Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Clinton “qorton” Thaçin

    Sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Hillary Clinton, drejtoi gishtin tregues kah fytyra e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, derisa ky i fundit po i shtrëngonte fort gishtërinjtë e dorës, me kokë të ulur poshtë si një adoloshent i qortuar. Kjo pamje është paraqitur në fotolajmin e ballinës së “Zërit”, si një moment nga takimi i znj. Clinton me kryeministrin e Kosovës.

    Pamja nuk e tregon se për çfarë kanë biseduar në moment ata të dy dhe as në takimin që patën me dyer të mbyllura. Në konferencën për shtyp, pas takimit sekretarja e Shtetit ia përkrahu Thaçit projektin Kosova e Re dhe shitjen e PTK-së, si dhe i kërkoi hyrje të shpejtë në biseda me Serbinë. Por, disa orë më vonë znj.Clinton, në takim me të rinjtë u kërkoi institucioneve të Kosovës që ta luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin, nëse duan që investitorët amerikanë të vijnë në Kosovë. Duke thënë se investitorët amerikanë nuk shkojnë atje ku ka korrupsion e krim, ajo e akuzoi indirekt kryeministrin e Kosovës për mosluftimin e këtyre dukurive.

    Është më se e qartë se përfaqësitë diplomatike në Kosovë shumë lehtë kanë mundur deri më tash ta ndalin Thaçin dhe këdo tjetër që është pjesë e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Madje edhe ta detyrojnë ta luftojë atë- jo me deklarata, por me veprime konkrete. Përkundër kësaj, disa nga përfaqësuesit e shteteve të Quintit e kanë mbështetur në vazhdimësi Thaçin. Nëse edhe fëmijët e mëhallës dinë për rastet e mëdha të

    korrupsionit dhe krimit të organizuar, është e pabesueshme që për to të mos kenë informata e njohuri edhe vendet e Quintit.
    Znj. Clinton, megjithatë na tregoi për pasqyrën që ka Kosova karshi diplomacisë amerikane, duke ia bërë me dije Thaçit se nuk i ka punët mirë. Sikur të ishte e bindur se Thaçi ka vullnet për ta luftuar korrupsionin, do ta lavdëronte atë për punën dhe angazhimin e tij. Gjë kjo që nuk u dëgjua nga goja e saj. Clinton e “qortoi” Thaçin duke përmendur investitorët, për t’i thënë shkurt e shqip: ”Kryeministër, priti pasojat nëse nuk merr masa” .

    Janë mesazhe të rënda këto për t’iu thënë një kryeministri nëse ai vërtet është i ndershëm dhe po qe se është duke u munduar me mish e me shpirt ta pastrojë vendin nga kjo e ligë. Por, ja që znj. Clinton iu desh t’i drejtohet pikërisht atij prej nga duhet të nisë lufta kundër korrupsionit.

    Kryeministri Thaçi është i pari i shtetit, por deklarata e znj.Clinton do të duhej t’i shqetësonte edhe shumë politikanë të tjerë. Deklaratat e sekretares amerikane të Shtetit nuk janë të nivelit të politikanëve tanë, të cilët nuk ndjejnë përgjegjësi për fjalën e dhënë e të thënë. Injorimi i kësaj deklarate nga liderët tanë, nuk duhet të çuditemi nëse një ditë do të prodhojë edhe zbehjen e mbështetjes amerikane për ne. Pa na përkujtuar askush, duhet ta dimë se me korrupsion nuk mund të shkojmë askund. Të mos flasim për përparime në procese integruese drejt BE-së e NATO-s. E as të privatizojmë e koncesionojmë asgjë, me apo pa kuorum.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263

    Wink

    Citim Postuar më parë nga fegi Lexo Postimin

    Ishalla nuk te ka ni llapi se veq ne kemb te mrama ka me nejt

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Ishalla nuk te ka ni llapi se veq ne kemb te mrama ka me nejt :^lulja3
    te parat i kam zan me dy mollat e nanushes tane haaaaaa
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •