Close

Rezultati i Sondazhit: A duhet të gëzojnë imunitet ligjor pushtetarët?

Votues
250. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Po

    61 24.40%
  • Jo

    177 70.80%
  • Nuk e di

    12 4.80%
Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 64
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-01-2009
    Postime
    11

    Në Emër të Popullit në Krye të UÇK-së, Për Popullin në krye të Politikës Kosovare

    Në Emër të Popullit në Krye të UÇK-së, Për Popullin në krye të Politikës Kosovare
    Dr. Sc. Jakup Krasniqi ishte njëri ndër figurat e para publike që doli në skenë në rolin e zëdhënësit të UCK- së . Ai të gjithë kapacitetin e tij privat e shkriu për luftën e Çlirimtare të UCK-së, që nga themelimi i UCK-së e deri në Çlirimin e Kosovës nga Serbia ishte njëra ndër figurat më të njohura të kësaj force. Pas Çlirimit të Kosovës, gjegjësisht pas themelimit të Partisë Demokratike të Kosovës, zgjidhet Sekretar i PDK-së, Pas zgjedhjeve të Para të Lira dhe Demokratike të organizuara në Kosovë, në Kabinetin Qeveritar të Kryeministrit Bajram Rexhepit emërohet Ministër i Shërbimeve Publike, në periudhën e përmendur kur Kryeministri Bajram Rexhepi shkon në pushimin vjetor nuk kishte zëvendës kryeministër, andaj Kreu i Qeverisë Z. Bajram Rexhepi ja Beson drejtimin e Qeverisë Jakup Krasniqit. Deputet që nga Legjislatura e Parë e Deri ma tani. Në zgjedhjet Nacionale të 17 nëntorit 2007 zgjidhet deputet dhe Kryetarë i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ndërsa Kryetar i Shtetit Zgjidhet Prof. Dr. Fatmir Sejdiu. I cili udhëhoqi Kosovën deri me 27 shtator 2010. Që nga marrja e Vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, procedurë kundër shkeljes së Kushtetutës nga Kryetari i shtetit Prof. Dr. Fatmir Sejdiu i cili dha dorëheqje nga posti i Presidentit, mbi bazën kushtetuese Z. Jakup Krasniqi emërohet President në Detyrë i Republikës së Kosovës deri në zgjedhjen e Presidentit të ardhshëm, po me kushtetutë Z. Jakup Krasniqi është edhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Kosovës. E tëra kjo histori jep të kuptohet se ky dhe shokët e tij në Luftën Çlirimtare paskan qen shumë seriozisht dhe me të drejt ky njeri në afat prej 13 viteve është njëri ndër bartësit Kryesor të proceseve Politike në Kosovë. Ndërsa kundërshtarët politik duhet ta kuptojnë se ky është proces të cilin do të shkruajnë me vite të tëra Historianët e Historisë Kombëtare.

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-10-2002
    Vendndodhja
    Tirana-Albania
    Postime
    74
    Pershendetje
    Me vjen mire qe trajtoni tema te tilla dhe sondazhe qe kontribojne ne teresine e tyre
    Edhe une do te votoja qe po, pushtetaret nuk duhet te kene imunitet te pa kufizuar, apsolutisht perpara ligjit duhet te jen te te barabarte, por jo te xhveshur totalisht, ne te kundert do te ishin te trembur te kishin lirine e tyre te shprehìes dhe guziminper te perballur me fenomene dhe probleme. Po te shohesh cdo njeri me pushtet ne cdo rast qe preket nje interes ben nje kallzim penal per shpifje dhe tashme eshte e modes qe me te drejte dhe pa te drejte te gjithe per nje fjale te vetme shkojne ne prokurori dhe askush nuk merr pergjegjesi kur shpif apo kur ka te drejte, te gjithe kunder te gjitheve. Deputeti eshte deputet, ka dhe duhet te kete imunitet, por ne raste te nje apo disa akuzave prokuroria duhet te kete liri dhe hapsira ligjore te veproje

  3. #33
    Kerrar
    Anëtarësuar
    15-02-2009
    Postime
    120
    Gjithkund ne bote pushtetaret kane imunitet, por kjo nuk e ka kuptimin qe cfare te ben pushtetari nuk do te del perpara gjykates. Pas kryerjes se punes si pushtetar, largohet edhe imuniteti, dhe mund te hapet procedure gjyqesore.

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-09-2008
    Postime
    52
    Si te kene keto imunitet, kur krimi dhe gjithe negativiteti ne shoqeri behet nga keto pushtetare..

  5. #35
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga FATJON SOFTA Lexo Postimin
    Pershendetje
    Me vjen mire qe trajtoni tema te tilla dhe sondazhe qe kontribojne ne teresine e tyre
    Edhe une do te votoja qe po, pushtetaret nuk duhet te kene imunitet te pa kufizuar, apsolutisht perpara ligjit duhet te jen te te barabarte, por jo te xhveshur totalisht, ne te kundert do te ishin te trembur te kishin lirine e tyre te shprehìes dhe guziminper te perballur me fenomene dhe probleme. Po te shohesh cdo njeri me pushtet ne cdo rast qe preket nje interes ben nje kallzim penal per shpifje dhe tashme eshte e modes qe me te drejte dhe pa te drejte te gjithe per nje fjale te vetme shkojne ne prokurori dhe askush nuk merr pergjegjesi kur shpif apo kur ka te drejte, te gjithe kunder te gjitheve. Deputeti eshte deputet, ka dhe duhet te kete imunitet, por ne raste te nje apo disa akuzave prokuroria duhet te kete liri dhe hapsira ligjore te veproje
    Po tipikja e imunitetit eshte mbrojtja kunder hulumtiveve te organeve ekzekutuese. Nese hulumtimin kunder nje deputeti apo heqjen e imunitetit te tij e le ne doren e prokurorise, vec e ke asgjesuar imunitetin. Kjo do mund te shpiente tek pengimi i punes se Kuvendit. Sepse vetem ben nje kallezim penal kunder atij apo atyre deputeteve qe deshiron dhe pastaj ata do gjindeshin ne nje proces penal, do mund te arrstoheshin, merreshin ne pyetje, burgoseshin dhe humbnin besueshmerine e tyre si deputete. Kjo nuk guxon te ndodh, sepse kuvendoret jane te pergjedhurit e drejtperdrejte te popullit (si instanca me e larte). Nese prokuroria e ka ne dore hulumtimin dhe me te heqjen e imunitetit, atehere ne rezultat do ishte prokuroria ajo qe dikton kush "perjashtohet" nga reprezantimi i popullit, prokuroria do ishte "sovran mbi sovranin". Rruga per heqje te imunitetit duhet te coje neper Kuvend. Sepse keshtu do tejkaloje dy problemet e permendura:

    1. Nese Kuvendi si organ i perbere nga njerez te pergjedhur drejtperdrejt nga sovrani vendos heqjen e imunitetit, nuk kemi ate situaten ku nje organ ekzekutiv behet "sovran mbi sovranin" sikur nese prokurori te bente kete gje.

    2. Pergjate vendimmarrjes ne Kuvend mbi heqjen e imunitetit do merrnin pjese te gjithe deputetet, ndaj nuk do ekzistonte mundesia e "penalizimit te deputeteve te padeshiruar", dhe si pasoje pengimi i punes se parlamentit.

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-10-2010
    Postime
    7
    Mendoje qe injoranca me madhe dhe diferencimi i ketyre njerzeve qe per interesat e tyra te ngushta i kan vene vetes shume privilegje te shumta e nder to edhe imunitetin para ligjit
    Duhet vlersuar nje gje qe kur o puna per interesat personale te ketyre individeve te gjithe flasin nje zeri dhe nuk dallojne ne ideologjit e tyre

  7. #37
    Numeroj peshqit Maska e peshkaqeni33
    Anëtarësuar
    31-12-2005
    Vendndodhja
    Ce pyesni kot, as vet se di ku eshte.
    Postime
    584
    Heqja e imunitetit eshte thike me dy presa. Ai nuk duhet te hiqet. Ndryshe vendi kalon ne diktatur nepermjet manipulimeve te fakteve te atyre qe zoterojne pushtetin, duke persekutuar opoziten dhe oponentet opozitar sa here tu doje qefi.

    Heqja e imunitetit te deputetit nuk ndihmon drejtesin, por padrejtesine, dobeson opoziten dhe forcon pozitat e shumices, pastaj ne shqiperi nuk eshte atje ku calon puna. Ne kemi shume gjera te tjera me urgjente.

    Heqja e imuniteteve nuk zgjidh asgje. E di une cfare duhet hequr atje.....
    Proletar te te gjitha vendeve bashkohuni

    Nisuni ju para, sa te therras Saliun

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-11-2007
    Vendndodhja
    Titane
    Postime
    2
    Asnje nuk duhet te kete imunitet, te gjithe jane te barabarte perpara ligjit, mendoj se imuniteti i duhet vetem atyre qe shkelin ligjet dhe jo te zgjedhurve qe presupozohet se kane kaluar ne site. Pervec se nuk duhet imunitet une mendoj se dhe asnje parti politike nuk duhet te finacohet nga shteti.

  9. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-09-2010
    Postime
    2

    Post A duhet të hiqet imuniteti ligjor për njerëzit e zgjedhur në pushtet?

    unë mendoj qe po defenitivisht

  10. #40
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anëtarësuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    imuniteti ekziston ne gjithe boten demokratike tha dikush por ne boten demokratike deputetet nuk vjedhin, ndaj imuniteti eshte me teper simbolik. te vjedhin deputeti do te thote qe ata qe e kane zgjedhur jane te gjithe hajdute.

Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •