Fosilet sugjerojne antropodet e "kolonizuan" Afriken
Nje grup shkenctaresh nga gjithe bota, perfshire ketu edhe palentologun e njohur Christopher Beard, ne studimin e botuar ne revisten "Nature", sugjerojne qe antropodet - grupi i primateve qe perfshin njerezit, majmunet dhe gorrillat, kane "kolonizuar" Afriken dhe nuk e kane origjinen aty, sic ka qene e menduar deri tani.
Grupi i shkenctareve ka studiuar fosile te gjetura ne Dur At-Talah (Libi) qe i perkasin nje periudhe 39 milion vite te vjetra, por ajo qe i ben te jashtezakonshme keto fosile eshte diversiteti i specieve te pranishme. Aty jane gjetur tre familje te vecanta antropod primatesh qe kane jetuar afersisht ne te njejten kohe. Kjo tregon se zhvillimi i tyre, nepermjet evolucionit, ka ndodhur me heret se sa periudha se ciles keto fosile i perkasin. Fakti qe fosilet i perkasin te njejtes periudhe dhe jane familje antropodesh kaq te ndryshem, mund te shpjegohet me nje ose dy menyra.
Nje mundesi eshte mungesa e zbulimit te fosileve me te hershme ne Afrike. Por kjo mund te mos jete arsyeja, pasi te gjitha vendzbulimet qe i perkasin periudhes Eocene jane studiuar intensivisht gjate shekullit te kaluar dhe nuk jane gjetur fosile antropodesh me te hershme me kaq diversitet. Per kete arsye mendohet qe eshte me shume e mundur qe disa specie antropodesh "kolonizuan" Afriken nga nje kontinent tjeter 39 milion vite me pare. Duke qene qe procesi i evolimit kerkon nje kohe ekstremisht te gjate, eshte e pamundur mos kete lene gjurme fosilesh. Po keshtu kombinimi i zbulimit te fosileve te reja dhe atyre te meparshme ne Afriken e Veriut, i shtyn shkenctaret te mendojne qe origjina e antropodeve mund te jete nga Azia, sic edhe ishte propozuar nga Beard ne studimet e tij te meparshme.
"Nese kjo teori eshte e vertete, eshte nje ngjarje shume e rendesishme ne historine e evolucionit" thote Beard. "Ne ate kohe kur u shfaqen keta antropod, Afrika ishte nje ishull kontinent dhe ne kete 'ishull' nuk kish asgje qe mund t'i konkuronte. Kjo i dha mundesi evolimit te linjave te ndryshme te antropodeve, nje prej te cilave eshte - njeriu. Nese paraardhesit tane antropod nuk do kishin qene te suksesshem ne migrimin e tyre nga Azia ne Afrike, ne thjesht nuk do ekzistonim". Kerkimi i informacionit per origjinen e antropodit, parardhesi i njeriut, mbetet nje nga temat me te diskutuara ne paleontologji.
Beard thote : "Fosilet e reja te zbuluara ne Libi, qe i perkasin nje periudhe 39 milion vjecare, tregojne per nje diversitet te madh antropodesh ne Afrike ne kete periudhe. Ne te njejten kohe ka nje mungese pothuasje te plot fosilesh antropodesh me te hershem. Kjo paraqitje e menjeheshme e diversitetit, sugjeron qe antropodet te kene "kolonizuar" Afriken nga diku tjeter. Ne mungese te evidences se fosileve me te hershme ne Afrike, shkenctaret jane duke pare ne Azi si vendin ku keto kafshe kane evoluar fillimisht"
Permbledhur nga
http://www.sciencedaily.com/releases...1027133144.htm
Krijoni Kontakt