Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Gjergj Bubani

    Sėmundjet na i tha edhe Bubani

    Pėrgatiti: Violeta Murati 28/10/2010 09:55:00


    Shėrbimi qė pinjollėt e familjes i kanė bėrė Gjergj Bubanit, ėshtė sublim. Kanė shkuar te lexuesi, duke hedhur tė plotė veprėn nė qarkullim, kanė vėnė nė dispozicion letėrkėmbimet pėr tė marrė reflektimin intelektual pėr njė njeri, tė cilin jeta e zuri pėr fat tė mirė e tė keq, nga vitet ‘20-‘40, por i dėnuar me heshtje nė diktaturė. Pėr ta lexuar nė natyrshmėri njė vepėr tė tillė, botimet “OMSCA-1” kanė hedhur nė qarkullim librin monografik "Gjergj Bubani, i harruari i pėrkohshėm", me autor Kliton Nesturin.

    Shėrbimi qė pinjollėt e familjes i kanė bėrė Gjergj Bubanit, ėshtė sublim. Kanė shkuar te lexuesi, duke hedhur tė plotė veprėn nė qarkullim, kanė vėnė nė dispozicion letėrkėmbimet pėr tė marrė reflektimin intelektual pėr njė njeri, tė cilin jeta e zuri pėr fat tė mirė e tė keq, nga vitet ‘20-‘40, por i dėnuar me heshtje nė diktaturė. “Gjergj Bubani mund tė quhet fare mirė njė paraardhės i letėrsisė realiste tė viteve ‘30. Ai e parapriu kėtė letėrsi”, - ėshtė shprehur i biri, Loredani, i cili ėshtė marrė me botimin e veprės prej 2007-s. Ndėrsa nga dje ėshtė hedhur nė qarkullim monografia “Gjergj Bubani, i harruari i pėrkohshėm", me autor Kliton Nesturin.

    Ēfarė kemi marrė nga Bubani i vjetėr, ėshtė veprimtaria e tij e shumanshme, intensive si publicist impenjativ, satirik e shqipėrues, por dhe si botues, drejtor e redaktor gazetash e revistash, si drejtues shoqėrish atdhetare e kulturore e deri si regjisor pjesėsh dramaturgjike, duke qenė edhe vetė aktor, qė i pėrktheu edhe me synimin pėr t’i vėnė nė skenė. Duket se plejada e ‘30-s, tashmė ėshtė konsoliduar nė vetėdije shqiptarėsh si kufiri ku na ka mbetur koha, prej nga duhet nisur, si aspiratė ēėshtja e njė Shqipėrie perėndimore. Pėr tė zbėrthyer kėtė natyrė, vjen monografia qė merr pėrsipėr analizėn e krijimtarisė letrare dhe publicistike tė Gjergj Bubanit, si njė prej intelektualėve brilantė, qė kontribuuan nė letėrsinė, publicistikėn dhe emancipimin e shoqėrisė shqiptare qysh prej fillimit tė viteve ‘20 e deri nė gjysmėn e parė tė viteve ‘40.

    Gjergj Bubani e nisi udhėn nė publicistikė nė vitin 1919, me shkrimet nė gazetėn “Kuvendi”, qė dilte nė Itali. Ai u bė njė nga penat mė aktive dhe mė pas pėr njė kohė tė konsiderueshme, kryeredaktor i gazetės “Shqipėri e re”, e cila botohej nė Konstancė. Veprimtaria e tij publicistike u shtri edhe nė organe tė tjera tė kohės. Ai botoi edhe vetė disa organe tė shtypit shqiptar, “Dodona”, “Zėri shqiptar”, “Kuvendi kombėtar”, ku mė kryesorja ishte gazeta “Kosova”, e cila u bė njė mbrojtėse e flaktė e ēėshtjes dhe situatave qė kalonte Kosova nė vitet ‘20-‘30. E gjithė jeta dhe veprimtaria e tij, gjer nė atė kohė, u shtri ndėrmjet Shqipėrisė dhe Rumanisė, ku ai kishte emigruar qysh pas studimeve tė larta qė pati kryer nė Athinė. Mė 1936, Gjergj Bubani u vendos pėrfundimisht nė Shqipėri, falė edhe insistimit tė botuesit Zoi Xoxa, i cili i besoi kėtij publicisti drejtimin e gazetės “Drita”. Pėr vizionin dhe kulturėn e madhe qė kishte, Gjergj Bubani u emėrua drejtor i radio “Tiranės” qysh nė nisjen e saj. Pavarėsisht vėshtirėsive tė shumta, ai mundi tė krijonte profilin e njė radioje kombėtare. Pas pushtimit tė vendit nga ushtria gjermane, nė Luftėn e Dytė Botėrore, Gjergj Bubani u largua nga drejtimi i radio “Tiranės” dhe punoi pranė Ministrisė sė Kulturės. Ende pa mbaruar mirė lufta, Gjergj Bubani u arrestua nga partizanėt dhe ėshtė ndėr gjashtėdhjetė intelektualėt e dėnuar nė nga Gjyqi Special nė prill tė vitit 1945. Pas lirimit nga burgu, ai nuk u mor me veprimtari publicistike, por jetoi i tėrhequr, derisa mbylli sytė nė shkurt tė vitit 1954.

    Ndryshe nga mjaft intelektualė qė krijuan dhe dhanė ndihmesė gjatė viteve ‘20-‘40, emri i Gjergj Bubanit nuk u pėrmend fare gjatė regjimit komunist. Ai u la nė harresė, si tė mos kishte ekzistuar kurrė. Shkrimet e tij nisėn tė ribotoheshin nė organe tė ndryshme tė shtypit pas ardhjes sė demokracisė, kurse nė vitin 2007, shtėpia botuese “Omsca-1” botoi krijimtarinė e tij tė pėrmbledhur nė dy vėllime “Vepra tė zgjedhura” dhe nė vitin 2009 botoi shqipėrimin e tri veprave tė shquara dramaturgjike qė ky pėrkthyes i talentuar solli nė gjuhėn shqipe. Pikėrisht mbi studimin e kėsaj krijimtarie tė botuar, mbėshtetet edhe vepra mė e fundit e Kliton Nesturit, ku gjejnė vend gjithashtu edhe mjaft artikuj, poezi, letra dhe fotografi tė Gjergj Bubanit, tė pabotuara mė parė.

    “E shkuara e Gjergj Bubanit, ndonėse i pėrkiste njė periudhe tė ndritur, tragjikisht, sė bashku me rrotėn e historisė, u kthye nė njė hije tė zezė, e cila e pėrndoqi atė kudo. Megjithatė, ky njeri, i cili qe pėrballur me beteja nga mė tė ndryshmet, i vetėdijshėm pėr fatin, i pėrplasi nė fytyrė dorashkėn e sfidės. Ai ishte heroi i jetės sė tij dhe si i tillė nuk mund tė gjunjėzohej para asgjėje dhe askujt”, - shkruan Nesturi.

    Pas pėrvojave nė poezi dhe prozė, autori Kliton Nesturi del tashmė para lexuesit me esenė monografike “Gjergj Bubani, i harruari i pėrkohshėm”, botim i “Omsca-1”.

    Me botimin e esesė monografike “Gjergj Bubani, i harruari i pėrkohshėm”, pėr autorin duket njė risk pėrmes trajtimit tė kėtij zhanri tė vėshtirė, por garancinė nė kėtė rast, ashtu siē do tė donim tė ndodhte rėndom pėr ēdo botim nė Shqipėri, na e jep botuesi i tij, njėkohėsisht pasardhėsit e kėsaj trashėgimie: “Ai merr pėrsipėr me sukses zbėrthimin e kodeve tė krijimtarisė sė Bubanit dhe e analizon atė nė kuadrin e epokės nė tė cilėn ky mjeshtėr i fjalės dhe i mendimit shqiptar jetoi”.

    standard
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pushoni, pėr emrin e Zotit!

    Pushoni, pėr emrin e Zotit!

    Sėmundja e madhe e shpifjeve dhe e grindjes, sėmundje qė buroi prej egoizmės dhe inateve dhe e cila si njė gangrenė ka pushtuar trupat dhe shpirtrat e shumicės tė bashkatdhetarėve tanė, ėshtė, pėr Shqipėrin' e sotme, fatkeqėsia m'e madhe. E vogėl, e pocaqisur, jo shum' e begatshme, Shqipėria priste dhe pret prej atdhetarėve tė vėrtetė theorira tė mėdha, morale dhe materiale, pėr progresin e saj dhe pėr organizimin e saj tė brendėshėm. Dhe nė vend qė tė mblidhemi tė gjithė tok dhe si njė trup tė bashkojmė punėrat dhe mendimet tona pėr tė mirėn dhe pėr pėrparimin e Saj, nė vend qė tė punojmė secilido prej nesh me zemėrkthjellėsi dhe me ballėn lart pėr Atė dhe tė mirėn e Saj, duke mbytur ēdo sentiment egoistik, qė pėr fat tė keq e kemi nė natyrėn tonė si shqipėtarė, ne, pėrkundrazi, vumė tėrė fuqinė e mendimit dhe tė energjisė sonė pėr tė rrėmyer njėri varrin e tjetrit, pėr tė pėrmbushur tėrė inatet dhe egoizmat tona personale, duke shpifur, duke kundėrshtuar, duke sharė, duke goditur, duke shojtur adversarėt tanė personalė, pėr tė mirėn e egoizmit tonė personal dhe kundėr Atdheut tonė, kundėr Shqipėrisė. Dhe tėrė kėto i bėjmė sheshazi pa asnjė trup dhe shumė herė nė emrin e atdheut!

    I mjeri atdhe!

    Tani e kuptoi ai se tėrė flaga e enthuziazmės sonė s'ish gjė tjetėr veēse njė pamje e rremė e dėshirave tona personale. Tani e kupton ai se jemi patriotė tė flaktė vetėm sa kohė shpresojmė nė njė shpėrblim pėr patriotizmin tonė. Tani e kupton ai se nėpėr zemrat tona ėshtė rrėnjosur mė thellė dashuria pėr interesin tonė vetjak, sesa ajo e interesit tė Tij. Tani e kuptoi ai se, posa qė na ciket interesi ynė vetjak, humbet ndėr ne ēdo sentiment atdhetarizmi dhe zėmė godasim, shajmė, shpifim, rrėmijmė varret e patriotėve tė tjerė, duke shpresuar se me varimin e me ēnderimin e tyre do tė rilindet triumfi i egoizmės dhe i interesit tonė vetjak dhe pa u menduar se ē'nderimi dhe shojtja e tyre ekuivalon me shojtjen dhe ēnderimin pjesor tė Shqipėrisė.

    U mėsuam si Qeveri tė punojmė kundėr opizicies: si opozicie tymos kemi tjetėr qėllim veēse rrėzimin e Qeverisė dhe hipjen nė kryen e Shtetit: si prefektėr, tė punojmė me hatėr dhe, si adversarė tė prefektėve, tė sosim tėrė energjinė tonė kundėr atyre. U mėsuam tė punojmė nė emrin e atdhetarizmit, kundėr Atdheut, pa asnjė turp.

    Se interesi i Shqipėrisė sot ėshtė tė jemi qė tė gjithė tė bashkuar nėn njė qėllim: Pėrparimi i Shtetit tonė.

    Dhe, kur tė arrijė nė radhėn e shteteve tė tjera tė qytetėruara dhe tė pėrparuara, atėherė le tė pyesim dhe Egon tonė dhe le tė ndahemi nė partira, po jo nė ēeta pa asnjė program.

    Jemi aq tė paktė dhe aq tė dobėt nė mėsim, sa vetėm tė bashkuar qė tė gjithė do tė mundim t'i sjellim dobi Atdheut, i cili sot mė tepėr se kurdoherė ka nevojė pėr bashkimin tonė.

    Pėr emrin e Zotit!

    Pushoni grindjet, inatet, shpifjet nė mes tuaj dhe afrojuni t'i japim me zemėr tė kthjellėt dorėn njėri-tjetrit, pėr shpėtimin e Shqipėrisė. Afrojuni tė bashkohemi dhe tė punojmė tė gjithė tok si njė rreth i ēelniktė, me njė qėllim tė pėrbashkėt.

    Le tė bashkohemi dhe le tė mbytim secilido egoizmėn e vetes sė tij. Kjo ėshtė m'e madhja theori qė na kėrkon Atdheu tonė. Le tė harrojmė dhe le tė shuajmė ambicionet dhe inatet tona vetjake. Vetėm kėshtu do tė mundim t'i shėrbejmė me dobi Atdheut.

    Ata qė janė jashtė Qeverisė, le t'u japin tėrė konkursin e tyre tė sinqertė qeveritarėve. Nė vend tė shajnė dhe tė shpifin, nė vend t'i madhėsojnė veprat e liga dhe t'i vogėlsojnė veprat mira tė qeveritarėve, nė vend tė kritikojnė me hatėr, do tė bėjnė mė mirė t'u tregojnė udhėn e mirė, t'i kėshillojnė vėllazėrisht dhe ngadonjėherė dhe tė ndjejnė lajthimet e tyre. Dhe vetėm atėherė kur prova tė gjalla na thonė se njė prej tyre punon kundėr idealit ose kundėr interesit tė pėrgjithshėm, atėherė le t'i biem kokės, atėherė le ta shfarosim.

    Ata qė mbajnė fuqinė nė dorė, le tė kuptojnė se vetėm duke pasur konkursin e shumicės do tė mundin tė punojnė. Dhe pėr t'u dhėnė konkursin dhe besimin, shumica u kėrkon tė zhvishen prej rrobės sė egoizmit dhe tė ambicies, u kėrkon tė lėnė mėnjanė aksiomėn e famshme "ashtu dua unė" dhe tė dėgjojnė herė-herė zėrin e opinionit publik. Deputetėt tanė le tė pushojnė sė ėndėrruari ministre dhe madhėrira dhe, nė vend qė ta vrasin mendjen e tyre pėr intriga me qėllime vetjake, le tė mendohen mė mirė se nė tėrė kėto kohė asgjė s'na treguan dhe asnjė pėrmirėsim s'vepruan. Ata qė s'janė tė zotėrit pėr tjetėr gjė, veēse pėr intriga, le tė japin dorėheqjen. Ėshtė shėrbimi m'i madh qė i mundin t'i sjellin Atdheut.

    Pėr emrin e Zotit!

    Pushoni njė herė! Sprasuni prej udhės qė keni marrė dhe e cila po na shpie nė katastrofė. Bashkohuni, se "Fuqia nė bashkim" gjendet.

    Gjergj Bubani 1922

    standard
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #3
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    he pse nuk del naj burr politikan te na fole sot keshtu si Bubani!?
    A kemi burra si Bubani sot ?
    Pse hesheti ne kohen e lulezimit socialist , iu mbylle goja Bubanit?
    Pse nuk i ka perkerahe shqypetaria burrat e medhej si Bubani e sa e sa Bubana tjere?
    Ky shkrim duhet te lexohet nga cdo shqypetar sidomos nga udheheqesat ton.
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Citim Postuar mė parė nga KAT Lexo Postimin
    Pushoni, pėr emrin e Zotit!

    Sėmundja e madhe e shpifjeve dhe e grindjes, sėmundje qė buroi prej egoizmės dhe inateve dhe e cila si njė gangrenė ka pushtuar trupat dhe shpirtrat e shumicės tė bashkatdhetarėve tanė, ėshtė, pėr Shqipėrin' e sotme, fatkeqėsia m'e madhe. E vogėl, e pocaqisur, jo shum' e begatshme, Shqipėria priste dhe pret prej atdhetarėve tė vėrtetė theorira tė mėdha, morale dhe materiale, pėr progresin e saj dhe pėr organizimin e saj tė brendėshėm. Dhe nė vend qė tė mblidhemi tė gjithė tok dhe si njė trup tė bashkojmė punėrat dhe mendimet tona pėr tė mirėn dhe pėr pėrparimin e Saj, nė vend qė tė punojmė secilido prej nesh me zemėrkthjellėsi dhe me ballėn lart pėr Atė dhe tė mirėn e Saj, duke mbytur ēdo sentiment egoistik, qė pėr fat tė keq e kemi nė natyrėn tonė si shqipėtarė, ne, pėrkundrazi, vumė tėrė fuqinė e mendimit dhe tė energjisė sonė pėr tė rrėmyer njėri varrin e tjetrit, pėr tė pėrmbushur tėrė inatet dhe egoizmat tona personale, duke shpifur, duke kundėrshtuar, duke sharė, duke goditur, duke shojtur adversarėt tanė personalė, pėr tė mirėn e egoizmit tonė personal dhe kundėr Atdheut tonė, kundėr Shqipėrisė. Dhe tėrė kėto i bėjmė sheshazi pa asnjė trup dhe shumė herė nė emrin e atdheut!

    I mjeri atdhe!

    Tani e kuptoi ai se tėrė flaga e enthuziazmės sonė s'ish gjė tjetėr veēse njė pamje e rremė e dėshirave tona personale. Tani e kupton ai se jemi patriotė tė flaktė vetėm sa kohė shpresojmė nė njė shpėrblim pėr patriotizmin tonė. Tani e kupton ai se nėpėr zemrat tona ėshtė rrėnjosur mė thellė dashuria pėr interesin tonė vetjak, sesa ajo e interesit tė Tij. Tani e kuptoi ai se, posa qė na ciket interesi ynė vetjak, humbet ndėr ne ēdo sentiment atdhetarizmi dhe zėmė godasim, shajmė, shpifim, rrėmijmė varret e patriotėve tė tjerė, duke shpresuar se me varimin e me ēnderimin e tyre do tė rilindet triumfi i egoizmės dhe i interesit tonė vetjak dhe pa u menduar se ē'nderimi dhe shojtja e tyre ekuivalon me shojtjen dhe ēnderimin pjesor tė Shqipėrisė.

    U mėsuam si Qeveri tė punojmė kundėr opizicies: si opozicie tymos kemi tjetėr qėllim veēse rrėzimin e Qeverisė dhe hipjen nė kryen e Shtetit: si prefektėr, tė punojmė me hatėr dhe, si adversarė tė prefektėve, tė sosim tėrė energjinė tonė kundėr atyre. U mėsuam tė punojmė nė emrin e atdhetarizmit, kundėr Atdheut, pa asnjė turp.

    Se interesi i Shqipėrisė sot ėshtė tė jemi qė tė gjithė tė bashkuar nėn njė qėllim: Pėrparimi i Shtetit tonė.

    Dhe, kur tė arrijė nė radhėn e shteteve tė tjera tė qytetėruara dhe tė pėrparuara, atėherė le tė pyesim dhe Egon tonė dhe le tė ndahemi nė partira, po jo nė ēeta pa asnjė program.

    Jemi aq tė paktė dhe aq tė dobėt nė mėsim, sa vetėm tė bashkuar qė tė gjithė do tė mundim t'i sjellim dobi Atdheut, i cili sot mė tepėr se kurdoherė ka nevojė pėr bashkimin tonė.

    Pėr emrin e Zotit!

    Pushoni grindjet, inatet, shpifjet nė mes tuaj dhe afrojuni t'i japim me zemėr tė kthjellėt dorėn njėri-tjetrit, pėr shpėtimin e Shqipėrisė. Afrojuni tė bashkohemi dhe tė punojmė tė gjithė tok si njė rreth i ēelniktė, me njė qėllim tė pėrbashkėt.

    Le tė bashkohemi dhe le tė mbytim secilido egoizmėn e vetes sė tij. Kjo ėshtė m'e madhja theori qė na kėrkon Atdheu tonė. Le tė harrojmė dhe le tė shuajmė ambicionet dhe inatet tona vetjake. Vetėm kėshtu do tė mundim t'i shėrbejmė me dobi Atdheut.

    Ata qė janė jashtė Qeverisė, le t'u japin tėrė konkursin e tyre tė sinqertė qeveritarėve. Nė vend tė shajnė dhe tė shpifin, nė vend t'i madhėsojnė veprat e liga dhe t'i vogėlsojnė veprat mira tė qeveritarėve, nė vend tė kritikojnė me hatėr, do tė bėjnė mė mirė t'u tregojnė udhėn e mirė, t'i kėshillojnė vėllazėrisht dhe ngadonjėherė dhe tė ndjejnė lajthimet e tyre. Dhe vetėm atėherė kur prova tė gjalla na thonė se njė prej tyre punon kundėr idealit ose kundėr interesit tė pėrgjithshėm, atėherė le t'i biem kokės, atėherė le ta shfarosim.

    Ata qė mbajnė fuqinė nė dorė, le tė kuptojnė se vetėm duke pasur konkursin e shumicės do tė mundin tė punojnė. Dhe pėr t'u dhėnė konkursin dhe besimin, shumica u kėrkon tė zhvishen prej rrobės sė egoizmit dhe tė ambicies, u kėrkon tė lėnė mėnjanė aksiomėn e famshme "ashtu dua unė" dhe tė dėgjojnė herė-herė zėrin e opinionit publik. Deputetėt tanė le tė pushojnė sė ėndėrruari ministre dhe madhėrira dhe, nė vend qė ta vrasin mendjen e tyre pėr intriga me qėllime vetjake, le tė mendohen mė mirė se nė tėrė kėto kohė asgjė s'na treguan dhe asnjė pėrmirėsim s'vepruan. Ata qė s'janė tė zotėrit pėr tjetėr gjė, veēse pėr intriga, le tė japin dorėheqjen. Ėshtė shėrbimi m'i madh qė i mundin t'i sjellin Atdheut.

    Pėr emrin e Zotit!

    Pushoni njė herė! Sprasuni prej udhės qė keni marrė dhe e cila po na shpie nė katastrofė. Bashkohuni, se "Fuqia nė bashkim" gjendet.

    Gjergj Bubani 1922

    standard
    Fjale qe vlejne dhe sot.(Shum e bukur Kat.)

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Gjergj Bubani, Satiristi modern mes Ēajupit e Nonda Bulkė

    Gjergj Bubani, Satiristi modern mes Ēajupit e Nonda Bulkė

    » Dėrguar mė: 31/10/2010 - 15:12

    Kliton Nesturi

    Tek unė, ashtu si te ēdo njeri, bashkohen tė tria kohėt: e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja. Tė tashmen e shoh dhe e prek, por pėr tė shkuar drejt sė ardhmes ndodh qė mė duhet tė shoh e tė takoj tė shkuarėn. Shpesh, ajo mbetet alfa prej nga nis rrugėtimi ynė. Kjo ėshtė edhe arsyeja e takimit me Atė nė kėtė orė tė vonė, kėtė natė tė ftohtė fundviti me erė dhe shi. E ndiej: Ai po qėndron i heshtur, ulur nė poltronėn e tij, duke pirė cigare, shoqėruar me njė gotė raki mani tė ardhur nga fshati i lindjes. Ka pesėdhjetė vjet qė hesht. Pesėdhjetė vjet!... Njė jetė tė tėrė. Flakėt e zjarrit nė vatėr pėrpijnė trupin e njė trungu tė trashė, ndėrsa ai qėndron sfidues nė kėshtjellėn e krijimtarisė sė tij, tė lartė, tė fortė e tė bukur… Ėshtė shumė i rėndėsishėm ky takim, mė tepėr pėr mua, sesa pėr tė. Nėpėrmjet kėsaj bisede do tė mund tė zbėrthej disa kode, njė epokė. Kjo, pra, mė shtyn qė tė braktis rehatinė qė mė dhuron shtėpia nė njė natė tė tillė, dhe tė nisem e tė shkoj nė heshtje drejt tij. Bėn ftohtė. Bie shi. Fryn shumė erė...


    SHKRIMTARI
    Mes njohjes dhe harrimit

    “Pėr krijimtarinė origjinale, nė prozė e nė poezi, si dhe pėr pėrkthimet, Bubani mund tė konsiderohet si njė nga shkrimtarėt e rinj mė premtues tė letėrsisė bashkėkohore shqiptare.”
    Prof. Gaetano Petrotta


    Hesht pėr njė ēast. Duket sikur ajo qė ke shkruar mė parė pėr njė njeri, qoftė ky i zakonshėm ose njė hero, ėshtė gjithēka. Pra, si gjithēka, edhe e shkruara, ka njė fund. Mendimet duhet tė ndėrpriten doemos diku. Hėm!... Por ja qė jeta e dikujt dhe puna e tij qenka njė pus i pafund, ndaj edhe grishesh qė tė vazhdosh mė tej, pėr t’i shkuar njohjes sa mė afėr fundit. Nuk ka ardhur koha pėr t’i ndėrprerė mendimet. Ka ende gjėra pėr tė thėnė, mjaft ēėshtje pėr tė pėrballur. Ėshtė njė bashkėbisedim dhe nė tė njėjtėn kohė, edhe njė refleksion qė vazhdon. Gjithēka ngjan si njė labirint pa fund, ku e papritura pėrplaset me ty kudo, edhe atėherė kur mendon se je nė hapat e fundit qė tė ēojnė drejt daljes nė dritė.
    Kush ėshtė ky njeri? Nga vjen dhe ku ka ndėr mend tė shkojė? Cila ėshtė ambicia e tij?... Koha e kaluar nė vendin tek i cili dielli lind nga Egjeu, ėshtė e mbėshtjellė me njė pelerinė misteri. Nė cilat katedra dhe biblioteka u edukua? Ē’labirinte pėrshkoi dhe ē’thesare mundi tė shihte nė atė botė ku ndodhen themelet e historisė dhe tė kulturės sė vjetėr? Jeta e tij nuk rrodhi nė trajtat e zakonshme, hapat e tij nuk rendėn me ritmin e njerėzve tė thjeshtė, por ishin nė garė, nė radhė tė parė me kohėn, e mė pas me veten e tė tjerėt. Pak orė gjumė, njė ushqim i ngrėnė shpejt e shpejt, pėr t’u pasuar nga koha e gjatė mbi libra dhe shfaqje teatrore. Ndryshe nga tė tjerėt, ai e ndiente se jeta e tij shtrihej nė njė pėrmasė tjetėr, mė tė madhe. Ishte mosha kur ėndrrat kthehen nė ambicie, kur pasionet nisin tė pėrvijohen mė konkretisht. Nė moshėn njėzetenjėvjeēare Gjergj Bubani shfaqet si njė shkrimtar me njė stil tė tijin, tė plotė e tė sigurt. Fjala e tij ka peshė dhe fraza qėndron e lidhur bukur. Gjetjet nė krijimtarinė e tij janė interesante dhe ndėrtimi strukturor ngjason me njė shtėpi tė fortė prej guri...
    Muza ka rėnė mbi njė shpirt tė ri. Ajo ėshtė e plotė, si hėna e bukur ose si dielli i pranverės. Gjergj Bubani ėshtė njė shkrimtar qė ecėn rrugėve tė Bukureshtit, ulet nė njė kafene dhe, duke tymosur duhan, nė pritje tė miqve me tė cilėt e ka lėnė tė shkėmbejė mallin dhe mendimet, nis tė shkruajė. Atė ēast, pėr tė nuk ėshtė e rėndėsishme se ku ndodhet, nė Bukuresht a nė Paris, nė Korēė a nė Kostancė, nė Athinė a nė Londėr, nė Tokė a nė ndonjė tjetėr planet. Pa dashur tė lėrė mėnjanė tė gjitha detyrat dhe preokupimet qė jeta i vė pėrpara herė pas here, ai pėrpiqet qė ta vjedhė kohėn pėr tė pėrmbushur frymėzimet e tij, qė pa e kuptuar kthehen nė qėllime, tė cilat i japin mė tepėr kuptim ekzistencės sė pėrkohshme tė njeriut nė kėtė udhėtim mbi Tokė. Muza e tij lind kur tė tjerėt pėrreth kryejnė ciklin e zakonshėm tė pėrditshmėrisė; ajo ėshtė njė dashnore ēapkėne, pa tekat e sė cilės nuk e kupton dot se sa e veēantė dhe e rrallė ėshtė ndjenja qė tė lidh me tė. Nė fund tė fundit, muza nuk lind te cilido, dhe shkrimtar ose je, ose jo. Vetėm kur thellė brenda vetes e ndien se ke hyrė pėrfundimisht nė kėtė rrugė tė pakthyeshme, je i vetėdijshėm se duhet tė pėrballesh me sakrifica tė pafundme. Nė kėtė udhė tė mbushur me gjemba e gozhdė, patjetėr qė duhet tė ecėsh i mbathur me kėpucė prej hekuri. Dhe, qė t’i mbash ato, nuk ėshtė e lehtė. Pikėsėpari duhet tė fitosh luftėn me veten, pėr t’u pėrballur mė pas me botėn e atyre qė tė rrethojnė e qė mund tė mos kuptojnė asgjė prej teje, asnjė shenjė, asnjė kod, asnjė lėvizje ose fjalė. Qysh nė hapat e parė e kupton se nuk ėshtė e lehtė tė jesh artist ose shkrimtar, ndaj dhe pėrgatitesh qė nė sfidat qė tė presin, tė hysh me njė shpirt tė fortė dhe me nerva tė ēeliktė.

    Deri nė motin e trazuar 1920, kohė kur Gjergj Bubani u shfaq si shkrimtar, letėrsinė shqipe e mėsynė mjaft krijues tė talentuar, shumica e tė cilėve rendėn tė krijonin nė gjininė e poezisė, poemės dhe dramės, kurse nė prozė numri i tyre ishte aq i paktė sa, nė raport me tė parėt, ishte i papėrfillshėm. Kėsisoj, nėse nė poezi deri nė kėtė periudhė u formėsua njė lloj shkolle, kjo nuk mund tė thuhet pėr prozėn; krijimet nė kėtė zhanėr mbetėn deri nė kufijtė “tėrheqės” dhe, ndonėse qė mė 1887 Pashko Vasa kishte botuar romanin e parė tė shkruar nga njė autor shqiptar (“Bardha e Temalit”, nė gjuhėn frėnge), prurjet nė kėtė gjini ishin tė pakta, aq sa nuk mund tė bėhet fjalė pėr njė individualitet krijues letėrsia e tė cilit tė dilte jashtė kornizave kombėtare.
    Qysh nė “prezantimin e parė”: “Mė nėntė!...?”, botuar nė dhjetor tė 1920-ės te “Shqipėri’ e Re”, Gjergj Bubani spikat me individualitetin e tij. Nė betejėn e egėr me letėrsinė, ai ka zgjedhur tė luftojė duke u mbėshtetur te satira e, pėr mė tepėr, me “armė shqiptare”: Njė njeri i kthyer nga kurbeti, ku kishte ndryshuar edhe mbiemrin, kėrkon tė bėjė ēdo gjė njėsoj si nė vendin nga ku kishte ardhur, por, fatkeqėsisht pėr tė, jeta shqiptare ka mbetur po aq e vjetėr dhe e ngurtė sa dikur. Qysh prej rreshtit tė parė e deri nė fund, spikat sarkazmi. Pėr njė shkrimtar, fillimet nė krijimtari nuk janė asnjėherė tė lehta, sidomos kur ai sfidon duke hedhur dorashkėn e duelit nė fushėbetejėn e satirės. Pikėsėpari duhet tė kesh me vete dy armė: mprehtėsinė dhe forcėn pėr tė reaguar ndaj dhembjes. E para ka tė bėjė me atė qė do tė shkruash dhe mėnyrėn se si do ta realizosh, kurse e dyta, me menaxhimin e emocioneve, tė cilat nuk duhet tė kapėrcejnė kufijtė aq sa ta vėnė pėrfund krijuesin.
    Nė tė gjithė krijimtarinė e tij, Gjergj Bubani mbėshtetet mbi Shqipėrinė dhe shqiptarėt, kudo qė ata ndodhen, brenda vendit ose nė emigracion, nė vatrat e tyre a nė rrugėt e botės, ku fati i pėrplas shpesh pa mėshirė. Ai ėshtė njė shkrimtar shqiptar qė krijon duke u mbėshtetur nė ngjarjet, historitė dhe karakteret qė njeh. Kjo ėshtė edhe sfida qė ka ai me letėrsinė, me bashkėkohėsit, tė shkuarėn dhe tė ardhmen. Gjergj Bubani e njeh fuqinė e satirės: ajo ėshtė e madhe. Ndryshe nga zhanret e tjera, duke pasur njė karakter mė tėrheqės, ajo pėrhapet mė me lehtėsi.
    Toka mbi tė cilėn nisi tė punonte Gjergj Bubani nuk ishte tepėr djerrė. Qysh nė ēastin e parė kur mori penėn pėr tė shkruar, ai qe i vetėdijshėm se me tė nuk fillonte dhe as mbaronte ēdo gjė. Pėrkundrazi, fjalėt dhe rreshtat qė buronin prej tij, ishin njė gur ose edhe njė mur nė kėshtjellėn e madhe, tė nisur mė herėt, por qė maja nuk i shihej ende. Nė thesarin e folklorit shqiptar njė vend tė rėndėsishėm zėnė edhe krijimet e ndryshme ku spikatin elementet e satirės e tė humorit, si nė temat familjare, ashtu edhe nė ato shoqėrore. Ndėrkohė, nga shkrimtarėt, i pari qė prodhoi mbi kėtė arė tė madhe ishte Andon Zako Ēajupi, njė krijues brilant, i cili me tė drejtė konsiderohet edhe si babai i satirės shqiptare.
    Nė literaturėn e historisė sė letėrsisė shqiptare ka njė hendek tė madh, kur bėhet fjalė pėr zhvillimin e satirės. Ashtu, lehtė, pa bujė dhe zhurmė, vendoset njė shkallėzim, njė hierarki, e cila deri mė sot ėshtė imponuar vazhdimisht. Vendi i patriarkut tė satirės i ėshtė dhėnė pa dyshim dhe me tė drejtė Andon Zako Ēajupit, pėr tė cilin ėshtė botuar edhe numri mė i madh i studimeve tė kryera, qofshin si vėllime tė mirėfillta ose edhe nė trajtėn e kumtesave shkencore, e qė rėndom kanė zėnė vend nėpėr faqet e botimeve periodike. Kurrsesi nuk duhet thėnė se ėshtė tepruar me studimin e Ēajupit: fati mė i madh pėr njė shkrimtar ėshtė kur krijimtaria e tij tėrheq njė vėmendje tė madhe, si nėpėrmjet studimesh dhe analizash kritike, ashtu edhe te lexuesit. Krijimtaria e mirėfilltė, pavarėsisht nga koha ose rrethanat se kur ėshtė shkruar, mbetet gjithnjė njė burim i pashtershėm leximi dhe studimi.
    Ndryshe nga mjaft krijues tė tjerė, shqiptarėt nisėn ta rilexonin Gjergj Bubanin vetėm nė fillim tė shekullit XXI, gati njė shekull qė nga koha kur nisi tė shkruante. Ky rilexim qė sapo ka nisur, do tė vazhdojė gjatė: ēdo herė gjen tek ai mesazhe, kode, tė cilat janė ftesa pėr refleksione. Ashtu si dikur, nė fillimet e tij, Bubani shfaqet pėrherė i freskėt, nė stil, gjuhė dhe mendim.
    Menjėherė pas Ēajupit, kronologjikisht dhe artistikisht, kritika letrare socrealiste vendosi Nonda Bulkėn, njė tjetėr autor brilant tė satirės shqiptare. Por midis Ēajupit dhe Bulkės, vendi i takon Gjergj Bubanit, si nė pėrmasat kohore, ashtu edhe nė risitė artistike. Duam apo nuk duam, duhet tė pranojmė se Bubani, nė krahasim me Andon Zako Ēajupin, e ngriti satirėn nė njė shkallė mė tė lartė, duke i dhėnė njė frymė mė moderne. Bubani e shkėputi kėtė zhanėr nga romantizmi dhe e drejtoi nė njė udhė mė konkrete, mė tė prekshme, mė tė ndjeshme. Satira e dalė nga mendja dhe pena e Gjergj Bubanit, ashtu si e gjithė krijimtaria e tij, ėshtė realiste, mė moderne dhe mė qytetare. Ėshtė pikėrisht kjo rrugė e ēelur prej tij, qė bėhet toka mbi tė cilėn do tė lėvrojnė krijimtarinė e tyre tė gjithė satiristėt shqiptarė qė erdhėn pas tij.
    Nėpėrmjet ngjarjes ai shkon nė zemėr tė dukurisė, herė tėrthorazi e herė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė. Personazhet e tij janė konkrete, pjesėtarė tė mjedisit ku ai jeton ose pjesė e kombit tė tij. Kjo i jep krijimtarisė sė tij tė drejtėn pėr tė qenė gjithnjė e freskėt. Natyrisht, nė kėtė pėrzgjedhje tė Gjergj Bubanit nuk mund tė mohohet edhe ndikimi i mundshėm nga satira rumune, shkrimtarėt e sė cilės u shquan si novatorė, duke lėnė gjurmė tė pashlyeshme jo vetėm nė letėrsinė e tyre kombėtare. Por, nėse satira rumune mund tė ketė ndikuar nė krijimin dhe pėrsosjen e stilit, temat dhe karakteret e Gjergj Bubanit janė kryekėput shqiptare.
    Ashtu si shumė shkrimtarė qė krijuan nė kėtė periudhė, edhe krijimtaria letrare e Gjergj Bubanit ndahet nė poezi dhe prozė. Pėr vetė faktin se te ky autor, tė dyja kėto gjini gėrshetohen me njėra-tjetrėn deri nė fund tė krijimtarisė sė tij, ėshtė e vėshtirė qė t’i ndash si me thikė, nė etapa kohore. I gjithė thesari i krijimtarisė sė tij lindi, u zhvillua dhe u arkivua brenda njė ēerek shekulli.
    Megjithatė, kjo nuk pengon askėnd qė t’i shohė kėto dy gjini veēmas nga njėra-tjetra.

    “Para pushkatimit”

    Njė ndėr pikturat mė mbresėlėnėse nė kujtesėn e njerėzimit qė nė fillimin e shekullit XIX e kėtej pa dyshim qė ėshtė ajo e Francisko Gojės “Para pushkatimit”. Ka mjaft dramė nė tė, epizėm dhe ngadhėnjim; ėshtė burrėria nė ēastin e mbramė. Ky ėshtė ngadhėnjimi i heroit, i burrit tė vėrtetė. Kur vėren fytyrat e tė dėnuarve, sheh se reagimi i tyre ėshtė i ndryshėm pėrpara fatit tė njėjtė. Gjithsesi, vėmendja tė pėrqendrohet te heroi kryesor. Nė fytyrėn e tij urrejtja kthehet nė forcė, nė sfidė. Kjo e bėn tė pavdekshme kėtė pikturė monumentale.
    Sa herė qė e mendoj Gjergj Bubanin nė gjyq, kjo tablo mė vjen ndėr mend. Ka ngjashmėri ajo me fatin qė pėsuan tė gjithė ata qė u gjykuan nė atė gjyq. Ndoshta, vetėm fati e shpėtoi Gjergj Bubanin pėr tė mos qenė para togės sė pushkatimit. Ai mundi tė vinte vetėm pėr pak kohė “me leje” pranė nesh, pėr tė marrė sėrish rrugėn pėr ku e nisėn komunistėt qė nė ēastin qė e arrestuan. Megjithatė, deri nė fund, ai mbeti heroi i Francisko Gojės, qė sfidon vdekjen dhe kundėrshtarėt para togės sė pushkatimit.
    * * *
    Shiu ka pushuar. Edhe era e ftohtė gjithashtu. Ne qėndrojmė pėrballė njėri-tjetrit nė heshtje. Ėshtė njė heshtje e rėndė, brenda sė cilės ndodhen guximi dhe sfida, jeta dhe harrimi, nga njėra anė, keqardhja, ndjenja e fajit dhe pendesa, nga ana tjetėr. Koha kalon. Pėr jetėn e njė njeriu, pesėdhjetė vjet nuk janė pak, por nė historinė e njė kombi ėshtė vetėm njė ēast refleksioni. I rėndėsishėm ėshtė rikthimi nga burgu i harresės.
    Ne heshtim. Ai ėshtė fisnik dhe krenar, ashtu siē ka qenė gjithmonė, kurse unė ul kokėn i turpėruar dhe fajtor pėr mėkatet qė kanė bėrė ndaj tij tė tjerėt.

    milosao.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Shėnimet e Brumbullit...nė rrugėt e Tiranės me Asdrenin

    Shėnimet e Brumbullit...nė rrugėt e Tiranės me Asdrenin

    » Dėrguar mė: 31/10/2010 - 15:18



    Nė kohėn kur djaloshi Gjergj Bubani nisi tė shkruante, letėrsia shqiptare ishte ende e re. Romani i parė shkruar
    nga njė autor shqiptar ishte botuar nė frėngjisht nga Pashko Vasa, vetėm dyzet e katėr vjet mė parė, kurse drama e parė, “Besa”, e Sami Frashėrit vetėm njė vit para tij. Pra tė dyja kėto gjini tė mėdha artistike nuk e kishin kapėrcyer ende nė moshė gjysmėshekullin.
    Pėr mė tepėr, deri nė fillim tė shekullit tė njėzet, ato mund tė konsideroheshin si shkėndija tė vetmuara. Luftėrat dhe brengat qė e shoqėruan periudhėn e Rilindjes Kombėtare Shqiptare nuk ua lejuan luksin autorėve shqiptarė, tė jetonin e tė punonin si krijues tė mirėfilltė. Asnjėri prej tyre nuk e shihte veten larg zhvillimeve tė kohės, por kishin si objekt parėsor tė jetės sė tyre, angazhimin nė lėvizjen kombėtare. Me njė vėshtrim tė kujdesshėm vihet re se autorėt e shumtė qė debutuan asokohe, rendėn pas gjinive tė shkurtra si poezia dhe tregimi i shkurtėr. Gazetat dhe revistat ishin tė vetmet tribuna ku shpalosej krijimtaria letrare, krahas pikėpamjeve politike dhe refleksioneve shoqėrore. Nisur nga hapėsira e kufizuar e kėtyre organeve, ne duhet tė mirėkuptojmė edhe kėtė rendje tė letrarėve kah gjinitė e shkurtra.
    Si pjesėtar i kėsaj shoqėrie, edhe Gjergj Bubani nuk mund tė bėnte dallim. Pėr tė gazetaria, kjo sfiduese e heshtur dhe tinėzare e letėrsisė, kishte ruajtur tė njėjtin fat si pėr mjaft paraardhės, bashkėkohės ose pasardhės tė tij. Nė njė luftė tė egėr dhe dinamike, ajo mundi qė t’u rrėmbente atyre kohėn, kėtė aleate tė ēmuar, pa ndihmėn e sė cilės nuk mund tė krijosh vepra tė mėdha. Nisur nga ato ēka Gjergj Bubani ka lėnė vihet re se nė prozėn e tij mbizotėron eseja, pamfleti, skica letrare dhe tregimi i shkurtėr. Karakteret e pėrshkruara prej tij janė shqiptare, ato reflektojnė mendėsinė ecurinė jetėsore tė kohės. Nė krijimet e tij shkrimtari Gjergj Bubani, nuk merret shumė me analizėn dhe skalitjen e personazheve tė tij, por me ngjarjet dhe epokėn kur ata jetojnė, me paradokset qė shoqėrojnė udhėtimin e tyre nė epokėn qė u ka rėnė pėr risk ta jetojnė. Karakteret e tij shqiptare shpėrfaqen ashtu siē janė realisht: megalomanė, fodullė, iluzionistė tė pandreqshėm dhe egoistė tė pangopur.

    Gjergj Bubani i dha jetė Brumbullit - pseudonimi i tij kryesor - qė shumė shpejt e bėri njė personazh dhe organ letrar mjaft tė dashur pėr masat. Njė gjetje tė tillė mund ta bėjė vetėm njė mendje e hollė. Brumbulli ėshtė njė kandėr qė fluturon dhe hyn kudo, madje edhe nė vrrmat mė tė vogla e mė tė errėta. Pamja e tij e jashtme tė ngjall sa bezdi, po aq edhe humor. Ai ėshtė i njėjtė me satirėn, qė pėrpiqet tė hyjė kudo, duke synuar qė tė jetė dėshmitare e bezdisshėm pėr disa, qė mė nė fund i thumbon me humor. Nėpėrmjet kėtij “Brumbulli”, ai e bėri satirėn njė gjini tė dashur pėr masat, duke i dhėnė kėshtu funksionin dhe qėllimin qė realisht ajo ka.

    Balkameni apo Negovani?
    Mora Asdrenin pas krahu dhe duallmė tė gjezdisim Tiranėn,natėn.
    Ėshtė njė e ėmbėl natė magji, e ngrohtė dhe e parfumuar lart, nė kubenė e katėrt tė qiellit, ertė janė zhdukur krejt dhe, nė mes tė asaj kaltėrsie pa fund, hėna e rrumbullakėt ka qėndruar nė vend dhe ka shtėnė buzėn nė gaz, sikur edhe ajo kėrkon tė atllet me ne tė dy.
    Heshtje e plotė, e ndėrprerė prej tingullit tė rėndė qė lėshojnė kundrat tona, kur shkelin mbi trotuarin dikur tė asfaltuar, sot gropa-gropa.
    - Ku vemi? –Pyes poetin mėrgimtar.
    - Haj tė tė shpie nė rruga “Papa Kristo Balkameni”!- pėrgjigjet Asdreni.
    Kujtova nė fillim se poeti, ndėnė influencėn e rrezeve tė hėnės sė plotė, filloi tė flasė pėrēart. E kėqyra me keqardhje, kėqyra edhe hėnėn, qė m’u duk sikur buzėqeshje truimfalisht atje lart, nė kubenė e kaltėr tė qiellit, dhe, me shpresė qė ta sjell nė vete, e pyeta ngadalė.
    -Ku, maestro? Ku the tė vemi?
    -Nė rruga “Papa Kristo Balkameni”, -m’u pėrgjigji qetė Murgu i Psalmevet.
    -Negovani, doni tė thoni.
    -Edhe unė kėshtu e dija, Negovani, Papa Kristo Negovani. Ashtu e kisha dėgjuar, ashtu e kisha kėnduar, ashtu e kisha pėrmendur. Por ja se po na del ndryshe. Dje, duke gjezdisur kot rrugėvet, pashė se, nė ēipin e njė rruge, mbi njė tabelė “prej zmallēi” – siē thua ti- qenka shkrojtur “Rruga Papa Kristo Balkameni”. U habita dhe ... e fotografisa, ta kem si kujtim.
    - Kjo ėshtė njė, sikur ty, pas vdekjes, nė vend tė tė thonė Aleks Drenova, tė ta vėnė emrin Aleks Boboshtica!
    - Pikėrisht jo. Se nuk thonė Belkameni, por Balkameni!
    Dhe poeti i ėndėrravet dhe lotėvet pushoi dhe u fundos nė mendime.

    Futurizmat u zhdukėn

    - Tjetėr ē’ke pėr tė thėnė, o Murg? – e pyes, qė ta shkėpus nga ėndėrrimet.
    Kalonim tani rrugės “28 Nėntori”. Poeti shtie vėshtrimin pėrkarshi, nė muret q’ishin lyer dikur nė mėnyrė futuriste, dhe , si me tė qeshur, kėrkon tė mė pickojė.
    - Tani mund tė mburresh, - mė thotė. – Shkrimet e tua suallė, mė nė fund, edhe njė pėrfundim: Ja, futurizmi i mureve u zhduk.
    - Gabon, Maestro. S’ėshtė as i pari, as i fundit pėrfundim ky.
    - Ashtu? Atėherė mė jep njė provė. Shkruaj nė gazetė dhe lutu Bashkisė tė mos i fshijė rrugėt nė mes tė ditės dhe mė tė thatė, pse mua mė trazon fort pluhuri qė ngrihet pėrpjetė. Tė shohim do tė ta varė kush veshin?
    - Qysh? Tė shkruaj qė tė mos fshihen mė rrugėt?
    - Tė fshihen, por jo ditėn e mė tė thatė. Gjetiu i fshijnė pas mesit tė natės, kur s’ka njerėz nėpėr rrugėt.
    - Kėtė s’guxoj ta propozoj, maestro.
    - Pėrse?
    - Sepse natėn njerėzit flenė, e pra, s’ka se kush e shef dhe kush e admiron Bashkinė duke fshirė rrugėt.


    Dritare tė ndriēuara

    Dalim nė “Sheshin Skėndėrbeg” dhe ia marrim mė tė djathtė.
    Njė varg gjatė kafeanash mė ėt dy anėt. Por n’asnjė syresh nul luhet aēik kumar, si qėmoti. Poeti ėshtė shumė i kėnaqur nga ky konstatim.
    Ndonėse mesnata kaloi, nė shumė godina shifet dritė nėpėr penxheret.
    - Pėrse, vallė, rrinė aq vonė kėta njerėz? –habitet kėngėtori.
    - Bėjnė letėrsi, maestro. Merren me letra dhe letraturė Ndoshta kėndojnė “Psalmet e Murgut”...Ku mund ta dish?!
    Dhe, me marifet, e shtyj poetin nga Bulevardi.
    Brumbulli
    (Drita, v.II, nr.449, 18 maj 1938, f.3)

    Kronika ime

    1.
    Kėrkohet njė adresė
    Sot, kur vajta nė zyrė me qėllim qė tė shkruaj kronikėn time, gjej mbi tryezė kėtė letėr”
    “Tiranė, 7 dhjetor 1936
    I dashur Brumbull,
    Ndodhem prej katėr ditėsh nė Tiranė. Kam sjellė me vete njė ēun, djalin tem, Maliqin, me qėllim qė ta shkruaj nė Shkollėn Qytetėse tė kryeqytetit, q’u krijua nė fillim tė k.v. shkollor.
    Kam plot 4 ditė qė po e kėrkoj Shkollėn nė fjalė dhe nuk e gjej dot; kam gjezdisur tė gjitha sokaket, s’kam lėnė arabaxhi pa pyetur, kam vėnė edhe samsarėm nga ata qė janė nė pozitė qė pėr disa lekė edhe dreqin tė ta gjejnė, por Shkollėn Qytetėse nuk e kam gjetur, kėshtu qė tė gjitha mostrafet shkuan kot.
    Njė e fundme shpresė mė ka mbetur: Botimi i Vogėl i “Dritės”.
    Lutem, pra, tė ma botoni lajmėrimin qė vijon, sa mė shpejt. Do tė kaloj nga zyrat e fletores dy herė nė ditė, qė tė marr pėrgjigje.
    Bashkangjitur ju lė ēmimin e botimin edhe 5 fr.ari, t’ia jepni si shpėrblim atij qė do tė mė kallėzojė adresėn e saktė.
    Me nderime,
    Alush Malushi
    Nga Starova”
    Ngjitur me letrėn, shoh disa lekė, njė dollar dhe kėtė lajmėrim:
    KĖRKOHET njė adresė: Ata qė dinė se ku ėshtė vendosur Shkolla Qytetėse e kryeqytetit, lutemi tė mė lajmėrojnė, me njė copė pusulle, nė zyrat e fletores, dhe do tė marrin si shpėrblim, 5fr.ari.
    Alush Malushi nga Starova.
    p.konfirmitet
    Brumbulli
    (Dtita, v.I, nr.8, f.2, 8 dhjetor 1936).


    Rektifikime
    Rrojmė, siē duket, nė eopkėn e rektifikimeve.
    Shqiptari ėshtė bėrė tepėr skrupuloz dhe i don tė gjitha punėt nė rregull tė plotė, njashtu, me pikėn mbi i...
    Shqiptari ėshtė bėrė skrupuloz dhe ėshėt gati tė rektifikojė ēdo gjė qė lot sadopak nga vija e sė vėrtetės.
    Ja pėr shembull: njė hotelxhi tiranas u skandalizua qė pse ė shkruajė gazeta se nėpunėsi filan u intoksikua me qymyr nė hotelin e tij. Dhe shpejton tė rektifikojė: “Myshteri e kam dhe pėr t’u intoksikuar u intoksikua, por jo nė hotel: jashtė, nė nėj vizitė”. Sikur, po tė intoksikoheshe brenda nė hotel, do t’i kishte ndonėj faj hotelxhiu!
    Dhe tė tjera kėsilloji pėr hotele dhe monokside karboni, pėr qivure dhe trasporte. Tani po na vjen njė tjetėr rektifikimi, nė lidhje me Shkollėn Qytetėse tė kryeqytetit.
    Ėshtė e vetmja pėrgjigje qė na erdhi pėr atė botimin e vogėl tė mikut Laush Malushi, nga Starova. (Bereqaversėn se mė mbeti mua dollari.)
    Rektifikimi thotė kėshtu, tesktualisht:
    “Pėr tė qenė njė shkollė (qytetėse ose jo) duhen katėr elemente kryesore: 1)Nxėnės; 2) Godina; 3)Trupi profesoral; 4)Buxhet. Z.juaj kėrkojeni elementin e dytė, godinėn, dhe i jepni njė dollar shpėrblim atij qė do tė mundė t’ju japė adresėn. Unė dollar nuk dua. Jam gati tė bėj tramba me z.tuaj. Jam gati t’ju kallėzoj elementin e dytė, godinėn, po tė mė kallėzoni z.juaj elementin e parė, nxėnėsit.
    Elementėt 3 dhe 4 janė: fshati qė duket kallauz nuk do. Pėr tė ekzistuar, duhet tė ekzistojė diku Shkolla Qytetėse e kryeqytetit, por pyetja ėshtė: Ku dhe pėr kė?
    Qė tė jemi nė konformitet me dispozitat e Ligjės sė Shtypit, po e botojmė rektifikimin e lartpėrmendur.
    Ē’tė bėsh? Shqipua u bė plesht-frevėnės! Edhe pikėn mbi i, e do dhe e kėrkon.
    Brumbulli
    (Drita, v.I, nr. 11, f.2, 11 dhjetor 1936)

    ****
    Brumbulli ishte njė personazh qė hynte kudo, festonte me miqtė, hante e pinte, mendonte dhe pėrjetėsonte ēastet e shėnuara tė jetės. Ishte ai qė rrėfente pėr personazhet dhe historinė. Nėpėrmjet dy shėnimeve tė pėrjetėsuara nga Brumbulli ne mėsojmė ardhjen e Asdrenit nė Shqipėri gjatė kohės sė Mbretėrisė dhe njohim karakterin e tij, ashtu siē ka qenė nė tė vėrtetė, sa hokatar me miqtė, aq edhe ironik dhe i rreptė me absurditetet e jetės shqiptare. Ndoshta, si pa e kuptuar, Brumbulli, na ka lėnė njė dokument tė ēmuar, tė gatshėm pėr ta njohur e zbėrthyer gjithnjė.

    milosao
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •