Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1

    Lightbulb Thaçi e Tadiqi të gatshëm për nisjen e dialogut

    Bruksel, 27 tetor – Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherine Ashton ka vlerësuar sot në Bruksel se kryetari i Serbisë Boris Tadiq, dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tashti janë të gatshëm që “qetë” të nisin dialogun Beograd-Prishtinë, duke theksuar se “për kohën e nisjes së bisedimeve para së gjithash vendosin ata vet”.
    Duke marrë pjesë në diskutim në Këshillin për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian, Ashton ka theksuar se ajo është e interesuar që në dialogun Beograd-Prishtinë të shqyrtohen çështjet “me interes për jetën e përditshme të njerëzve”.
    Ndërkaq, në pyetjen se a do të diskutohet për çështje më të rëndësishme dhe për statusin, shefja e diplomacisë evropiane ka thënë se do të bisedohet për “çështje praktike që kanë të bëjnë me jetën e përditshme dhe për zgjidhjen e të cilave mund të arrihet përparim real”.
    “Kësisoj do të nisim, ndërsa si do të vazhdojmë dhe cilat çështje do të përfshihen, do të varet nga ajo se sa do të kemi sukses ta nisim dialogun”, ka thënë Ashton.
    Sipas saj, “kjo është çështje e rëndësishme për kryeministrin Thaçi”, duke shtuar se kryeministri kosovar ka bërë qartë me dije se dëshiron që Kosova të realizojë progres.
    Ashton ka thënë se janë të arsyeshme edhe pritjet e Thaçit rreth “perspektivës evropiane” të Kosovës, duke shtuar se për këtë duhet plotësuar kushtet për të cilat vendosë Komisioni Evropian.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin

    po normal Thaçi eshte Kryeminister i Vendit dhe Kryetar i partis ma te madhe ne vend
    dhe Lideri ma i madh e ma i besueshum e i votuem i shqiptarve ne ballkan
    po ti a mendove se albin-gllauk-rezoluta 1244 ka me e perfaqsue Republiken e Kosoves a?
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    Murriz Kosova Maska e murrizi+
    Anëtarësuar
    13-10-2010
    Vendndodhja
    Gjithandej nëpër botë
    Postime
    61
    Unë mbaj mend diku njëfar Llapjanin që e linin mendët për "filozofin Rugoviane" siq po e quajm të gjithë kohërave të fundit. Por ky Llapjani ynë qenka i një rruge tjetër, i asaj "thaçi-ane", duke harruar e ngatrruar gjonat sa ska.
    Po nga të erdhi ty more i lum Llapi , për Vetvendosjen dhe 1244-shin ? O jarani i pites (aso me xhizë të mirë....ëëëëëëëhm) po Albin-Gllauk vetvendosja skan me këto dy gjona kurgjo t'përbashkët more t'bekoft perenia !
    Nejse, ta ndan hajri edhe këtë muhabet.
    Ah po, gati me harru !
    Thaçi i ynë dhe Tadiçi po dojn me dialogu mes veti, thjesht m'i knu rahmetin Georg Bushit kur thoshte boll është boll, edhe ktyre dyve si duket u ka ardhë bollëku deri te gusha dhe hop ti japim i qik dritë historis, kishe kishe.....
    Fjalë shumë ?
    Fukarallëk !

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga murrizi+ Lexo Postimin
    Po nga të erdhi ty more i lum Llapi , për Vetvendosjen dhe 1244-shin ? O jarani i pites (aso me xhizë të mirë....ëëëëëëëhm)
    po ti nuk e di a i ke ndegjue keta te vetfundosjes
    qe e kishin ne plan me e hek planin e ahtisarit ne baz te cilit plan eshte shpallur edhe pavarsija e kosoves
    e me hekjen e planit te ahtisarit vendi automatikisht kalon nen rezoluten 1244
    prandaj nuk ke ndryshe se si ti quajsh keta klyshqit e vetfundosjes perpos albin-gllauk-rezoluta-1244
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-12-2005
    Postime
    252
    E kur ja ka nis Taci me tadicin bisedimeve,ka 1 vit...po tash dojn me ja nis me letra heheheh

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •