Ministri Rexhepi rifuqizon vendimin për ndalim-hyrje të Kastriot Dukës
Më në fund, të enjten pasdite, nga policia është dhënë sqarim lidhur me rastin Duka, përmes një prononcimi për gazetarë të toger Besim Hotit, zëdhënës i policisë rajonale në Mitrovicë. Në njoftim thuhet se vendimi i ish-ministrit të MPB-së për ndalim-hyrje në Kosovë të ish-imamit të vetëshpallur të xhamisë në fshatin Marinë të Skenderajt, është rifuqizuar gjatë ditës se djeshme, me një vendim nga ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi.
“Ministri Rexhepi, më 27 tetor 2010, i ka lëshuar një urdhërese Policisë se Kosovës
për depërtim dhe ndalese për të rihyrë në territorin e Republikës se Kosovës të z. Kastriot Duka”, thuhet në njoftim.
Sipas toger Hotit, vendimi nënkupton ndërmarrjen e të gjitha masave të domosdoshme
për të ndërprerë qëndrimin e përkohshëm të Dukës në territorin e Republikës së Kosovës. “Ky vendim është ndërmarrë mbi bazë të vërtetimit të gjendjes faktike për shkelje të
vazhdueshme të legjislacionit në fuqi, si dhe dyshimit të bazuar për cenim në disa
raste të rendit publik dhe Kushtetutës së Republikës se Kosovës”, thuhet tutje.
Në fund të komunikatës thuhet se të njëjtit i ndalohet rihyrja në territorin e Republikës së Kosovës deri në nxjerrjen e një vendimi tjetër nga organi kompetent.
Krijoni Kontakt