Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    EAGLE warrior Maska e MafiaWarz
    Anëtarësuar
    12-05-2010
    Postime
    1,787

    Njerëzit më të fuqishëm në vitin 2010

    Njerëzit më të fuqishëm në vitin 2010


    Nga Forbes
    Në planetin tokë frymojnë 6.8 miliard njerëz. 68 prej tyre janë personalitete që njihen si njerëzit më me ndikim në botë. Ne jemi të magjepsur nga fuqia. Ne qëndrojmë në ankth nga ata të cilët e përdorin këtë forcë dhe të cilët abuzojnë me të. Ne lakmojmë pushtetin. Secili me më dëshirë do të ishte çekan se sa gozhdë. Njerëzit e kësaj liste janë përzgjedhur në mënyra të ndryshme. Ata e rrotullojnë botën sipas vullnetit të tyre. Ata janë krerët e shteteve, figura të mëdha religjiozë, interpretues dhe njerëz të ligjit. Krahasimi relativ i kësaj fuqie siç është diversiteti i grupeve është një biznes i rrëshqitshëm. Për ta bërë këtë ne kemi definuar forcën në katër dimensione. Së pari kemi pyetur nëse këta persona kanë ndikim mbi masën.
    1 Hu Jintao, 67 vjeçar, president i Kinës
    Udhëheqësi politik i numrit më të madh të njerëzve në botë, ushtron një kontroll diktatorial në mbi 1.3 miliard njerëz, 1/5 e popullatës në botë. I papëlqyeshëm për pjesën perëndimore të botës, ai ndërton qytete, burgos disidentët dhe censuron internetin dhe asnjëherë nuk ballafaqohet me ligjin.
    2 Barack Obama, 49 vjeçar, president i SHBA-ve
    Demokratët e Obamës pësuan një goditje të fortë në zgjedhjet afatmesme në SHBA, me presidentin i cili ka humbur mbështetjen e Dhomës së Përfaqësuesve dhe mezi po qëndron në Senat. Është një rënie vërtetë e shpejtë për një nga individët më me ndikim në botë.
    3 Abdullah bin Abdul Aziz al Saud, 86 vjeçar, mbreti i Arabisë Saudite
    Sundimtar absolut i mbretërisë s shkretëtirës, që përmban rezervat më të mëdha të papërpunuar të naftës në botë dhe dy vendet më të shenjat të Islamit.
    4. Vladimir Putin, 57 vjeçar, kryeministër i Rusisë
    Një nga kryeministrat më të fuqishëm që ndikon edhe në kufizimin kompetencave të presidentit Medvedev. Ish-oficeri i KGB së fundi ka dhënë verdiktin për energjinë dhe mineralet e lëndës së parë.
    5. Papa Benedikti XVI, 83 vjeçar
    Autoriteti më i lartë shpirtëror i 1.1 miliard njerëzve në botë apo 1/6 e popullatës. Tradicionalist i patundur që shpreh keqardhje për sekularizmin, konsumizmin dhe relativizmin moral, i papërkulshëm ndaj kontrollit të lindjeve, martesave homoseksuale dhe rregullin e femrave priftëresha.
    6 Angela Merkel, 56 vjeçare, kancelare e Gjermanisë
    Femra më e fuqishme e planetit. Mbikëqyrë kontrollin e pjesës më të madhe të ekonomisë evropiane. Mburret me nëntë kompanitë publike me shitjet vjetore më të madhe rreth 70 miliard dollarë.
    7 David Cameron, 43 vjeçar, kryeministër i Anglisë
    Kryeministri më i ri anglez në 198 vitet e fundit dhe kjo si rezultat i Kolegjit “Eton, Brasenose” Oksford, me origjinë nga Mbreti Uilliami IV. I cilësuar edhe si zëvendësuesi i Margarte Thaçer, Kameron ka të përbashkët me femrën më të fortë angleze vendosmërinë e hekurt.
    8 Ben Bernanke, 56 vjeçar, guvernator në Uashington DC
    Ai tani ka në thelb vetëm një qëllim, i cili renditet si rrahja e fundit financiare: lehtësimin sasior apo më thjeshtë ‘proshim dollarësh”.
    në kushtet e laike
    9. Sonia Gandhi, 63 vjeçare, presidente e Indisë
    Pavarësisht nga përzierja e saj me nënë italiane, me një religjion katolike dhe me ngurrime politike, Gandi ushtron ndikimin në rreth 1.2 miliard indian. Së fudni është përzgjedhur në krye të katër posteve, si udhëheqëse e Partisë Kongresiste dhe disa poste të tjera të trashëguara nga dinastia Gandi. .
    10. Bill Gates, 54 vjeçar, babai i Mikrosoftit
    Shitja e biletave të lotarisë për bamirësi është e vështirë. Me bashkëpunëtorë gjithashtu miliarderë me të cilët ndanë gjysmën e kësaj pasurie është pothuajse e pamundur. Por si duket këtë askush nuk ia ka thënë Gejtsit sepse ai megjithatë është një nga njerëzit më të pasur në planet.
    Sipas listës së revistës "Forbes", 10 liderët më të fuqishëm në botë
    Praises due to the most high, Allah

    Praises due to the most fly, Prada

    Baby, I'm magic, ta-dah

  2. #2
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    pak kontraktore po me duket kjo liste e forbes......
    e njejta reviste ne listen e miliardereve me te fuqishem ne bote, ne vend te pare ka vendosur bloomberg dhe ne te dytin berlusconin.
    pra te dy i ka cilesuar me te fuqishem se gates te cilin e ka vene ne vendin 9.
    ndersa ketu ai eshte para te dyve.......
    Vasudhaiva Kutumbakam

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •