Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 62
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269

    Në çfarë moshe duhet të fillojë edukata seksuale?

    Sapo lexova disa nga pergjigjet qe kam marre tek tema e Abortit.
    Me erdhi ndermend kjo teme e re. Ne c'fare moshe duhet te filloje edukata seksuale? Sa te hapur duhet te jene prinderit me femijet.
    ne c'fare moshe duhet te behet nje teme diskutimi mides studenteve dhe mesueseve.
    Kontraceptivat per femra dhe meshkuj, dhe edukimi i femijeve per to.
    E kujt eshte pergjegjesia e prinderve apo e institucioneve sociale?
    Kush ka pergjegjesine me te madhe?

    Si gjithnje i mirepresim debatet, pyetjet dhe sugjerimet.

    Estella!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Nuk ka asnjë gjallesë në tokë dhe as shpendë që fluturojnë me dy krahë e që nuk i janë ndarë në grupe (të ndryshme), sikurse edhe ju.

    Elementi i çiftit është i njëjtë shprehje si ajo që e kemi hasur në ajetet që kanë të bëjnë me reproduktimin e bimëve. Këtu janë shënuar gjinitë. Një hollësi shumë karakteristike është theksimi i saktësisë së sasisë së vogël të lëngut që është e nevojshme për riprodhim. Pasi është po ajo fjalë që tregon spermën e përdorur për njeriun.

    RIPRODHIMI NJERËZOR

    Riprodhimi është temë mbi të cilën çdo vepër e hershme e njeriut - sapo të merrej paksa me hollësirat - në mënyrë të pashmangshme shpreh pikëpamje të gabuara. Në mesjetë - edhe në periudhën që nuk është aq shumë e largët - riprodhimi ka qenë i veshur me lloj-lloj mitesh dhe besytnish. Por nuk ka mundur të jetë ndryshe pasi për t'i kuptuar mekanizmat e saj të ndërlikuar njeriu ka qenë dashur që ta dijë anatominë, të zbulojë mikroskopin dhe të lindi të ashtuquajtura dituri themelore në të cilat janë ushqyer fiziologjia, embriologjia, obstetrika etj. Në Kur'an është krejtësisht ndryshe. Libri në shumë vende evokon mekanizma preciz dhe përmend faza shumë të sakta të riprodhimit, dhe me rastin e leximit nuk orfon asnjë dëshmi të pasaktë sado të vogël. E gjithë kjo është shprehur me terma të thjeshtë, të lehtë për të kuptuar nga shkalla e zhvillimit të njeriut dhe krejtësisht në përputhje me atë që do të zbulohet shumë më vonë.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    EDUKIMI SEKSUAL



    Epoka jonë beson se ka bërë shumë zbulime në të gjitha fushat. Ajo konsideron se ka sjellë risi në lëndën e edukimit seksual dhe mendon se hapja e të rinjve ndaj problemeve të jetës është sukses i botës bashkëkohore, meqë shekujt e kaluar, në këtë pikëpamje, kanë qenë të njohur për terrin e madh në të cilin kanë qenë, e për të cilin shumë veta thonë se janë përgjegjëse fetë, pa e preçizuar cili.

    Mirëpo krejt atë që kemi thënë paraqet dëshmi se para 14 shekujsh, çështjet teorike, nëse mund të thuhet kështu, që i takojnë riprodhimit njerëzor, kanë qenë pjesë e njohurisë njerëzore aq sa ka qenë e mundur një gjë e tillë, duke pasur parasysh se nuk ka pasur të dhëna anatomike dhe fiziologjike që do t'i bënin të mundshme shqyrtimet më të gjera, prandaj për shkak të kuptimit është dashur të përdoret një gjuhë e thjeshtë që i është përshtatur kapacitetit të të kuptuarit nga dëgjuesit e predikimit.



    "(Njeriu) është krijuar prej lëngut i cili hudhet nga lidhja e pjesëve të jashtme të trupit të mashkullit dhe të femrës".

    "(Njeriu) është krijuar nga lëngu që hudhet - që del ndërmjet boshtit kurrizor dhe gjoksit". Ky në fund të fundit, është pak i kuptueshëm.

    Ne c'fare moshe duhet nje person te filloje te mesoje edukaten seksuale?

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    me duket se keni turp te flisni.........

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e MEDEA
    Anëtarësuar
    22-05-2002
    Vendndodhja
    jamaica
    Postime
    301

    Exclamation

    estella... goxha teme...por shqiptaret i shmangen gjithmone.
    edukata seksuale eshte shume e rendesishme...por duke qene se ne jemi nje popull qe vijme nga 50 vjet heshtje totale...nuk mund te zeme menjehere te flasim lirshem per sexin, qe dikur ka qene tabu e ndoshta eshte akoma.
    liberalizimi ndodh vetem ne qytetet kryesore... kurse me thelle ka shume obskurantizem mbi tema te tilla.

    sepse pikerisht ata qe duhet te na flisnin per edukaten sexuale...jane ata te cilet kane pranuar te heshtin per shume vjet ne lidhje me kete teme.
    apo ndoshta ekziston bllokimi psikologjik...dhe sidomos kultura e nevojshme

    keshtu qe eshte krijuar nje hendek...i cili zor se do kapercehet edhe per disa vite te tjera.
    por gjithsecili nese do mund te informohet mbi seksin...qe eshte shume i rendesishem dhe qe per te flitet aq pak.......
    Tregome kush je, dhe atehere do te di te shprehem me pasion! L.Buscaglia

  6. #6
    te mendohem Maska e {FIGO}
    Anëtarësuar
    22-05-2002
    Vendndodhja
    eu
    Postime
    146

    mah

    Vetem fjale!!!Po veprat???
    mund ta kurseje kete teme,jo x gje por eshte shume pa vend .Nuk besoj qe ne forum te kete 12vjecare.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-06-2002
    Vendndodhja
    tiron
    Postime
    20

    estella

    ne fakt une per vete edukaten sexuale ne shkolle e kam mar ne klas te 8, kur e marin te gjithe ndersa mami me ka folur vazhdimisht dhe mendoj se eshte e drejte qe te gjithe te marrin edukate sexuale ne moshen e pjekurise ne fillim te adoleshences
    mgjth ktu ne shqiperi jemi icik mbrapa po hajt mo se do dalim edhe neve nga iher para
    pastaj cuditem per meshkujt (femrat me pak) qe nuk flasin se na mbahen per sexaxhinj te medhenj
    nejse ika una
    shnet
    ...ndoshta sot...
    ...ndoshta nje dite ....
    ...ndoshta nje dite... te bukur.... me diell....

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e MEDEA
    Anëtarësuar
    22-05-2002
    Vendndodhja
    jamaica
    Postime
    301

    Wink figo

    duke qene se ketu ne forum tani per tani nuk ka asnje rregull mbi temat qe mund te hapen...dmth cdo njeri eshte plotesisht libero te shkruaje cte doje ...atehere edhe kjo teme mund te hapet me se miri.... se po qe puna per filter ketu...ka shume tema qe duheshin zhdukur
    gjithsesi... ti ke mendimin tend.
    ciaoooo

    p.s. i pashe te gjiiiiiiithe fotografite e tua...con l'italia intera
    di nuovo ciaoo
    Tregome kush je, dhe atehere do te di te shprehem me pasion! L.Buscaglia

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Nuk e di se per c'fare veprash e keni fjalen Figo dhe gjithashtu nuk po kometoj fjalet e tua. vetem dua te them se prinderit e sotem kane shume probleme me ceshtjen e edukates seksuale. Shume prinder nuk e kane idene se c'fare eshte edukata seksuale, dhe se sa e rendesishme eshte ajo si teme. edukata seksuale eshte nje nga temat me shqetesuese te sotme, per vete faktin sepse asnje nuk e merr persiper edukimin seksual te femijeve te sotem. Ne kete teme jane ftuar te gjithe, edhe femijet edhe prinderit e tyre.


    Perzemersisht
    Estella

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    Kah pjekuria

    Marrë nga një libër për të rinjët meshkuj:


    I dashuri Tomë!

    Aspak nuk e marr për "qesharake" që më ke shkruar, por besoj se kjo është krejtësisht në rregull. Natyrisht prindërit gjithmonë shpresojnë se fëmijët e tyre më së miri do të bisedojnë për hallet dhe vështirësitë e veta me ta, e jo me ndonjë të huaj, por njeriu i ri kur të rritet - si ti tani -, atëherë është e nevojshme një distancë, atëherë prindërit e tij nganjëherë nuk mund t'i shërbejnë pikërisht për arsye se janë aq të afërt me të. Në një situatë të këtillë është mirë të kesh një shok atëror që nuk është shumë i afërm me ty, që nuk e ka të njohur saktësisht përditshmërinë tënde, i cili meqenëse s’jeton përditë me ty - nuk është i mësuar me Tomën e vogël, siç ke qenë ti dikur si fëmijë, që tani të ketë frikë prej këtij djaloshi - Tomës, në të cilin tashti po zhvillohesh. E nësa ky shok përveç kësaj është edhe biolog, pra ai që kuptohet në ligjet e jetës së kafshëve dhe të njeriut, atëherë me pyetjet e tua i je drejtuar personit të vërtetë.
    Përveç kësaj, edhe vet jam thjesht i gëzuar nëse mund të të ndihmoj pak me letërkëmbimet tona; sepse nuk jam ende aq i vjetër që të harroj sa vështirësi dhe pasiguri, sa shqetësime dhe mundime sjell me vete të rriturit (të bërit i pjekur), kur fillon të trashurit e zërit dhe rritja e vrullshme (të gjitha këpucët janë shumë të vogla, e mëngët shumë të shkurtra). Më së shumti shqetëson rritja dhe ndërrimet zhvillimore në trupin personal, problematika me seksin personal dhe me seksin e cucave përkitazi vajzave.
    Natyrisht se edhe babai yt ka hequr mundime në të gjitha këto vështirësi zhvillimore dhe dhembjet që i shkakton rritja - ai atëherë njësoj ka qenë djalosh në rrugën e rritjes për në djal të ri si që është rasti edhe me ty tashti -; por pikërisht për shkak të vështirësive të tilla të pubertetit, si edhe për shkak të turpit të vërtetë që me këtë e ndjen vet ai, nuk flet me kënaqësi me djalin e vet për këtë dhe vërtetë është shumë i kënaqur nëse këtë e merrë mbi vete një këshilltar i largët me përvojë. Unë, pra, po e pranoj me gjithë zemër "kushtin" tënd, i dashuri Tomë, që prindërit e tu ("veçanërisht babai") tash për tash asgjë të mos dijnë për letërkëmbimin tonë. Kjo është çështje meshkujsh që do të mbesë krejtësisht në mes nesh. Më vonë kur t'i kesh përballuar vështirësitë ekzistuese, sigurisht do t'ia zbulosh vetë babait tënd qëllimin e letërkëmbimit tonë.
    Natyrisht se edhe babai yt ka hequr mundime në të gjitha këto vështirësi zhvillimore dhe dhembjet që i shkakton rritja - ai atëherë njësoj ka qenë djalosh në rrugën e rritjes për në djal të ri si që është rasti edhe me ty tashti -; por pikërisht për shkak të vështirësive të tilla të pubertetit, si edhe për shkak të turpit të vërtetë që me këtë e ndjen vet ai, nuk flet me kënaqësi me djalin e vet për këtë dhe vërtetë është shumë i kënaqur nëse këtë e merrë mbi vete një këshilltar i largët me përvojë. Unë, pra, po e pranoj me gjithë zemër "kushtin" tënd, i dashuri Tomë, që prindërit e tu ("veçanërisht babai") tash për tash asgjë të mos dijnë për letërkëmbimin tonë. Kjo është çështje meshkujsh që do të mbesë krejtësisht në mes nesh. Më vonë kur t'i kesh përballuar vështirësitë ekzistuese, sigurisht do t'ia zbulosh vetë babait tënd qëllimin e letërkëmbimit tonë.
    Po thua se është gjithçka aq vështirë, ajo me vajza, me shoqen që në moshën tënde dalngadal tashmë do të duhej, por edhe do të dëshiroje ta kesh, dhe në përgjithësi e gjithë çështja me seksualitetin. - Këtu më duhet të të jap krejtësisht të drejtë: po, vështirë është gjithë ajo e reja, e pakëndshmja dhe ajo kërcënuese që rrokulliset në të riun në pubertet - e tërë ajo "çështja me seksualitetin". Mirëpo, duhet të shiqojmë edhe këtë: është shumë ngushëlluese dhe e gëzueshme që tashti krejtësisht qartë fillon në jetën Tënde, shkalla e re e zhvillimit, që ngadalë, por pashmangshëm në trupin tënd, shpirtin tënd dhe psikikën tënde të fillosh të pjekesh në njeri të rritur dhe të nisesh brigjeve të reja.

    I Yti J.I.
    IHS

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Meshkujt dhe seksi
    Nga Kryeplaku në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 19-11-2022, 04:41
  2. Seksi dhe shëndeti
    Nga Estella në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 78
    Postimi i Fundit: 01-04-2013, 14:38
  3. Edukata seksuale
    Nga Vinjol në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-07-2005, 19:06
  4. Edukata seksuale
    Nga Ferdinandi në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 24-05-2003, 09:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •