atij stadiumi, ku ėshtė shpallur Shqipėria Kampione e Ballkanit, mė 1946? E nuk u vjen keq qė do tė tjetėrsohet aty para tribunės ai vend emblematik ku mė 13 tetor 1946, qe vendosur podiumi mbi tė cilin lartėsohej trupi monumental i Loro Boriēit me kurorėn e dafinės dhe Kupėn e Kampionit tė Ballkanit, madje para gjithė udhėheqėsve komunistė me nė krye Enver Hoxhėn. Po, po, edhe kjo e fundit ėshtė histori qė duhet tė kujtohet e tė mos tjetėrsohet.
    Mirėpo, ja qė do tė prishet tribuna karshi prej ku unė dhe mijėra tė tjerė mė 17 dhjetor 1967 kemi parė dhe pėrjetuar me ankth barazimin mitik 0-0 me Gjermaninė - nėnkampione e botės nė fuqi, si njė duel midis Davidit dhe Goliadhit qė tronditi krejt Europėn.
    Nuk do tė jetė mė dhoma ku nė shtatorin 1970, pak muaj para se tė dalė kampion i Europės, jam gjendur midis Ajaksit legjendar tė futbollit botėror, menjėherė mbas barazimit tė bujshėm 2-2 me "17 Nėntorin" e Tiranės, dhe ku kam dialoguar rrufeshėm me trajnerin po aq legjendar, Rinus Michels, tė befasuar asisoj prej asaj fushe tė zakonshme, prej kėtyre tribunave modeste, prej kėsaj arene elektrizuese shqiptare.
    Nuk do tė kem mė vendin tim tradicional nė tribunėn e shtypit prej ku kanė lindur qindra e qindra faqe tė shkrimeve e librave tė mi. Dhe jo vetėm tė mi. Do tė zhduket kabina prej ku i paharrueshmi Anton Mazreku u dha jetė qindra ndeshjeve pėrmes radiokronikave tė tij qė qenė tė njė vlere europiane. Do tė mėrzitem fort kur nuk do tė shoh mė, atė pjesė tė fushės, ku pėrballė Tribunės sė Nderit janė zhvilluar ceremonitė e gati 120 kampionateve e Kupave Kombėtare tė futbollit tė mijėra ndeshjeve; ku janė ngritur lart trofetė sportivė e janė vėnė medaljet e qindra kampionėve tė Shqipėrisė.
    Dhe do tė ndihem tejet i trishtuar se do tė mė zhduket pista ku janė zhvilluar mbi 60 kampionate kombėtare tė Atletikės sė Lehtė, dėshmitar pamor i tė cilėve kam qenė gjithashtu nė mbi nja 50 prej tyre. Dhe jo vetėm unė.
    Do tė mė prishet pedana e kėrcimit tė Nih Ēih Ēinit - rekordmen legjendar i botės nė kėrcimin sė larti, ku isha i ulur pranė tij mbi barin e pedanės, ndėrsa e intervistoja mė 1971, teksa ai pasi do tė kėrcente 2.25 metra, po kėrkonte tė thyente rekordin e tij botėror (2.28). Kjo po, ėshtė histori qė duhet ruajtur fort. Do tė prishet kėsisoj, pedana dhe pista ku kanė garuar njė Ji?ķ Skobla, njė Josef Odložil apo njė Vilém Mandlik, tė cilėt ishin ndėr atletėt mė tė mirė tė botės. Kjo po, ėshtė historia qė duhet ruajtur. Do tė mė prishet pedana ku ka bėrė garat e para kampionia e botės, Kampionia e Europės dhe Nėnkampionia Olimpike Mirela Manjani, shqiptarja po legjendare qė garoi pėr Greqinė.
    Nuk do t'ia arrij tė marr mė me mend golat e Josės dhe tė Mingės tė cilėt mė 1984 mposhtėn 2-0 pėr Kupėn e Botės njė nga skuadrat mė tė fuqishme tė Europės e tė botės tė asokohe, Belgjikėn e Shifos, sepse ajo fushė, ato tribuna, ai mjedis do tė mė zhduket sysh pėrjetė, pėr t'u ndėrtuar stadiumi i ri, qė do tė jetė diēka krejt tjetėr. Nuk do tė arrij mė tė marr me mend as mposhtjen prej Panajot Panos me shokė, tė Torinos sė Italisė - ato ditė Kampione e Europės. Dhe as tė fitoreve tė bujshme ndaj Cėltic tė Gllaskout apo Austrisė sė Vjenės prej Partizanit tim. Dhe as mposhtjen e Kampiones sė Europės 2004, Greqisė, prej Kombėtares sime. Dhe kurrsesi nuk do t'ia arrij tė marr mė me mend tribunėn me flamurin gjigant kombėtar tė mijėra shqiptarėve atdhetarė tė mėdhenj tė Kosovės sime, qė ndizte Tiranėn dhe Shqipėrinė e asaj mbrėmjeje tė paharrueshme. Natyrisht jo vetėm unė, po gjithė shqiptarėt.
    Kėto po, janė histori pėr t'u ruajtur me tė gjithė monumentin e tyre, memorialin e tyre, qė ėshtė Stadiumi Kombėtar.
    Tė gjithė kėto histori nuk do t'ia arrij t'i nėpėrmend mė as si njė mirazh. Dhe jo vetėm unė.
    Sepse stadiumi i ri padashur do tė ma shkatėrrojė gjithė kėtė histori. Madje do tė ma zhdukė.
    Nuk do ta kem mė aq afėr Tribunėn e Nderit dhe kėshtu nuk do t'ia arrij tė kujtoj mė praninė pėr herė tė parė dhe tė vetme nė historinė e Shqipėrisė (1995) tė tė dy presidentėve tė Komitetit Olimpik Ndėrkombėtar (CIO), Huan Antonio Samaranch dhe Jaques Rogge.
    Ndiej mall qysh tash kur kujtoj se do tė mė zhduket tribuna karshi, qoftė dhe ngaqė mė kujton dekorin gjigant tė spartakiadave kombėtare qė i thurnin lavde regjimit, ndėrsa Enver Hoxhėn e kisha 10 metra larg kabinės sė shtypit tė asokohe, teksa interpretonte dashuri tė rreme, me vetėmadhėshtinė e tij tė shfrenuar, tė cilėn ne, gazetarėt po tė regjimit, vraponim duke na u marrė fryma pėr tė mbėrritur shpejt nė redaksi dhe pėr ta pėrshkruar deri nė patetikėn mė servile qė mund tė ekzistonte. Kjo po, ėshtė histori, gjurmėt e sė cilės, pėr hir tė sė vėrtetės, gjithashtu duhen ruajtur. Sepse ėshtė histori e gjallė, e pėrjetuar drejtpėrsėdrejti me tė gjithė fasadėn e kriminalitetit tė saj nė kėtė tempull sportiv 70-vjeēar qė quhet stadiumi kombėtar "Qemal Stafa".
    Kjo po, ėshtė histori, gjurmėt e sė cilės do tė shuhen me ngritjen e stadiumit tė ri europian, qė me tė drejtė do tė ndėrtojė Shqipėria e sotme. Pėr fat, do tė ndėrtohet duke zhytur nė nėntokė historinė e Stadiumit Kombėtar, stadiumit tim shqiptar, stadiumit tonė shqiptar, stadiumit qė mund tė mos prishet mu pėr hir tė historisė, kur me pak mundim, siē e kam thėnė me kohė, i riu mund tė ndėrtohet diku tjetėr. Dhe kėshtu, pa harxhuar asgjė mė tepėr, fitonim njė stadium mė tepėr!

    3.
    Por ata heshtin. Dhe janė ēuar peshė vetėm pėr "shtėpinė" e Enver Hoxhės, e cila do tė prishet pėr t'u ndėrtuar Parlamenti i Republikės sė Shqipėrisė, qė nė ndryshim nga stadiumi i ri, vėshtirė t'i gjendet vend mė i pėrshtatshėm.
    E ēka nuk thonė, vėrtet! Thonė qė ėshtė arkitekturė historike! Thonė qė ėshtė trashėgimi e diktaturės dhe duhet tė ruhet, qoftė edhe pėr t'i treguar brezit tė ri se ēka qe diktatura komuniste! Thonė se askush nė botė nuk i prish kėto objekte. Thonė se ky mermer qė kėrkon tė pushtojė qiellin, po tė prishet, prish historinė e bulevardit "Dėshmorėt e Kombit"!
    Dhe heshtin pėr prishjen e Stadiumit Kombėtar me njė jetė 70-vjeēare, tempullin historik tė shpirtit sportiv tė shqiptarėve.
    Ashtu siē heshtin tash 65 vjet pėr atė qė kanė prishur ata, "baballarėt" e….
    Janė naivė. Iu thotė mendja qė ne nuk e dimė se "arkitektura ėshtė mė misteriozja dhe mė ushqyesja e ideve" (Guy de Maupassant). E ideve tė tyre…

    ..

  9. #19
    sylar Maska e Jackie
    Anėtarėsuar
    21-10-2010
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    539
    Citim Postuar mė parė nga Qyfyre Lexo Postimin
    Eshte shpenzim i kote. Une jam dakort qe te behet i ri, por tani per tani nuk ka nevoje per 30 mije. Te behet me i vogel dhe te lihet mundesia per zgjerim me vone, nese ka nevoje.

    Nese Kroacia paska stadiume me 40 mije vende dhe i mbush per ndeshje nderkombetare, bravo u qofte. Por ama Shqiperia ka nje stadium me 19 mije veta qe nuk mbahet mend hera e fundit kur eshte mbushur plot. Kshuqe nuk i bie te jene budallenj kroatet, por thjesht me tifoza se ne, dhe sigurisht me te mire ne futboll.

    .
    Nuk mbahet mend? Pse ndeshja fundit me Bosnien mos t'u duk gje gjysem plot? Kapaciteti i plote ishte ,hiq kushtet e sigurise qe ndanin tifozat tane me ato te bosnies qe ishin lene bosh. Biles shume njerez me bileta ngelen jashte se u mbyllen dyert. nejse.

    Ti po thu ta bejme njehere 20 mije pastaj ti shtojme ca arna kur te kemi mundesine? pse mo vlla 30.000 te duket noi stadium i madh ty? Per trevat shqiptare qe vijne nga kosova maqedonia cameria kapaciteti 30.000 eshte mese normal. Ti mos prit te mbushet plot me malten e luksemburgun,se nuk mbushet ne asnje vend te botes.

    Pastaj te terheqesh tifoze duhet t'u ofrosh kushte. Imagjino Qemal stafa ska banjo ,ndersa tek 10-tcet mrapa portave nuk prefero te shkoje njeri se nuk sheh gje ,eshte shume larg fushes ,i mbuluar ne rast shiu nuk eshte ..etj etj

    Stadiumi 30.000 do jete i mbuluar ,tifozet do jene shume prane fushes ,do kete banjo ,gjithashtu tifozet do kene mundesi ne pushim te pj1 te pine ose hane dicka si ne gjithe boten dhe ambjente te tilla me promocionet e duhura nuk lihen kurre bosh. Kur te vije kosovari nga ks do vije me qef ,dhe jo me idene qe do laget nga shiu ose do gjej a jo bilete.

    Une mendoj qe 30.000 eshte mese i pranushem per nje kryeqytet qe po shko 1 milion e gjys banore. Dhe futbolli sdo jete ky qe kemi ,por sigurisht qe eshte dhe do jete ne rritje e siper. Kroati i mbush se ka futboll ,se te ishte kroacia ne nivelin e kombetares tone as 1/4 e stadiumit se mbush dot.
    Against all odds..

  10. #20

    Pajtohem plotesisht me mendimin tend. +rep

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •