Futbollistja nga Istogu qė mbron ngjyrat e Turbine Potsdam dhe kombėtares sė Gjermanisė ėshtė nė mesin e 10 futbollistėve mė tė mira tė botės qė janė nominuar nga FIFA pėr shpėrblimin e madh vjetor Futbolliste e vitit 2010
Nėse shumė shtete tė futbollit mund tė krenohen me futbollistėt e tyre qė janė zgjedhur nė listėn e ngushtė tė lojtarėve pėr ēmimin e madh vjetor tė FIFA-sė, Futbollist i vitit, Kosova dhe shqiptarėt mund tė kėrkojnė hisen e vete nėpėrmjet kandidimit qė i ka bėrė shtėpia botėrore e futbollit, Fatmire Bajramajt. Futbollistja e lindur nė Istog (familja e saj ėshtė nga Gjurakoci) kishte emigruar drejt Gjermanisė mė 1993 me familjen e saj, kurse aktualisht ėshtė anėtare e skuadrės Turbine Potsdam dhe reprezentuese e Gjermanisė, ėshtė nominuar nė mesin e 10 futbollisteve nga mbarė bota pėr shpėrblimin e madh Futbolliste e vitit 2010.
22 vjeēarja qe disa vite ėshtė duke treguar forme brilante ne futbollin pėr femra. Ndėrsa nė vitin 2010 e ka kurorėzuar me skuadrėn e saj Turbine Potsdam duke u bėrė kampione e Gjermanisė, e po ashtu me ketė skuadėr arriti qė ta fitoj edhe Ligėn e Kampionėve tė Evropės nė konkurrencėn e femrave.
Bajramaj ishte me e merituara pėr kėtė duke shėnuar shume gola dhe duke qenė kreatorja kryesore e lojės se skuadrės se saj. Po ashtu Lira ėshtė edhe reprezentuese e Gjermanie qe barte barrėn kryesore ne lojėn e kėtij reprezentacioni.
Mė 2007, nė moshėn 19 vjeēare ajo ka qenė pjesė e kombėtares sė Gjermanisė e cila fitoi Kupėn e botės, ndėrsa Bajramaj luajti edhe nė finale. Gjithashtu ka fituar edhe titullin e kampiones sė Evropės mė 2009.
E njohur pėr teknikėn e saj nė fushė, Lira shpesh herė ka marrė vlerėsime maksimale pėr performansat qė i kishte treguar nė ndeshje ndėrkombėtare.
Ajo ėshtė nė lidhje me aktorin dhe modelin shqiptar nga Kosova, Eshref Durmishi i cili punon nė Itali.
Bajramaj po ashtu ėshtė njėra ndėr fytyrat e pakta qė ka zgjedhur prodhuesi i njohur botėror i veshmbathjeve sportive, Nike tė incizojė reklama dhe tė jetė pjesė e fushatave promovuese. Ajo sė fundi ėshtė angazhuar nė aktivitetin humanitare tė Nike tė quajtur Red (kuq) qė ka pėr qėllim luftimin e sėmundjes sė AIDS-it.
Mė 6 dhjetor FIFA dhe France Football nė njė media organizim nė Paris do tė shpall tre nga mė tė votuarit nėpėr listat e nominuarve.
Pėr te arritur kėtė Fatmire Bajramaj do te pėrballet me njė konkurrencė tė fortė sepse tė nominuara janė:
1. Fatmire Bajramaj (Gjermani/Kosovė)
2. Birgit Prinz (Gjermani)
3. Hope Solo (SHBA)
4. Abby Wambach (SHBA)
5. Marta (Brazil)
6. So Yun Ji (Koreja e Jugut)
7. Caroline Seger (Suedi)
8. Kelly Smith (Angli)
9. Camille Abily (Francė)
10. Christine Sinclair (Kanada)
Libri i Lirės
Nė nėntor tė vitit tė kaluar, Lira ka botuar edhe librin e saj autobiografik tė titulluar: Goli i jetės sime nga refugjate deri te kampione e botės. Libri kishte zgjuar shumė interesim nė opinioni gjerman dhe atė botėror tė autobiografive tė personaliteteve tė sportit.
Bajramaj kombinon klasin nė sport me njė pamje shumė femėrore, e cila si fėmijė emigrantėsh ka njė tregim shumė interesant pėr ta thėnė. Me pesė vjet ajo emigron nga Kosova me familjen e saj duke iu shmangur represalieve tė qeverisė serbe. Me asgjė pėrveq rrobave, pa ushqim, pa viza, familja e saj filloi odisenė qė pėrfundoi nė qytetin, Remscheid nė Gjermani. Librin tregon pėr mėnyrėn e adaptimit nė atdheun e re dhe pėr tė gjetur miq. Nė fillim ajo ka luajtur futboll fshehurazi, kundėr dėshirės sė babait tė saj, por mė vunė e kishte pėrkrahjen e tij tė plotė..., shkruan nė shpjegimin e shkurtėr pėr librin e saj.
![]()
Krijoni Kontakt