Me lart na the qe Islami eshte nje pengese per pranimin e Shqiperise ne BE. Po ashtu na the qe evropianet sot jane te sterilizuar nga feja, jane shekullariste. Pastaj ketu me lart na thua qe Krishterimi eshte i pranueshem e Islami nuk eshte i pranueshem per evropianet. Kur Krishterimi eshte kaq i mire ne syte e evropianeve, perse Evropa e ka braktisur Krishterimin dhe ata politikanet e BE nuk denjuan as ta zene ne goje traditen e krishtere evropiane ne kushtetuten e tyre? Ta them une qe ta mesosh: se nuk e vleresojne traditen e tyre te krishtere, nuk u behet fare vone per te, bile e shohin si nje pengese per te arritur qellimin e tyre: qe BE dhe jo Kisha tu diktoje njerezve si te jetojne, si te punojne, si te sillen, si te vishen, cfare morali te ndjekin. Dhe ne kete kontekst, cdo fe, jo vetem Islami, eshte nje pengese per ideologjine e Evropes se Bashkuar.Jo Albo, krishterimi asgje se pengon popullin shqiptar. Se krishterimi nuk eshte ideologji sikurse islami. Evropa nuk ka konflikt me besimin krishter, por rrenjet ka ne kete besim sado qe mundohen sekularistet ta mohojne kete. Evropa ka konlfikt me Islamin, a nuk po e shohim per cdo dite ne lajme, vet shtetet islamike kane konflikt me islamin, pasi s'mund ta kontrollojne fanatizmin fetar, qe vret me se pari ata, e pastaj te tjeret. Une spo them te behemi shekullare, kjo eshte qeshtje individuale, por mos te identifikohemi me terrorizmin fetar pasi kjo eshte ne dem tonin. Jo per t'u anetaresuar ne BE duhet te plotesohen kushtet, kushtet i ploteson shteti, populli gjithsesi eshte pjesmarres duke i zbatu ligjet qe vijne nga shteti. Krishterimi nuk te meson kulture, por moral. Ndersa islami te bjen edhe 'kulturen' e fese.
Ne syte e politikberesve evropiane, si ai besimtari mysliman emigrant nga Pakistani, si ai besimtari katolik nga Italia, jane nje pengese per shtrirjen e ideologjise se Evropes se Bashkuar, pasi qellimi i kesaj Evrope te Bashkuar eshte qe jeta e qytetareve dhe morali i tyre te jete i lidhur ne menyre te pazgjidhshme jo me Kishen dhe me Zotin, por me shtetin. Dhe ata qe kane ne duart pushtetin e atij shteti, te mund te luajne rolin e zotit.
Une per vete zgjedh te jem besimtar orthodhoks, i shtyre jo aq shume nga tradita familjare, por nga besimi se besimi orthodhoks eshte besimi i vertete. Dhe observimi yt edhe pse ne pamje te jashtme eshte i vertete, shumica e shqiptareve i perkasin nje tradite te caktuar fetare, nuk i reziston dot shqyrtimit te thjeshte: askush nuk te pengon sot ty qe te heqesh dore nga besimi i trasheguar familjar dhe te zgjedhesh te mos besosh fare, apo te zgjedhesh te besosh ne nje besim tjeter. Ka plot raste ne shoqerine shqiptare dhe ne kete forum ku anetare te vecante kane zgjedhur te heqin dore nga tradita familjare fetare per nje besim tjeter.Ti mohon dhe me te rendesishmen, qe kerkush ketu nuk e ka zgjedhe vete besimin e tij, por e ka te trasheguar.Pra kerkush nuk ka perdore te drejten e tij dhe dikush tjeter po ja mohon.Pra ketu je krejtesisht gabim.
Nese ti zgjedh qe te mos e levrosh kete liri, kjo nuk do te thote se ti nuk je i lire te zgjedhesh. Ashtu si fakti qe ti ke lindur e je rritur ne nje familje me tradite orthodhokse nuk te ben ty detyrimisht besimtar orthodhoks. Besimtar orthodhoks behesh kur pagezohesh e mirosesh ne Kishe e kur merr pjese ne jeten liturgjike te Kishe duke e jetuar e praktikuar besimin tend.
A nuk ma shpjegon se si keto problemet ekonomike, sociale e kulturore qenkan te lidhura ne menyre te pazgjidhshme me fene islame?E perbashketa e ketij grupimi eshte se kuptojne qe shoqeria shqiptare ka probleme ekonomike, e social kulturore dhe vrasin mendjen per te gjete shkaqet dhe riparuar ato.
Po te kishe shkuar paksa me rregullisht ne kishe, po te kishe lexuar e mesuar edhe ca gjera me shume mbi besimin tend orthodhoks, do te kishe mesuar qe te ishe paksa me i perulur e me modest. Te krishteret orthodhokse qe e praktikojne besimin e tyre, dhe nuk e shohin besimin si nje "trashegimi e karakteristike familjare", nuk u mbushin mendjen me fjale, shifra e argumenta te tjereve qe besimi i tyre eshte me i mire se i atij myslimanit, por ua bejne te qarte kete gje me shembullin e jetes se tyre ne pallat, ne pune, ne rruge, ne shoqeri. Ai myslimani e ai ateisti, kur te te shohin se cfare jete ben dhe cfare kontributi jep ne shoqeri, do te dine te vleresojne ty si person dhe besimin tend. Keshtu emancipohet shoqeria dhe jo duke iu "mbushur mendjen myslimaneve" se besimi e tradita tende eshte me e mire se e atij myslimanit.Une dhashe shembullin e komunitetit ortodoks, qe ka bashkejetuar me te gjithe te tjeret ne te njetat kushte, por vetem nga edukimi biblik i prinderve te tyre, sot ato kane nje mardhenie te mrekullueshme me ligjin, ato kane nje konceptim pozitiv per jeten, per te ardhmen.Njerzit i referohen shifrave, por dhe kontakteve te drejtperdrejta. Pas kesaj ska vend per fyerje por per reagim pozitiv. Ka dikush urrejtje prej nacionalisti dhe si pelqen feja e tij e dikurshme identitet, por kjo nuk do te thote se nuk duhet te leje nje edukim qe eshte vertetuar tashme qe eshte i mbrapsht.
Pa me ndrico pak se si sjellja e shqiptareve te tjere te prek privatesine ty? Mos duhet qe te gjithe shqiptaret te vishen, sillen, mendojne, besojne si Anesti, ne menyre qe ty te mos te te preket privatesia, packa se nje populli te tere i preket dinjiteti e liria per te jetuar jeten e tyre?Perkundrazi, kur kam dale jashte e vetmja gje qe me beri krenar ishte edukimi im dhe pregatitja profesionale.Por nese e pergjithshmja stonon, atehere dhe une jam pjese e saj e natyrshem ndjehem inferior.Ul koken ne stacionin e trenit ,ne portit apo tek sheshi i tragetit, kur dalloj bashkeatedhetaret e mi, qe dallojne mes turmave per nga pamja, veshja, apo sjellja.Ti ke zgjedhe te na thuash, beni si te doni se une e marr rrogen?Jooooo kjo gjendje negative me prek privatesine time.Jo nuk pajtohem kurre me kete gjendje.
Qe te jesh i lire nuk do te thote detyrimisht qe te besh zgjedhjen e duhur. Te jesh i lire do te thote te zgjedhesh. Zgjedhja mund te jete e mire, mund te jete e gabuar, kjo varet nga perspektiva e gjithesecilit.
Albo
Krijoni Kontakt