Në Emër të Popullit në Krye të UÇK-së, Për Popullin në krye të Politikës Kosovare
Dr. Sc. Jakup Krasniqi ishte njëri ndër figurat e para publike që doli në skenë në rolin e zëdhënësit të UCK- së . Ai të gjithë kapacitetin e tij privat e shkriu për luftën e Çlirimtare të UCK-së, që nga themelimi i UCK-së e deri në Çlirimin e Kosovës nga Serbia ishte njëra ndër figurat më të njohura të kësaj force. Pas Çlirimit të Kosovës, gjegjësisht pas themelimit të Partisë Demokratike të Kosovës, zgjidhet Sekretar i PDK-së, Pas zgjedhjeve të Para të Lira dhe Demokratike të organizuara në Kosovë, në Kabinetin Qeveritar të Kryeministrit Bajram Rexhepit emërohet Ministër i Shërbimeve Publike, në periudhën e përmendur kur Kryeministri Bajram Rexhepi shkon në pushimin vjetor nuk kishte zëvendës kryeministër, andaj Kreu i Qeverisë Z. Bajram Rexhepi ja Beson drejtimin e Qeverisë Jakup Krasniqit. Deputet që nga Legjislatura e Parë e Deri ma tani. Në zgjedhjet Nacionale të 17 nëntorit 2007 zgjidhet deputet dhe Kryetarë i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ndërsa Kryetar i Shtetit Zgjidhet Prof. Dr. Fatmir Sejdiu. I cili udhëhoqi Kosovën deri me 27 shtator 2010. Që nga marrja e Vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, procedurë kundër shkeljes së Kushtetutës nga Kryetari i shtetit Prof. Dr. Fatmir Sejdiu i cili dha dorëheqje nga posti i Presidentit, mbi bazën kushtetuese Z. Jakup Krasniqi emërohet President në Detyrë i Republikës së Kosovës deri në zgjedhjen e Presidentit të ardhshëm, po me kushtetutë Z. Jakup Krasniqi është edhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Kosovës. E tëra kjo histori jep të kuptohet se ky dhe shokët e tij në Luftën Çlirimtare paskan qen shumë seriozisht dhe me të drejt ky njeri në afat prej 13 viteve është njëri ndër bartësit Kryesor të proceseve Politike në Kosovë. Ndërsa kundërshtarët politik duhet ta kuptojnë se ky është proces të cilin do të shkruajnë me vite të tëra Historianët e Historisë Kombëtare.
Krijoni Kontakt