Close

Rezultati i Sondazhit: A duhet të gëzojnë imunitet ligjor pushtetarët?

Votues
250. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Po

    61 24.40%
  • Jo

    177 70.80%
  • Nuk e di

    12 4.80%
Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 64
  1. #11
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Votova JO gabimisht duke u nisur nga pyetja: "A duhet të hiqet imuniteti ligjor për njërëzit e zgjedhur në pushtet", dhe unë votova jo, duke mos e pasur të qartë se kë quan "njerëz të veshur me pushtet" zotëria që ka hapur sondazhin?
    1- Pushteti Legjislativ
    2- Pushteti Ekzekutiv
    3- Pushteti Gjyqësor
    Të gjithë personat e të treja pushteteve janë të veshur me imunitet.
    Sidoqoft nuk është ky problemi që ekziston në Shqipëri, këtu nuk zbatohet ligji, edhe sikur të mos ekzistojë imuniteti po nuk pati vullnet për të zbatuar ligjin përfundimi do jetë i njëjtë = 0.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Pergjigja me e sakte midis;
    -Po.
    -Jo
    -Nuk e di.
    Eshte: Nuk e di,se çfar ndryshimi ka Po-ja me Jo-ne.(Te pakten ne menyre praktike).

  3. #13
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Tani nuk kemi faj ne qe ti nuk ke mesuar shkronjat.

    Ndryshimi mes "Po" dhe "Jo" eshte P-e madhe e shtypit dhe J-e madhe e shtypit.
    Pse cfare ndryshimi pret ti?
    -

  4. #14
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967
    - Jeni pro apo kunder imunitetit ligjor per njerezit e veshur me pushtet?

    Jam pro,do ishte kaos, siq dihet se secil ka tendenca te mbizotroj tjetrin,nuk do kishte me politik,politikanet do hargjonin kohen duke pergadit padi per njeri tjetrin...e mira e imunitetit eshte se duhet te kesh fakte reale dhe te forta

    - A eshte kjo nje precedent shqiptar apo nje praktike qe e gjejme edhe ne demokracite e tjera?

    Sigurisht qe gjendet dhe ne shtetet tjera demokratike.

    - Cilat jane pasojat e ketij imuniteti nga ligji ne shoqerine shqiptare?

    Pasoja me e madhe eshte keqkuptimi i termit imunitet.Imuniteti mbi te gjitha eshte edhe detyrim,perkushtim dhe pergjegjesi...Prandaj shoqeria shqiptare duhet ta kete te qarte se imuniteti nuk eshte i perhershem,nese personi me imunitet shkel ligjin ai duhet te jete pergjegjes per veprimet e tije,por duhen faktet dhe imuniteti hiqet po nga ai organ qe eshte dhene.

    - A duhet qe ligji te veproje per te gjithe shtetasit njesoj?

    Nese nuk veprohet keshtu,vetem ligj qe smund te gjuhet.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Imuniteti i sherben nje deputeti vetem per ti dhene me shume liri atij, pa respektuar shkalle gjerearqike, per te zgjidhur probleme te zgjedhesve te vet.Ne asnje menyre nje deputet nuk mund te kete imunitet kur kryen krim.Ligji eshte i baraberte per te gjithe shtetasit, thote kushtetuta e cdo vendi demokratik ne bote.Per te gjykuar nje deputet ai pavarsisht statusit qe ka duhet ti dorezohet ligjit.Dikush do te thote se mundet qe pushteti gjjyqesor te jete ne duart e nje partie te caktuar (sic eshte ne fakt ne duart e socialisteve) dhe mundet qe ky te kthehet ne vegel e saj, per te shtypur kundershtaret politike?Nese eshte e tille, atehere ajo sillet me te njetin standart dhe me popullin e thjeshte, atehere kush do te jete instrumenti qe do ta rregulloje kete sistem, nese deputetet nuk kane vet probleme me te?Te kater pushtetet reformohen vetem kur kane perplasje mes tyre.Por nje pyetje ketu mund te jete ps. "a eshte i njete statusi i deputetit ne cdo kushtetute demokratike?"Ne vendet e zhilluara nuk i kushtojne shume rendesi ketij fakti ordiner, ku deputeti te jete i imunizuar per krimin, pasi niveli edukativ i kandidatit nuk perkon me te tilla dyshime.Dhe nese ndodh qe nje detutet te kryej kirm, ky mund te jete nje rast shume i vecante dhe kurre nuk mund te ngrihet kush,qe ta mbroje ne grupin e tij politik.Nese ne nje parlament njera gjysem ngrihet per te mbrojtur deputetin e tyre, nga dyshimet e ngritura nga pala kundershtare, atehere ky nuk eshte nje parlament ne sherbim te popullit por te mafjozeve politk.Ktu bie morali i parlamentit, ai nuk mundet te vazhdoje.Secili deputet ka te drejten, qe nese dyshon per qendrimin e gjyqesorit shqiptar, ta coje ceshtjen ne gjykaten nderkombetare e keshtu ai, jo vetem fiton te drejten por dhe demshperblimin.
    Sot te gjithe ne e dime qe shume nga deputetet e secilit grup parlamnetare pasurohen nga motive te dobeta, dhe perseri i votojme. Pese ndodh kjo?E pra kjo ndodh sepse ne jemi nje popull jo cilesore. Kerkush nuk mund te rizgjidhet nese vet populli eshte i ndergjgjeshem dhe i moralshem.Une nuk di ndonje deputet qe te jete krym me pasuri nepremjet korrupsionit dhe te mos kete fituar besimin e zgjedhesve per te pakten tre ligjislatura.
    Nje tjeter fatkeqesi per cilesine e deputetit, eshte se emi njevend shume i vogel e keshtu konkurenca intelektuale apo e njerezve me vlera superiore eshte shume e vogel, pra jane si ato qershiat e shurrume.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Anesti_55 : 30-10-2010 më 18:16
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Imuniteti i sherben nje deputeti vetem per ti dhene me shume liri atij, pa respektuar shkalle gjerearqike, per te zgjidhur probleme te zgjedhesve te vet.Ne asnje menyre nje deputet nuk mund te kete imunitet kur kryen krim.Ligji eshte i baraberte per te gjithe shtetasit, thote kushtetuta e cdo vendi demokratik ne bote.Per te gjykuar nje deputet, ai pavarsisht statusit qe ka duhet ti dorezohet ligjit.Dikush do te thote se mundet qe pushteti gjjyqesor te jete ne duart e nje partie te caktuar (sic eshte ne fakt ne duart e socialisteve) dhe mundet qe ky te kthehet ne vegel e saj, per te shtypur kundershtaret politike?Nese eshte e tille, atehere ajo sillet me te njetin standart dhe me popullin e thjeshte, atehere kush do te jete instrumenti qe do ta rregulloje kete sistem, nese deputetet nuk kane vet probleme me te?Te kater pushtetet reformohen vetem kur kane perplasje mes tyre.Por nje pyetje ketu mund te jete ps. "a eshte i njete statusi i deputetit ne cdo kushtetute demokratike?"Ne vendet e zhilluara nuk i kushtojne shume rendesi ketij fakti ordiner, ku deputeti te jete i imunizuar per krimin, pasi niveli edukativ i kandidatit nuk perkon me te tilla dyshime.Dhe nese ndodh qe nje detutet te kryej kirm, ky mund te jete nje rast shume i vecante dhe kurre nuk mund te ngrihet kush,qe ta mbroje ne grupin e tij politik.Nese ne nje parlament njera gjysem ngrihet per te mbrojtur deputetin e tyre, nga dyshimet e ngritura nga pala kundershtare, atehere ky nuk eshte nje parlament ne sherbim te popullit por te mafjozeve politk.Ktu bie morali i parlamentit, ai nuk mundet te vazhdoje.Secili deputet ka te drejten, qe nese dyshon per qendrimin e gjyqesorit shqiptar, ta coje ceshtjen ne gjykaten nderkombetare e keshtu ai, jo vetem fiton te drejten por dhe demshperblimin.
    Sot te gjithe ne e dime qe shume nga deputetet e secilit grup parlamnetare pasurohen nga motive te dobeta, dhe perseri i votojme. Pese ndodh kjo?E pra kjo ndodh sepse ne jemi nje popull jo cilesore. Kerkush nuk mund te rizgjidhet nese vet populli eshte i ndergjgjeshem dhe i moralshem.Une nuk di ndonje deputet qe te jete krym me pasuri nepremjet korrupsionit dhe te mos kete fituar besimin e zgjedhesve per te pakten tre ligjislatura.
    Nje tjeter fatkeqesi per cilesine e deputetit, eshte se emi njevend shume i vogel e keshtu konkurenca intelektuale apo e njerezve me vlera superiore eshte shume e vogel, pra jane si ato qershiat e shurrume.
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-04-2010
    Postime
    370
    Votova per jo,edhe qe partia e ka zgjedh per me fut ne liste per deputet,
    por ama mos te harrojm,se nuk ka votue partia me u fut ne parlament po POPULLI,
    dhe ai/ajo duhet, ma shume me kontribue,per ata qe e kan votue se per partin,
    por fatkeqesisht qe ne SHQIPTARI po ndodhe e kunderta.

  8. #18
    Natyre e turbulluar... Maska e Robbery
    Anëtarësuar
    03-11-2007
    Vendndodhja
    Firenze
    Postime
    1,449
    Absolutisht jo...nuk duhet edhe menduar per pergjigjen mendoj une...Do ishte njelloj si te thoje: "Po dua qe ata te bejne si te duan, me mua dhe me te tjeret."

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Imuniteti ekziston ne te gjithe boten demokratike,dhe mendoj qe eshte pengese ne momentin kur rrethanat kerkojne zbatimin e ligjit.
    Ne rastin kur imuniteti mbron jashte çdo llogjike personin,ateher kthehet ne nje mjet anti-demokratik.
    Deputetet i perkasin kuvendit,i cili ka te drejten te votoje per mundesine e hetimit nga organet perkatese,kundrejt nje deputeti.
    Por shpesh imuniteti kthehet nje nje mburoje pas te ciles eshte e veshtire te shohesh.

    Ne kontestin shqiptar,imuniteti i duhet hequr te gjithe deputeteve te parlamentit,ministrave dhe kryeministrit,per te mos penguar ne asnje menyre objektin e hetimit.
    Por edhe kjo nuk besoj se do te ndihmonte,sepse problemi i vertete eshte sistemi gjygjesor,dhe nje kulture e perhapur e mosdenimit,kur mbulon poste shteterore.
    Meritokracia qe qendron ne themelet e demokracise,eshte nje mjet i panjohur ne Shqiperi,dhe prandaj ekziston kjo kulture e perhapur e shkeljes se ligjit,duke u fshehur pas imunitetit.

    Heqja e imunitetit do te ndihmonte bashke me nje fushate sensibilizuese,ku çdo qytetar nuk duhet te ngurroje ne denoncimin e korrupsionit dhe te padrejtesive dhe gjykata te jete pjese e nje institucioni te pavarur politikisht.
    Po kur gjykata eshte vetem nje vegel e politikes,qofte njera pale apo tjetra,asnjeher ligji nuk do te preke personat qe kane privilegjin te jene pjese e politikes.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Imuniteti është kategori kushtetuese e ligjore,për ata, dhe për ato çështje që me Kushtetutë e Ligjë,lejohet që iks personi,titullar i iks pozite për iks çështje të definuar e përcaktuar qartë në- Kushtetë ose ligjë,të ndërmerr një veprim, ose apstenim nga një veprim,për të cilin ka tagër ligjor veprimi ose mosveprimi.
    Çdo ndeshje,kundërshtim ose mosveprim,e që bie ndesh me këto kategori ligjore,në asnjë mënyrë nuk gëzon imunitet nga veprimi ose apstenimi,për diçka që ligji e detyron ose për veprim ose apstenim.
    Këto kategori ligjore,kushtetuese e morale,janë vlera për të cilat shumë kombe,civilizime e individ,janë sakrifikuar që ........,nga Jeshua i Nazaretit e deri te Martin Luter-Kingu ,Pjetër Arbnori,Zef Pëllumi e Adem Jashari.....!

Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •