-
Promovim investimesh neper shtepi publike!
Prishtinė. Konferenca pėr t’i joshur investitorėt e huaj nė Kosovė, e cila do tė mbahet nė fillim tė nėntorit nė Holandė, do t’u japė kėnaqėsi tė ndryshme zyrtarėve kosovarė.
Kėnaqėsia e parė ėshtė se do tė mund tė sjellin miliona euro investime nė vend, ndėrsa kėnaqėsia tjetėr ėshtė se nė fund tė konferencės do ta kenė mundėsinė tė “vizitojnė” lagjen mė tė famshme tė shtėpive publike nė Evropė, pėrkatėsisht lagjen “Red Light District” nė Amsterdam tė Holandės.
Kėtė kėnaqėsi do tė mund ta pėrjetojnė njė delegacion prej 30 vetave, nė mesin e tė cilėve janė zyrtarė tė institucioneve tė Kosovės, pėrfaqėsues tė biznesit dhe gazetarė.
Gazeta “Zėri” ka siguruar agjendėn dhe listėn e pjesėmarrėsve, nga e cila mėsohet se vizita nė lagjen e njohur me shtėpitė publike ėshtė pjesė e agjendės dhe e paguar nga paratė e buxhetit tė Kosovės. Kjo vizitė nė Holandė ėshtė organizuar
nga Agjencia Kosovare pėr Promovimin e Investimeve (IPAK), e cila ėshtė nėn ombrellėn e Ministrisė sė Tregtisė dhe Industrisė pranė Qeverisė sė Kosovės dhe me pėrkrahjen e Odės Ekonomike Amerikane.
Shpenzimet e udhėtimit dhe tė tė gjitha aktiviteteve do tė mbulohen nga buxheti i Qeverisė sė Kosovės. Nga agjenda e kėsaj vizite qė gazeta “Zeri” posedon , mėsohet se mė 1 nėntor 2010 delegacioni kosovar arrin nė Holandė, njė ditė mė vonė, mė 2 nėntor do tė kenė takime tė ndryshme nė Odėn Ekonomike tė kėtij shteti, ku do tė promovohet Kosova si vend atraktiv pėr t’u investuar, tė nesėrmen, mė 3 nėntor delegacioni do tė ketė takime tė ndryshme nėpėr kompani tė mėdha si Heineken, Haworth Benelux, Philips etj.
Kurse ditėn e katėrt delegacioni ia ka caktuar vetes disa mundėsi pėr tė kaluar kohėn e lirė. Nė mėngjes do tė kenė njė vizitė turistike, kurse nė mbrėmje pjesė e agjendės ėshtė vizita nė “Red Light District” nė Amsterdam tė Holandės.
Arbana Xharra | 29-10-2010 13:00 CET
http://www.zeri.info/artikulli/2/8/1...sh-neper-pufa/
A me pare t'mia a?
...
Ani de, boll mire. Super.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt