Close
Faqja 5 prej 19 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 190
  1. #41
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,102
    Postimet në Bllog
    22
    Heqja e imunitetit nis me debat PD-PS

    Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i Ligjeve nisën dje zyrtarisht procedurat për ndryshimin e Kushtetutës.
    Në një mbledhje që zgjati rreth 150 minuta, maxhoranca dhe opozita debatuan me njëra-tjetrën për numrin e kapitujve që duhet të preken në ligjin themeltar të shtetit.
    Sipas PD-së, Kushtetuta duhet prekur vetëm në pikën e heqjes së imunitetit, ndërsa për opozitën, me këtë rast duhet cilësuar zgjedhja me 3/5 e gjyqtarëve, anëtarëve të KLD-së dhe prokurorit të Përgjithshëm.
    Këshilli i Legjislacionit caktoi Majkon dhe Palokën si relatorë të çështjes, të cilët, pasi të dëgjojnë sot mendimin e konstitucionalistëve, do të hartojnë raportin, i cili, sipas të gjitha gjasave, do të jetë i ndryshëm.
    Më pas, Komisioni i Ligjeve do të bëjë shqyrtimin e propozimeve nen për nen dhe në fund do të jetë seanca e 6 gushtit ajo që do të vendosë me votë nëse këto ndryshime do të miratohen.

    Heqja e imunitetit, PS kundër arrestimit të deputetëve

    Partia Socialiste propozoi dje në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve dy drafte ligjore për heqjen e imunitetit dhe zgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorit të Përgjithshëm me shumicë të cilësuar. Draftet prekin të paktën 9 nene të ligjit themeltar të shtetit.
    Sa i takon nenit 73 të Kushtetutës, që i referohet deputetit, PS-ja propozon ndryshimin e skemës se si mund të hetojë dhe të arrestojë Prokuroria. Nëse sipas PD-së Prokuroria mund ta arrestojë një deputet dhe vetëm nëse ky veprim cenon funksionimin e Parlamentit, ky i fundit mund ta rrëzojë këtë masë, për PS-në, organi i akuzës nuk ka të drejtë të bëjë arrestime pa marrë më parë lejen e Kuvendit.
    Ne paketen e propozimeve te PS eshte edhe ai për miratimin e Rregullores së Kuvendit. Sipas opozitës, ligji që rregullon marrëdhëniet në Parlament duhet të miratohet me shumicë të cilësuar votash.

    (Lajmin e plote, se cfare propozon opozita, se bashku me draftin e PS per kete ceshtje e lexoni te plote ne numrin e sotem te gazetes “Panorama”)

    Panorama

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    lerini filozofirat
    ne shqiperi deputetet jane te zhytur ne llum, ata vjedhin se jane te mbrojtur nga imuniteti. ata nuk kane personalitetin e nje deputeti ne nje vend te zhvilluar demokratik. ne shqiperi duhet te burgosen disa deputete, gjykates, police, doktore, petagoge vetem per te sheruar shqiperine nga kanceri i korrupsionit.
    ps-ja edhe njehere po tregon se nuk e do shqiperine por punon per interes te fondocioneve sekrete jahudite.
    Bazuar ne ate qe ke shkruar duket se nuk e ke kuptuar si duhet arsyen e ekzistences dhe qellimin e imunitetit parlamentar.
    Edhe imuniteti, si shume gjera tjera, ka ane pozitive dhe negative...

    Njera nder arsyet kryesore per domosdoshmerine e imunitetit parlamentar eshte pikerisht pengimi i nderhyrjeve arbitrare te organeve ekzekutive pergjegjese dhe jopergjegjese ndaj deputeteve ose partive te caktuara politike, perafersisht ashtu sic kerkon ti.
    Me fjale tjera: Nese nuk do te kishte imunitet (te mjaftueshem) do te mjaftonin nje prokurore dhe nje gjykates i korruptuar per te shkaterruar jo vetem karrierra politike, por edhe per te shkaktuar kriza te kohepaskoheshme politike dhe penguar ne mase te patolerueshme shume vendime politike, te cilat nuk i pershtaten nje individi, grupi, organizate apo shteti te caktuar. Jo pse shumica ose te gjithe deputetet jane te korruptur, por sepse fushveprimi i deputeteve si perfaqesues te popullit apo atyre qe i kane zgjedhur parmisht eshte pothuajse i pakufizuar dhe ofron mundesi te panumerta per keqperdorime, shantazhime, presione etj. Dhe askund ne bote nuk ka politikane, te cilet ne rolin e deputeteve ose te perfaqesuesve te atyre qe i kane zgjedhur, gjate vepritarise se tyre te jene absolutisht imun, te sigurte dhe te siguruar ndaj cfardo implikimve te mundshme negative. Edhe vete Papa i Romes, i cili nga besimtaret trajtohet edhe si absolutisht i pagabueshem, me siguri do te perfundonte se paku ne dosje te hetimeve te ndonje prokurori te korruptuar ose te paguar, nese nuk do te gezonte mbrojtjen dhe imunitetin qe e ka.
    Pra, pa imunitet te mjaftueshem organi me i larte legislativ ose Parlamenti patjeter behet edhe me teper vegel e ekzekutivit, gjyqesorit dhe qarqeve te ndryshme brenda dhe jashte shtetit. Ne raste me ekstreme ekziston mundesia qe ekzekutivi apo pushteti aktual p.sh. ti burgose shumicen e deputeteve te partive te caktuara per te arritur me lehte miratimin e ligjeve te caktuara etj.
    Aspekti i dyte i rendesishem eshte cenimi absolut i shprehjes se lire te mendimit, pasiqe deputeti pa imunitet per ta ruajtur veten dhe karrigen e tij do te kujdesej edhe me teper per ata qe mund ta rrezikojne ate dhe postin e tij.

    Deputeti me imunitet te mjaftueshem ka mundesi te jete edhe i korruptuar, por ai njekohesisht e ka se paku shancen te mos jete i tille dhe te mbrohet apo shpetoje nga veprimet arbitrare dhe te qellimshme te ekzekutivit ose grupeve te caktuara te interesit. E njejta vlene edhe sa i perket lirise se fjales.
    Ndersa deputeti pa imunitet ne shumicen e rasteve duhet te jete i korruptuar ose ne sherbim te qarqeve te fuqishme, me shanca shume te vogla per tu mbrojtur.

    Perndryshe, detyra e kontrollit te politikaneve, deputetve, veprimeve dhe vendimeve te tyre, nuk mund ti delegohet pothuajse se ekskluzivisht ekzekutivit dhe gjyqesorit, sic do te ndodhte ne rastin e heqjes se imunitetit, por eshte obligim i rendesishem i medias se lire, cdo qytetari(zgjedhesi) dhe i shoqerise ne pergjithesi.
    Qytetaret ose shoqerite, te cilat nuk jane ne gjendje ta marrin nje pergjegjesi te tille resp. te angazhohen per te zvogeluar dhe mundesisht penguar keqperdorimet dhe korrupsionin e perfaqesuesve te zgjedhur, nuk jane te pergatitura sa duhet per sistemin politik (demokraci).
    Megjithate, as kjo nuk e justifikon fare heqjen e imunitetit, nese deshirohet dhe synohet forcimi i kultures demokratike, ngritja e vetedijes dhe rritja e pjesemarrjes se mases se qytetareve ne jeten politike te vendit.
    Nese synohet ngritja e nje sistemi politik, i cili eshte vetem imitim i demokracise per interesa te qarqeve te caktuara brenda dhe jasht shtetit, atehere heqja e imunitetit me siguri eshte nje hap pozitiv ne kete drejtim...

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga cincinati5 Lexo Postimin
    Se c"far ke shkruajtur i ZOT e di !!!!me nji fraz kritikon sali leshin!!dhe te tjerat gjithcka i atribuohet EDI RAMES,ky qenka e keqa e shqiperis per mos marjen e statusit
    kandidat???? per mua e keqja eshte sali berisha ,ai nuk di te drejtoj nji shtet ne menyr demokratike ...ai drejton vetem me dhune ,si komunistat ,ky doli me diktator se dulla..
    Fjala ishte per fajin...
    Parmisht ne politik nuk mund te flitet ne keso kategorish, sepse ne kete fusheveprim faji eshte teper relativ dhe pjese e propagandes se ndersjellte politike.
    Me mire do te ishte, nese do te diskutohej se vendimi i kujt , Berishes apo Rames, eshte me pozitiv dhe me i favorshem per shumicen absolute te qytetareve, mireqenjen dhe te radhmen e vendit, demokracine, etj... Madje as kjo nuk do te mjaftonet plotesisht per ta adresuar fajtorin apo ate qe eshte gabim. Sepse deshirat dhe prioritetet e udheheqesve dhe udheheqesive te partive perkatese politike jane legjitime dhe vendimtare, perderisa keto perfaqesojne dhe flasin ne emer te anetareve dhe elektoratit te tyre. Me fjale tjera: Edhe Berisha edhe Rama kane te drejte ose jane gabim. Se cili nga keta do te perfitonte/demtohej me shume eshte ceshtje tjeter, e cila me se voni mund te shihet ne zgjedhjet e ardhshme. Nese ceshtja nderlidhet me statusin e kandidatit dhe populli, pershi edhe nje pjese te mir te elektoratit te PS-se e konsideron shume me te rendesishem statusin e kandidatit se kerkesat e Rames, atehere eshte e pritshme qe Rama te demtohet.

    Perndryshe, tema ne fjale mund te diskutohet edhe pa perfillur interesat dhe kerkesat e Berishes dhe Rames...

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-02-2012
    Postime
    690
    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    lerini filozofirat
    ne shqiperi deputetet jane te zhytur ne llum, ata vjedhin se jane te mbrojtur nga imuniteti. ata nuk kane personalitetin e nje deputeti ne nje vend te zhvilluar demokratik. ne shqiperi duhet te burgosen disa deputete, gjykates, police, doktore, petagoge vetem per te sheruar shqiperine nga kanceri i korrupsionit.
    ps-ja edhe njehere po tregon se nuk e do shqiperine por punon per interes te fondocioneve sekrete jahudite.
    ORE jeni ne terezi????? po qeveris pd me sali leshin,dhe jo ps me edi ramen.patjeter qe mund te kete deputet te ps te korruptuar,por keto 7 vjet ku i ka duart e pastra sali leshi.
    motoja e tij eshte qe gjykatesi te bej cte thot ai ,prokurori qe e zgjodhi vet dhe e beri lavire ate zonje te nderuar.nji president qe nuk i plotsoj tekat sali leshit na doli me edin,
    ate shtazarakun mediu te pr qe sju ul gjemb ne kemb me gerdecin.apo doni ESPINOZEN
    LUL BASHEN djalli nen petka.apo deputetet e pd hasheqare bejn ctu doj qefi edhe ste pjerth njeri se kan lloj lloj krimineli ordiner pas vetes qe u pin gjakun njerezve te thjeshte
    cdo dit.pa perjashtim te gjith deputetet e pd jan kthyer ne mini diktator neper provincat
    qe kan dal dhe me ne krye kryediktatorin sali leshin ,po te beh llafe per her te par te thyejn brinjet,per her te dyt ,te vrasin naten dhe te qajne diten.
    KY ESHTE PUSHTETI ME DUAR TE PASTRA I SALI BERISHES...........

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-02-2012
    Postime
    690
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Fjala ishte per fajin...
    Parmisht ne politik nuk mund te flitet ne keso kategorish, sepse ne kete fusheveprim faji eshte teper relativ dhe pjese e propagandes se ndersjellte politike.
    Me mire do te ishte, nese do te diskutohej se vendimi i kujt , Berishes apo Rames, eshte me pozitiv dhe me i favorshem per shumicen absolute te qytetareve, mireqenjen dhe te radhmen e vendit, demokracine, etj... Madje as kjo nuk do te mjaftonet plotesisht per ta adresuar fajtorin apo ate qe eshte gabim. Sepse deshirat dhe prioritetet e udheheqesve dhe udheheqesive te partive perkatese politike jane legjitime dhe vendimtare, perderisa keto perfaqesojne dhe flasin ne emer te anetareve dhe elektoratit te tyre. Me fjale tjera: Edhe Berisha edhe Rama kane te drejte ose jane gabim. Se cili nga keta do te perfitonte/demtohej me shume eshte ceshtje tjeter, e cila me se voni mund te shihet ne zgjedhjet e ardhshme. Nese ceshtja nderlidhet me statusin e kandidatit dhe populli, pershi edhe nje pjese te mir te elektoratit te PS-se e konsideron shume me te rendesishem statusin e kandidatit se kerkesat e Rames, atehere eshte e pritshme qe Rama te demtohet.

    Perndryshe, tema ne fjale mund te diskutohet edhe pa perfillur interesat dhe kerkesat e Berishes dhe Rames...
    PO ik mer daj se na u bone si i ndjeri Teodor laco qe thonte ,un jam dakort me pd por
    dhe me ps..sala e ben dobicin dhe ta le ne preher ty ,llap ti po deshe ,jo thot vetem un jam me i zgjuari me politikani,cdo gje duhet te besh cfar thot ai ,dhe kush e ben nji gje te tille ai i liron kapistren qe te kullos si ti doj qefi.ai ka te gjitha huqet e hoxhes ,kokfort
    ,egoist ,gju me gju me populin,pik hesapi te vret dhe ste paguan.fiks nji komunist i regjur....... perca dhe sundo...

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-02-2012
    Postime
    690
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Heqja e imunitetit nis me debat PD-PS

    Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i Ligjeve nisën dje zyrtarisht procedurat për ndryshimin e Kushtetutës.
    Në një mbledhje që zgjati rreth 150 minuta, maxhoranca dhe opozita debatuan me njëra-tjetrën për numrin e kapitujve që duhet të preken në ligjin themeltar të shtetit.
    Sipas PD-së, Kushtetuta duhet prekur vetëm në pikën e heqjes së imunitetit, ndërsa për opozitën, me këtë rast duhet cilësuar zgjedhja me 3/5 e gjyqtarëve, anëtarëve të KLD-së dhe prokurorit të Përgjithshëm.
    Këshilli i Legjislacionit caktoi Majkon dhe Palokën si relatorë të çështjes, të cilët, pasi të dëgjojnë sot mendimin e konstitucionalistëve, do të hartojnë raportin, i cili, sipas të gjitha gjasave, do të jetë i ndryshëm.
    Më pas, Komisioni i Ligjeve do të bëjë shqyrtimin e propozimeve nen për nen dhe në fund do të jetë seanca e 6 gushtit ajo që do të vendosë me votë nëse këto ndryshime do të miratohen.

    Heqja e imunitetit, PS kundër arrestimit të deputetëve

    Partia Socialiste propozoi dje në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve dy drafte ligjore për heqjen e imunitetit dhe zgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorit të Përgjithshëm me shumicë të cilësuar. Draftet prekin të paktën 9 nene të ligjit themeltar të shtetit.
    Sa i takon nenit 73 të Kushtetutës, që i referohet deputetit, PS-ja propozon ndryshimin e skemës se si mund të hetojë dhe të arrestojë Prokuroria. Nëse sipas PD-së Prokuroria mund ta arrestojë një deputet dhe vetëm nëse ky veprim cenon funksionimin e Parlamentit, ky i fundit mund ta rrëzojë këtë masë, për PS-në, organi i akuzës nuk ka të drejtë të bëjë arrestime pa marrë më parë lejen e Kuvendit.
    Ne paketen e propozimeve te PS eshte edhe ai për miratimin e Rregullores së Kuvendit. Sipas opozitës, ligji që rregullon marrëdhëniet në Parlament duhet të miratohet me shumicë të cilësuar votash.

    (Lajmin e plote, se cfare propozon opozita, se bashku me draftin e PS per kete ceshtje e lexoni te plote ne numrin e sotem te gazetes “Panorama”)

    Panorama

    HAHA Socjalistet po lozin me zjarrin ,ashtu si i peshkoj me ndryshimin e ligjit te zgjedhjes se presidentit,sala ka ngritur te gjith mekanizmat per tja arritur qellimit ..
    kush i garanton socjalistet qe sala do zbatoj ligjin ne menyr te paanshme ???
    atij nuk i zihet bese,qe neser sala mund te arrestoj cdo deputet te ps edhe vet kryetarin
    e PS.sps koha ka treguar qe e ka ber nji gje te till.... kujt prokuror apo gjykates ja mban te arrestoj 1 deputet te PD PA URDHRIN E SALI BERISHES,jo imunitet te heqin kto
    por cdo gje qe i mbron me ligj pa miratimin e udheheqsit te lavdishem nuk ben vaki kurr..

  7. #47
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,102
    Postimet në Bllog
    22
    LSI: Reforma parlamentare të votohet në 6 gusht

    Lëvizja Socialiste për Integrim bëri thirrje sot që heqja e imunitetit dhe reforma parlamentare të votohen bashkë në datën 6 gusht, duke e kthyer këtë ditë në një ditë të rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët drejt Bashkimit Evropian.
    Në një konferencë për shtyp, Petrit Vasili në emër të LSI-së kërkoi publikisht që paralelisht me punën e filluar për imunitetet, ditët në vazhdim të rimerret në shqyrtim edhe reforma parlamentare, duke bërë që në 6 gusht edhe kjo çështje të përmbushet.
    Në këtë mënyrë, vazhdoi me tej Vasili, Shqipëria do të maksimizojë shanset e saj për fitimin e statusit, duke përmbyllur detyrimet të cilat janë kërkuar kohë më parë.
    “Ne inkurajojmë se me intensitet, vullnet dhe dëshirë për konsensus, të punohet dhe të përmbyllet edhe reforma parlamentare”- tha Vasili.
    Sa i përket çështjes së imuniteteve, LSI vlerëson se ky proces duhet të kishte nisur me kohë, theksoi ai, duke shprehur vullnetin e saj dhe dëshirën që kjo nismë të votohet me konsensus në datën 6 gusht.

    Panorama

  8. #48
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,102
    Postimet në Bllog
    22
    Misioni i BE: Votim i hapur për arrestimin e deputetëve

    Prokuroria e Përgjithshme, Unioni i Gjyqtarëve dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë i kanë dhënë dje dritën jeshile miratimit të ndryshimit të Kushtetutës për kufizimin e imunitetit të gjyqtarëve.
    Seanca e djeshme e Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve është përqendruar fillimisht në pyetjet ndaj ekspertëve të misionit të PACA-s dhe EURALIUS, që pohuan dje se drafti i heqjes së imunitetit i propozuar nga maxhoranca është i njëjtë me atë të përgatitur nga ky mision. Tilman Hoppe, ekspert i PACA-s, u shpreh se “Propozimet e dy partive i arrijnë qartë standardet që ne duam të kemi. Propozimi i PD-së na bën të lumtur se është propozuar nga EURALIUS, ndaj themi se na duket më i përshtatshëm, megjithatë edhe propozimi tjetër i PS i arrin standardet europiane”.
    Për më shumë lexoni në numrin e sotëm print të Gazetës Panorama, sugjerimet e misionit të PACA-s dhe EURALIUS si dhe debatin e plotë në Këshillin e Legjislacionit.

    Panorama

  9. #49
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,102
    Postimet në Bllog
    22
    Imuniteti, AP: Të trajtohem njësoj me të tjerët

    Avokati i Popullit, Igli Totozani ka sqaruar sot qëndrimin e tij lidhur me çështjen e imunitetit, nisur siç thuhet në deklaratë, nga disa trajtesa që i janë bërë çështjes në shtypin e ditës. Në deklaratën e shpërndarë për shtyp, zyra e shtypit e AP- së, sqaron se Avokati i Popullit është për heqjen apo kufizimin e imunitetit dhe ka bindjen që duhet të jetë kështu.
    Në deklaratë theksohet se Avokati i Popullit nuk kërkon imunitet personal, por kërkon trajtim të barabartë me institucionet e tjera të pavarura kushtetuese, që do të thotë se nëse sot ai ka imunitet të njëjtë me Gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, të njëjtin trajtim duhet të ketë edhe me këto ndryshime kushtetuese.
    Sipas AP-së, në draftin e paraqitur për heqjen e imunitetit dhe kufizimin e imunitetit në disa raste, iu është kufizuar imuniteti, deputetëve të Kuvendit të RSH, gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, gjyqtarëve të Gjykatës së Larte dhe gjithë gjyqtarëve të tjerë, ndërkohë që në projektligj është ndryshuar dhe propozuar t’u hiqet tërësisht imuniteti, vetëm Avokatit të Popullit dhe Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
    Avokati i Popullit thekson se “gjatë ushtrimit të funksioneve dhe kompetencave të tij, ndërmerr veprime që ju drejtohen organeve të administratës publike apo edhe organeve të sistemit të drejtësisë”, për këtë, mund të jenë të pashmangshme rastet kur mund të ketë presione arbitrare dhe të paligjshme të këtyre organeve, të cilat mund të sjellin cënim të funksionimit të veprimtarisë së këtij institucioni kushtetues.
    Drafti i paraqitur, sipas AP-së nuk kishte marrë në studim dhe analizë funksionet dhe kompetencat e Avokatit të Popullit, problematikave që ka veprimtaria e tij e përditshme, dhe risqet që mund të mbarte heqja tërësore e imunitetit.
    Ndërsa shprehet I gatshëm për çfarëdo verifikimi, Avokati I Popullit, mbyll deklaratën e tij duke theksuar se, është për trajtim dinjitoz dhe të barabartë me të gjithë institucionet e tjera kushtetuese, pra, qoftë për rastin kur do të vendosin për kufizimin e imunitetit për të gjitha institucionet kushtetuese, qoftë për rastin e heqjes totale të imunitetit për të gjitha institucionet kushtetuese.

    Totozani: Dua imunitet po aq sa Gjykata e Lartë

    Avokati i Popullit, Igli Totozani, tha dje përmes një njoftimi për mediat, se ky institucion kërkon të ketë imunitet po aq sa ai i Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese. “Avokati i Popullit kërkon trajtim të barabartë me institucionet e tjera të pavarura kushtetuese, që do të thotë se nëse sot ai ka imunitet të njëjtë me gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, të njëjtin trajtim duhet të ketë edhe me këto ndryshime kushtetuese. Në draftin e paraqitur, iu është kufizuar imuniteti deputetëve të Kuvendit të RSH, gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe gjithë gjyqtarëve të tjerë, ndërkohë që në projektligj është ndryshuar dhe propozuar t’u hiqet tërësisht imuniteti vetëm Avokatit të Popullit dhe kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit”, thuhet në njoftimin e Avokatit. Sipas Avokatit, ky institucion, gjatë ushtrimit të funksioneve dhe kompetencave të tij, ndërmerr veprime që u drejtohen organeve të administratës publike apo edhe organeve të sistemit të drejtësisë. “Për këtë arsye, mendojmë se mund të jenë të pashmangshme rastet kur mund të ketë presione arbitrare dhe të paligjshme të këtyre organeve, të cilat mund të sjellin cenim të funksionimit të veprimtarisë së këtij institucioni kushtetues”, thuhet në njoftim.

    Panorama
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 24-07-2012 më 00:30

  10. #50
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,102
    Postimet në Bllog
    22
    PD: Rama kërkon pazar për heqjen e imunitetit

    TIRANE- Partia Demokratike ka akuzuar sot Partinë Socialiste se po përpiqet të bëjë pazar me heqjen, dhe sipas rastit të kufizimin e imunitetit për të gjithë mbartësit e tjerë.
    Në një deklaratë për shtyp, nga selia blu, zëdhënësja, Silvi Bardhi duke iu referuar deklaratave të kreut socialist, Edi Rama tha se, “ai nuk pranon këto qëndrime dhe kërkon si pazar për votimin e tyre, vendosjen në Shqipëri të Kushtetutës së pakicës bllokuese apo Kushtetutës së sundimit të pakicës.”
    Sipas saj, “për rrëzimin e murit të imunitetit, Këshilli i Miliarderëve kërkon të vendosë në zyrat e Fidelit, Presidentin e Republikës dhe Krytarin e Gjykatës së Lartë dhe atë të Gjykatës Kushtetuese dhe të gjithë gjykatësit e tyre, Prokurorin e Përgjithshëm dhe Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, në mënyrë që kjo Kupolë të ketë të garantuar pasurimin e tyre të paligjshëm, dhe pavarsisht se për cilën forcë politike votojnë qytetarët, ata të bëjnë ligjin me Kushtetutën e sundimit të pakicës.”
    “Partia Demokratike thekson dhe një herë, se muri i imunitetit është muri i korrupsionit, është mburoja e pasurimit të paligjshëm dhe kriminal të imunitarëve të vendit në kurriz të qytetarëve të thjeshtë, është muri që shkatërron çdo ditë qindra vende pune, lëndon çdo ditë mbi gjysëm milioni pensionistë shqiptarë.”- vazhdon më tej deklarata.
    PD, i bëri thirrje Ramës që të dëgjojë zërin e qytetarëve dhe dhe të votojnë së bashku me 6 gusht heqjen, apo kufizimin e imunitetit si një histori suksesi për çdo qytetar të këtij vendi.

    Panorama

Faqja 5 prej 19 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •