Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    2 200 dhe 200 000 njerëz E martë, 26 Tetor 2010 11:55 Email Shtyp pdf Nga:VIRION G

    2 200 dhe 200 000 njerëz

    E martë, 26 Tetor 2010 11:55

    Nga:VIRION GRACI

    Eshtë thënë me dashamirë si qortuese se kur dy martohen, dyqind të tjerë tërbohen. Kjo ka vlerë për dasmat e thjeshta, por kur është fjala...

    për dasma të mëdha, për dasma me qindra-mijëra të ftuar, diçka duhet modifikuar në shprehjen klasike për ata që martohen dhe për ata që tërbohen. Kuptohen lehtë pra, se shkak për këtë shkrim është e ashtuquajtura dasmë e vitit, martesa e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, me zonjën Linda Basha. Në jehonat dhe komentet mediatike të bëra para dhe pas ceremonisë së kurorëzimit, të ndash çfarë është e autorizuar prej vetë çiftit dhe çfarë është stisur prej interpretëve mediatikë që e kanë përcjellë ceremoninë, "ngjarjen e vitit" sipas një optike vetjake, të paautorizuar nga të zotët e shtëpisë, është paksa e vështirë. Sidoqoftë mund t'i rreshtojmë disa mendime dhe përshtypje, jo vetëm pse është fjala për një figurë të rëndësishme të politikës shqiptare, por dhe për faktin se dasma u bë kryefjalë, kryelajm për gjithë hapësirën shqiptare.
    Në retrospektivë mund të kujtojmë se njerëzit publikë, posaçërisht udhëheqësit politikë që kanë pretenduar të përfaqësojnë shtresat e gjera popullore, shumicat numerike që kanë qenë larg pushtetit, pasurisë dhe privilegjeve klasore, kanë bërë kujdes që ta ruajnë imazhin si njerëz pa pretendime mondane, kursimtarë dhe idealistë që punojnë e jetojnë me sakrifica e mundime si gjithë të tjerët. Edhe kur nuk e kanë pasur në gjak prirjen për qasje të thjeshta ndaj jetës, edhe kur nuk e kanë pasur të lindur një ndjenjë meskiniteti e refuzimi ndaj bollëkut material, edhe kur nuk e kanë pasur të vogël prirjen natyrore për luks e salltanete sulltanore, shtabet e tyre propagandistike, këshilltarët e tyre të mençur kanë bërë kujdes që faqja epikurianistike, kompromentuese, të minimizohet sa më tepër, të fshihet të paktën për sytë e publikut.
    Nuk është habi të përmendim nga të parët ustallarë të shtirjes politike, Leninin. Me gjenialitet djallëzor, ai ia seliti vetes legjendën e një njeriu tepër të thjeshtë, i përmbajtur e bujar si gjithë ata të cilët përfaqësonte. Ky njësim formal me shumicën, aq i lakmuar nga çdo lider në fushatat zgjedhore si çelës suksesi, legjitimon moralisht pushtetin, në rastin kur pushteti kërkohet dhe buron prej mbështetjes masive popullore. Mbretërit të cilët e përjetonin si trashëgimi e të drejtë hyjnore pushtetin e pakufishëm dhe privilegjet ekstreme, kujdeseshin për të theksuar të kundërtën: sa më shumë dukje marramendëse, sa më shumë pallate madhështorë, kisha, katedrale dhe vepra të lloj-llojshme publike të personifikuara me vetveten si dhe me emra anëtarësh të familjes mbretërore e të oborrit. Revolucioni borgjez francez, ballafaqimet e përgjakshme klasore të shek XX, diktaturat e djathta e të majta, mësimet nga pësimet historike, me sa duket, kanë bërë që vetë familjet mbretërore, deri te të mbijetuarat në kohët moderne, të shfaqen rregullisht me dukje të zakonshme në publik, në shëtitje, në shitore, në restorante me meny dhe çmime popullore. Aq më shumë kryetarët e republikave kanë qenë të prirur për të manifestuar këtë lloj profili. Për shembull, shtëpia e Ataturkut në Ankara - tepër e zakonshme, e vogël madje, ndërkohë që kish shërbyer edhe si Kryeministri, edhe si shtab lufte, edhe si banesë familjare. Edhe një diktator i pangopur si E. Hoxha bënte kujdes të mos krijonte kontraste të forta midis stilit të tij të jetesës dhe pasuesve. Realisht ka ndodhur episodi me fotografin, menjëherë pas luftës. "Pak më i qeshur, shoku Enver,- guxoi të thoshte fotografi kur matej ta shkrepte aparatin". "Kaq mund të qeshim tani", është përgjigjur me diabolizmin e njohur leninist diktatori. Goditje në shenjë!
    Janë disa episode vendimtare që peshojnë në biografinë vetjake të udhëheqësve. Një tjetër shembull është Ahmet Zogu. Kisha dhe kam vlerësime për të, për energjitë mendore që ka treguar, për meritat dhe talentin si shtetar, për shkathtësitë diplomatike, etj. Por një fakt më pengon të jem pro tij shpirtërisht: paradat dhe kremtimet ditore që organizonte ai ndonjëherë kushtonin afërsisht sa buxheti vjetor i arsimit!!
    Duke u kthyer te jehonat dhe komentet për dasmën e vitit, ajo midis Lindës dhe Edit, nuk pajtohem aspak me ata që e kanë quajtur sukses, përmirësim të imazhit të Ramës, plotësim të figurës së tij publike ndaj sulmeve bezdisëse të reporterëve paparacë e shpifarakë. Nuk më ngjan si episod suksesi kjo, aspak. Në pikun e retorikës për varfëri ekstreme të vendit; në pikun e retorikës për krizë të thellë e rrënim fatal të shqiptarëve; në prag të thirrjeve për protesta mbarëpopullore duke ftuar në krah e nën armë ushtrinë e përbërë nga të varfrit, nga të papunët dhe të pashpresët e shumtë të këtij vendi, duke ftuar për në rrugë e për në sheshe 100 mijë, 200 mijë protesues e ndjekës besnikë prej masave varfanjake e shpresëhumbura, mediat ofrojnë me ngazëllim antipodin e tyre, kryetarin, në një ceremoni martese prej rokfelerësh, unaza platini e gjithfarë salltanetesh.
    Prania dhe dora e një regjisoreje të njohur si Liri Begeja nuk e ka shpëtuar këtë shfaqje martesore nga një dozë e ndjeshme butaforie dhe artificialiteti. A nuk do të ishte më njerëzore, për shembull, që Rea, vajza e nuses prej martesës së parë, të ishte atë natë me të atin e saj natyror, njeri i virtytshëm dhe i respektuar, se sa të zbukuronte dekorin festiv në krah të njerkut të saj?! Po torta-maket i Tiranës, çfarë autogoli qesharak!! Sikur ta kenë porositur atë tortë-maket kundërshtarët e kryetarit të bashkisë, sikur ta kenë sjellë atë tortë-maket akuzuesit e Ramës, ata që i thonë se e trajton kryeqytetin si çiflig, dhe jo miqtë e tij të ngushtë. Larg qoftë sikur Kryeministrit të sotëm ose atij që do vijë pas tij, t'i bëhej një dhuratë analoge: Shqipëria - tortë në tavolinë! Burra dhe gra të pispillosura për shtatë palë qejfe, vip-a e vip-esha të lakuar e të përmendur për lloj-lloj gjynahesh, marrin thikat, pirunët, garuzhdet, mashat e lugët, ndajnë Tiranën copa-copa sipas zonave të parapëlqyera për t'u ëmbëlsuar, për të uruar njëri-tjetrin dhe çiftin e ri. Simbolikë e trishtë!
    P.S: Politikani Rama, me edukatë qytetare dhe njerëzillëk prekës është nga të paktët kryetarë që ka përfshirë edhe autorin e këtyre radhëve në listën e atyre njerëzve të medias, të cilëve, me kartolina elektronike jua uron festat kombëtare. Veprim i hijshëm, pa diskutim. Jo për hir të reciprocitetit edhe unë e uroj me zemër në këto ditë të shënuara për të: lumturi dhe mbarësi në këtë etapë të re të jetës personale; ndërkohë, shpresoj të mos jem treguar i padrejtë duke veçuar publikisht disa stonatura serioze që erdhën si të tilla nga pozita e tij shoqërore, nga mënyra e projektimit në publik të martesës së tij.

    panorama.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Shumë e drejtë.
    Por duhet ta lexojë vetë Rama.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Lidhjet dashurore të Edi Ramës, nga Makoçi tek Basha

    Lidhjet dashurore të Edi Ramës, nga Makoçi tek Basha

    E mërkurë, 27 Tetor 2010 12:10

    Lidhjet dashurore të Edi Ramës, nga Makoçi tek Basha
    E mërkurë, 27 Tetor 2010 12:10
    Email Shtyp pdf

    * Para
    * 1 of 3
    * Tjetri

    Një dasmë gjigante, me më shumë se 800 të ftuar, ose më e madhja që është organizuar deri më sot në Shqipëri.
    47-vjeçar, në krye të Bashkisë së Tiranës që në vitin 2000 dhe me një karrierë publike disa planëshe, Rama ka hyrë në marrëdhënien e tij të tretë zyrtare dhe ndoshta e pesta, që i njihet dhe deklarohet publikisht. Edhe pse asnjë prej marrëdhënieve të mëparshme nuk ka pasur madhështinë dhe shkëlqimin e kësaj ceremonie, që rezulton të jetë e para për kreun e selisë rozë në këtë model.
    Historia e parë publike, që përfundoi me kurorë, i takon një kohe të largët, mesit të dytë të viteve '80, kur studenti i Institutit të Arteve dhe basketbollisti i "Dinamos" së Tiranës filloi të shfaqet në bulevardin e Tiranës dhe në Pallatet e Sportit i shoqëruar nga një femër shumë më e njohur se sa ai vetë, një aktore që po dominonte kinematografinë shqiptare në ato vite, e quajtur Matilda Makoçi. Studentë të Institutit të Arteve, ai për pikturë dhe ajo për aktrim, Edi Rama dhe Matilda Makoçi e shpallën martesën e tyre më 4 korrik të vitit 1986 dhe që nga ajo kohë, pa ndonjë ceremoni të ngjashme me atë që djeshmen, filluan të jetojnë bashkë. Nga martesa e tyre lindi një djalë, Gregori, i cili ka filluar të ndjekë si edhe i ati dhe gjyshi, karrierën artistike. Historia e tyre dukej si një histori suksesi. Të dy të rinj, të njohur, artistë, ata dukej se do të dominonin gjatë jetën rozë të kryeqytetit. Fatkeqësisht nuk ndodhi kështu. Pas thuajse 5 vitesh, lidhja e tyre mori fund në rrethana jo shumë të qarta, që u pasuan nga një gjyq i tensionuar në fillim të vitit 1991 dhe që është përfolur gjatë më pas në karrierën politike të Edi Ramës.
    I divorcuar nga Matilda Makoçi, i larguar nga basketbolli, por gjithnjë e më shumë i tërhequr nga sporti i ri i politikës, Edi Rama shfaqet në fillim të vitit 1991 shumë shpesh në publik në shoqërinë e një pedagogeje të re të Fakultetit të Histori - Filologjisë, Delina Ficos. Raporti i tij me të u bë publik rreth asaj kohe dhe çifti u lidh përmes martesës pak kohë më vonë. Edi Rama dhe Delina Fico jetuan bashkë për një periudhë kohe thuajse 6-vjeçare, në vende të ndryshme si në Tiranë, Paris apo Gjermani. Aktivë në lëvizjet politike të kohës, ata jetuan në një apartament që Edi Rama e kish pronë të tijën në periferi të Tiranës pranë Parkut të Autobusëve. Ata ishin bashkë duke u kthyer aty, në shkurt të vitit 1997, kur Edi Rama u godit në fytyrë nga persona të panjohur dhe u dërgua në spital. Duket se ajo ditë ishte dhe shfaqja e tyre e fundit bashkë në publik në Shqipëri. Menjëherë pas saj, Edi Rama u largua për në Paris, ku kish menduar të vendosej përfundimisht, ndërsa Delina Fico udhëtoi drejt SHBA-së me një bursë studimi. Asnjëherë nuk është mësuar se përse martesa e tyre mori fund. Ndryshe nga ajo me Matilda Makoçin që u përfol gjatë në gjykata dhe në shtyp, martesa me Delina Ficon u zgjidh normalisht me mirëkuptimin e të dyve, duke ruajtur më pas edhe një raport miqësor.
    Në prill të vitit 1998, kur mbërriti në Tiranë në detyrën e re të ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Edi Rama shoqërohej nga një antropologe gjermane, Caroline Hornstein, me të cilën ishte njohur në Paris afro një vit më parë. Historia e tyre ishte publike dhe në maj të vitit 1998, Caroline Hornstein u vendos në Tiranë për të jetuar me Edi Ramën. Ideja e një martese mes tyre ishte mjaft e pranishme në atë kohë dhe çifti shfaqej bashkë kudo, përfshi edhe evenimentet e rëndësishme kulturore. E diplomuar në Frankfurt dhe më pas e specializuar në Boston të SHBA-së, Caroline duket se u thye shpejt me bashkëshortin e ardhshëm. Nuk dihet se si marrëdhënia mes tyre, bashkë me dasmën e pritshme, mbaruan në verën e vitit 1999, pas një takimi të fundit mes tyre në Gjermani. Caroline nuk u kthye më në Shqipëri dhe disa vjet më vonë u martua me kryetarin e Bashkisë së Mostarit, qytetit të njohur boshnjak, duke u bërë Caroline Tomic.
    Por mungesa e një partnereje stabël dhe jeta e tij private, u bënë në shumë raste edhe objekt i kritikave dhe sulmeve politike të kundërshtarëve të tij dhe të opozitës. Kritikave që ai vetë iu përgjigj direkt në një debat televiziv.
    Në verën e vitit 1999, Edi Rama intensifikon shfaqjet në publik në shoqërinë e një prezantueseje të njohur televizive, 11 vjet më e vogël se sa ai, por e njohur që në fillim të viteve '90, Rudina Magjistari. Në muajin gusht të po atij viti, revista "Klan" botoi e para lajmin se mes ministrit të Kulturës dhe ikonës së ekranit kish nisur një lidhje dashurie. Lajmi u përgënjeshtrua, por dy muaj më vonë, Edi Rama dhe Rudina Magjistari u prezantuan bashkë në publik në një darkë miqsh në televizionin Klan. Në një intervistë të 4 viteve më vonë, Rudina Magjistari rrëfen njohjen dhe ndjenjat e saj për Ramën. "Jam e dashuruar me çdo gjë të tijën, edhe me defektet", do të thoshte ajo.
    Historia me Rudina Magjistarin, një ikonë e ekraneve në atë kohë, u bë shpejt një histori publike nga më të komentuarat në Shqipëri. Ajo zuri kopertinat e revistave, shumë faqe gazetash dhe të dy, si ai ashtu edhe ajo, folën disa herë për lidhjen e tyre, madje edhe për mediat ndërkombëtare. Rudina Magjistari u shfaq në videoklipin "Tirona" të Edi Ramës, realizuar nga Liri Begeja, në vitin 2003. Në fakt, nga gjithë marrëdhëniet zyrtare dhe publike të Edi Ramës me femrat, ajo me Rudina Magjistarin u mediatizua më tepër. Sidomos në raste fushatash elektorale si në rastin e fushatës së vitit 2003, kur ata u puthën në skenë, apo siç dëshmon në një intervistë të vitit 2004 për "Blu" të Blendi Strakoshës, ku ajo tregon se bashkëjetonte me Edin, apo "gjysmën tjetër", siç i pëlqente atij të thoshte. Por ajo do të thoshte gjithashtu: "Dashuria mund të lindë, mund të transformohet, mund të rilindë... Jeta është shumë e gjatë vetëm për një dashuri".
    Në mënyrë instiktive, Rudina Magjistari kish përcaktuar jo vetëm një aksiomë të vetën, por mbi të gjitha një aksiomë të njeriut me të cilin jetonte prej afro 5 vitesh e që do jetonte edhe dy vite të tjerë, duke rrumbullakuar plot 7 vite e ca bashkëjetesë, deri në fund të vitit 2006, kur u ndanë pa vënë kurorë. Lajmi u bë publik me media në prag të fushatës elektorale të vitit 2007, po ashtu siç u bë publik lajmi për lidhjen dhe martesën e Edi Ramës me Lindita Bashën, po në shtyp, javën e shkuar.
    Në fakt, është e vështirë të thuash se kur ka nisur lidhja e tyre. Bashkëshortja e re e Edi Ramës deklaroi se e njeh atë që në fillim të punës së tij për transformimin e Tiranës, diku në fillim të viteve 2000. Imazhi i tyre i vetëm në shtyp është një foto paparaci, që kaloi pa rënë shumë në sy në revistën "Klan" në gusht të vitit 2005, kur Lindita Basha dhe Edi Rama me partnerët e tyre drekojnë së bashku në restorant "Millenium" në Pogradec, gjatë kthimit nga Korça.
    Fotoja u konsiderua rutinë dhe historia e tyre mbeti gjithnjë e panjohur, ose në pritje të divorcit zyrtar të zonjës Basha. Që nga ai moment, Edi Rama dhe Lindita Basha vendosën të martohen, në një vendim surprizë, që u bë publik në shtyp të shtunën e shkuar dhe u konfirmua në konferencë shtypi nga kryetari i PS-së dhe i bashkisë po atë ditë. Në javën në vazhdim, Edi Rama dhe Lindita Basha bënë shfaqjen e tyre të parë në publik në emisionin "Top Story" në "Top Chanel", ku Rama deklaroi se Lindita ishte gjysma e tij më e mirë. Të dielën, ata u martuan në Tiranë, në prani të fëmijëve të tyre 20-vjeçarë dhe një numri të madh miqsh, dashamirësish, por edhe personash publikë, në një dasmë, e cila nga përmasat rezulton më e madhja në vend! Një dasmë që Edi Rama nuk e kish organizuar kurrë në lidhjet e tij të mëparshme dhe që selia rozë e priste që pas 2005-s, kur Edi Rama hyri në zyrën e kreut të saj, duke varur në garderobën jashtë, mantelin e artistit bohem, çorapet e kuqe dhe tashmë së fundi, edhe beqarinë e tij...

    Marrë nga emisioni “Opinion” në TV Klan
    Ndryshuar për herë të fundit nga Xhuxhumaku : 27-10-2010 më 14:51
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar më parë nga Besoja Lexo Postimin
    Shumë e drejtë.
    Por duhet ta lexojë vetë Rama.
    Beso,

    sa paske ndryshu, qe pas dasmes se edushkes?


    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Lidhjet dashurore të Edi Ramës, nga Makoçi tek Basha

    E mërkurë, 27 Tetor 2010 12:10

    Një dasmë gjigante, me më shumë se 800 të ftuar, ose më e madhja që është organizuar deri më sot në Shqipëri.

    Imazhi i tyre i vetëm në shtyp është një foto paparaci, që kaloi pa rënë shumë në sy në revistën "Klan" në gusht të vitit 2005, kur Lindita Basha dhe Edi Rama me partnerët e tyre drekojnë së bashku në restorant "Millenium" në Pogradec, gjatë kthimit nga Korça.
    Fotoja u konsiderua rutinë dhe historia e tyre mbeti gjithnjë e panjohur, ose në pritje të divorcit zyrtar të zonjës Basha.

    Marrë nga emisioni “Opinion” në TV Klan

    panorama


    Ne debatin e vetem politik qe ka bere Rama, kur garonte perballe Ambasadorit Besnik...

    nji nga pergjigjet shpartalluese per besnikin qe,

    une nuk shkoj me grate e shokeve,

    nga sa del nga pasazhi siper dhe nga fotoja e botuar tek gazeta panorama, te cilen kush e ka mund ta scanoje dhe ta sjelle ne forum,...

    Rama, jo vetem ka shkuar, po paska shkuar per 5 vjet, me gruan e shokut Nasho....

    dhe per ironi te asaj fushate epr kryetar bashkie qe nen driten e zhvillimeve te sotme, ku Ambasadori Besniki i shkon ne dasme, atij qe e akuzoi rende per njeri qe ja ben shokeve pas krahesh....

    Cudi ca morali kane ca njerez,....

    s'lene gje pa i share dhe ofenduar dikujt dhe te dy palet puthen e qeshen sikur s'ka ngjare asgje ne mes tyre....

    kesaj i thone:

    scambi liquidi del terzo grado.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Citim Postuar më parë nga KAT Lexo Postimin
    Beso,

    sa paske ndryshu, qe pas dasmes se edushkes?


    Nuk e di se si e ke kuptuar por unë nuk mund të ndryshoj sepse nuk kam qënë në dasëm...se nuk kam as nerva të flas për Edushkat...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •