
Postuar mė parė nga
Albo
Ata shqiptare qe besojne se "Islami eshte nje pengese per integrimin evropian te shqiptareve", une do ti kategorizoja ne keto grupe.
Grupi #1: Shqiptaret e qyteteruar qe qyteterimin e zbuluan keto 20 vitet e fundit
Ky eshte mbase grupi me i madh i shqiptareve qe kane nje problem me besimin Islam mes shqiptareve. Keta jane shumica emigrante, qe jetojne ne Perendim dhe u eshte dashur qe te bejne nje kontrast te kultures se vendit te tyre te origjines, me kulturen e vendit te ri te huaj. Nga ky kontrast, keta njerez i mbulon turpi, kane turp qe vendi i tyre eshte nje nder te paket shtete myslimane ne Evrope. I lexon shpesh keta njerez qe te flasin per "imazhin e Shqiperise ne bote" dhe kete e lidhin direkt me relievin shpirteror shqiptar, faktin qe shumica e shqiptareve jane myslimane.
Keta jane po ata njerez qe besojne se "historia shqiptare do te marri fund me hyrjen e Shqiperise ne BE". Pasi ky akt historik per ta deshmon qe Shqiperia do te jete pjese e familjes e qyteterimit evropian. Dhe kur keta flasin per "qyteterimin evropian", e kane fjalen per qyteterimin e ketyre 70 viteve te fundit qe nga perfundimi i Luftes se Dyte Boterore dhe kane parasysh vetem popujt qe shtrihen ne gjysmen perendimore te kontinentit, dhe jo kontinentin evropian si te tere.
Grupi #2: Te krishteret e zellshem qe e zbuluan Krishtin keto 20 vitet e fundit
Ka plot anetare ne kete forum, shumica e tyre protestante e ungjillore qe bejne pjese ne bashkesite e misionareve protestante ne Shqiperi/Kosove/Maqedoni apo jashte, qe regjistrohen ne forum me nje mision te shenjte: te ungjillizojne te gjithe shqiptaret myslimane duke i bere te krishtere si vetja e tyre. Ne realitet, misioni i tyre eshte: tu mbushim mendjen myslimaneve qe te kthehen ne te krishtere. Problemi me kete kategori njerezish eshte se a) nuk gezojne njohjen e duhur te Krishterimit vete e jo me te ungjillizojne te tjere b) nuk respektojne ate me te shenjten qe e respekton edhe Vete Perendia, vullnetin e lire te njerezve. I lexon shpesh keta te krishtere te zellshem here duke na hapur tema per te na mbushur mendjen per te keqijat e Islamit e here per te na rrefyer se sa i mire eshte Krishterimi. Dhe me e bukura eshte qe si shembull marrin perseri Evropen e qyteteruar, edhe pse ajo qe mbreteron sot ne Evropen e qyteteruar nuk eshte me Krishterimi, por shekullarizmi.
Grupi #3: Ateistet qe mburren me supremacine e kultures se krishtere shqiptare perballe asaj islame
Ky grupi i trete eshte grupi im i preferuar. Shumica e ketyre jane ateiste ose besimtare qe nuk praktikojne besimin e tyre, packa se vijne nga familje me tradite te krishtere, orthodhokse apo katolike. I lexon e degjon keta te mburren ne lidhje me kontributin kulturor te orthodhokseve e katolikeve dhe me vobektesine kulturore te myslimaneve shqiptare. Ironia me kete kategori njerezish qendron tek fakti se: aq shume e vleresojne traditen e kulturen e krishtere, aqsa nuk praktikojne e besojne fare vete! Por kjo nuk i pengon qe tu tregojne atyre myslimaneve shqiptare qe te heqin dore nga Islami e te behen te krishtere. Por edhe nese nuk behen te krishtere, fakti qe te heqin dore nga Islami e te behen te pafe per ta, per kete kategori njerezisht eshte arritje ne vetvete. Pra eshte me mire te jesh i pafe e ateist se sa te jesh mysliman, per keta njerez.
Cila eshte e perbashketa e te gjithe ketyre grupeve me siper?
E perbashketa e madhe eshte mosrespektimi i dinjitetit te njeriut, mosrespektimi i lirise se tij. Cdo njeriu Perendia i ka dhene vullnet te lire, te zgjedhi te besoje apo te mos besoje, te besoje ne nje fe si Krishterimi apo Islami. Keta njerez as nuk e njohin kete liri, as nuk e respektojne ate, perkundrazi, keta kujtojne se e kane per detyre qe tu diktojne shqiptareve ne menyre te sforcuar se cfare duhet te besojne, si duhet te sillen, si duhet te falen, ke duhet te zgjedhin ne krye te komuniteve te tyre fetare, e me rradhe.
E perbashketa tjeter e madhe dalluese eshte se keta njerez vuajne nga nje ndjenje e theksuar inferioriteti. Kjo ndjenje inferioriteti lind nga raporti i imazhit te vendit te tyre me imazhin e popujve te tjere te botes. Dhe po te germosh thelle thelle tek keta njerez, do te kuptosh qe esenca e kesaj ndjenje inferioriteti e ka burimin tek kriza e tyre e identitetit: identitetit familjar, identitetit fetar te komunitetit qe i perkasin, identitetit shqiptar ne rang kombetar. Keta nuk e dine se nga vijne dhe se kush jane, por dine vetem se ku duan te shkojne.
Albo
Krijoni Kontakt