Prape Rama e paska fajin po ti Berishe nuk paske faj fare ????![]()
Prape Rama e paska fajin po ti Berishe nuk paske faj fare ????![]()
SHQIPERIA MBI TE GJITHA
Heqja e imunitetit, sidomos ne vende si Shqiperia, por jo vetem aty, eshte veprimi dhe sherbimi me i keq qe i behet sistemit te atjeshem politik, demokracise, shoqerise dhe kombit ne pergjithesi.Trojka e Ambasadoreve ne Seline e PS: Pranoni konsensusin për heqjen e imunitetit
Immuniteti i mjaftueshem i disa dhjetra apo qindra personave eshte shume me i favorshem dhe me i parrezikshem, sidomos per gjendjen e pergjithshme politike, ekonomike, politike dhe kulturore si ne Shqiperi dhe rajon, sesa mosekzistenca e tij.
Heqja e imunitetit nuk permireson agje, por vetem e perkeqeson situaten edhe me teper dhe patjeter i rrite korrupsionin, keqperdorimet dhe shperdorimet e ndryshme deri ne tradheti kombetare.
Perendimi ose vendet kryesore te BE-se, te cilat kerkojne heqjen e imunitetit ne Shqiperi dhe vende te ngjashme e bejne kete per interesa politike dhe ekonomike. Nderkohe qe ne vendet e tyre ka imunitet edhe me te forte sesa kishte deri sot ne Shqiperi dhe vende te ngjashme...
Heqja e imunitetit eshte gabimi me i madh qe mund ta bej nje shtet demokratik, sidomos nje shtet i pazhviluar dhe me demokraci te dobet si Shqiperia.
Ceshtja e imunitetit tani eshte kusht i BE-se qe lidhet direkt me statusin kandidat dhe qe eshte zvarritur 9 vjet ne menyre me te poshter te mundshme nga frika se zbulohej te gjitha psilliqet e klaneve mafioze te krimit te organizuar qe pastrojne parate e pista gjate kesaj kohe.. Tani ne momentin me kyc per statusin ,PS kerkon te shtyje ceshtjen e imunitetit duke propozuar kushte te tjera qe te largojne kompomisin per ta miratuar..
Ju qe mbroni Ramen ju vet keni votuar ate..Ai nuk ka faj kur i vjen dicka ne dore , ai ve ne funksion mendjen e tij qe Shqiperia te mos avancohej me Berishen kryeminister, sepse keshtu kerkon te gjeje argumenta kunder tij per te fituar vota dhe per tu bere kryeminister. Rama eshte ai lloj njeriu qe kur i vjen dicka ne dore e kushtezon me gjera te tjera per ta bere me te veshtire arritjen e sukseve te Shqiperise kunder interesave te vendit per interesat personale.
Rama nuk ka faj per aq kohe sa ai eshte ne krye te opozites dhe ben politike me fatet Shqiperise.
Ndryshuar për herë të fundit nga Noellag : 22-07-2012 më 03:33
Larguar
Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri
Përveç tifozëve a ka ndonjë neutral dhe gjakftohtë që jeton në Shqipëri që mundet të japi pak informacion të vlefshëm mbi këtë çështjen e imunitetit, të prokurorisë etj.. sepse disa këtu (unë) nuk njohim shumë?
Berisha ne princip nuk mund te kete faj, perderisa eshte per miratimin e ndryshimeve qe kerkohen per te arritur qellimin resp. statusin e kandidatit per BE.
Faji i Berishes mund te jete tjeter, p.sh. politik. Por, formalisht fajin e ka ai, i cili i kundershton ndryshimet e kerkuara per ta fituar statusin. Arsyet dhe arsyetimet per kundershtimin e ndryshimeve te kerkuara mund te jene absolutisht legjitime dhe (ndoshta) edhe te nevojshme per nje te ardhme me te mire te shoqerise dhe vendit, etj... Megjithate, fajin per mosrealizimin e ndryshimeve te kerkuara e barte ai qe i kundershton keto ndryshime.
Pavaresisht kesaj, sa per fairness, vlene te permendet se faji i Berishes mund te gjendet edhe brenda vete propozimeve per ndryshimet e kerkuara, nese keto ofrojne mundesi per kompromise te paleve dhe grupeve te ndryshme te interesit. Nese jo, atehere faji bie pothuajse plotesisht mbi ate qe kundershton. Nderlidhja e ndryshimeve qe nevojiten per ta fituar statusin e kandidatit per ne BE me kerkesa dhe tema tjera te politikes se brendshme ne princip jane legjitime, por as kjo nuk e ndryshon situaten. Ne keso rastesh kemi te bejme me lufte politike apo gare para-elektorale ose elektorale, ku te gjitha palet kane shpresa dhe pritje te caktuara, te cilat palet i detyrojne te bejne kompromise ose ti kundershtojne ato.
Megjithate, pala qe eshte ne rolin e kundershtarit te ndryshimeve per ta fituar statusin e kandidatit eshte ne pozite te disfavorshme, nese per popullin dhe elektoratin statusi i kandidatit eshte shume me i rendesishem se arsyet per te kundershtuar ndryshimet e kerkuara per ta arritur statusin e kandidatit...
Se c"far ke shkruajtur i ZOT e di !!!!me nji fraz kritikon sali leshin!!dhe te tjerat gjithcka i atribuohet EDI RAMES,ky qenka e keqa e shqiperis per mos marjen e statusit
kandidat???? per mua e keqja eshte sali berisha ,ai nuk di te drejtoj nji shtet ne menyr demokratike ...ai drejton vetem me dhune ,si komunistat ,ky doli me diktator se dulla..
Po kush t'ja mesonte atij qeverisjen ne menyre demokratike?! Po ndejte me Enverin dhe njerezit e tij s'do ikesh shume larg tyre lol ne ideale edhe pse deshira mund te jete e madhe. Sic thone dhe keta demokratet e forumit, komunisti, komunist mbetet. Dhe ai nuk ben perjashtime.![]()
Feelings change - memories don't.
Ju mir thoni moj zonje ,po me ke te meresh vesh ne SHQIPERI.kujt tja thuash.jo se jetojm ndoj jete me te mir ne emigrantet e perhershem,por e kupton direkt kur vin bashkatdhetaret tane me viza 3 mujore,sa dobet jan ekonomikisht ,te keq ushqyer ,nga hallet qe u shtohen cdo dit ,me nji qeveri leshi me hajdute te papam ne rroten e historis.
te iken truni me cmimet qe kan.imagjino greku ne kulmin e krizes dhe ke ushqimet me te lira se ne shqiperi.mos flas per cilsi, te skadume te gjitha pa perjashtim.para ca ditesh kisha
nji mik te ftuar dhe po me thonte ,sa hyra ne kufi nuk me ndali 1 polic ,2 jav brodha per qef sme tha njeri gjys fjale..ne vendin ton tha, ke polic cdo pellemb te rruges vetem per te gjobit ,ti fusin leket ne xhep edhe raki tap,pale po te qellosh ne rrug me makin jo te besh fjal po ti bish i cik boris te shtoj gazin ose te hap krah,te zbret adoleshenti me kobure ne
brez dhe te shan la pa la,e kundershtove 2 her ta numeron ne lulet ballit e se gje gje
se e ka baben cub ,i biri filanit apo i leshit,Ky eshte pak ashum shteti demokratik i sali leshit me kopet e kafsheve te ndryshme grabitqare,qe duan te marin statusin kandidat
per ne BE?????
lerini filozofirat
ne shqiperi deputetet jane te zhytur ne llum, ata vjedhin se jane te mbrojtur nga imuniteti. ata nuk kane personalitetin e nje deputeti ne nje vend te zhvilluar demokratik. ne shqiperi duhet te burgosen disa deputete, gjykates, police, doktore, petagoge vetem per te sheruar shqiperine nga kanceri i korrupsionit.
ps-ja edhe njehere po tregon se nuk e do shqiperine por punon per interes te fondocioneve sekrete jahudite.
Imuniteti, PACA-EURALIUS: Gjeni konsensus
TIRANE- Debate ne Këshillin e Legjislacionit dhe Komisionit Parlamentar te Ligjeve per ceshtjen e imunitetit permes ndryshimeve kushtetuese, ne takimin e vet te dyte me grupet e interesit.
Perfaqesuesi i EURALIUS, duke mbeshtetur nismen per heqjen e imunitetit ka deklaruar se “mbeshtet te dyja propozimet per heqjen e imuniteteve dhe per kete te dyja palet shumica dhe opozita duhet te gjejne nje konsensus, qe hap rrugen e vendit drejt BE”.
EURALIUS: Reforme e Kushtetutes për Gjykaten e Larte
Perfaqesuesi i EURALIUS ka deklaruar se për Gjykatën e Lartë duhet reformë, duhet debat i gjatë dhe transparent për të vendosur këtë model gjykate në vend. “Mbështetsim draftin qe diskutohet aktualisht për Gjykatën e Lartë dhe vlerësoj se është përmirësim për situatën aktuale. Një ditë kjo gjykatë do të ketë standardin evropian, i zgjedhur brenda gjyqësorit dhe jo jashtë gjyqësorit. Shpresoj që ndryshimi i ligjit të sjellë një model të ri për të, gjykatë karriere, ligji është në rrugë të mirë për të arritur në këtë pikë. Na duhet reformë e kushtetutës në ligjin për këtë gjykatë por kjo kërkon debat transparent”- tha ai.
Shpifja dhe kontrolli i baneses
Sipas EURALIUS duhet te behet kujdes sa i takon shpifjes se deputeteve, per te cilen ata kane shprehur rezerven per ndjekje penale. Sipas tij, kjo eshte nje ceshtje problematike. “Mendoj se nuk duhet të lejoni që deputet të ndiqen penalisht për shpifje, pasi është më mirë dhe nga eksperienca evropiane që deputeti të thotë dicka sesa të mos ketë të drejtën të japë mendimin e tij”- tha ai. Ai u ndal edhe ne kontrollin e baneses, qe në rekomandimet ndërkombëtare lejohet që prokurorët të fillojnë një hetim ndaj deputetëve. “Një kontroll banese mund të ndikojë në funksionimin e parlamentit, pasi nëse banesa e tij po kontrollohet tani nuk mund të shkojë në punë. Por, pengesë është edhe për prokurorët. Në këtë rast rekomandimi im si ekspert është që ndalimi për kontrollin e banesës të shihet në kodin penal jo në Kushtetutë”,- tha përfaqësuesi i EURALIUS.
PACA-EURALIUS: Gjeni konsensus
Ne fjalen e tyre përfaqësuesit e PACA dhe EURALIUS theksuan se vendimmarrja i takon klasës politike shqiptare në fund.
“Ka dy opsione dhe janë shumë të mira, pasi kanë të bëjnë me kufizimin e imunitetit. Dhe ndoshta ju jeni të interesuar të dini se cili është propozimi më i mirë. Në të gjithë mendojmë se vendimmarrja i përket politikanëve shqiptarë”,- deklaroi përfaqësuesi i PACA.
Perfaqesuesi i EURALIUS theksoi ne fjalen e tij se qeveria dhe opozita duhet të gjejnë një rrugë të mesme.
“Sot dua të them se jam i lumtur se këto është rënë dakord për këtë reformë dhe dua të them se jam dakort me dy propozimet. Ndaj ju përshëndes dhe uroj të gjeni konsensus për t’iu bashkuar BE”,- deklaroi përfaqësuesi i EURALIUS
Deputeti i PS-se, Fatmir Xhafaj ka kerkuar pergjigje per nje sere pyetjesh, duke vene ne pah se propozimet e paleve edhe pse synojne te njejten gje, pra heqjen e imunitetit kane diferenca dhe ndryshime te dukshme mes tyre.
Sot per nismën për ndryshimet kushtetuese “për heqjen e imuniteteve të zyrtarëve të lartë”, diskutojne përveç drejtuesve të insitucioneve të drejtësisë dhe ekspertëve shqiptarë, ekspertë të EURALIUS-t dhe PACA-s, misione që kanë asistuar drejtësinë shqiptare gjatë viteve të fundit.
Ne takimin e djeshem, maxhoranca ka ftuar opozitën që të gjejnë një konsensus lidhur me ndryshimet kushtetuese për imunitetin, duke u bazuar në projektin e paraqitur nga organizmat europianë, PACA, nga Këshilli i Europës, dhe EURALIUS, nga Bashkimi Evropian. Opozita tha se mbështet në parim procesin ligjvënës për ndryshimin e dispozitave kushtetuese për kufizimin dhe heqjen e imunitetit.
Ne emër të maxhorancës, deputeti Edi Paloka tha se, maxhoranca për të mos i lënë kohë dhe rrugë përplasjeve, vendosëm të paraqesim para parlamentit projektin tonë, që është një projekt i bazuar në ekspertizën e Këshillit të Europës, PAKA-s, dhe i BE-së, EURALIUS.
Përfaqësuesi i PS-së, Fatmir Xhafaj vlerësoi se procesi meriton një vëmendje shumë të veçantë, për të garantuar një proces gjithëpërfshirës dhe transparent.
Deputeti socialist, Fatmir Xhafaj tha se ndryshimet duhet të vijnë duke mbajtur në konsideratë realitetin tonë, shkallën e demokracisë, kulturën politike etj, duke shtuar se, ndryshimet duhet të japin efektet e kërkuara, të zgjidhë një problem, dhe jo të hapë një tjetër.”
Xhafaj tha se ndryshimet duhet të shërbejnë edhe për ruajtjen e garancive për rolin e çdo opozite, për të mos goditur kundërshtarët politikë apo gjyqtarët për qëllime të caktuara.
Drafti i PS-se
Nje dite me pare, PS propozoi draftin e saj per ndryshimet kushtetuese. Sipas draftit, propozohet marrja në mbrojtje e deputetëve vetëm në ato raste kur janë duke ushtruar detyrën si përfaqësues të popullit, kur shprehin opinionet dhe votën e tyre. Në rast se kërkohet arrestimi, ai duhet të kryhet me lejen e Kuvendit me përjashtim të rasteve kur deputeti kapet në krim e sipër apo menjëherë sapo ka konsumuar kryerjen e krimit. Propozimet e PS-së që lidhen me imunitetin e gjyqtarëve, parashikojnë të drejtën e imunitetit nga cilido gjyqtar për vendimet dhe opinionet që ata shprehin gjatë kryerjes së detyrës, duke i zhveshur nga çdo lloj imuniteti tjetër.
Panorama
Krijoni Kontakt