Close

Rezultati i Sondazhit: A duhet të gëzojnë imunitet ligjor pushtetarët?

Votues
250. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Po

    61 24.40%
  • Jo

    177 70.80%
  • Nuk e di

    12 4.80%
Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 64 prej 64
  1. #61
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Dy vjet pasi ne hapem kete teme ne forum, per te nxjerre ne pah problemin e pabarazise para ligjit te shqiptareve te thjeshte e njerezve me pushtet, Kuvendi i Shqiperise me ne fund arriti qe te aprovoje keto ndryshime kushtetuese me votat e pozites dhe opozites. Lexoni me shume ne temen ne vazhdim.

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=129777

    Sondazhi e beri te qarte qe shumica absolute e shqiptareve, pa dallime partiake, i mbeshtesnin keto ndryshime.

    Albo

  2. #62
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061
    imuniteti duhet te hiqet me ligj por duhet shoqeruar edhe me masa te tjera jo vetem ligjore por edhe edukative dhe arsimore ,etj etj

    ata politikane qe jane aty ne krye kane dale nga te gjitha stresat epopullit shqiptar dhe per pasoje jane produkt i vete popullit shqiptar

    pra nuk mjafton vetem ligji por duhet reformuar edhe ambjenti familjar dhe shoqeror e arsimor

    ne shqiperi len shume per te deshiruar edukimi familjar ,arsimor,shoqeror, pastaj vijne ato te tjerat

    ligjet ne shqiperi nuk zbatohen sepse njerzit nuk jane mesuar me rregulla dhe kulture e arsim

    shikoni katrahuren me ligjin antiduhan dhe mjafton te bindeni se ne shqiperi problemet jane shume me te thella dhe te komplikuara

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e erriii
    Anëtarësuar
    15-04-2012
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    416
    pyetja duhet te behet pse duhet te jete ky imuniteti ????
    pergjigja shume e tjeshte e kemi me te lehte per te vjedhur

  4. #64
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061
    Ndarja e pushteteve dhe imuniteti

    Hajro LIMAJ

    Imuniteti është një nga faktorët kryesorë që në Shqipëri korrupsioni dhe krimi kanë pushtuar pothuajse të gjitha pushtetet dhe institucionet kryesore. Ligjërimi dhe ekzistenca e këtij ligji është hartuar dhe zbatuar pikërisht nga kjo klasë politike që për 22 vjet rresht e ka përdorur vetëm për t’u pasuruar e për të vjedhur vendin e popullin. Krijuan një sistem mbrojtës që të mund të vrasin, të presin, të vjedhin, të shesin atdheun e të bëjnë çfarë të duan pa i dhënë llogari as popullit, as gjykatës dhe askujt.

    Ata janë kthyer padronë të qytetarëve, të pasurive kombëtare dhe të çdo gjëje që ekziston në tokën, detin e qiellin e këtij vendi. Shqipëria sot është e pushtuar nga shqiptarët. Qeveritarët, deputetët, prokurorët, gjykatësit dhe të gjithë të tjerët të veshur me pushtet imunitar na kanë pushtuar. Ata s’janë si ne. Ne për një gjë të parëndësishme shkojmë edhe në burg, na heqin edhe nga puna, na rrahin, na vrasin, ndërsa ata pasurohen për ditë. Pse? Sepse për të vjedhur dhe për t’u pasuruar, këto klika kanë bërë ligjet për mbrojtjen e tyre. Dhe tani, gjoja për të marrë statusin e kandidatit, kërkojnë me urgjencë ta heqin apo ta kufizojnë ligjin famëkeq të imunitetit. Por, a do ta pastrojë politikën nga krimi dhe korrupsioni ky ndryshim në ligjin për imunitetin? Jo, aspak, sepse që të dënohen, politikanët duhet të hetohen nga prokuroria, Gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese. Duhet t’i denoncojë policia, Kontrolli i Lartë i Shtetit, Inspektorati i Lartë i Verifikimit të Pasurisë etj. Po a mund ta bëjnë këtë detyrë këto pushtete dhe institucione me gjendjen aktuale që kemi ne? Në asnjë mënyrë, sepse titullarët e këtyre institucioneve dhe shumica e anëtarëve janë pjesë e partisë në pushtet. Janë të zgjedhurit e saj. Kështu ishte në kohën e Nanos dhe më keq tani.

    Si të shpëtojmë nëse duam të bëjmë me gjithë mend shtet?

    Imuniteti të hiqet ose të kufizohet kur që nga presidenti i republikës, kryeprokurorja, të gjithë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, kryetari i Shërbimit Informativ të Shtetit, kryetari i KQZ-së, kryetari i Inspektoratit të Verifikimit të Pasurive e të tjerë si këta të zgjidhen në Kuvend vetëm me shumicë të cilësuar, me 3/5-at e shumës së përgjithshme të Parlamentit. Me këtë paketë ndryshimesh plotësohet kuadri ligjor dhe barazia ligjore për të gjithë klasën politike, pozitën dhe opozitën. Në të kundërt, ligji do të jetë krejtësisht selektiv dhe do të thellohet lufta e klasave mes pushtetit e opozitës me mbështetësit e saj. Do të rritet autoritarizmi dhe do të shkohet drejt një shteti diktatorial shumëpartiak. Pra gjendja politike, uniteti, mirëqenia dhe mirëkuptimi do të përkeqësohen akoma më shumë. Koha kërkon një reformë kapitale, të gjithanshme dhe gjithëpërfshirëse. Për këtë duhet të ngrihet në këmbë e gjithë shoqëria civile dhe media

Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •