Close
Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 76
  1. #51
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    Ministri Ferid Agani nisi punën në krye të Ministrisë së Shëndetësisë

    E enjte 24 Shkurt 2011 15:01



    Ministri i ri i Shëndetësisë dr. Ferid Agani nisi sot punën e tij në krye të Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Kosovës.

    Ai është pritur sot pasdite në MSh nga Zëvendësministri Nemanja Vujoviq, Sekretari i Përhershëm dr. Ilir Tolaj dhe nga stafi civil i Ministrisë, që i kanë dëshiruar mirëseardhje dhe sukses në punën e tij.

    Me fjalët se është kthyer në shtëpinë e tij të vjetër, Ministri Agani tha se e njeh nga brenda shumë mirë sistemin shëndetësor të Kosovës, të cilit tha i duhen reforma sistematike, duke filluar me reforma në financimin e shëndetësisë dhe në segmentet e tjera.

    Ministri Agani është njoftuar nga Zëvendësministri Vujoviq dhe Sekretari Tolaj për punët që janë në proces në sektorin shëndetësor, vështirësitë dhe të arriturat, ndërkohë që është shprehur optimist se tani është momenti që përfundimisht shëndetësisë t’i kushtohet një vëmendje serioze dhe të tejkalohen disa probleme që e mundojnë një kohë të gjatë sistemin.

    Ministri u shpreh i bindur se në MSH do ta këtë përkrahjen e plotë edhe të shërbimit civil të Ministrisë një pjesë të madhe të cilit i kishte bashkëpunëtorë në periudhën 2002-2004 sa ka punuar në MSH për ndryshime pozitive dhe theksoi se prioritete i tij në muajt e parë do të jetë miratimi i dy ligjeve shumë të rëndësishme: Ligjin e Sigurimeve Shëndetësore dhe revidimin e Ligjit për Shëndetësi.

    Shumë prej ideve dhe koncepteve të tij për shëndetësinë, ai tha se tashmë janë inkorporuar në Programin e Qeverisë së re të Kosovës, me përkrahjen e së cilës, Ministri Agani, vlerësoi se shëndetësia mund të bëjë hapat e nevojshëm pozitiv.

    “Sigurisht, do të jetë një rrugë e vështirë, por unë jam i përkushtuar për ta bërë këtë bashkë me bashkëpunëtorët dhe stafin civil të Ministrisë së Shëndetësisë”, theksoi ministri Ferid Agani.
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  2. #52
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    do te jete interesante nje gje ximi..si njeri qe perfaqeson nje parti fetare dhe tash si minister shendetesie cka do te beje me nje pjese te madhe doktoresh meshkuj me profesionin gjinekolog..a do ti lere akoma te vizitojne femrat muslimane apo do tjua prese shkurt '' ju nuk keni te drejte tju jepni doren e jo ma ti kontrolloni nga poshte ''...nuk e dime nese do i lejoje femrat muslimane te zhvishen neper pavione spitalore apo do vizitohen me perqe mbi koke..femren muslimane nuk ben ta shohesh te zhveshur le ma ta kontrollodh nga poshte..ky eshte parimi fetar..

    pritet te shihet...
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  3. #53
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    do te jete interesante nje gje ximi..si njeri qe perfaqeson nje parti fetare dhe tash si minister shendetesie cka do te beje me nje pjese te madhe doktoresh meshkuj me profesionin gjinekolog..a do ti lere akoma te vizitojne femrat muslimane apo do tjua prese shkurt '' ju nuk keni te drejte tju jepni doren e jo ma ti kontrolloni nga poshte ''...nuk e dime nese do i lejoje femrat muslimane te zhvishen neper pavione spitalore apo do vizitohen me perqe mbi koke..femren muslimane nuk ben ta shohesh te zhveshur le ma ta kontrollodh nga poshte..ky eshte parimi fetar..

    pritet te shihet...
    Kjo nuk eshte parti fetare por thjesht e udhheqin njerzit qe ju kan nenshtru dhe qe ja kan friken Zotit , Dhe mos harro o Malsor se nuk ka njeri me te drejt se sa ai qe ja ka friken zotit

    dhe nuk ka problem ajo pun o malesor sepse femrat qe jan praktikuse te islamit edhe sot vizitojn gjinekologet femra ,Feridi eshte i obliguar te na siguroj kujdesin shendetsor te gjith qytetarve te kosoves pa dallim kombi feje dhe race e kan e zgjedhim ne te na kontrolloj mjeku apo mjekja ky eshte problem i yne

    Feridi nuk e ka sefte ai ka punu edhe ne vitin 2002-2004 ne shendetsi dhe i eshte ber nje pritje e ngroht sepse ata e din dhe e njohin Feridin ai ende se ka shit vehten e tij,dhe une mendoj qe ky do jet ministri me i sukseshum i shendetsis qe ka pas dhe qe do ket ndonjeher kosova

    mos harro malsor se ne te gjitha qeverit e kosoves kemi pas ministra te cilet kan qen praktikus te islamit dhe qe grat dhe vajzat e tyre jan me shami dhe qe jan haxhi ,Nga te gjitha partit shqiptare qe kan udhheq kosoven

    kemi pas nje minister fetar qe ka vizitu xhamit rregullisht dhe qe ka qen Haxhi qe gruan dhe vajzat i ka pas me shami gjat qeverisjes se LDK-AAK nje minister shum i sukseshum por shum i dalluar per edukaten moralin dhe burrrin e tij

    kemi pas prap nje minister Haxhi gjat qeverisjes se PDK-LDK mund te themi qe ka qen ministri me i dalluar ne ket qeveri me dijen burrerin dhe urtesin e tij

    Edhe sot kemi nje minister Haxhi qe nuk eshte nga partia e drejtesis por eshte nje njeri qe meriton rrespekt, besoj qe edhe ju keni rrespekt per te sepse eshte nje minister i dalluar per punen e tij eshte njeri qe asnjeher ska qen per te keq ne mediat shqiptare

    gjith keta ministra kan qen edhe udhheqs ne vijat e para te frontit edhe gjat luftes

    keto ti tregova per te tregu se ka pas fetar me te mdhenje se feridi andaj ky nuk eshte fetari i par qe udhheq nje ministri por ne te gjitha qeverit kemi pas nga nje fetar dhe Haxhi te gjith kan qen shqiptar ANDAJ MOS U FRIKSO

    nuk po i trgoj emrat por ndoshta edhe i di por te vjen inat qe te tregosh
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  4. #54
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    ju e keni reklamu si parti fetare kete partine e drejtesise.nejse

    ne fakt une nuk e di kush jane keta haxhinjt e qeverise se sotme dhe te kaluar..nuk ka rendesi kush jane..por rendesi ka te thuhet se kjo gje ka qene qeshtje personale e tyre..jete private e tyre..nuk kam degjuar asnjerin te dale dhe te prononcohet per qeshtje fetare..as te reklamoje grate dhe motrat e tyre se ja i kemi me shamia..sejcili ne shpirtin e vet eshte ashtu siq ai ndihet...nje gje me ben pershtypje eshte ajo mania e disave qe sapo ta shohin dike me mjeker o burra na e bien ketu per reklame si musliman i thekur..sapo ta shohin dike me by.the perpjete e ke te pasqyruar ne forum..nuk ben te merren gjerat apriori e te sillen ketu..arriten disa te gezohen pse nje burgagji ka perqafu islamin..
    nuk kam asgje as me partine e drejtesise e as me feritin..por mendova ngaqe ju e keni reklamu si fetar thash cka do te beje ne shendetesi..se ku keni thene ne nje teme se ja tashme sapo feriti te hyje ne qeveri hashimi i ka thene se do ti ktheje shamiat kudo..bile arrinit deri aty sa pretendonit se do vendoset sheriati ne kosove..kur then ti po mendoj jo ne ty personalisht por ndjekesit e vijes qe ndjek edhe ti...
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  5. #55
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    ju e keni reklamu si parti fetare kete partine e drejtesise.nejse

    ne fakt une nuk e di kush jane keta haxhinjt e qeverise se sotme dhe te kaluar..nuk ka rendesi kush jane..por rendesi ka te thuhet se kjo gje ka qene qeshtje personale e tyre..jete private e tyre..nuk kam degjuar asnjerin te dale dhe te prononcohet per qeshtje fetare..as te reklamoje grate dhe motrat e tyre se ja i kemi me shamia..sejcili ne shpirtin e vet eshte ashtu siq ai ndihet...nje gje me ben pershtypje eshte ajo mania e disave qe sapo ta shohin dike me mjeker o burra na e bien ketu per reklame si musliman i thekur..sapo ta shohin dike me by.the perpjete e ke te pasqyruar ne forum..nuk ben te merren gjerat apriori e te sillen ketu..arriten disa te gezohen pse nje burgagji ka perqafu islamin..
    nuk kam asgje as me partine e drejtesise e as me feritin..por mendova ngaqe ju e keni reklamu si fetar thash cka do te beje ne shendetesi..se ku keni thene ne nje teme se ja tashme sapo feriti te hyje ne qeveri hashimi i ka thene se do ti ktheje shamiat kudo..bile arrinit deri aty sa pretendonit se do vendoset sheriati ne kosove..kur then ti po mendoj jo ne ty personalisht por ndjekesit e vijes qe ndjek edhe ti...
    kjo eshte e vertet sepse partia e drejtesis eshte votuar nga qytetaret e kosoves dha aio eshte e oblliguar qe qytetarve te kosoves tju siguroj liri qe te jetojn te shkollohen te lir pa u diskriminu pershkak te fes kombit apo races

    Respektimi i plotë i të drejtave të njeriut dhe kundërshtimi i çfarëdo diskriminimi, në pajtim me ligjin.

    Sistemi arsimor dhe edukativ, që mbështetet në programe, metoda dhe vlera të mirëfillta të vendeve të përparuara si dhe në nevoja reale të shoqërisë kosovare, me theks të veçantë në promovimin e unitetit të qenies fizike dhe shpirtërore të njeriut dhe unitetit të identitetit kombëtar dhe fetar, si mekanizëm efikas parandalues i dukurive negative shoqërore.
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  6. #56
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    Profili Ideologjik dhe Politik



    Proceset bashkëkohore të globalizimit kanë ngushtuar dukshëm hapësirën ideologjike për organizimin e partive politike. Në demokracitë perëndimore, çdo ditë e më shumë, është duke u tejkaluar klasifikimi klasik ideologjik i partive politike: në të majta (socialiste, punëtore, socialdemokrate etj.), që si veçori kryesore kanë parimin e barazisë dhe drejtësisë sociale; dhe në të djathta (konservatore, demokristiane, popullore), parimi kryesor i të cilave është përfaqësimi i interesave të shtetit dhe grupeve të zgjedhura shoqërore, me theks të veçantë në traditën e tyre kombëtare dhe kulturore.

    Aktualisht, strukturë mbizotëruese ideologjike, politike dhe ekonomike e botës bashkëkohore është globalizmi neo-liberal. Kjo ideologji është duke u përhapur fuqishëm dhe shpejt, nëpërmjet presioneve detyruese për përshtatje të shteteve të veçanta ndaj kallëpeve unike të politikave ekonomike dhe sociale, të imponuara nga mega- institucionet ndërkombëtare, si Fondi Monetar Ndërkombëtar, Organizata Botërore e Tregtisë, Banka Botërore etj. Ka kohë që partitë e majta në Europë programet e barazisë sociale tentojnë t’i zbatojnë nëpërmjet politikave të ekonomisë së tregut të lirë, ndërsa njëkohësisht, partive të djathta në pushtet, qëmoti u është dashtë të pajtohen me bartjen e shumë kompetencave shtetërore nga kryeqytetet e tyre në Bruksel.

    Synimi programor i Partisë së Drejtësisë për integrimin e Kosovës në strukturat bashkëkohore europiane dhe më të gjera ndërkombëtare, na obligon që, kur bëhet fjalë për shqyrtimin e profilit ideologjik dhe politik të partisë sonë, krahas realitetit social, ekonomik, politik dhe kulturor në Kosovë, të mbahen parasysh edhe këto trende të zhvillimeve politike në rrafshin ndërkombëtar.

    Mungesa e koshiencës politike për këto ndërveprime në Kosovën e pasluftës, ndër të tjera ka rezultuar me faktin se, krahas përpjekjeve shtetformuese, janë anashkaluar interesat jetike të kategorive më të ndjeshme të popullatës, si pensionistët, jetimët, familjet e dëshmorëve, invalidët e punës, invalidët e luftës dhe shumë kategori të tjera në nevojë në shoqërinë kosovare.
    PROFILI

    Në kontekstin e lartpërmendur, Partia e Drejtësisë nuk bën të lejojë mundësinë e dezideologjizimit të saj dhe shndërrimit në subjekt politik teknoburokratik, pa koncepte të qarta ideologjike, që nuk do të reflektojë interesat specifike të qytetarëve. Përvoja e deritanishme shtatëvjeçare ka dëshmuar se Partia e Drejtësisë, si baraspeshë në spektrin politik të Kosovës, ka kontribuar për stabilitetin e zhvillimeve politike në vend nëpërmjet shfrytëzimit optimal të energjive të mirëfillta të shoqërisë sonë.

    Si e këtillë, Partia e Drejtësisë është parti politike e qendrës me bazë ideologjike të demokracisë konservatore, që mbështetet në parimet dhe vlerat, si vijon:

    · Sovraniteti i popullit si burim i legjitimitetit politik dhe legalitetit shoqëror.

    · Respektimi i plotë i të drejtave të njeriut dhe kundërshtimi i çfarëdo diskriminimi, në pajtim me ligjin.

    · Sistemi demokratik shtetëror me pushtete të ndara legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore, që parandalon dhe kundërshton autoritarizmin, totalitarizmin dhe ideologjizimin e shtetit.

    · Përfaqësimi i interesave të mirëfillta të qytetarëve në vend dhe në diasporë e jo të grupeve të privilegjuara.

    · Zhvillimi i balancuar ekonomik dhe social, në bazë të respektimit të ekonomisë së tregut të lirë, parimit të drejtësisë sociale dhe politikave të arsyeshme fiskale.

    · Vlerat e identitetit dhe traditës, kombëtare dhe kulturore përfshirë ato fetare, të mbështetura në moral të shëndoshë, individual dhe kolektiv, si gur i themelit për ndërtimin e politikave shtetërore.

    · Sistemi arsimor dhe edukativ, që mbështetet në programe, metoda dhe vlera të mirëfillta të vendeve të përparuara si dhe në nevoja reale të shoqërisë kosovare, me theks të veçantë në promovimin e unitetit të qenies fizike dhe shpirtërore të njeriut dhe unitetit të identitetit kombëtar dhe fetar, si mekanizëm efikas parandalues i dukurive negative shoqërore.

    · Toleranca dhe bashkëpunimi ndëretnik dhe ndërfetar, si parakusht për stabilitetin e unitetin shoqëror, dhe kultura e përgjegjësisë, integrimit dhe dialogut si shtyllë e veprimit politik.

    · Kundërshtimi i prerë i ideologjive ekstreme, si rreziqe serioze për zhvillimin harmonik dhe përparimin shoqëror.

    · Luftim pa kompromis i të gjitha dukurive negative shoqërore, mbështetur në shembullin personal dhe partiak.

    · Zhvillimi gradual dhe i planifikuar i ndryshimeve shoqërore, që parandalon ndarjet, polarizimet dhe konfliktet.

    · Ruajtja dhe përparimi i diversitetit shoqëror, si mundësi për njohje të ndërsjellë, nën përkujdesjen e organizuar të shoqërisë së zhvilluar civile.

    · Promovimi i bashkëpunimit ndërkombëtar si bartës i proceseve integruese të shoqërisë sonë.
    PËRFUNDIM

    Partia e Drejtësisë është parti politike e qendrës me bazë ideologjike të demokracisë konservatore, që si synim themelor programor nuk e ka luftën e verbër për pushtet, por, para së gjithash, integrimin e koncepteve të saj politike në politikat shtetërore.

    Vlerat morale dhe etike të udhëheqjes politike përbëjnë premisën për qeverisje të suksesshme dhe garanci për përvetësimin e efekteve pozitive të proceseve të globalizimit dhe të modernizmit si dhe parandalimin e dukurive negative në shoqëri.

    Partia e Drejtësisë ka qenë dhe vazhdon të jetë promotor i fuqishëm i këtyre vlerave në skenën politike kosovare.
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    I deshiroj pun te mbar ministrit te respektuar , shum suksese , te punoje me sinqeritet dhe drejtesi , do te perjetoje gjithcka ne ate post , le ta luftoje korupcionin ne shendetsi , le te zbres te pacientet , le ti ndegjoje hallet e tyre , minister i popullit Ferid Agani.
    Nese merr respektin e popullit si minister , ateher Partija e Drejtesis do te lulzoj.

    Zoti i ndihmoft ti perballoje sfidat me sukses!
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga ximi_abedini Lexo Postimin
    ashtu e ceka , sipas te gjitha gjasave Ferid Agani do jet minister i shendetesis ndersa tre deputetet do jen Jeton Svirca , Amir Ahmeti dhe Gezim Kelmendi
    E per minister te shamijave kan po e propozon ti?

  9. #59
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800

    Vëllezerit nga Partia e Drejtesisë sod na Zbardhen Ftyren në Parlamentin e Kosoves

    sod 3 Deputetet e PD(Amiri,Jetoni dhe Gëzimi) ne Parlamentin e Kosovës ishin me te zhurmeshmit, Se pari Ceken qeshtjen e Xhamis ku thanë se edhe Amerika ne Kushtetuten e Saj ka te gjitha drejtat e Muslimanve e Kosova jo andaj bojm apel qe sa ma shpejt qe edhe Qeveria te intervenon dhe te behet Xhamia e madhe qe Ata pe kerkojë.

    Po ashtu kerkuan mbasi veq ishte ligji per Arsim i cili sod u hap e mbas 2 muaje votohet te futet sa ma shpejt EDUKATA FETARE ku sipas tyre me bindje te plote duke u nisur nga fakti se vendet e BE si Austria,Gjermania,Belgjika,Bri​tania e Madhe…dhe shume te tjera,pastaj vendet e e rajonit si Kroacia,Sllovenia,Maqedonia,Se​rbia..dhe te tjerat edukaten fetare e kane ne shkollate tyre publike dhe private,dhe ate si lende obligative,ndersa ne nuk e kemi as si lende fakultative-zgjedhore.Andaj lusim te gjithë deputetet te Votojn ketë Ligj unanimisht.Vetem ne periudhen e eret te komunizmit u ndalua mesimi fetar.Dhe per informaten e juaj edukata fetare ka qene ne shkollat tona para komunizmit,dhe u ndalua ne komunizem dhe po ndalohet edhe tash.

    Permes edukates fetare,femijet tane do te arrijne te ngriten me shume ne aspektin intelektual dhe shpirteror,ngas vetem duke njohur ZOTIN e Madheruar si krijues dhe veten si krijese do te jene shume me larg vetive negative dhe kundernjerezore qe e kane kapluar vendin toneerdorimi I droges,alkoolit dhe duhanit,amoraliteti,dhuna ne shkolla,mosrespekti ndaj prinderve dhe mesimdhenesve,niveli I ulet I arsimimit,vetvrasja dhe vellavrasja,bixhozi dhe shume te tjera…
    Femijet serb ne Kosove e kane edukaten fetare ne shkollat e tyre,ndersa vetem femijet shqipetar(musliman dhe katolik) jane te privuar nga edukata fetare.
    Fundja,cdo femije qe paguan tatimin ka te drejte ta kete edhe edukimin.

    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  10. #60
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    Te nderuar vellëzer e motra,pasi qe nesër do të dalin ne votim propozimet e Partisë së Drejtësisë për "Edukaten Fetare dhe Morale" dhe kundër diskriminimit fetar,kerkoj nga ju qe në ketë natë të Muajit të Bekuar Ramazan te beni dua dhe të na mbeshtetni qe nesër të ngadhnjejë e verteta ndaj të pavertetës.Me respekt,vellau i juaj Gëzim Kelmendi.
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •