Close

Rezultati i Sondazhit: A duhet të gëzojnë imunitet ligjor pushtetarët?

Votues
250. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Po

    61 24.40%
  • Jo

    177 70.80%
  • Nuk e di

    12 4.80%
Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 64
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    1
    Eshte nje teme pak e nderlikuar ,pasi vet demokracia ka parimet e veta te cilat kushtezojne dhe vet politikanet te cilet hartojne ligje ,dhe vendosin per menyren se si duhet te zbatohen keto rregulla ligjore.Kjo ndodh pasi edhe vet personat e veshur me hijen e pushtetit edhe pse duhet te jene te paret per ta zbatuar nje norme ligjore shpesh here tentojne ta dhunojne dhe jo ta zbatojne ,duke harruar qe kjo tregon nje diference e cila jo vetem qe nuk i jep kuptim demokracise por e ben ate te pa egzistueshme.

  2. #42
    jo nuk duhet te hiqet imuniteti i pushtetareve sepse ehte e parapare me kushtetut pervec ne raste kur bejne shkelje te noramve te cilat pembajn ne sanksionin e tyre edhe heqjen e imunitetit

  3. #43
    jo nuk duhet qe tu terhiqet imuniteti i pushtetareve sepse eshte i parapare me kushtetut,pervec rasteve kur behet shkelja e normave ligjore ku si sanksion mund te ken edhe heqjen e imunitetit te pushtetarit

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-06-2008
    Vendndodhja
    Prishtine-Kosove
    Postime
    42
    Imunitet ligjor duhet te kene padyshim njerezit te cilet jane te zgjedhur ne pushtet. Ne disa forma te Kushtetutave Europiane edhe deputet e kuvendeve komunale, gjygjtaret e gjykates Kushtetuese dhe gjykatave me te vogla per nga pergjegjesia gezojne imunitet ligjor. Ketu ne te ne Kosove dominon bindja qe imunitet gezojne vetem njerezit te cilet jane perfaqesues te popullit, pra parlamentaret.
    Njerezit te cilet jane ne pushtet padyshim qe e kane te rregulluar me ligj imunitetin te cilin duhet ta gezojne, dhe kjo e drejt siq thame duhet te iu njihet.

    Ne kete teme deshiroje te flas pak edhe per deputeten Vokshi e Parlamentit te Shqiperis.
    Gjate kalimit te saj ne territorin Kosovare kane qarkulluar tema te ndryshme se ajo nuk e ka perfillur proceduren e legjitimitetit, sepse thuhet qe nuk ka dashur te i prezentoje dokumentet e identifikimit. Nese me te vertet keshtu ka ndodhur policia ka vepruar mire kur i eshte leshuar ne ndekje, por ama une quditem se si gjygjtari i Gjykates se Prizrenit ia shqipton denimin me form te Aktvendimit te prere, per personen e cila eshte me status diplomatik.
    Te veprohet keshtu me personen e nderuar te parlamentit te Shqiperis per mua eshte turp i madhe, dhe une personalisht propozoje qe gjygjtarit te Prizrenit te i shqiptohet sanksioni RETROBUTIV dhe RESTITUIV (pra denimi edhe atij i cili ka shqiptuar Vendimin administrativ, dhe sajimi i gjendjes Juridike qe ka prodhuar Aktvendimi i meparshem)

  5. #45
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    18-12-2010
    Postime
    48
    ndoshta votova gabim ,por une mendoj se askush nuk duhet te kete imunitet sepse imuniteti eshte vetem karem per tu fshehur pas puneve te pista, cdo njeri pa mare parasyshe cfar posti ka nuk duhet te kete imunitet ,por cdo kush duhet te kete te drejten e vete,bere gabim duhet te hashe burgun ,mvarsisht nga mekati qe ke bere.

    tani poltikinaet tane shpikin cdo lloj terminologjie dhe cdo lloj ligji vetem e vetem te mbrohen nga hajdutlleku dhe punet tjera te ndaluara me ligj

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-12-2009
    Vendndodhja
    Mat
    Postime
    1
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ne keto 20 vitet e pluralizmit shqiptar, eshte zbatuar nje praktike e dyshimte ligjore, veshja me imunitet nga ligji per te gjithe deputetet, zyrtaret e njerezit e zgjedhur ne pushtet. Kjo ka krijuar nje deformim te dukshem te demokracise shqiptare, ku te zgjedhurit e sovranit popull gezojne nje imunitet ligjor qe nuk e gezon as vete sovrani popull qe i voton ne ato poste. Ashtu sic ka krijuar edhe mentalitetin e gabuar ne opinionin publik shqiptar se njerezit me pushtet nuk i ze e as nuk i ndeshkon ligji.

    Kjo anomali i ka hapur udhen edhe korrupsionit e inkriminimit te politikes, pasi eshte me e lehte te kryesh nje krim apo afere korruptive kur nuk ia ke friken ligjit, se sa kur ia ke friken ligjit demokratik. Ky debat, pas 20 vjetesh ka filluar te behet edhe ne Kuvendin e Shqiperise keto kohet e fundit. Keshtu qe ne po hapim nje sondazh, per te marre mendimin tuaj per kete ceshtje.

    - Jeni pro apo kunder imunitetit ligjor per njerezit e veshur me pushtet?
    - A eshte kjo nje precedent shqiptar apo nje praktike qe e gjejme edhe ne demokracite e tjera?
    - Cilat jane pasojat e ketij imuniteti nga ligji ne shoqerine shqiptare?
    - A duhet qe ligji te veproje per te gjithe shtetasit njesoj?


    Pasi te votoni, si ne cdo sondazh, jeni te lire te shprehni mendimin tuaj mbi kete ceshtje. Mund te lexoni mendimin e anetareve te tjere ne heshtje, por nuk eshte nevoja ta komentoni ate. Secili ka mendimin e tij dhe voten e tij.

    Albo
    Kur njerzit e pushtetit kanë imunitet kanë një mundësi më tepër për të shkelur pa frikë ligjin dhe të sillen më me arrogancë.
    Imuniteti tregon se demokracia është fallco dhe votusit nëpërkëmben dhe vota e tyre u sherben pushtetareve vetëm si leje për tu pasuruar më shpejt.
    Më e keqja është se askush nuk dënohet gjë që tregon se për shumë kohë ne nuk do të jemi një shtet i vërtetë demokratik.

    Brais

  7. #47
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Berisha: Deputetët e PD do lënë imunitetin

    Këtë e bëri të ditur dje kryeministri Sali Berisha, në mbledhjen e fundit të qeverisë për këtë vit, ku lajmëroi edhe nismën e re të shumicës. Sipas tij, përfaqësuesit e shumicës nuk do të kenë mburojë kur hetohen për korrupsion dhe krimin e zakonshëm. “Gjykoj se në mungesë të heqjes së imunitetit, për shkak të mospranimit të opozitës, e cila pretendon të luftojë korrupsionin duke ruajtur e u fshehur pas imunitetit, ne duhet të sanksionojmë me një deklaratë të firmosur nga të gjithë anëtarët e mazhorancës në shembullin e Bundestagut gjerman, në të cilën ata deklarojnë se nuk njohin imunitet, përsa i përket korrupsionit dhe krimit të zakonshëm. Gjykoj se ministri i Drejtësisë këtë çështje duhet ta diskutojë edhe në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, në mënyrë që gjyqtarët tanë të deklarojnë se nuk njohin imunitet”, tha kryeministri. Sipas tij, Gjermania me këtë model nuk ka ndryshuar Kushtetutën dhe çka është më e rëndësishmja, ky standard nuk është atakuar nga Gjykata Kushtetuese e këtij vendi. Berisha i kërkoi ministrit të Drejtësisë, Bujar Nishani, që këtë çështje ta diskutojë edhe me KLD-në për imunitetin e gjyqtarëve. “Në këtë mënyrë, parlamentarët dhe gjyqtarët, pasi prokurorët nuk e kanë më imunitetin në ligjin e ri, bëhen të përgjegjshëm para ligjit, ashtu siç e kërkon standardi i një vendi të lirë e të civilizuar. Mora këtë shembull se nuk duhet që ne të rrimë duarkryq, sepse Edvin Rama nuk do të votojë. Ne kemi mundësi të shumta për zgjidhje alternative me efekt të njëjtë. Ata le të rrinë me imunitet, se antiimunitet atyre i ka garantuar prokuroria, e cila fle mbi 400 dosje të dorëzuara dhe kjo është keqardhje”, tha Berisha. “Duke shprehur vlerësimin më të madh e duke i bërë thirrje prokurorisë nga kjo sallë të hetojë çdo çështje që ngrihet për secilin zyrtar të këtij vendi, nuk mund të mos shpreh qëndrimin tim, mosaprovimin tim të plotë ndaj njëanësisë së saj totale në shqyrtimin e këtij fenomeni. E falënderoj për të gjitha çështjet që ngre në drejtim të administratës, por absolutisht i bën shërbimin më të keq opozitës shqiptare dhe vendit duke fjetur mbi dosjet e korrupsionit saj”. Përsa i përket vitit në vijim të ardhshëm, Berisha veçoi zgjedhjet lokale, veçanërisht garën e Tiranës. “Viti i ardhshëm do të jetë viti i fitores së thellë të koalicionit për integrim në zgjedhjet e ardhshme. Duke garantuar qytetarët shqiptarë se do të votojnë si të gjithë qytetarët europianë, qytetarë të një vendi të lirë dhe se vota e tyre do të numërohet si në Shkodër dhe ashtu u numërua në të gjithë Shqipërinë, por mora Shkodrën, meqenëse kërkoi rinumërimin shkëlqesia e tij dhe Tirana do të ketë kryetarin e ri të bashkisë. Kjo edhe në një akt nuk do të thosha ndihmë, por edhe kontributi që opozita të bëhet me kryetar e të mos e qeverisin më 99-shat e bashkisë dhe që qytetarët e Tiranës të kenë menaxherin e vet të problematikës së madhe të krijuar”, u shpreh kryeministri.

    Panorama

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Thashe se do thoshte;qe deputetet e PD...do lejne leket....
    Megjithate esht i modh,eshte vertet;Grazie graziella e grazie al cazz....

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-04-2009
    Postime
    4
    O tmerr i Zotit.
    Është tepër interesante për dy arësye: e para se IMUNITETI as nuk ka lind as do të përfundoj me shqipëtarët, që dmth; sa të vegjël janë në planetin Toka, as që mezi shihen madje - nuk janë as sa një lagje e Berlinit, e çka ka IMUNITETI me ta, me vogëlsirat demek!?, dhe së dyti: pse qeshtja e TIJ të përkufizohet brenda një gardhiqe, brenda ku qënkemi ne populli më i prapambetur, kur imuniteti është qështje universale, prandaj dhe duhet peshuar shumë, shumë qështjen se a duhet të heqët apo jo, ngase edhe fjala nga e ka marr kuptimin kjo tregon madje e dijmë fare mirë se çka do të ndodhte siq dhe rendom ndodhë me njeriun kur i hiqt (zhduket, bie, dobësohet...) imuniteti biologjik!!
    Mos harroni se imuniteti ka të bëj dhe me Bushin të Ri e të Vjetër, me OBAMA, me Klintonin si mashullin si femrën etj, etj!

    Pasi ne po merrëmi dhe me këso gjërash si duket po e realizojmë në praktik thënjen pop: "kur s'ke punë - luaje derën!.

    Paqi fat e shëndet për vitin e Ri 2011 ju dëshiron "fau".

  10. #50
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Berisha kërkon heqjen e imunitetit, duke ndryshuar Rregulloren e Kuvendit

    Eljona Ballhysa

    Kryeministri i vendit, Sali Berisha, në kulmin e debatit politik për korrupsionin qeveritar, rinxjerr edhe njëherë tezën e hershme të PD-së për heqjen e imunitetit të deputetëve për rastet e korrupsionit. Gjatë fjalës së mbajtur dje në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, kryeministri u ka kërkuar deputetëve demokratë që të hartojnë një deklaratë, të cilën duhet ta firmosin të gjithë, për lënien në mënyrë vullnetare të imunitetit të deputetit. Madje Berisha tha se për këtë duhet parë mundësia e ndryshimit të Rregullores së Kuvendit. Pritet që kjo nismë e PD-së të rihapë edhe njëherë debatin pozitë-opozitë përsa i përket çështjes së imunitetit. Kjo për faktin se imuniteti i deputetit është një e drejtë kushtetuese dhe, si e tillë, nuk mund të hiqet apo kufizohet vetëm nëpërmjet një deklarate vullnetare, apo nëpërmjet ndryshmeve në Rregulloren e Kuvendit. Opozita është shprehur kundër këtij qëndrimi të PD-së, ndërkohë që pritet një nismë e PS-së për ndryshimin e Kushtetutës.

    Imuniteti
    Duke iu referuar kërkesave që rrjedhin nga raport-opinioni i KE-së, kreu i qeverisë e cilësoi problem serioz mbajtjen e imunitetit të deputetëve, duke thënë se heqja e tij është kërkesë e ndërkombëtarëve. “Ka një problem serioz, që e kërkon komisioni dhe unë e konsideroj shumë të drejtë dhe kjo maxhorancë e ka konsideruar gjithmonë shumë të drejtë çështjen e imunitetit. Zoti kryetar i Grupit Parlamentar, bashkë me Komisionin e Ligjeve do të përgatitni deklaratën tip që ne ta firmosim. Secili prej nesh, duke filluar nga unë, të gjithë anëtarët e kësaj maxhorance, ta depozitojnë në Parlament, të bëjmë ndërhyrjet e nevojshme në Rregulloren Parlamentit, nëse është e duhur”, - është shprehur kryeministri Berisha. Ai tha se kjo nismë është zbatuar edhe në Republikën Federale të Gjermanisë. “Të adaptojmë një standard, të cilin e praktikon vendi më i madh i Bashkimit Europian, Republika Federale Gjermane, prej shumë e shumë vitesh, për shkakun e vetëm që nuk kanë bërë ndërhyrje në Kushtetutë, por të përdorin këtë praktikë. Le ta marrim ne këtë shembull, t’i rikthemi atij dhe ne të garantojmë se nuk do të ketë asnjë lloj imuniteti për problemin e korrupsionit dhe krimit të zakonshëm, për çështjet e tjera, është procedurë tjetër”, - është shprehur Berisha. Ai e ftoi opozitën të tregojë vullnet për këtë çështje, ndërsa theksoi se në rast se opozita paraqet kërkesë për ndryshime në Kushtetutë, maxhoranca është e gatshme t’i votojë këto ndryshime. “Në rast se opozita dëshmon vullnet për të bërë ndryshimet e duhura kushtetuese apo ligjore, ne jemi të gatshëm që nesër t’i bëjmë ato në interesin më të mirë të vendit”, - tha kryeministri. Berisha më tej iu referua imunitetit të gjyqtarëve, ndërsa i kërkoi ministrit të Drejtësisë që ta shtrojë për diskutim këtë çështje në një mbledhje të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Kryeministri propozoi që edhe për gjyqtarët dhe prokurorët të ndiqet po e njëjta procedurë për heqjen e imunitetit duke firmosur një deklaratë personale. “Gjykoj që secili prej tyre, mbi bazën e një deklarate, mund të japin një zotim të tillë”, - është shprehur Berisha.

    Ngjela: “PS-ja do të kërkojë abrogimin e nenit 73 të Kushtetutës”

    Vetëm pak ditë më parë, politikani dhe avokati Spartak Ngjela ka shpjeguar se asnjë deputet nuk mund të heqë dorë nga imuniteti pasi kjo është e drejtë kushtetuese. Ai tha se vetëm nëpërmjet abrogimit të nenit kushtetues mund të hiqet imuniteti i deputetëve. Nga ana tjetër, Ngjela tha se Partia Socialiste do të bëjë kërkesë në Kuvend që të hiqet ky nen i Kushtetutës. “Nuk ka heqje dorë nga imuniteti. Imuniteti është nen kushtetues, neni 73, fraksion 2. I bëj thirrje dhe do t’i kërkojmë Grupit Parlamentar të PS-së të iniciojë në Parlament abrogimin e këtij neni. Të gjitha të tjerat janë gënjeshtra. Nuk ka prokurori që pranon shkeljen e Kushtetutës me vullnetin tënd. Nga asnjë e drejtë kushtetuese nuk hiqet dorë. Le ta abrogojnë nenin 73, pika 2, të Kushtetutës. Ai është seriozitet, të gjitha të tjerat tregojnë frikë”, - është shprehur avokat Ngjela.

    Kushtetuta
    Neni 73

    2. Deputeti nuk mund të ndiqet penalisht pa autorizimin e Kuvendit. Autorizimi kërkohet edhe në rastin kur ai do të arrestohet.
    3. Deputeti mund të ndalohet ose të arrestohet pa autorizim kur kapet në kryerje e sipër ose menjëherë pas kryerjes së një krimi të rëndë. Në këto raste, prokurori i Përgjithshëm njofton menjëherë Kuvendin, i cili, kur konstaton se nuk ka vend për procedim, vendos për heqjen e masës.

    Komisioni i Venecias, kufizimi i imunitetit dhe modeli gjerman

    Sapo erdhi në pushtet PD-ja hartoi projektligjin “Për kufizimin e imunitetit të deputetëve” për rastet e krimeve korruptive dhe abuzimit me detyrën. Ky projektligj u dërgua menjëherë për opinion në Komisionin e Venecias, që është organ këshillimor për çështjet ligjore i KE-së. Opinioni mbërriti nga Venecia në mars të vitit 2006, duke “rrëzuar” draftin e PD-së. Sipas Komisionit të Venecias, imuniteti parlamentar është dizajnuar që të mos e lejojë pushtetin ekzekutiv dhe shumicën parlamentare që ta pengojnë Parlamentin në funksionet e tij normale dhe veçanërisht duke dobësuar opozitën me hetime selektive. Imuniteti parlamentar është një element i rëndësishëm i organizmit të institucioneve të mbikëqyrura nga Kushtetuta dhe ka të bëjë edhe me pozicionin e Parlamentit në kornizën kushtetuese dhe me marrëdhëniet e tij me pushtetet e tjera të shtetit. Prandaj Komisioni i Venecias ka hedhur dyshime nëse vërtet ekziston një nevojë urgjente në Shqipëri për kufizimin e imunitetit të deputetëve. Komisioni i Venecias ka sqaruar më tej se Parlamenti ka të drejtë t’ia heqë imunitetin çdo deputeti të tij, sepse imuniteti nuk është një privilegj privat i deputetit, por një rregull për të mbrojtur vetë Parlamentin dhe funksionimin e tij normal. Prandaj edhe Kushtetuta e Republikës i njeh Kuvendit të drejtën të heqë imunitetin për secilin nga anëtarët e tij. Përsa i përket praktikës që ndiqet në Bundestagun gjerman për heqjen e pjesshme të imunitetit për të gjithë periudhën e mandatuar parlamentare, Komisioni i Venecias argumenton se edhe Gjykata Kushtetuese në Gjermani nuk ka mundur akoma të vendosë nëse kjo praktikë është me të vërtetë kushtetuese. “Dyshimet bazohen pjesërisht në shqetësimin se heqja e përgjithshme e imunitetit mund të ndikojë në punën e Parlamentit, sepse mund të lejojë hetime selektive, arbitrare ose edhe politikisht të motivuara”, - thuhet në opinionin e Venecias. Ndaj dhe sugjeron që çështja të shqyrtohet me seriozitet dhe në kontekstin shqiptar, sepse në Gjermani, krejt ndryshe nga Shqipëria, ekzistojnë masa mbrojtëse dhe, mbi të gjitha, një drejtësi shumë më e pavarur që mbron deputetët nga hetime selektive me motive arbitrare.

    Albania

Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •