Ambasada shqiptare nė Zagreb i dhuron disa abetare tė gjuhės shqipe Misionit Katolik shqiptar nė Kroaci


TIRANE, 3 Mars/ATSH/.- Ambasadori i Shqipėrisė nė Zagreb, Arben Cici, i dhuroi Misionit katolik shqiptar nė Kroaci njė numėr tė konsiderueshėm tekstesh tė abetares nė gjuhėn shqipe. Zyra e shtypit pranė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme bėri tė ditur se kjo dhuratė iu dorėzuar kėtij misioni, gjatė njė ceremonie nė Kishėn e Shėn Pjetrit, pas pėrfundimit tė Meshės tė sė Dielės pėr shqiptarėt katolikė tė Kroacisė. Nė kėtė ceremoni, ambasadori Cici theksoi angazhimin e shtetit shqiptar, veēanėrisht tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme pėr forcimin e lidhjeve tė diasporės shqiptare me shtetin mėmė dhe me tė gjithė elementėt pėrbėrės sė kombit, njė nga tė cilat ėshtė edhe gjuha shqipe. "Kjo dhuratė kontribuon nė ruajtjen e traditave dhe gjuhės shqipe tek shqiptarėt e Kracisė", u shpreh ambasadori Cici. Nė kėtė drejtim, ambasadori shqiptar hodhi idenė edhe pėr njė udhėtim turistik tė njė grupi tė shqiptarėve tė Kroacisė nė Shqipėri. Sipas tij, kjo do tė ndihmonte nė rritjen e kontakteve mes shqiptarėve tė Shqipėrisė dhe tė Kroacisė dhe nė shkėmbimin e njohurive dhe traditave shqiptare. /inxhi/
2003-03-03



--------------------------------------------------------------------------------
Copyright © 2001 Albanian Telegraphic Agency! Inc. All rights reserved
Pershendesim hapin e ambasades shqiptare ne kete drejtim dhe urojme qe ne te ardhmen te behet sa me shume ne kete drejtim, jo vetem ne Kroaci por kudo ne bote ku ka shqiptare.
Pershendetje
Rrofshin Shqiptaret e Bashkuar dhe Shqiperia e Bashkuar