Planifikohet djegia e flamurit serb e rus
Tiranė, 28 tetor - Ndeshja miqėsore me Maqedoninė, qė do tė luhet mė 17 nėntor nė stadiumin e Korēės, po afron, sikurse ka nisur tė mendohet edhe pėr pėrgatitjet e drejtuesve tė FSHF-sė, tė kombėtares dhe tė klubit tė Skėnderbeut, si mikpritės i kėsaj sfide fqinjėsh.
Por, nga sa merret vesh, kanė filluar tė pėrgatiten edhe tifozėt kuqezinj, qė duket se do ta shfrytėzojnė kėtė ndeshje si momentin e duhur pėr tiu kundėrpėrgjigjur kolegėve serbė dhe atyre rusė pėr djegien e flamurit kombėtar shqiptar (nė ndeshjen Itali-Serbi dhe nė sfidėn Zenit Petersburg-Hajduk i Splitit).
Njė sinjal tė tillė e ka edhe vetė Federata Shqiptare e Futbollit, e cila ėshtė shprehur e shqetėsuar pėr sa i pėrket mbarėvajtjes sė ndeshjes miqėsore mes Shqipėrisė dhe Maqedonisė, qė do tė luhet mė 17 nėntor nė Korēė.
Drejtuesit e FSHF-sė janė informuar se disa grupe ultras tė tifozėve kuqezinj po programojnė qė tė djegin njė flamur serb dhe njė flamur rus nė kėtė ndeshje, si pėrgjigje ndaj djegies sė flamurit shqiptar nga tifozėt serbė nė Genoa dhe nga tifozėt rus nė Shėn Peterburg.
Skretari i pėrgjithshėm i FSHF-sė, Eduard Prodani i ka thėnė Sportit Shqiptar se nuk ka njė njoftim zyrtar tė tifozėve kuqezinj pėr njė plan tė tillė, as informacione nga policia, megjithatė ai u ka bėrė njė apel tifozėve kuqezinj pėr tė hequr dorė nga tė tilla iniciativa. Ashtu si nė takimet e tjera tė kombėtares, bashkėpunimi me policinė do tė jetė maksimal, por kėtė herė do ti kėrkoj zyrtarisht Policisė sė Shtetit qė tė marrė masa drastike dhe tė shtojė vigjilencėn gjatė takimit. Nuk jemi njoftuar zyrtarisht pėr njė plan tė tillė tė tifozėve, por personalisht e shoh si njė veprim tė gabuar tė fansave, nėse ata vėrtet kanė ndėrmend tė djegin flamuj tė cilitdo shtet nė stadium gjatė ndeshjes. Kjo vetėm sa do tė nxinte imazhin e Shqipėrisė dhe do ti hapte akoma mė shumė probleme FSHF-sė, ka thėnė Prodani. /koha/
Krijoni Kontakt