Kėrkohet prifti hajn
Ministria e Brendshme e Maqedonisė ka lėshuar njė fletarrest pėr Jovan Vraniskovski, i cili duhet tė mbajė dy vjet burg pėr shkak se ka keqpėrdorur 250,000 euro nė kohėn sa ishte mitropolit i Kishės Ortodokse Maqedone.
Gjykata nė manastir ka lėshuar javėn e kaluar njė fletarrest pėr Vraniskovskin, pasi qė kaluan tė gjitha afatet ligjore pėr dorėzimin e tij vullnetar pėr mbajtjen dėnimit.
Po qe se Vraniskovski nuk arrestohet nė pėrputhje me fletarresti interno, atėherė pėr tė do tė lėshohet edhe fletarrest ndėrkombėtar.
Mediat maqedone spekulojnė se Vraniskovski ka kohė qė ndodhet jashtė vendit, dhe se shpesh udhėton nė relacioni Greqi-Serbi.
Sipas informatave jozyrtare tė mediave maqedone, ai e ka braktisur vendin qė nė kohėn kur Gjykata e Apelit nė Shkup ia konfirmoi dėnimin me burg pėr shkak tė keqpėrdorimit tė 250,000 eurove.
Besimtarėt Vraniskovskin dhe Arkiepiskopia Ortodokse e Ohri, regjistrimin e tė cilės e refuzoi gjykata maqedone, pohojnė se ai nuk ka ndėrmend tė shkojė nė burg, dhe se avokati i tij po mundohet tė pėrfitojė pezullimin e aktgjykimit.
Supozimi se Vraniskovski posedon pasaportė tė Serbisė, e ndoshta edhe tė Greqisė, vetėm sa e komplikon arrestimin e tij nė bazė tė fletarrestit ndėrkombėtar, sepse, duke marrė parasysh postin qė ai e mban nė udhėheqėsinė e Kishės Ortodokse Serbe, dhe thirrjen e tij egzarh serb nė Maqedoni, duket goxha gjė e vėshtirė qė organet serbe tia dorėzojnė atė Maqedonisė, pohojnė mediat nė Shkup. /express/
Krijoni Kontakt