Si u ndėrtua politika ndaj Shqipėrisė nė Kosovė mė 1990
28/10/2010
Veton SUROI
1.
Maturimi i Shqipėrisė, prej njė vendi tė mbyllur stalinist nė pozicionin e anėtarit fuqiplotė tė NATO-s ka kaluar nėpėr krizat shqiptare, dhe kėtė e dimė mė sė miri ne, aktorėt shqiptarė jashtė Shqipėrisė, tė pėrfshirė nė krizat e dy dhjetėvjetėshave tė kaluar.
Nė fakt, e tėra filloi me tė kuptuarit e realitetit pas rėnies sė Murit tė Berlinit. Nė Kosovė, nė fillim tė vitit 1990 isha pjesė e udhėheqjes tė asaj qė quhej Alternativa kosovare. Milosheviqi kishte pėrshkallėzuar represionin ndaj Kosovės dhe shqiptarėve nė tė, ndėrsa nė ditėt dramatike tė atij dimri po vdiste sistemi komunist, e njėkohėsisht po vriteshin njerėzit qė dilnin tė protestonin kundėr kėtij represioni. Ne, si Alternativė, duhej tė jepnim pėrgjigjen prej udhėheqjeje tė re tė kėtij populli, dhe nė debatet tona Shqipėria ndihmoi pėrnjėherė qė tė qartėsohen dy pika strategjike tė veprimit tė Kosovės pėr njė kohė tė gjatė. Ndihma e Shqipėrisė qe me njė tė kuptuar tė thjeshtė se ky vend ishte aq i dobėt sa nuk mund ti ndihmonte vetes, e lėre mė Kosovės. Dhe ky kuptim solli, nė formė tė natyrshme, fitoren e opsionit tė rezistencės paqėsore, nga njėra anė, dhe zhvillimin e nocionit tė policentrizmit shqiptar, nga ana tjetėr. Kosova dhe ēėshtja shqiptare nė ish-Jugosllavi nuk do ta kėrkonin qendrėn etnike, siē ishte rasti me serbėt dhe Beogradin e kroatėt dhe Zagrebin. Nė vend tė njė qendre unifikuese shqiptare, e pamundur me dobėsinė e Shqipėrisė, u ndėrtua politika e tri qendrave, pėrkatėsisht katėr, nėse merret parasysh edhe Mali i Zi.
2.
Mė 1990 ekzistonte njė diskrepancė ideologjike. Kosova tashmė ishte identifikuar si vend qė, ndonėse nė kushte tė okupimit, avanconte nė adoptimin e nocioneve bazike tė demokracisė, ndėrsa Shqipėria ende mbetej e mbyllur brenda diktaturės njėpartiake. Pėr projektin tonė tė demokracisė e lirisė nė Kosovė ishte fondamentale qė tė krijohet pėrkrahja perėndimore, e pėr ta gjetur kėtė, ishte e nevojshme qė identiteti shqiptar nė Ballkan tė ishte i qartė dhe eksplicit demokratik e properėndimor. Pėr ne nė Kosovė, po ashtu, ishte me rėndėsi fondamentale qė transicioni, njė herė i filluar nė Shqipėri, tė ishte i padhunshėm. Kjo duhej tė ishte njė fitore e madhe pėr njė shtet tė vrazhdėsisė sė diktaturės ēfarė e kishte pasur vendi.
Disa javė pas ngjarjeve tė dhjetorit 1990, tashmė nė fillim tė vitit 1991, nė njė takim sekret tė partive shqiptare tė ish-Jugosllavisė tė mbajtur nė Kroaci, u ngarkova me detyrėn qė tė shkoja nė Shqipėri dhe tė pėrcillja brengėn e partive politike shqiptare tė ish- Jugosllavisė lidhur me zhvillimet nė Shqipėri, inkurajimin e proceseve demokratike dhe nė veēanti nevojėn e transicionit tė padhunshėm.
Nė shkurt tė atij viti, do tė bisedoja me presidentin Alia dhe kėshilltarin e tij Sofo Lazri, nga njėra anė, dhe me liderėt e opozitės: Berisha, Mustafaj, Pashko e Hajdari pėr brengat e shqiptarėve tė ish-Jugosllavisė, nė fakt pėr nevojėn jetike tė shqiptarėve tė ish-Jugosllavisė qė nė situatėn e pasigurisė sė plotė pėr ardhmėrinė tonė, tė vendoset njė proces i stabilizuar i forcimit demokratik tė Shqipėrisė. Mesazhi bazik ishte se nuk bėhet fjalė vetėm pėr ndėrtimin e Shqipėrisė si shtet demokratik, por pėr ndėrtimin e mbėshtetjes pėr aspiratat e shqiptarėve nė trojet e veta.
3.
Asokohe, Shqipėrinė e shihnim si investim afatmesėm e afatgjatė; sa mė e forcuar dhe e integruar nė struktura euroatlantike, mendonim, aq mė e fortė do tė bėhej kauza shqiptare, posaēėrisht e kundėrvėnė imazhit negativ, antiperėndimor tė Serbisė sė Milosheviqit.
Pas vitit 1992 politika e Kosovės duhej tė ndiqte dy postulate. I pari ėshtė tė tregonim se nuk ishim tė dirigjuar nga Tirana, se nuk ekzistonte njė projekt sekret i Shqipėrisė sė Madhe , porse me Shqipėrinė po bisedonim si mes dy shtetesh, natyrisht, dy shtetesh qė nuk janė fqinj tė rėndomtė. Pėr kėtė shėrbenin vizitat e pėrhershme tė presidentit Rugova dhe shfaqjet e tij nė televizion sė bashku me presidentin Berisha.
Postulati i dytė do tė duhej tė ishte mosanimi nė luftėn e brendshme politike nė Shqipėri. Ky nuk u mbajt me aq disiplinė, dhe nė fakt gjatė njė periudhe u krijuan paralele ndasish nė Shqipėri e Kosovė, ku LDK-ja lidhej me PD-nė, ndėrsa organizatat klandestine marksiste-leniniste tė Kosovės (qė do tė themelonin UĒK-nė) do tė lidheshin mė afėr me PS-nė.
Ndonėse tashmė e tejkaluar, kjo ndasi krijoi njė ērregullim nė marrėdhėniet Kosovė - Shqipėri pas vitit 1997.
E, 1997 ishte viti kur pėrtej postulateve dhe pozicioneve politike, gjėja mė e rėndėsishme pėr tė shėnuar nė marrėdhėniet mes dy vendeve ishte shtrenjtimi i ēmimit tė gomarėve dhe mushkave. Shteti i Shqipėrisė u shkri, depot e armėve u hapėn, ēmimi i tyre ra nė mėnyrė drastike, Kosova kishte nevojė pėr to dhe para pėr ti blerė - e vetmja gjė qė nuk u lirua, por pėrkundrazi ishte ēmimi i mushkave dhe i gomarėve qė duhej tė shėrbenin tregtinė e porsazbuluar.
4.
Viti 1999 ishte viti i pjekurisė pėr Shqipėrinė. E ballafaquar me luftėn e hapur nė Kosovė, arriti tė bindte ēdokėnd se nuk ėshtė e pėrfshirė nė nxitjen e saj. Nga ana tjetėr, ndonėse e varfėr, si nė ekonomi ashtu edhe nė qeverisje, hapi dyert pėr refugjatėt kosovarė, njė numėr qė do ta fuste nė kolaps organizativ e ekonomik edhe ndonjė shtet mė tė madh, tė avancuar e mė tė pasur se Shqipėria.
Kėtė imazh tė ri, tė njė aktori tė pėrgjegjshėm tė regjionit, e ruajti edhe gjatė konfliktit nė Maqedoni, ku u pėrpoq me aq sa mundte, tė shtynte faktorin politik dhe ushtarak shqiptar nė Maqedoni drejt njė procesi paqėsor ku do tė mund tė fitoheshin tė drejtat legjitime tė shqiptarėve.
Nuk ishte andaj e befasueshme kjo ecje e Shqipėrisė, me gjithė problemet e veta tė brendshme, drejt strukturave euroatlantike. Ishte investim i pėrbashkėt i tė gjithė shqiptarėve, pa marrė parasysh shtetėsinė.
LAJM
Krijoni Kontakt