Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Ndërtuesit në krizë, 4 mijë apartamente të pashitura.

    katrorit more m.uterit e mafie betonit te edvin dako lesko-bilionit..


    i them mire mo?

    ja cthot media qe i qan hallnë jahta-xhijve.. bilionerë..





    Lajmet Kryesore

    Ndërtuesit në krizë, apartamentet me klering, bankat bllokojnë kreditë

    4 mijë apartamente të pashitura, qeveria neglizhon kërkesat për ndryshime në ligj

    Sektori i ndërtimit është mbërthyer nga kriza e likuiditeteve. Rreth 4 mijë apartamente janë të pashitura. Apartamentet e pashitura, kanë sjellë edhe bllokimin e investimeve për shkak të ngrirjes së likuiditeteve. Ndërkohë që sektori bankar ka shtrënguar kushtet e kreditimit, qeveria mban pezull kërkesat e ndërtuesve për disa ndryshime në legjislacionin tatimor.

    Gjatë vitit 2009 dhe deri tani shitjet janë sporadike dhe jo si rezultat i kërkesë-ofertës. Humbja e përllogaritur për vitin e shkuar regjistrohej deri në 258. 5 milionë euro, e cila edhe për këtë vit pritet të jetë në të njëjtat shifra. E ndërsa ndërtuesit janë në pritje të ndryshimeve që i kanë kërkuar qeverisë për të dalë nga kriza, INSTAT dhe Banka e Shqipërisë, pohojnë se ky sektor është përmirësuar.
    Kriza
    Mungesa e likuiditeteve është faktori kryesor që ka shtyrë drejt kolapsit investimet në ndërtim. Burime nga Shoqata e Ndërtuesve bëjnë të ditur se ky fakt detyron sektorin e ndërtimit të kryejë punimet me klering. Burimet bëjnë të ditur se 60-70 për qind e ndërtimeve në këtë sektor bëhen me klering. Ky proces sjell pasojat zinxhir jo vetëm në kompanitë e ndërtimit, por edhe në ato që kryejnë punimet ndihmëse. Burimet bëjnë të ditur se sektori i ndërtimit pohon se shitjet janë shumë të pakta madje në pjesën më të madhe të rasteve edhe nën kosto. Për të kapërcyer situatën e vështirë ndërtuesit i janë drejtuar qeverisë me një propozim për disa ndryshime të taksave por nuk kanë marrë ende asnjë reagim prej saj. Burime nga Shoqata e Ndërtuesve bëjnë të ditur se pak kohë më parë i kanë kërkuar qeverisë që tabela e pagave referuese për sektorin e ndërtimit, e miratuar me Vendimin e Këshillit te Ministrave Nr. 285, date 04.05.2007 të ndryshoje sipas propozimit të Shoqatës së Ndërtuesve e cila faktikisht i përgjigjet pagave reale të sektorit të ndërtimit. Një tjetër kërkesë ishte edhe heqjen e tatimit mbi fitimin për sipërfaqet që nuk shiten nga shoqëritë e ndërtimit por përfitohen nga pronarët e truallit në këmbim të sipërfaqes së truallit që ato vënë në dispozicion të shoqërive të ndërtimit. Ky tatim të paguhet vetëm nga pronaret e truallit, të cilët realisht janë personat që përfitojnë të ardhura nga shitja e sipërfaqeve të ndërtimit në këtë rast. Ndërtuesit kërkojnë të hiqet barra administrative për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit dhe të gjitha transaksionet me vlerë më të madhe se 6 milionë lekë të kryera më bankë, të merren vetëm nga bankat e nivelit të dyte ku këto transaksione kryhen.

    gazeta sot

  2. #2
    Besimtar Katolik Maska e altint71
    Anëtarësuar
    27-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    933

    Nuk shiten as apartamentet e vjeter.

    Kriza qe ka kapur emigrantet ka bere qe dhe nje pjese e apartamenteve te prenotuara prej ture nuk jane salduar me .
    Po ashtu ne tiran kam kostuar vet qe ka veshtersi te shiten apartamentet e vjetra .
    Njoh persona qe nuk marin dot as leket qe e kan blere para 5 vjetesh edhe pse Shtepia eshte e restaurata mebanjo pllaka e dritare e porta te reja,e keshtu jan te deturuar te rrin aty.
    Imaginoni kur te hapen vizat cdo behet.
    Ka nga qe jane duke vazhduar te shemtojne pallatet si kuba te enverit ca me ballkona me cimente dhe moda e fundit gjith hekur e zingato
    E gjith kjo te xhomlliku.
    Se di si komuna e urbanistica lejon nje gje te tille!!!!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Kuptohet qe eshte krize,se na ka ngel dhe Edi me shtepi me qira!(ka rezik,qe qiran tja paguj bashkia).
    Per tu habitur,qe nuk shiten apartamentet.Pse nuk bojn nje ligj;qe gjithe fshataret e shqiperise te vine ne Tirane,qe ta bojme qytetin me pallate te reja....
    Per ça e kemi von Edin si Kryeplak....?

  4. #4
    Cmimet e shtepive jane vertete te larta dhe kerkesa per ti blere ato nuk perputhet me oferten. Por eshte po aq e vertete qe pjesa me e madhe e apartamenteve te pashitura jane ne periferi te Tiranes, atje ku nuk ke as uje, as drita, as siguri personale. Ne zonat e preferuara dhe te qeta te Tiranes nuk para gjen apartemente te lira dhe me cmim te lire.
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kush me sqaron si kryhet shitja e nji shpije ose apartamenti?

    a nderhyn shteti duke te rruajtur nji far perqindjeje?

    keshtu degjova..

  6. #6
    Po mer po pa shit...prandaj sa vjen e rriten cmimet. Gjithsesi edhe ne Shqiperi do plasi flluska e betonit, pune kohe.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •