Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131

    Thumbs up Shkup: Faltore për muslimanët në Klinikën Universitare

    E mërkure 27 Tetor 2010 17:18

    Me faljen e dy rekateve namaz, ministri i Shëndetësisë Bujar Osmani, zyrtarisht lëshoi në përdorim faltoren myslimane në Qendrën klinike të Shkupit. Ministri Osmani theksoi se ky objekt fetar do t’i mundësojë personelit mjekësorë, pacientëve dhe familjarëve të tyre të kryejnë obligimet e tyre fetare. Sipas tij, ky objekt u lëshua në përdorim pas kërkesave të shumta të pacientëve të përkatësisë fetare islame.
    Faltorja e re ndodhet në afërsi të Klinikës së fëmijëve dhe është i pari i këtij lloji në rajon.
    “Është kjo një kërkesë e kamotshme e pacientëve, është kërkesë e organizatave për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve, është një e drejtë themelore bazike e pacientëve për të pasur mundësinë për të kryer obligimet e tyre fetare, është një praktikë e shëndetësive moderne në Evropë, është praktikë në sektorin privat në Maqedoni. Më vjen mirë që tani edhe në shëndetësinë publike po krijojmë këto parakushte për të realizuar të drejtat themelore të pacientëve” tha ministri i Shëndetësisë Bujar Osmani.
    Mjekët, pacientët dhe qytetarët shprehen se ky objekt fetar, do të ndikojë në shërimin shpirtëror të njerëzve, por do të jetë edhe nxitje për autoritetet për përmirësimin e kushteve të tjera nëpër spitale.
    “Sigurisht që është një nevojë e kohës, nga arsyeja se është rritur numri i punonjësve në klinikën këtu në Shkup të cilët i përkasin fesë islame dhe lutja apo namazi është një obligim për çdo besimtar. Ashtu që kjo vërtet ishte nevojë e kohës” tha mjeku Rexhep Memedi.
    “Po është mirë të ekzistojë, për shkak të sëmurëve që gjenden këtu, dhe ka nevojë për gjithë popullatën. Kjo do të ndikojë edhe në përmirësimin e kushteve tjera, sepse çka është fetare është e respektuar nga gjithë anët” u shpreh një qytetar. “Ne e përshëndesim hapjen e këtij objekti fetar dhe mendojmë se do t’i shërbejë pacientëve dhe familjarëve të tyre për gjendjen psikike dhe shpirtërore” tha një tjetër qytetar.
    Përveç objektit fetar islam, në qendrën klinike të Shkupit, prej vitesh ekziston edhe kisha të cilën e shfrytëzojnë pacientët e përkatësisë fetare të krishterë. Objektet e tilla fetare në kuadër të qendrave spitalore, tanimë janë praktikë në shumë shtete të Bashkimit Evropian, varësisht nga përkatësia fetare e pacientëve. /Alsat-m/
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  2. #2
    Të ketë faltore është më se e nevojshme, sidomos kur këtë nevojë e kanë edhe pacientët, por vendin nuk e paskan gjetur adekuat. Jo pranë klinikës së fëmijëve, por gjeni vend dikund afër klinikës së psikiatrisë.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  3. #3
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    Të ketë faltore është më se e nevojshme, sidomos kur këtë nevojë e kanë edhe pacientët, por vendin nuk e paskan gjetur adekuat. Jo pranë klinikës së fëmijëve, por gjeni vend dikund afër klinikës së psikiatrisë.
    kjo faltore sherben per mjeket dhe puntoret dhe nuk eshte i rendsishum vendi me rendsi eshte qe ketyre besimtarve tju mundsohet ti kryejn obligimet e tyre fetare
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  4. #4
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Edhe objekti "Nëna Naile" i cili gjindet në disa vende të Kosovës ka këndin e vet të faltores, kurse për ata që kanë nevojë për psikiatri ua bëjë me dije se ketu nuk është vendi, një kontroll e juaja tek specialisti do t'u bënte dobi.
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  5. #5
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin
    Edhe objekti "Nëna Naile" i cili gjindet në disa vende të Kosovës ka këndin e vet të faltores, kurse për ata që kanë nevojë për psikiatri ua bëjë me dije se ketu nuk është vendi, një kontroll e juaja tek specialisti do t'u bënte dobi.
    me kete desha te nderlidhem se edhe fabrika e gypave ne ferizaj njera nder fabrikat me te medha qe kishte kosova dikur por e cila ka fillu te ringjallet sot me pronar behgjet pacollin

    kan vendin ku i kryejn obligimet e tyre fetare puntoret ne ket fabrik por kan edhe hogjen i cili per qdo te premte ju fal xhuman ne ket fabrik
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Klinika universitare ne Shkup eshte qendra ma e madhe e shendetit ne Maqedoni , ka shum pacient musliman , vijn edhe prej Kosove. Eshte nje faltore e adaptuar , nuk esht sikur ajo mini kisha ortodokse qe ishte ndertuar para disa viteve , por do ti kenaq nevojat e besimtareve besoj.

    Nje mini xhami eshte ndertuar edhe ne autostraden Tetov-Gostivar , tek pika e pageses se takses rrugore :
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  7. #7
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Kur t'ia marrin dhe kete xhamine vahabista e Ramadanit
    Per hajr per hajr!
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  8. #8
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga ximi_abedini Lexo Postimin
    me kete desha te nderlidhem se edhe fabrika e gypave ne ferizaj njera nder fabrikat me te medha qe kishte kosova dikur por e cila ka fillu te ringjallet sot me pronar behgjet pacollin

    kan vendin ku i kryejn obligimet e tyre fetare puntoret ne ket fabrik por kan edhe hogjen i cili per qdo te premte ju fal xhuman ne ket fabrik
    Në fabrikën e qorapave në dalje të Prishtinës (në Fushë Kosovë) është firma Herta që poashtu e ka imamin e posaçëm për namazet e Xhumasë, por edhe punëtorët i kryejn lirshëm obligimet fetare.
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Xhami në Banjat e Tetovës

    Qytetarët e Tetovës dhe të fshatrave përreth për shumë vite janë duke e shfrytëzuar për shërimin e shumë sëmundjeve ujin e mirë të Banjave të Tetovës. Këto banja janë të njohur edhe për shumë qytetarë të viseve tjera të cilët kanë gjetur shërimin e reumës dhe sëmundjeve të tjera si të lëkurës, etj. në këtë vend.
    Banjat vizitohen 12 muaj të vitit dhe rrallë herë mund ti gjesh të zbrazura. Edhe personazhi ynë është njëri nga qytetarët i cili për disa vite reshtë ka vizituar banjat për të shëruar reumën.
    Ruhi Sahiti, një qytetarë nga Vica, por që jeton në Tetovë dhe një fetar i devotshëm gjatë vizitave në Banjën e Tetovës ka ndjerë mungesën e një tempulli për të kryer ritualet fetare. Për këtë shkak ai ka filluar të mendoj si tu dal në ndihmë njerëzve fetar që vinë çdo ditë në Banjat e Tetovës.
    “Përreth banjës nuk gjenin vend të përshtatshëm për tu falur. Në bazë të parimeve fetare dhe sipas rregullave të namazit, vendi kur duhet të falemi qytetarët duhet të jetë i pastër. Për këtë shkak vendosa të ndaj mjete nga buxheti i familjes dhe të ndërtoj një Xhami, që çdo kush që dëshiron të kryej obligimin e namazit të këtë një vend të pastër dhe një tempull të fesë siç është Xhamia”, tregon për Yll Press, Ruhi Sahiti, një fetar i devotshëm.
    “Na ka mbetur edhe pak punë, si shtrimi i dyshemesë, rregullimi i parkut të Xhamisë, ndërsa për disa ditë do të përfundoj edhe minareja”, sqaroi Haxhi Ruhi Sahiti.
    Ai sqaroi se Xhamia është ndërtuar në tokën që e ka falur familja e Alishah e Taxhedin Nezirit nga Shipkovica.
    Ruhi Sahiti sqaroi se Xhamia për shumë pak kohë, do të jetë gati, ndërsa besimtarët mysliman do të kenë mundësi që obligimet fetare ti kryejnë në Xhami. Ai poashtu sqaroi se Xhamia do të ketë një pjesë të ndarë edhe për gratë të cilët vinë për shërim në Banjat e Tetovës, ndërsa kanë dëshirë të kryejnë obligimin fetar.

    Shqiperi eshte edhe Cameria

  10. #10
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Po s'kane pasterti banjat si mos t'i mbani paster. Marrin nga shpia gjera me ngrene e me pi, dhe i hudhin gjithandej.

    Te jem une si shteti - disave ua ndaloj hyrjen ne Banjat e Tetoves - eshte gjynah ajo qe bejne keta.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •