Close

Rezultati i Sondazhit: A duhet të gëzojnë imunitet ligjor pushtetarët?

Votues
250. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Po

    61 24.40%
  • Jo

    177 70.80%
  • Nuk e di

    12 4.80%
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 64
  1. #21
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    08-04-2009
    Postime
    243

    Wink

    Natyrisht se JO. Theve ligjin hyr ne burg!
    Pse, çfarë të drejta njerezore paka nje njeri në pushtet
    më shumë se une?
    Hajdut, dallaverxhi e çka t'i lypësh i ke te politikanjtë
    Bile nje kusht per të qenë politikan ështe se duhet të dijsh
    rrejsh, andaj edhe quhet diplomaci!

  2. #22
    Natyre e turbulluar... Maska e Robbery
    Anëtarësuar
    03-11-2007
    Vendndodhja
    Firenze
    Postime
    1,449
    Heqja e imunitetit do te ndihmonte bashke me nje fushate sensibilizuese,ku çdo qytetar nuk duhet te ngurroje ne denoncimin e korrupsionit dhe te padrejtesive dhe gjykata te jete pjese e nje institucioni te pavarur politikisht.
    Po kur gjykata eshte vetem nje vegel e politikes,qofte njera pale apo tjetra,asnjeher ligji nuk do te preke personat qe kane privilegjin te jene pjese e politikes.[/QUOTE]

    ..Jam e te njejtit mendim me ty, por kjo nuk ka te bej aq shume me ligjin se sa me moralin e politikaneve..dmth shumica e politikaneve eshte me se e qarte qe ligjet do t'i thurin ne dobi te tyre...dhe imunitetin e vendosin vete ata..per sa i perket qytetareve mendoj se edhe kjo varet nga deshira e forte dhe kurajo e cdo individi per te shprehur ate qe ndodh, dhe jo aq shume nga kushtet qe krijon shteti per "shprehje te te drejtave" sepse tek e fundit keto jane probleme qe nuk do te zgjidhen kurre pa patur nje revolte dhe NDERGJEGJE te forte per ate qe ndodh perreth..shteti rralle here eshte ne interesat e popullit, mendoj se me shume ka prirje per pushtet dhe te tjerat nuk kane rendesi..Me pak fjale problemi me i madh jane politikanet, njerezit qe jane ne krye te shtetit..nuk e di sa e qarte u tregova ..
    https://www.behance.net/robberysk1100

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Shume mire;Ti hiqet imuniteti!.Se leket nuk jua heq njeri!.
    Keshtu jane te detyruar te vjedhin pa imunitet.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e ardian mekshi
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Vendndodhja
    grecee atens
    Postime
    7

    pergjigje

    esht e vertet qe duhet ti hiqet imuniteti por cilet do te jen ata qe do te denojne deputetet per korrupsion?sepse nuk mund te denosh korrupsionin kur je vet i korruptuar

  5. #25
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Ligjerisht ne asnje vend europian deputetet nuk kane imunitet ligjor. Ata ( deputet ) nuk amnestohen per veprat e kryera, mirepo per te ardhur deri para gjykatesit ata kane imunitet procedural, qe dmth duhet ndjekur disa procedura ( si perfaqesues te popullit ) per te nxjerr para drejtesise, dhe une pajtohem qe duhet te trajtohen me vecant ne aspektin procedural nga qytetaret e zakonshem.

  6. #26
    Himarioti
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Zvicër
    Postime
    5

    Imuniteti pushtetareve

    Qe ne fillim me duhet te them se jam pro imunitetit te nje kategorie te pushtetareve. Une per vete nuk jam pushtetar dhe as kam ndermen qe te behem, por nga ana tjeter e shoh me vend ligjin qe i jep imunitet nje kategorie njerzish te cilet jane te veshur me pushtet Legjislativ, Ekzekutiv dhe ate Gjyqesore.
    Vendi yne eshte nje vend ne tranzicion dhe na, vjen mire apo keq ne duhet te paranojme se kultura demokratike ka ende kohe, per te zene vend te secili nga ne. Per aq koh sa kultura demokratike te ne nuk eshte konsoliduar, do te thote se pushtetaret tane, qe me punen e tyre u japin zgjidhje shume problemeve te perditeshme te njerezve te thjeshte, zgjidhja e te cilave nuk mund tu pelqej te gjitheve, do te sjelli rreagime te cilat do te shpienin ne pasoja te renda per pushtetaret tane, nese ato nuk do te kishin imunitetin. Pra ne nje fare menyre imuniteti i mbron ato jo vetem thjesht nga ndjekja penale ne raste korrupsioni, per te cilat ligji parashikon kerkesa per heqjen e imunitetit, por ai i mbron pikerisht nga prania ne vendin tone e ketij elementi, qe une e quajta ne fullim mungesa e nje kulture demokratike, qe ne shum raste ka sjellur pasoja teper te renda, ndofta dhe tragjike. Keshtu do te thoja se, ne ndonje rast, vetem per shkak te nje zgjidhje ligjore qe i eshte dhene nga pushtetari problemit te nje qytetari, qe nuk i ka koresponduar per mire ketij te fundit, ka sjell rreagime deri ne nje fund tragjik te pushtetarit. Paisja me imunitetit e pushtetareve e minimizon kete fenomen.
    Ne jemi deshmitar te nje dhune gjithnje ne rritje ne stadiumet tona vetem per nje gjykim ne dukje jo te mire te nje ndeshje dhe ndaj arbitrit qellohet egersisht dhe do te duhen nje numer i madh i forcave te rendit per ti shpetuar jeten, nga tifozet e pa pergjegjeshem. Por nga ana tjeter nje vendim qe jep nje Gjyqtar ne sallen e gjygjit ne respektim te ligjit, per nje kriminel dhe Gjyqtari del per ne shtepi pa polic, vetem ne saje te imunitetit qe ka. Pra "frika ruan vreshtin" thote populli.
    Gjithesesi kjo eshte nje tem e gjere, por une shtjellova shkurtimisht ne nje aspekt mendimin tim pro imunitetit te pushtetareve, ne kushte qe ndodhet vendi yne sot.
    Pershendetje nga Himarioti

  7. #27
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Pergjigja eshte e qarte dhe e thjeshte JO Imunitet.Eshte absurde idiotesi ti jepet imunitet.Ne radhe te pare deputete,qeveritare dhe presidenti jane te gjithe qytetare.
    Ato ligje qe dalin jane per qytetaret shqiptare ku deputete dhe pushtetare bejne pjese.
    Deputeti eshte zgedhur nga populli dhe duhet te suportoje interesat e elektoratit qe e ka zgjedhur.
    Cdo deputet kur hyn per here te pare ne parlament,ben nje betim qe konfirmon qe deputeti premton qe do zbatoje ligjet e kushtetutes.Ky betim i dokumentuar dhe firmosur eshte nje premtim qe deputeti eshte i pergjegjshem moralisht dhe ligjerisht,i ndershem dhe do vertetoje qe ai meriton besimin qe i ka dhene publiku me voten.
    I njejti betim behet edhe per funksionaret e larte te administrates shteterore,si ministra kryeminister.
    Kjo cfare do te thote?Zyrtaret e larte dhe debutete jo vetem si figura politike/shteterore por edhe si qytetare kane te drejta por edhe pergjegjsi ndaj ligjit dhe publikut,Liria ne nje shoqeri demokratike ka kufi dhe vjen bashke me obligime dhe pergjegjsi ndaj punes se nje pushtetari/deputeti dhe respektimi i ligjeve
    Cfare do te ndodhe sikur ketyre pushtetareve te nivelit te larte tu jepet imunitet ndaj ligjeve?
    A jane keto njerez shenjtore,engjej?lol JO.
    Do shpertheje krimi cep e me cep.Cfare do mendojne ato? Ligji nuk eshte shkruar dhe aprovuar per mua si deputet/minister/kryeminister/drejtor banke inspektor ne shtet etj.Ligji eshte krijuar per njerezit e thjeshte pa pushtet.
    Cfare ndodh sikur ky deputet te beje krim?Sipas llogjikes se imunitetit nuk
    do behet fjale per hetime/prokurori/gjykate,pasi eshte imuniteti qe e mbron ate ndaj thyerjes se nje ligji.
    Do thote dikush ku eshte e keqja vodhi nje deputet e pastaj cfare?
    krimet e kryera nga deputete do kene pasoja katastrofike per ekonomine dhe per shkak te imunitetit asnje nuk do shkoje ne burg.
    Shembull:Nje deputet,propozon dhe manipulon shoqerine e deputeteve te partise se tij ne parlament qe te votojne nje ligj per shitjen e 3 minierave te kromit.Ligji aprovohet me shumice votash ne parlament dhe firmoset nga presidenti.Deputeti merr si shperblim 2 milion dollare nga firma qe bleu 3 minierat.Nje dem i madh per humbje pasurie kombetare dhe humbje ne eksportet shqiptare te kromit.

    Nje deputet tjeter del me propozim per amnisti te te burgosurve qe jane denuar 10 vjetet e fundit.Deputeti shperblehet 100 mije dollare nga shoqata e mbrojtjes se te drejtave te te burgosurve.Pasoja ne kete rast dalja nga burgu me ligj parlamenti te kriminelve,drogaxhinjve repistave dhe gjithe mostrave te krimit.
    Nje pasoje e rende per sigurine e publikut dhe nje rritje e krimit ne publik.

    Nje deputet tjeter abuzon me statusin e tij dhe vjedh nje banke 10 tra miliona.....
    Kush do e denoje,ai ka imunitet
    Nje deputet tjeter propozon nje ligj qe favorizon shitjen e nje pjese te bregdetit
    duke ja dhene nje firme italiane.Shperblimi qe merr deputeti.7 milion dollare.
    Dem ne turizmin shqiptar.
    Ku cojne keto krime? Se pari do rritet krimi edhe nga njerezit e thjeshte,si vjedhjet.krize poltike qeveritare ulje e reputacionit dhe besushmerise se figurave politike,krize institucionale.Renje e vleres se monedhes rritje e borxhit kombetar,mos shlyerje ekredive te bankes boterore dhe bankave europiane.
    Ne situata te tilla problemet politike dhe ekonomke nuk jane vetem probleme te brendshme por do shqetesojne edhe bashkimin europian.Mund te vihet ne pikepyetje anetaresia dhe perjashtohet shqiperia nga BE-ja....
    Ai imunitet e con ekonomine politiken ne kaos dhe ka pasoja katastrofike.
    Perse italia psh ka nje histori te gjate krizash qeveritare dhe parlamentare.
    Arsyeja eshte pikerisht korrupsioni i anetareve te parlamentit,krimi i kryer nga njerez ne pushtet.Nuk eshte thjesht rezultat i konflikteve mes partive.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 09-11-2010 më 00:18
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-06-2010
    Postime
    1

    A duhet të hiqet imuniteti ligjor për njerëzit e zgjedhur në pushtet

    Imuniteti ligjor duhet t`iu hiqet çdo personi që është në pushtet nëse tek ai gjenden gabime të cilat ligji i njeh si të gabuara, pra nëse njeriu nuk punon sa duhet dhe nuk e din qëllimin e tij si pushtetar.

  9. #29
    6-Kateshi Maska e VL.TX.US
    Anëtarësuar
    18-09-2010
    Vendndodhja
    ATX
    Postime
    65
    Ne realitetin Shqipetar, politikanet tane mendjendritur, qe dite per dite bertasin e gerthasin si ujqerit e ulkonjat e uritura, e duke mashtruar ne menyren me te shpifur e me te degjeneruar, pa piken e turpit, tentojne te mashtrojne njerezit qe nuk kane informacion, kjo jo vetem per faj te tyre, sepse nuk di te kete ndonje qe nuk do te beje perpara ne jete e te mos kete deshire te mesoje me shume rreth vetes, jetes, pra nuk di ndonje person qe te jete aq i painteresuar ndaj gjithckaje qe na rrethon. Kete fenomen, mund ta shohesh perdite rrugeve te qyteteve e fshatrave e komunave te Shqiperise, por jo per faj te popullit, por per faj te ketij sistemi te ndyre qe eshte krijuar e vazhdon te mbahet gjalle nga ca plehra te pacipa, qe me IDIOTLLEQE si dhenia e imunitetit te deputeteve e ministrave e kryeministrave, lejon dhe u jep te drejte te tallin ****** me njerezit qe ne fund te fundit duan vetem te jetojne. Eshte e vertete, sic tha dikush me larte, qe edhe ne vende te tjera te botes ka individe me imunitet ne qeveri, por shumica, mos te them te gjitha keto qeveri JANE QEVERI TE KORRUPTUARA E TE DEGJENERUARA, E PER ME SHUME TE BOTES SE 3TE ! Perjashtim mund te beje Kina, qe nuk jam i sigurt nese kane imunitet. Shume bukur, do tju bej nje pyetje :

    Kush eshte Fatos Nano, Sali Berisha e Edi Rama e figura te tjera, qe ketej bertasin se po i afrohen Amerikes dhe Europes, e ketej u japin TE DREJTEN PER TE DEGJENERUAR deputeteve e ministrave te qeverise Shqipetare ?

    Meqe jemi tek Amerika, ne Amerike, jane 2 presidentet ( Qe presidenti ne SHBA eshte fuqia me e madhe , eshte tamam koka e shtetit, qe komandon qe nga forcat ushtarake, te inteligjences, ekonomike, ligjberese etj etj , kjo sigurisht me ndihmen e Shtepise dhe Senatit )
    Andrew Johnson(1868) dhe Bill Clinton(1998 Nga Shtepia, e 1999 nga Senati), qe jane cuar ne nje proces gjyqesor ( Bill Clinton, u denua per skandalin me Monika Lewinsky) . Ka qene edhe Richard Nixon per tu denuar, por ai dha doreheqje ne 1974 nga pozicioni si president, per te evituar denimin !

    E pra, keta DERRA POLITIKANE qe na bertasin se po ndertojne Shqiperine demokratike, te marrin shembull e ti plasin syte se cfare eshte demokracia e vertete. Te shohin se ca do te thote demokraci e ku te con demokracia !

    Sigurisht, pergjigja per sondazhin, eshte JO , nuk duhet patur asnje lloj imuniteti, per asnje, per asnje arsye ! Imuniteti, eshte thjesht patente per te vjedhur e per te bere pislleqe, gje qe fatkeqesisht, eshte ne rendin e dites, ne vendin tone !
    Dy emra kam në zemër unë
    Para më je ti o Vlorë

    I dyti është ekipi ynë
    Flamurtari madhështor

  10. #30
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    - Jeni pro apo kunder imunitetit ligjor per njerezit e veshur me pushtet?
    Jam pro imunitetit dhe indemnitetit per kuvendoret dhe ata qe veshin postet me te larta ne shtet.

    - A eshte kjo nje precedent shqiptar apo nje praktike qe e gjejme edhe ne demokracite e tjera?
    Varet per cfare ligji behet fjale. Nje vend demokratik, i cili heq imunitetin dhe indemnitetin teresisht, nuk njoh. Njoh vetem shtete demokratike, te cilat njohin mundesi per te hequr imunitetin ne raste te caktuara, pra jo ne menyre gjenerale. Po te hiqej imuniteti teresisht, do kishim nje precedence, besoj.

    - Cilat jane pasojat e ketij imuniteti nga ligji ne shoqerine shqiptare?
    Nga te keqiat do numeroja keto dy:

    E para: Kuvendoret (n.t.) kane per detyre te vejne ligje. Ligjvenia kerkon hulumtime te sakta ne sfera te ndryshme shoqerore. Hulumtimet ne keso sfera cojne konflikte me njerez, institucione, kompani apo instanca. Brenda ketyre konflikteve mund te kete veprime te kuvendoreve apo ndihmueseve te tyre, te cilat mund te shihen si joligjore. Si pasoje do mund te ngriteshin aktpadi penale kunder kuvendoreve. Pastaj keta do beheshin pjese e hulumtimeve penale. Do ishin te pandehur e te arrestuar. Si pasoje nuk do mund te zbatonin detyren e tyre, vullnetin e sorvanit. Pas procesit penal do humbej besueshmeria e kuvendoreve te perfshire. Kjo nga kundershtaret e tyre politike do mund te behej teme permanente e diskutimeve ne Kuvend. Keshtu do ishte paralizuar puna e kuvendoreve dhe procesi i ligjdhenies do ishte i ndjeshem, i influencueshem ne menyre fare legale nga instanca te pa parapara ne kushtetute si pjesemarrese apo influencuese ne kete proces.

    Shembull: Diskutohet per miratim te p.sh. ligjit per kufizim te punes se gjate (mbi 8 ore). Kuvendori XY gjate leximit te popozimit ligjor ne Kuvend kerkon te marri ne posedim statistika te ndryshe te kompanive te medha ne vend per te perdorur keto si mbeshtetje ne procesin e ligjvenies. Kompanite refuzojne duke aluduar ne sekretin firmor. Kuvendori XY ka degjuar se punetoret ne keto kompani jane te detyruar te punojne 12 ore ne dite. Ai mbledh punetore, interviston keta dhe publikon emrat e kompanive dhe te intervistuareve ne Kuvend. Si pasoje kompanite dhe te intervistuarit kerkojne paditje penale te kuvendorit XY. Dikur te kishte nje ligj qe heq imunitetin dhe indemnitetin, kuvendori do thirrej nga prokuroria, ndoshta te arrestohej, e keshtu me radhe. Pra do ishte penguar procesi i ligjvenies.

    E dyta: Ne Kuvend duhet te flitet lire qe te mund te prezantohet mendimi dhe me te vullneti i sovranit. Kjo dtth se kuvendoret edhe duhet te pranojne nje shkalle me te larte te nderhyrjes ne te drejta te tyre, por edhe kane te drejte te bejne vete kete nderhyrje te drejtave te kuvendoreve tjere. Kane te drjete te "shipfin", "difamojne" e "ofendojne" njeri tjetrin ne nje shkalle sic nuk kane te drejte qytetaret e thjeshte. Sikur te hiqte ligji imunitetin dhe indemnitetin do ngriteshin nje mori aktpadishe kunder kuvendoreve per deliktet e permendura. Edhe kjo do pengonte punen e ligjvenies.

    Shembull: Kuvendori XY akuzon pergjate nje fjalimi kuvendorin S se punuaka kunder inetersave te shtetit, qenka i perzier ne korupsion, qenka tradhetar ne lidhje me shtete fqinje, e keso gjera. Keto shprehje te gjitha justifikojne nisjen e proceseve penale. Nese i lejon te nisen keto, pra nese ligji pezullon imunitetin, perseri kemi pengesen e punes kuvendore te siperpershkruar.

    Ndersa te gjitha pasojat e mira qe do mudn te kishte ligji, mund t'i arritesh nepermjet te nje ligji, i cili lejon heqjen e imunitetit vetem ne raste konkrete, ku ka dyshim te qarte per thyerje te ligjit nga kuvendoret apo funksionaret tjere te larte.

    - A duhet qe ligji te veproje per te gjithe shtetasit njesoj?
    Nje ligj, i cili nuk vepron per te gjithe shtetasit njesoj dhe i cili nuk ka nje arsyetim kushtetutor per kete veprim jo te barabarte, eshte ne kunderthenie me kushtetuten dhe si i tille i pa vlershem.
    Ndryshuar për herë të fundit nga chino : 17-11-2010 më 06:53

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •