UEFA ia shqipton dënimin Serbisë
Komisioni Disiplinor i UEFA-s të premten ka marrë vendimin lidhur më ndeshjen në mes Italisë dhe Serbisë, e cila ishte ndërprerë për shkak të trazirave të shkaktuar nga tifozët serbë.
UEFA ka vendosur që takimi të regjistrohet zyrtarisht 3:0 në favor të Italisë, ndërkaq Serbia do t’i zhvillojë dy ndeshje me dyer të mbyllura, njëra prej të cilave me kusht nëse brenda dy vjetësh nuk përsëriten ngjarje çfarë ndodhen në Gjenovë.
Po ashtu, Serbia është dënuar me 120 mijë euro. Komisioni Disiplinor i UEFA-s, ka vendosur që të gjitha federatat e futbollit janë të detyruara të mos iu shesin bileta tifozëve serbë.
Por, dënimit të UEFA-s nuk i ka shpëtuar as Italia, e cila është gjobitur me 100 mijë euro dhe një ndeshje me dyer të mbyllura. Vendimi i Komisionit Disiplinor i UEFA-s, vjen dy javë pas trazirave në Gjenova, në takimin Itali - Serbi, e cila u ndërpre në minutën e shtate, pas trazirave të krijuara nga tifozët serbë, të cilët kanë djegur edhe flamurin shqiptar. /kosovapress/
Krijoni Kontakt