Close
Faqja 0 prej 69 FillimFillim 121050 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 685
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-03-2005
    Postime
    30

    Shqiptar apo Kosovar?

    Shqiptar apo Kosovar ky ishte titulli i nje diskutimi qe u zhvillua dje ne emisioni top show.
    Personalisht debati me la nje shuje te hidhur ne goje dhe nuk prisja nga ana e shqipetareve te kosoves ate lloj reagimi ( mbase ishte vetem reagimi i atyre qe ishin te ftuar ne emision? ) kaq pak le te themi atedhetar.
    Si mundet sot te kete kuptin nje pytje e tille? Cfar do te thote Kosovar?
    Sot ne qoftese ka nje shtet te Kosoves dhe e kjo ishte gjeja me me mend qe bene shqiptaret e Kosoves mbas shekujsh pushtimi, nuk do te thote qe ky veprim i thjeshte administrativ te vere ne pikpytje te qenit nje komb?
    Nuk e di mbase gabohem por shqiptaret kure nuk e kane humbur identitetin e tyre kombetar as nen 500 vjet nen perandorine turke, as nen bizantim dhe as nen serbin dhe komunizmin.
    Si mundet sot kur ne jemi te lire te shtrohet nje pytje e tille, kur edhe Arbereshet qe kane 500 vjet te shkeputur nga toka meme kur i pyet sot thone qe jane shqiptar!
    Cfar do te thote me qene Kosovar, cfar ndryshon sikur te thuash se jam Korcar apo jam Shkodran apo Tiranas ose Durrsak?
    Nuk e besoj qe sot te kete ne Kosove nje elite e cila vetem per te pasur nje karge dhe pak me shume pushtet arin deri aty sa ve ne dyshin dhe te qenit Shqiptar.
    A e harojne keta njerez kaq kulloj gjakun e derdhur ne emer te shqiptarizmes, jo vetem ne luften e fundit per lirine e Kosoves, por gjakun e derdhur nga breza te tere patriotesh per te gjithe token arberore.
    Po te harohet gjaku atehere me gjith men qe paska humbur identiteti i ketyre njerezve dhe do tu japin te drejte sebeve dhe maqedonasve me enciklopedive te tyre.
    Ne jemi pellazge, arber dhe shqiptare qofte ne kufijte e shtetit qe quhet sot Shqiperi, qofte ne kufijt e shtetit qe quhet sot Kosove apo Maqedoni, Mali i Zi e Serbi, jemi SHQIPETAE edhe ne kufijte e shtetit Grek ( pa cka se ata e mohojne) dhe si perfundim jemi SHQIPTARE kudo qe ndodhemi nga Europa ne SHBA.
    Jo vetem ne por dhe bijt e bijeve tane do te jene SHQIPTAR sic jane dhe sot e kesoj dite kudo neper Bote.

    Ky eshte mendimi im, pres me shume interes mendimin e vellezerve nga Kosova.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Thumbs up

    Dardan mase miri

  3. #3
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anėtarėsuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty mė gjen, nėn hijen tėnde qė mė le amanet!Nėse tė duket qė kam humb,mė kerko atje ku fryn uragani i kohės,atje do mė gjeshė,duke tė kėrkua Ty!
    Postime
    7,750

    Ne jemi Shqiptar,por kur duhet te shkojm dikund shtetesia kerkohet,atehere ne nuk mund te themi qe jemi shtetas te Shqiperis(Besoj qe shpejt do te bashkohemi),por duhet te themi SHQIPTAR-SHTETAS I KOSOVES!

    Vetem ai qe veten nuk e ndin Shqiptar,mund ta mohoj te qenurit Shqiptar,ndrroma shtetin qysh te teket,edhe fen e ndrrojn si te ju teket,por kombin kuuurr nuk mund te ma mohoj kush!
    Rėndesia e njė personi nuk vlerėsohet nga hapėsira qė zė, por nga boshlleku qė le kur nuk ėshtė mė.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Nuk e di nga mosinformimi, ose me ndonje qellim te caktuar,por se pse po sforcohet kjo teme,sidomos nga Topi i kanalave...nuk e di
    Nuk dyshoj ne qellimin e tyre,por ja qe ka shume sish qe edhe nxehen nga kjo ceshtje qe mund te jete objekt diskutimi ne mes njerzve ne kafene apo gjetiu,por jo teme debati mediatik qe e shohin miliona njerze.Me nje fjale; eshte teme e shpifur ,qellimkeqe e dashakeqe e te kqive te Topit.......

    Republika e Kosoves eshte shtet i qytetareve te saj,qe mund te jene shqiptare,serbe,malazez,turq,rom e tjera...
    Te gjithe jane shtetas te Republikes me shtetesi -kosovare ......
    Shtetesia,si perkatesi e nje shteti te caktuar, nuk e percakton identitetin kombetar e fetar te qytetarit.Ajo eshte nje raport i vecante i qytetarit me shtetin(publik dhe civil) e vet qe fitohet me lindje ose ne forma tjera ligjore.
    Perkatesia kombetare eshte krejt nje raport tjeter,sidomos ajo shqiptare.
    Te jesh shqiptar (ne kuptimin e perkatesise kombetare),nuk do te thot te jetosh ne Shqiperi,Kosove,Maqedoni apo gjetiu.
    Te jesh shqiptar,eshte nje lidhje tjeter qe vec shqiptaret mund ta spjegojne.
    Ajo eshte me shume se gjeografi,kufi shtetror,fe e besim, bile ne shume raste edhe me shume se gjuhe e perkatesi gjuhesore e kulturore.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-05-2009
    Postime
    316
    Emri i Kosovės si toponim dhe emri kosovar si etnonim

    ETNONIMI KOSOVAR DHE KUPTIMI HISTORIK I TIJ

    Shkruan: Prof. as. dr. Begzad BALIU

    Emri i Kosovės si toponim dhe emri kosovar si etnonim janė dy elementet onomastike tė cilat do tė mund tė diskutoheshin jo vetėm duke iu qasur nga aspekti gjuhėsor e historik, por edhe nga aspekti semasiologjik, shoqėror, politik, diplomatik, motivor etj. Le t’i shohim njėherė emėrtimet Kosovė si toponim dhe kosovar si etnonim:

    - Kosovė, emėr historik pėr territorin jo aq tė pėrcaktuar tė Dardanisė antike;

    - Kosovė, emėr i Krahinės sė Kosovės nėn regjimin e Serbisė dhe tė Jugosllavisė;

    - Kosovė, emėr i Republikės sė Kosovės nė vitet 1989-1999;

    - Kosovė, emėr i sotėm i Kosovės;

    - Mala Kosova (Kosova e Vogėl), emėr i njė pjese tė Kosovės qė kap kryesisht krahinėn
    e Llapit dhe njė pjesė tė Rrafshit tė Kosovės;

    - Kosova dhe Metohija: nė trajtė administrative serbe e shekullit XX.

    Ndryshe ndodh ndėrkaq me rrafshin historik dhe gjeografik tė etnonimit kosovar:

    - Kosovar: etnonim. Njėri prej etnonimeve shqiptare, si dibran, mirditor, shkodran, llapjan
    etj. Nė shumė kėngė shqipe tė Kosovės, thuhet: “Jam shqiptar, kosovar”.

    - Kosovar: pėrcaktues i popullatės shqiptare nė territoret e ish-Jugosllavisė nga
    nėnshtetasit shqiptarė tė Shqipėrisė londineze;

    - Kosovar: etnonim i pėrbashkėt pėr tė gjitha etnitė qė jetonin brenda Kosovės nga
    regjimi i ish-Jugosllavisė;

    Kosovar: pėrcaktues etnik pėr vetveten nga shqiptarėt e Kosovės sė dėbuar dhe tė vendosur me ndihmėn e bashkėsisė ndėrko*mbė**tare nė shtetet e treta, pėr t’u dalluar nga emri shqiptar (albanian) tė cilėn administrata ndėrkombė*tare nuk e pranonte, prandaj si kompromis ndėrmjet etnikut jugosllav, (i cili imponohej pėrdhunshėm nė Maqedoni dhe insistohej nė vendet e treta) arrihej nė kompromisin kosovar;

    - Kosovar: pėrcaktues i tė gjitha etnive qė jetojnė nė Kosovė nga administrata ndėrkombėtare e UNMIK-ut, megji*thėse edhe ky nuk ėshtė stabilizuar plotėsisht.

    Nė kuadėr tė fenomeneve motivuese, gjatė kėsaj kohe ka kaluar edhe vetė etnonimi kosovar. Nėse shikojmė rrugėtimin historik tė tij, etnonimi kosovar, deri nė fillim tė shekullit XX, ka mundur tė barazohet me etnonimet e krahinave etnografike: gegė, toskė, ēam, kosovar, dreni*cas, labriot, dukagjinas, rugovas, gallapas, llapjan etj., por pas shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė dhe pushtimit tė Kosovės nga shteti serb, etnonimi kosovar nga shqiptarėt e Shqipėrisė sė lirė ka pėrfshirė banorėt shqiptarė tė mbetur nėn ombrellėn e mbretėrisė serbo-kroato-sllovene qė quhej Jugosllavi. Pėr tė njėjtit, ky etnonim ka vazhduar tė mbulojė tė gjithė shqiptarėt deri nė fund tė kėtij shekulli edhe nga politika shtetėrore shqiptare.

    Ndryshe nga shqiptarėt e Shqipėrisė londineze, shqipta*rėt e pushtuar nga sllavėt e kanė quajtur veten e tyre shqiptar dhe kur e kur edhe kosovar, vetėm pėr atė pjesė tė popullatės qė ka jetuar brenda kufijve tė Kosovės, ndėrsa sllavofolėsit i kanė quajtur me emrin e vjetėr arbanas, ose edhe shiftari e shiptari (eufemizmė) dhe albanci, nė tė gjitha rastet nė shkallė tė administratės shtetėrore.

    Nė shkrimet gazetareske dhe nė fjalorin diplomatik tė Europės nga tė huajt etnonimi kosovar ka filluar tė pėrdoret pėr shqi*ptarėt qė migruan kėto dhjetė vjetėt e fundit, mbase mė shumė pėr tė dalluar nga migracioni po kaq vėrshues nga Shqipėria.

    Tradita gojore shqipe e ka “shqiptar - kosovar” dhe anasjelltas: “jam shqiptar e kosovar” thotė rapsodi, mbase njė shprehje e traditės, sė ruajtur si “italo - arbėror” dhe “italo-shqiptar”. E ndihmuar edhe nga njė ndėrhyrje politike, pas vitit 1981, nė traditėn gojore emri mal(ė)sor nė shumė raste erdhi e u bė sinonim i emrit shqiptar. Kėngėtari popullor nė shumė raste pėr toponimin Shqipėri pėrdorte toponimin Mal(ė)si, ndėrsa pėr etnonimin shqiptar pėrdorte etnonimin malėsor. Kjo trajtė, megjithėse jo nė admini*stratė, pėrdorej nė bisedimet e pėrditshme edhe brenda qarqeve politike e shkencore serbe. Njė drejtues i Bibliotekės Universitare tė Beogradit, duke mė njoftuar pėr ardhjen e njė punėtori tė ri nė Bibliotekėn e albanologjisė, mė thoshte: “Kemi pranuar njė punėtor nga Mali i Zi, por ai ėshtė malėsor e jo cėrnogorac (sic!), me ēka mė jepte tė nėnkuptoja se, megjithėse punėtori i bibliotekės ishte nga Mali i Zi, ai nuk ishte me kombėsi malaze, por shqiptare.

    Etnonimi kosovar u bė pjesė e shtypit tė pėrditshėm, e fjalorit diplomatik ndėrkombėtar dhe mė nė fund edhe e dokumenteve personale tė shqiptarėve nga Kosova. Natyrisht, kjo nuk ndodhi nė tė gjitha rastet. Deri sa nė Shqipėri, nė rubrikėn e dokumenteve zyrtare nacionality shkruante: kosovar, nė tė njėjtin dokument nė Maqedoni, pėr tė njėjtėn rubrikė, shkruante: YU (jugosllav), sikur edhe nė tė gjitha shtetet ku punonin shqiptarėt nga Kosova qė nė fillim tė viteve ’60.

    Pėrkundrazi, refugjatėt e luftės, si duket, qenė tė parėt qė e thyen kėtė rregull. Pėr herė tė parė, nė dokumentet me vlerė ndėrkombėtare, shumė refugjatėt e luftės nuk pranuan tė nėnshkru*hen nė dokumentet e tyre shtetėsinė jugosllave, por kėrkuan qė ajo tė jetė shqiptare-kosovare, ose kosovare, siē arrihej me kompromis.

    Shikuar nga aspekti juridik, me sa dimė ne, nė kėto dokumente (me vlerė ndėrkombėtare), pėr herė tė parė shte*tet ku u vendosėn tė dėbuarit, brenda sistemit juridik dhe legjislativ tė tyre kanė pranuar identitetin dhe etninė e kosovarėve, pra, para se tė pranohet shteti i Kosovės.

    Pas mbarimit tė luftės dhe vendosjes sė administratės ndėrkombėtare, nė Kosovė, disa tė ashtuquajtur teoricientė tė kombit kosovar, kanė marrė nismėn pėr pėrkufizimin e kombit kosovar. Pėrdorimi i emrit kosovar nuk ka mu*nguar as nga institucionet ndėrkombėtare, me tė cilėn ata kanė emėrtuar tė gjitha nacionalitetet nė njė etnitetet tė Kosovės.

    Kujtimi i krijimit tė kombit kosovar na kujton edhe njė tregim nga historia. Sipas disa historianėve, nė vitin 1966, qeveria e Beogradit kishte arritur nė njė vlerėsim tė caktuar sa tė besonte se nė Kosovė, pėrveē udhėheqėsve politikė, ishte krijuar edhe njė inteligjencė e mjaftueshme qė t’i kundėrvihej politikės dhe kulturės sė Tiranės, prandaj duhej krijuar edhe kombi kosovar, e madje edhe shteti i Kosovės.

    Pavarėsisht nga historia, shqiptarėt nė Kosovė duhet tė krijojnė konceptin e tyre rreth etnonimit kosovar, sepse kam pėrshtypjen qė etnonimi kosovar nga ndėrkombėta*rėt ka filluar tė konceptohet si njė emėrtim qė deri dje mbulonte konceptin pėr etnonimin jugosllav, dhe mbulonte tė gjitha etnitė e ish-Jugosllavisė. Nė pasqyrėn e regjistrimit tė vitit 1972 u krijua njė rubrikė e veēantė nė kuadėr tė tė gjitha etnitete*ve: sllovenė, kroatė, malazez, shqiptarė, maqedonas, jugosllavė, serbė, hungarezė etj. Teoricientėt e krijimit tė kombit kosovar, jo rrallė janė nisur nga konceptet ēinte*gruese nė shkallė kombėtare tė dala dhe tė reklamuara shumė dhjetė vjetėt e fundit pėr gegėt dhe toskėt, pėr Veriun dhe Jugun e Shqipėrisė etj., prandaj ėshtė e kuptue*shme pse mendimet e tyre janė pritur me reagime, me ftohtėsi dhe madje me frikė.

    Njė gjė ndėrkaq ėshtė mė se e vėrtetė. Sot edhe analistėt qė merren me studimin e ēėshtjes shqiptare dhe ballka*nike guxojnė tė thonė se ‘njė komb i ri po lind’. Kjo dėshmon se brenda strukturės sė kėtyre teoricienėve sot nxisin, kontribuojnė dhe lobojnė edhe njė numėr i caktuar i tė huajve.

    Pėr ne tashmė shtrohet nevoja e disku*timit tė kėsaj ēėshtjeje me vetėdije kritike pėr tė sotmen dhe me vetėdije historike pėr tė ardhmen. Ky ėshtė pro*blem kombėtar qė duhet diskutuar me pėrmasat histo*rike tė ēėshtjes e kurrsesi me pikėpamje dhe vetėdije krahi*nore ose rajonale. Ky ėshtė problem qė do njė diskutim tjetėr, njė studim tė ri.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar mė parė nga veris Lexo Postimin
    Shqiptar apo Kosovar ky ishte titulli i nje diskutimi qe u zhvillua dje ne emisioni top show.
    Me Komb Shqiptar me Shtetsi Kosovar
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anėtarėsuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Jan disa grupe njerzish qe e ndjejne si krenari , te thone se jan kosovar .

    1. ANAL - ist te tipit Nexhmedin Spahiu

    2. Disa nga ata qe sot jan ne skenen politike , dhe deshirojne Kosova kurre mos te bashkohet me Shqiperine .

    3. Magjupet

    4. Egjiptianet

    5. Hashkalite

    Shqiptari gjithmone shqiptar mbetet , jo per inat te dikujt , por sepse te tille jemi .

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2009
    Postime
    52
    kjo tema dhe debati ne Top show jan non-sens

    nuk ka ven per kte pytje
    jemi SHQIPETARE

    me kto tema ju lem ven atyre qe sjan shqiptare ,qe te na cajn koken me komente koti

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anėtarėsuar
    02-09-2009
    Postime
    2,016
    Ilire +
    krishti, mesija eshte afer duke ardh,duani dhe ndihmoni njeri tjetrin,faluni qe tju falan mekatet

  10. #10
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anėtarėsuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Duhet tė flasim mė kėmbė nė tokė. Jam bindshėm kundėr termave tė mėdha si Shqipėria e Bashkuar, Ribashkuar apo Etnike. Mė duket qė po i pėrdorim nė formė miti pėr tė rėnė nė vetėkėnaqėsi. Pėr mua vendi dhe populli im janė madhėshtor dhe dua t’i shoh sa mė lartė. Emrin Shqipėrisė nuk mund t’ia ndryshoj pos asaj qė ka. Shqipėria nėse bashkohet pėrsėri duhet tė quhet Shqipėri pa ndonjė prapashtesė, sepse ėshtė ndarė pa vullnetin e saj.

    Disa trugoditur arrin edhe ta quajnė Shqipėri e madhe. Ashtu siē pėrdorėt shpesh gabimisht nga shqiptarėt jashtė kufijve tė sotėm “shteti amė Shqipėria”. Pėr serbėt nė Kosovė, ka shtet amė me kryeqendėr nė Beograd, pėr arsyen e thjeshtė se janė tė ardhur nė tokė tė huaj.
    Ka vetėm njė emėr dhe ai quhet Shqipėri. "Nacionalistėt" pas te vjelave, sigurisht mendojnė Shqipėrinė me kufijtė e saj etnik, shprehje qė do tė ishte mė e saktė. Tjetėrēka qė vazhdimisht derdhin lot pėr Shqipėrinė dhe nuk ēajnė kokėn edhe po u copėtua edhe mė tej.

    Shqipėria ėshtė Shqipėri.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Marinari : 30-09-2009 mė 10:35

Faqja 0 prej 69 FillimFillim 121050 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •