Close
Faqja 4 prej 10 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 98
  1. #31
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar mė parė nga IllyrianPatriot Lexo Postimin
    ketu me fjale indirekte tregon edhe ti ... qe kristianizmi ateizmi edhe mos-pelqimi ndaj islamit eshte ne rritje ne shqiperi !

    Po ke harruar dicka , me te rendesishmen per mua ...



    ti vet po thua qe shqiptaret nuk jan musliman , nje njeri nuk do te identifikohet si dicka qe nuk eshte ... po si dicka qe eshte
    Jo veq ne Shqiperi, por edhe ne Kosove e ne Maqedoni tek shqiptaret heret a vone do ta shohin te keqijat qe vine me fene islame.

    Te pershendes perzemersisht Illyrian.

  2. #32
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar mė parė nga >_Ilirian_> Lexo Postimin
    Shqiptarėt musliman ditėn qė te hyjn ne Evrope, do te ken nje mision shume te rendesishėm !
    Asaj te misionarėve !
    Evropianet besojn lloj-lloj budallakie,.. kurse ne kemi Kuranin, Librin famėlart te Zotit i cili as nuk ka ndryshuar, e as qe ka per te ndryshuar ! Me kete libėr inshAllah, do ti ftojm ne menyr organizative evropianet ne te verteten ! Ata duhet ta kuptojn, qe globalizimi nuk mund te zhvillohet vetem ne nje drejtim, por eshte reciprok ! Dhe reciprokisht, do t'ua mesojm atyre se c'eshte besimi ne te vertet !
    Eh more Ilirian, realiteti eshte krejt tjeter. A hyri ne liberalizim vizash Maqedonia?! A perfituan shqiptaret e Maqedonise nga kjo, po. Sa misionare i derguan perendimit dhe sa perendimore e pranuan islamin per shkak te deshmise se shqiptareve myslimane. Leje mo shoku, nuk ka kurrfare kuptimi ato cka shkruani thjeshte jane vetem brockulla. Shqiptaret deshirojne kushte me te mira, arsimimim me te mire, te ardhme me te mire per femijet, e nuk u intereson asgje per at Kuranin famelarte tendin, ti shko behu misionar i islamit edhe babai yt do te turperohet nga ti. Tung shqipe

  3. #33
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Ata shqiptare qe besojne se "Islami eshte nje pengese per integrimin evropian te shqiptareve", une do ti kategorizoja ne keto grupe.


    Grupi #1: Shqiptaret e qyteteruar qe qyteterimin e zbuluan keto 20 vitet e fundit


    Ky eshte mbase grupi me i madh i shqiptareve qe kane nje problem me besimin Islam mes shqiptareve. Keta jane shumica emigrante, qe jetojne ne Perendim dhe u eshte dashur qe te bejne nje kontrast te kultures se vendit te tyre te origjines, me kulturen e vendit te ri te huaj. Nga ky kontrast, keta njerez i mbulon turpi, kane turp qe vendi i tyre eshte nje nder te paket shtete myslimane ne Evrope. I lexon shpesh keta njerez qe te flasin per "imazhin e Shqiperise ne bote" dhe kete e lidhin direkt me relievin shpirteror shqiptar, faktin qe shumica e shqiptareve jane myslimane.

    Keta jane po ata njerez qe besojne se "historia shqiptare do te marri fund me hyrjen e Shqiperise ne BE". Pasi ky akt historik per ta deshmon qe Shqiperia do te jete pjese e familjes e qyteterimit evropian. Dhe kur keta flasin per "qyteterimin evropian", e kane fjalen per qyteterimin e ketyre 70 viteve te fundit qe nga perfundimi i Luftes se Dyte Boterore dhe kane parasysh vetem popujt qe shtrihen ne gjysmen perendimore te kontinentit, dhe jo kontinentin evropian si te tere.


    Grupi #2: Te krishteret e zellshem qe e zbuluan Krishtin keto 20 vitet e fundit


    Ka plot anetare ne kete forum, shumica e tyre protestante e ungjillore qe bejne pjese ne bashkesite e misionareve protestante ne Shqiperi/Kosove/Maqedoni apo jashte, qe regjistrohen ne forum me nje mision te shenjte: te ungjillizojne te gjithe shqiptaret myslimane duke i bere te krishtere si vetja e tyre. Ne realitet, misioni i tyre eshte: tu mbushim mendjen myslimaneve qe te kthehen ne te krishtere. Problemi me kete kategori njerezish eshte se a) nuk gezojne njohjen e duhur te Krishterimit vete e jo me te ungjillizojne te tjere b) nuk respektojne ate me te shenjten qe e respekton edhe Vete Perendia, vullnetin e lire te njerezve. I lexon shpesh keta te krishtere te zellshem here duke na hapur tema per te na mbushur mendjen per te keqijat e Islamit e here per te na rrefyer se sa i mire eshte Krishterimi. Dhe me e bukura eshte qe si shembull marrin perseri Evropen e qyteteruar, edhe pse ajo qe mbreteron sot ne Evropen e qyteteruar nuk eshte me Krishterimi, por shekullarizmi.


    Grupi #3: Ateistet qe mburren me supremacine e kultures se krishtere shqiptare perballe asaj islame

    Ky grupi i trete eshte grupi im i preferuar. Shumica e ketyre jane ateiste ose besimtare qe nuk praktikojne besimin e tyre, packa se vijne nga familje me tradite te krishtere, orthodhokse apo katolike. I lexon e degjon keta te mburren ne lidhje me kontributin kulturor te orthodhokseve e katolikeve dhe me vobektesine kulturore te myslimaneve shqiptare. Ironia me kete kategori njerezish qendron tek fakti se: aq shume e vleresojne traditen e kulturen e krishtere, aqsa nuk praktikojne e besojne fare vete! Por kjo nuk i pengon qe tu tregojne atyre myslimaneve shqiptare qe te heqin dore nga Islami e te behen te krishtere. Por edhe nese nuk behen te krishtere, fakti qe te heqin dore nga Islami e te behen te pafe per ta, per kete kategori njerezisht eshte arritje ne vetvete. Pra eshte me mire te jesh i pafe e ateist se sa te jesh mysliman, per keta njerez.


    Cila eshte e perbashketa e te gjithe ketyre grupeve me siper?

    E perbashketa e madhe eshte mosrespektimi i dinjitetit te njeriut, mosrespektimi i lirise se tij. Cdo njeriu Perendia i ka dhene vullnet te lire, te zgjedhi te besoje apo te mos besoje, te besoje ne nje fe si Krishterimi apo Islami. Keta njerez as nuk e njohin kete liri, as nuk e respektojne ate, perkundrazi, keta kujtojne se e kane per detyre qe tu diktojne shqiptareve ne menyre te sforcuar se cfare duhet te besojne, si duhet te sillen, si duhet te falen, ke duhet te zgjedhin ne krye te komuniteve te tyre fetare, e me rradhe.

    E perbashketa tjeter e madhe dalluese eshte se keta njerez vuajne nga nje ndjenje e theksuar inferioriteti. Kjo ndjenje inferioriteti lind nga raporti i imazhit te vendit te tyre me imazhin e popujve te tjere te botes. Dhe po te germosh thelle thelle tek keta njerez, do te kuptosh qe esenca e kesaj ndjenje inferioriteti e ka burimin tek kriza e tyre e identitetit: identitetit familjar, identitetit fetar te komunitetit qe i perkasin, identitetit shqiptar ne rang kombetar. Keta nuk e dine se nga vijne dhe se kush jane, por dine vetem se ku duan te shkojne.

    Albo

  4. #34
    Murriz Kosova Maska e murrizi+
    Anėtarėsuar
    13-10-2010
    Vendndodhja
    Gjithandej nėpėr botė
    Postime
    61
    Interesant kjo e fundit nga albo.

    Megjithatė !
    Unė nuk jam edhe aq i sigurt cilės kategori do ti takoja sipas albos, por njė gjė nuk do lėrja pa e shtuar.
    Bota Shpirtėrore ėshtė njė gjė qė nuk i lė njerzit rehat, eh thjesht ashtu sot kėtu e neser atje.
    Me njė fjalė dikur nuk dinim se ka besime fare, por prap thuhet qė njerzia kishin frigėn nga diēkahja, Uji, zjarri, bubullima, dukuri tė natyrės thjesht.
    Dikur shkenca duke mos qenė e pėrparuar sa duhet, nuk ishte mundėsia qė kėto qė pėrmenda mė lart: Ujin, Zjarrin, Bubullimėn ti shpjegonte. mė tė pėrparuar tė shkences kėto gjėra u thjeshtėsuan deri nė atė mas, sa qė sot njė fėmijė i ciklit tė ulėt di ti shpejgoj.
    Ata tė cilėt pėrdorėn dikur ,,MĖNYRA PĖR TĖ NDIKUAR MBI TJETRIN" prap nuk heshten, por nxorrėn lloj e lloj mėnyra tė tjera pėr tė mos e humbur ndikim nė mas, e nė botė.
    Shumēka u pėrdor pėr tė mos e humbur kėtė autoritet, ndodhen luftėra, e ēka tjetėr, ndodhen edhe reforma sepse ndryshe nuk bėnte (sepse siē dihet njerzimi nuk e banon tokėn qė nga dy mijė vjetshi i kalendarit ton, e as nga ai i muhamedit).
    Interesante ėshtė qė edhe sot e kėsaj dite ndikimi mbi tjetrin tė Shqiptarėt pėrpiqet tė dėpėrtoj pikėrisht pėrmes kėsa rruge, e qė pėr mendimin timė ėshtė gabim. Gabim sepse nga njėra anė njerzit arritėn tė mėsojn mė shumė se nga kohėrat e lashta, dhe edhe nė qoft ashtu nuk ėshtė e interesit tė Shqiptarit ta besoj njė gjė qė e armiqėson me etnitetin qė i pėrket.
    Fjalė shumė-fukarallėk !
    Shqiptarėt duhet tė punojn nė atė qė ti shkrijn tė gjitha besimet e huaja, e tė nxjerrin fenė e Shqiptarit. Nga dhe Shqiptari (si shumė popuj tjerė) do ta gjente prehjen shpirtėrore mė sė miri.
    Fjalė shumė ?
    Fukarallėk !

  5. #35
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Albo, ky dogmatik i MAdh!!!
    Paēavurja qe ka shkruar Albo, mund te lebyre ndoshta syte e atyre qe jane te dobet ne kostruktin logjikor vetjak, por jo te atyre qe vlerat e veta i mbeshtesin ne nje bagazh voluminoz pervoje vetjake dhe ne nej kerkim te perhershem te se vertetes!!
    E para e punes, Albo me termin "Islam" nenkupton besimin vetjak te nje myslimani, gje qe bie ndesh me realitetin.
    E dyta, nuk ka asnje fare lidhje koha ne te cilen nje person merr kontakt me diturine, per te gjykuar vleren e perfundimeve te tija logjike.
    E treta, nuk mund te mbylle gojen nje person i cilesdo feje apo besimi qofte, perpara uraganit kulturor islamik, qe tenton fshirjen nga faqja e dheut e te gjitha arritjeve te mendimit shkencor dhe social bashkekohor perendimor!!

    E te mos vije ketu te derdellise per te drejtat individuale te nje myslimani, gje qe askush nuk e ka vene asnjehere ne medyshje!!
    Jarigas

  6. #36
    EAGLE warrior Maska e MafiaWarz
    Anėtarėsuar
    12-05-2010
    Postime
    1,787
    Krejt kjo ndodh kur ajo shpirteroria kalon ne matrialiste, pastaj filloin akuzimet.Po te ishte feja personale dhe shpirterore per secilin sdo te kishte ksi ferkime.
    Praises due to the most high, Allah

    Praises due to the most fly, Prada

    Baby, I'm magic, ta-dah

  7. #37
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar mė parė nga MafiaWarz Lexo Postimin
    Krejt kjo ndodh kur ajo shpirteroria kalon ne matrialiste, pastaj filloin akuzimet.Po te ishte feja personale dhe shpirterore per secilin sdo te kishte ksi ferkime.
    Parim i gabuar. Doktrinalisht eshte gabim, sepse besimi i takon njeriut si i gjithe, shpirt+materie, keshtu qe nuk ka se si te ceke vetem nje aspekt te tij.
    Nga ana historike, po te kishte qe nga fillimi krishterim me baze bindjen e secilit individ, te jesh i bindur se SOT nuk do kishim Kishe Katolike, as Kishe Ortodokse, as kombe katolike apo ortodokse, as papat, as patrikana dhe as Europe te njohur si kristiane.

    Protesantet per here te pare ne Europen moderne, si nje rilindje e herezive te ndryshme antike te dualizmit, futen kete ndarje mes shpirterores dhe materiales, duke sjelle edhe nje mbivleresim te njeres kundrejt zhvleresimit te tjetres.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 30-10-2010 mė 07:50

  8. #38
    Hierark i lartė Maska e Uriel
    Anėtarėsuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Islami ėshtė njė realitet 5 shekullor dhe si i tillė pjesė e pandashme e kulturės shqiptare. Roli i tij ka qėnė i rėndėsishėm edhe nė formėsimin e identitetit shqiptar - nė tė kundėrt, ēdo ky emėrtim nė identitetin tonė kur kishim atė arbėr?! Nyja gordiane qėndron tek fakti i vėshtirėsisė pėr ta kapėrdirė kėtė realitet.
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin

    Grupi #1: Shqiptaret e qyteteruar qe qyteterimin e zbuluan keto 20 vitet e fundit


    Grupi #2: Te krishteret e zellshem qe e zbuluan Krishtin keto 20 vitet e fundit


    Grupi #3: Ateistet qe mburren me supremacine e kultures se krishtere shqiptare perballe asaj islame
    Prapambetja ose vonesa shqiptare i atribuoet njė sėrė faktorėsh tė ndryshėm kulturor, social dhe ekonomik tė gėrshetuar ngushtė mes tyrė nė vijushmėrinė historike. Mė bėri pėrshtypje para disa ditėsh kur hasa njė shkrim tė vjetėr tė Maks Velos rreth monumentit tė Sulejman Pashės ku citonte se; ''Jemi populli mė i vonuar nė Europė, mė i varfri, mė i ēorganizuari, mė i korruptuari, mė i prapambeturi, qė e kemi kaq tė vėshtirė ta rimarrim veten. Edhe komunizmi tek ne ish i tillė, mė i tmerrshmi nė Europė se ish me veshje turkoshake.'' Fjalė tepėr tė rėnda por e vėrteta dhemb. Do isha kurioz tė dija se nė cilin nga grupet e mėsipėrme e inkuadroni meqė marrėdhėniet e tij me islamin lėnė shumė pėr tė dėshiruar.

    Gjithsesi nuk duhet ngatėrruar islami si besim personal dhe islami si doktrinė dhe kulturė.
    relata refero

  9. #39
    -
    Anėtarėsuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Nder gjerat me humoristike ketu ne forum eshte Albo kur flet per myslimanet dhe Albo kur tregon tregime "me moral".

    Kur Albo tregon "rrefenja" me moral me kujton ate skecin durrsak:

    "Hasaaanooo, cfare i tha ajo atij, qe i ra ai asaj m`shpull, edhe hiku ke treni ajo pastaj?"
    Dhe pergjigjja e mencur dhe lakonike e Hasanit : "A ti je rrote o i shkrete".

    Po Albo qe "mbron dinjitetin" e atyre qe kushedi sa here i ka akuzuar per "turq" se kane humbur "fene e te pareve" prandaj jane "pa identitet".
    Si perfundim dalim serish tek pergjigjja e Hasanit.

    Sa per temen, perseri dalim tek proverbi i Hasanit.
    -

  10. #40
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Une do respektoja shume me teper Abdi Baleten se sa Maks Velon, po qe per te analizuar te kaluaren osmane. Abdi Baleta, per cudi, eshte me pak i referuari dhe cituari ne forum ne kesi diskutimesh.

    Ceshtja e historise se emertimit shqiptar nuk eshte ndricuar sa duhet per te arritur ne konkluzionin se eshte nje emertim i lindur si pasoje e pushtimit osman dhe ndryshimeve qe solli ai.

    Une mendoj, ndoshta, kalimi nga emri arber tek ai shqiptar do ishte bere pavaresisht pushtimit osman. Madje, ai kalim ndoshta i ka fillesat para ose ne prag te pushtimit osman.

Faqja 4 prej 10 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •