Close

Rezultati i Sondazhit: A duhet të gëzojnë imunitet ligjor pushtetarët?

Votues
250. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Po

    61 24.40%
  • Jo

    177 70.80%
  • Nuk e di

    12 4.80%
Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 64
  1. #51
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet në Bllog
    22
    TIA kërkon ndryshimin e Kushtetutës për heqjen e imunitetit

    Eljona Ballhysa

    Transparency International Albania ka kërkuar dje, nëpërmjet një deklarate për mediat, ndryshimin e Kushtetutës së Shqipërisë në mënyrë që të shfuqizohet imuniteti për deputetët, gjyqtarët e të gjithë zyrtarët e lartë. Kjo kërkesë e TIA-s vjen në një moment kur janë shtuar së tepërmi akuzat për korrupsion të ministrave të kabinetit qeveritar. Në këtë mënyrë, TIA kërkon heqjen e dispozitës kushtetuese që vesh me imunitet deputetët e ministrat, në mënyrë që t’i hapet rruga hetimit të tyre. Duke iu referuar situatës politike në vend, TIA bën thirrje për hetimin e të gjithë personave të akuzuar për korrupsion.

    Imuniteti
    Për heqjen e imunitetit TIA hedh idenë e organizimit të një seance të posaçme parlamentare nga Kuvendi i Shqipërisë. Këtë kërkesë, pra për shfuqizimin sa më parë të imunitetit kushtetues, TIA ia ka paraqitur dje edhe Presidentit të Republikës, Këshillit të Ministrave, Kuvendit, Prokurorisë, KLSH-së, SHISH-it dhe gjykatave. “Organizimi i një seance të jashtëzakonshme parlamentare për ndryshimin e Kushtetutës në lidhje me heqjen e imunitetit si privilegj për deputetët, ministrat, gjyqtarët dhe çdo drejtues institucioni, me qëllim hapjen e rrugës së hetimit për çdo vepër penale të kryer prej tyre. Vetëm angazhimi retorik dhe deklarativ mbi imunitetin është i pamjaftueshëm dhe joligjor për të thyer barrierat e imunitetit dhe për të hetuar pa vonesë e pengesë çdo zyrtar të implikuar”, - bëhet e ditur në deklaratën për shtyp të Transparency International Albania.
    Ndryshe nga Partia Demokratike që hodhi idenë e heqjes së imunitetit të deputetëve duke nënshkruar një deklaratë vullnetare dhe duke ndryshuar Rregulloren e Kuvendit, TIA kërkon ndryshime kushtetuese për këtë çështje. Ndërsa përsa i përket situatës më të fundit politike në vend, TIA bën apel që të garantohet dhënia e barazisë para ligjit për të gjithë. Sipas TIA-s, prokuroria duhet të kryejë hetim të shpejtë e të pavarur rreth çdo personi me imunitet që akuzohet për vepra të ndryshme penale. Madje TIA shprehet se duhet rishikuar dhe ligji “Për bashkëpunimin e publikut në luftën kundër korrupsionit”, pasi sipas organizatës, ligji ka dështuar pjesërisht dhe se nuk ka asnjë eficiencë dhe raste të suksesshme në zbatimin e tij.

    Kriza
    Më tej, gjatë deklaratës për shtyp, TIA kërkoi që në vend të gjendet zgjidhja për t’i dhënë fund krizës së tejzgjatur politike në vend dhe realizimit pa humbur kohë të 12 rekomandimeve të Komisionit Europian. “Një pjesë e rekomandimeve të KE-së lidhen direkt në mënyrë të drejtpërdrejtë me nevojën për dialog konstruktiv mes palëve dhe me ndërmarrjen e hapave të shpejtë për modifikimin e Kodit Zgjedhor në linjë me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet, funksionim normal të disa institucioneve, nevojën e Gjyqësorit të pavarur dhe efikas për heqjen e pengesave për imunitet në veçanti për gjyqtarë, ministra, deputetë”, - shkruhet në deklaratë. TIA apelon dhe për financimin e partive duke kërkuar që t’i jepet fund financimeve informale të partive. “TIA vlerëson kalimin për shqyrtim në komisionet parlamentare të projektligjit për financimin e transparencën e partive politike, me qëllim reduktimin e korrupsionit politik gjatë fushatave elektorale dhe eliminimin e funksionimit informal të këtyre partive”, - përfundon deklarata e TIA-s.

    Oferta e PD-së: Imuniteti të hiqet me deklaratë personale

    Kryeministri i vendit, Sali Berisha, në kulmin e debatit politik për korrupsionin qeveritar, rinxori pak ditë më parë tezën e heqjes së imunitetit të deputetëve për rastet e korrupsionit. Kryeministri u ka kërkuar deputetëve demokratë që të hartojnë një deklaratë, të cilën duhet ta firmosin të gjithë, për lënien në mënyrë vullnetare të imunitetit të deputetit. Madje Berisha tha se për këtë duhet parë mundësia e ndryshimit të Rregullores së Kuvendit. “Ka një problem serioz që e kërkon Komisioni Europian dhe unë e konsideroj shumë të drejtë dhe kjo maxhorancë e ka konsideruar gjithmonë shumë të drejtë çështjen e imunitetit. Zoti kryetar i Grupit Parlamentar, bashkë me Komisionin e Ligjeve do të përgatisni deklaratën tip që ne ta firmosim. Secili prej nesh, duke filluar nga unë, të gjithë anëtarët e kësaj maxhorance, ta depozitojnë në Parlament, të bëjmë ndërhyrjet e nevojshme në Rregulloren Parlamentit nëse është e duhur”, - është shprehur kryeministri Berisha. Ai tha se kjo nismë është zbatuar edhe në Republikën Federale të Gjermanisë. “Të adaptojmë një standard, të cilin e praktikon vendi më i madh i Bashkimit Europian, Republika Federale Gjermane, prej shumë e shumë vitesh, për shkakun e vetëm, që nuk kanë bërë ndërhyrje në Kushtetutë, por të përdorin këtë praktikë. Le ta marrim ne këtë shembull, t’i rikthemi atij dhe të garantojmë se nuk do të ketë asnjë lloj imuniteti për problemin e korrupsionit dhe krimit të zakonshëm, për çështjet e tjera, është procedurë tjetër”, - është shprehur Berisha pak ditë më parë. Ai e ftoi opozitën të tregojë vullnet për këtë çështje, ndërsa theksoi se në rast se opozita paraqet kërkesë për ndryshime në Kushtetutë, maxhoranca është e gatshme t’i votojë këto ndryshime.

    Albania

  2. #52
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-02-2011
    Postime
    1
    mendoj se normal duhet me pas imunitet se kshtu e do ligji ,po ne rastin konkret kur ne vendin ton kjo bie posht sepse esht shum e mundshme qe kjo te keqperdoret.

  3. #53
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-10-2009
    Postime
    3
    KUSHTETUTA E REPUBLIKES SE KOSOVES



    Neni 75 [Imuniteti]

    1. Deputetët e Kuvendit gëzojnë imunitet nga ndjekja penale, paditë civile ose shkarkimi për
    veprimet dhe vendimet e tyre brenda fushëveprimit të përgjegjësive të tyre si deputetë të
    Kuvendit. Imuniteti nuk pengon ndjekjen penale të deputetëve të Kuvendit për veprimet e
    ndërmarra jashtë fushëveprimit të përgjegjësive së tyre si deputetë të Kuvendit.

    2. Deputeti i Kuvendit nuk mund të arrestohet dhe as ndalohet përderisa është duke kryer
    detyrat e tij/saj si deputet i Kuvendit, pa pëlqimin e shumicës së të gjithë deputetëve të
    Kuvendit.
    " Arberia e Vogel "

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    ne kosove po tu hiqet imuniteti ligjor deputetve te kosoves dote mbesin ne sall afersisht 35 deri 40 deputet ne parlament tetjeret ne dubrAV NE BURG

  5. #55
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Citim Postuar më parë nga KAQAKU Lexo Postimin
    KUSHTETUTA E REPUBLIKES SE KOSOVES



    Neni 75 [Imuniteti]

    1. Deputetët e Kuvendit gëzojnë imunitet nga ndjekja penale, paditë civile ose shkarkimi për
    veprimet dhe vendimet e tyre brenda fushëveprimit të përgjegjësive të tyre si deputetë të
    Kuvendit. Imuniteti nuk pengon ndjekjen penale të deputetëve të Kuvendit për veprimet e
    ndërmarra jashtë fushëveprimit të përgjegjësive së tyre si deputetë të Kuvendit.

    2. Deputeti i Kuvendit nuk mund të arrestohet dhe as ndalohet përderisa është duke kryer
    detyrat e tij/saj si deputet i Kuvendit, pa pëlqimin e shumicës së të gjithë deputetëve të
    Kuvendit.
    Shume mire qe e solle nenin ketu.
    Sipas nenit del qe imuniteti eshte i kushtezuar, relativ dhe jo absolut.Ne nenin 75
    thuhet qe gezojne imunitet......per veprimet brenda fushe veprimit te pergjegjsive si deputete............. qe do te thote per aq kohe sa ato jane duke punuar si deputete,jane te zene me pune,nuk duhet arrestohen sipas ketij neni.
    Por kjo nuk te garanton imunitet(mbrojtje)nga ndonje arrestim i mundshem per raste si:
    Dhune ne familje,deputeti rreh gruan,rrihet ne nje klub ne mbremje,vret me paramendim ne nje mbremje,mbajtje arme pa leje dhe vrasje.Ne kete rast perderisa ai nuk eshte duke vepruar si deputet,nuk po mban fjalim ne klub si deputet,nuk po mban fjalim ne nje miting apo bisedon politike me qytetaret qe e kane zgjedhur,por kryen veprime qe jane ne kundershtim me ligjet ai arrestohet dhe denohet si qytetar.Perderisa arrestohet,sipas rastit hapet padi civile ose penale.
    Sipas ketij ligji deputeti asnjehere nuk duhet arrestuar kur ai eshte duke punuar,ose ndodhet ne nje seance parlamenti,pa marre pelqimin e deputeteve te tjere me shumice votash.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  6. #56
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga Mariglen Fero Lexo Postimin
    Eshte nje teme pak e nderlikuar ,pasi vet demokracia ka parimet e veta te cilat kushtezojne dhe vet politikanet te cilet hartojne ligje ,dhe vendosin per menyren se si duhet te zbatohen keto rregulla ligjore.Kjo ndodh pasi edhe vet personat e veshur me hijen e pushtetit edhe pse duhet te jene te paret per ta zbatuar nje norme ligjore shpesh here tentojne ta dhunojne dhe jo ta zbatojne ,duke harruar qe kjo tregon nje diference e cila jo vetem qe nuk i jep kuptim demokracise por e ben ate te pa egzistueshme.
    Per keto njeres ,se pari duhet te behet pyetja ?? A kane pushtet keta njeres ?? Pushteti i tyre eshte se sillen ne ballkane si cjapa. Cjapat e ballkanit shqipefolesat kane pushtet vetem me popullaten fukarate dhe te pa mbrojturit .

    Cjapat pa brina nuk i njehe a'skushi ne evrope .

  7. #57
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2009
    Postime
    203
    Postimet në Bllog
    11
    Imuniteti me garantues per cdo drejtues eshte puna e mir e gjithsejcilit per gjithesejcilin ne vecanti dhe per cdo bashkesi ne pergjithsi.Tjeter gje eshte loi i veshjes me imunitet me ane te shkresave.

  8. #58

    Berisha i gatshëm për heqjen e imunitetit për zyrtarët e lartë

    Berisha i gatshëm për heqjen e imunitetit për zyrtarët e lartë

    Në Shqipëri, Kryeministri Sali Berisha tha sot se është i gatshëm, që për çështjen e heqjes së imunitetit për zyrtarët e lartë, të pranojë edhe mundësinë e ndryshimeve kushtetuese, duke ftuar opozitën që së bashku, siç u shpreh ai, "të hedhin këtë hap të rëndësishëm".

    Pak ditë më parë, ishin ekspertë të dy misioneve të Bashkimit Europian në Shqipëri, të cilët propozuan disa variante për heqjen e imunitetit, të cilat kërkonin domosdoshmërisht ndërhyrje në kushtetutë. Në atë takim ministri i Drejtësisë Eduard Halimi kish mbrojtur variantin e ofruar nga Komisioni i Venecias, që kufizimi, apo heqja e imunitetit, të mund të realizohej përmes një ligji organik, që kërkon një shumicë të cilësuar votash në Parlament.

    http://www.voanews.com/albanian/news...132315313.html

    Armand Mero - VOA
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    dhe po u hoqen imunitetin

    asnje nuk do denohet,,,

    po lirihon kriminele me nga 2-3 vrasje,,,

    jo me politikane,,,,

    shqiperia pa nje reformim te gjygjesorit
    me gjygjetare te ardhur nga jashte madje jo shqipetare

    nuk ka per te pa hajer kurre

  10. #60
    Ligjet i bejne politikanet dhe a e dini perse i bejne ? Qe mos ti shkelim ne...

Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •